Andueli

Thirrja e ministrisë së Shëndetësisë: Mbani maskë, mbro veten dhe të tjerët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon thirrjen e saj ndaj qytetarëve për të zbatuar masat e sigurisë për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thekson se mbajtja e maskës është një ndihmë për veten dhe komunitetin për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Vendos Maskë. Mbani maskë për të mbrojtur të tjerët në komunitet dhe për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nga COVID19. Ndihmo në luftën kundër COVID-19, vendos edhe ti maskë”,- apelon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Bëjeni pjesë tuajën vendosjen e maskës. Mbani maskë kur jeni në kontakte të afërt me të tjerët. Vendoseni maskën në mënyrë të tillë, që të mbulojnë hundën dhe gojën dhe ndërroni vazhdimisht maskën, ose lajeni nëse është shumëpërdorimëshe”,- nënvizon ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /atsh

Thirrja e ministrisë së Shëndetësisë: Mbani maskë, mbro veten dhe të tjerët Read More »

Aktori i njohur Bes Kallaku humb njeriun e rëndësishëm, mesazhi prekës

Aktori i njohur Bes Kallaku ka humbur një prej miqve të tij më të mirë, dhe këtë lajm e ka ndarë në rrjetet sociale.

Ai i ka kushtuar një dedikim prekës mikut të vet, teksa duket i pikëlluar.

“Lamtumirë shoku im i mirë. Vërtet të pabesueshme janë ndarjet prej jetës me njerëzorët si ty, me mirësinë e zemrës dhe buzëqeshjen e stampuar në fytyrën tënde që largon trishtimin.

Por sot trishtueshëm na ka mbet veç e qeshura jote dhe kujtimet. Kush të ka njohur e di shumë mirë se ç’njeri ishe.

I lehte dheu mbi ty, në paqe shkofsh e pushofsh!”, shkruan Besi në postimin në Instagram. /noa.al/

Aktori i njohur Bes Kallaku humb njeriun e rëndësishëm, mesazhi prekës Read More »

Djali i thyen xhamat e makinës të atit në Radhimë

Një sherr mes babait dhe djalit, ka përfunduar me hakmarrjen e këtij të fundit dhe prangosjen e të dyve.

Ngjarja është shënuar në Radhimë të Vlorës, ku pas konfliktit policia i ka arrestuar që të dy.

Të prangosuri janë A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë, të cilët kishin shkuar me pushime në Vlorë.

Babë e bir u arrestuan gjatë së enjtes në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim. /noa.al

Djali i thyen xhamat e makinës të atit në Radhimë Read More »

Shqiptarit romantik i ndodh e papritura gjatë propozimit për martesë

Shqiptarit romantik i ndodh e papritura e madhe gjatë propozimit për martesë.
Fatkeqësisht atij i është djegur shtëpia, në momentin që vajza po afrohej për të marrë propozimin që ai prej kohësh ishte përgatitur

Albert Ndreu 26 vjeç kaloi dy javë duke planifikuar propozimin e tij

Madje i bleu një unazë për të dashurën e tij, Valerija Madevic.

Shqiptari jetonte prej kohësh në Angli dhe vendosi të befasonte të dashurën e tij duke mbushur dhomën me mbi 100 qirinj, 100 drita dhe afro 60 tollumbace.

Me disa nga qirinjtë ai kishte shkruar mbi dysheme: Martohu me mua!

Siç edhe treguan historinë e tyre për mediat britanike, Ndreu ndezi qirinjtë dhe doli për të marrë të dashurën nga puna, në mënyrë që ajo t’i gjente ndezur kur të hynte në shtëpi.

Por në kthim ata panë që nga larg tymin në banesën e tyre dhe njoftuan zjarrfikësit.

Megjithatë, 26-vjeçari nuk e humbi veçantinë e momentit dhe propozimin ia bëri sërish surprizë në banesën e tyre të djegur, kur zjarri ishte shuar. Pavarësisht skenës së re aspak romantike, 22-vjeçarja pranoi propozimin e Albert Ndreut.

Shqiptarit romantik i ndodh e papritura gjatë propozimit për martesë Read More »

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë/ Oraret kur lejohet lëvizja

Autoritetet e policisë greke kanë vendosur që pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës të mbyllen për udhëtarët dhe automjetet prej orës 22:00 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Sqarohet se këto pika kalimi do të jenë të disponueshme çdo ditë prej orës 06:00 të mëngjesit deri në orën 22:00.

Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Shtetas të BE-së apo me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet pikës doganore Kakavijë dhe Kapshticë për në Greqi.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura, pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë/ Oraret kur lejohet lëvizja Read More »

Asnjë përmirësim i situatës, 6 pacientë humbin jetën ,ja sa persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nuk ka asnjë përmirësim të situatës me koronavirusin në vend. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë, që prej ditësh ishin të shtruar në spitale.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues.

Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72-vjeçare nga Fier, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.

Ndërkaq, nga 531 testet për persona të dyshuar me koronavirus, kanë rezultuar pozitivë 127 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Problematike është situata edhe në spitalet Covid. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 mijë e 155, që nga fillimi i epidemisë. /noa.al/

Asnjë përmirësim i situatës, 6 pacientë humbin jetën ,ja sa persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit në Shqipëri Read More »

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi

Ministria e Mbrojtjes, bën një ftesë për gjithë maturantët të cilët duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Bëhet me dije se Akademia e Forcave të Armatosura është e hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.

Të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme në vitet e kaluara, por janë jo më shumë se 22 vjeç,

kanë afat deri më datë 10 gusht 2020 për të aplikuar në ualbania.al, ku mund të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

“Suksese elitës së ardhshme të FA!”, thotë MM. /noa.al

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi Read More »

Kush po e shoqëron gjatë mbrëmjes Presidentin Meta dhe ku (foto)

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i veshur kuqezi ka bërë publike mbrëmjen e sotme një foto, ku tregon edhe për miqësinë e tij me ‘Padre’ Serxhion.

Meta ka bërë një selfie krah ‘Padre’ Serxhios, teksa shfaqet i buzëqeshur dhe i veshur me një bluzë të Kombëtares shqiptare, të cilën e publikoi në Facebook.

“Me Padre Serxhion ju urojmë një mbrëmje të këndshme nga Ishmi”,- shkruan ai krahas fotos, duke treguar edhe vendin se ku po e kalon mbrëmjen e sotme.

Kreu i Shtetit ka qënë edhe në Kishën e Bizës që ndodhet në Ishëm, ku ka ndjekur meshën e drejtuar nga ‘Padre’ Serxhio.

Nuk është e qartë nëse Presidenti i përket besimit katolik, pasi nuk është shprehur asnjëherë mbi këtë çështje./NOA.al

Kush po e shoqëron gjatë mbrëmjes Presidentin Meta dhe ku (foto) Read More »