Andueli

Gjëja e parë që shikoni në foto tregon dicka interesante rreth jush

Nëse patë macen– Nëse gjëja e parë që patë në imazh është pamja e një maceje, kjo do të thotë se jeni një natyrë me mendje të hapur. Pëlqeni lirinë, njëlloj si macet.

Nuk ka rëndësi se cilat janë zgjedhjet apo dëshirat në jetë, gjëja më e rëndësishme për ju është që askush të mos ju pengojë. Jeni një mik i mirë dhe e pranoni jetën e të tjerëve siç është, të bindur se mund të ndryshojnë dhe përmirësohen.

Tek të gjithë njerëzit, arrini të gjeni anët pozitive dhe i pranoni defektet e tyre.

Dy fytyra- Nëse imazhi i parë që patë, është ai i dy fytyrave, kjo do të thotë se jeni natyrë e pavarur. Për ju gjëja më e rëndësishme, është kultivimi i miqësive të sinqerta dhe jetëgjata. Lidhja në çift është gjithashtu e rëndësishme, por nuk jeni në kërkim me çdo kusht të shpirtit binjak.

E shijoni jetën edhe në shoqërinë e njerëzve që keni përreth, shkruan noa.al.

Miqtë janë aq të rëndësishëm për ju, sa që shpesh mendimi i tyre ka më shumë rëndësi se ai i partnerit/es. Përshtateni pa asnjë vështirësi me situatat e reja dhe jeni të hapur ndaj eksperiencave dhe aventurave. /noa.al

Gjëja e parë që shikoni në foto tregon dicka interesante rreth jush Read More »

Këngëtari i njohur shqiptar humbet njeriun e tij të dashur: ‘Ti do jesh gjithmonë nota ime e parë’

Një lajm i trishtë ka ardhur nga këngëtari i njohur, Vlashent Sata. Ai ka humbur babain e tij, studiuesin dhe kritikun e muzikës. Loro Sata është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale. Vlashenti i ka dedikuar të atit fjalët më të ndjera, ku mes të tjerash shprehet se ai është për të muzika dhe dashuria për jetën.

“Ti do jesh gjithmone nota ime e pare!

Ti je muzika ime, dashnia per jeten, o i buti im zemermal! Nate me shi sot baba im, po neser me ty ne shpirt prap kam me knu si mke msu ti! Drite paç o femija ma i bukur qe kam njoft!”, ka shkruar Vlashenti.

Këngëtari i njohur shqiptar humbet njeriun e tij të dashur: ‘Ti do jesh gjithmonë nota ime e parë’ Read More »

Këngëtarja e njohur shqiptare mposht Covidin, nis pushimet në Sarandë

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi, e cila disa javë më parë bëri me dije se është infektuar me kor onavi rus, e ka mposhtur vi rusin.

Lajmin e ka bërë vetë me dije në rrjetet sociale, teksa njofton se tashmë ka nisur pushimet në Sarandë.

“Jam e lirë, në Sarandë, me familjen time”, shkruan këngëtarja, e cila e ka përfunduar karantinën e detyruar prej in fektimit.

Më 8 korrik kur njoftoi in fektimin ajo tha se kishte lodhje të madhe trupi, dhimbje sysh, koke dhe qafe, si dhe temperaturë 37.5.

Mirëpo tashmë që virusin e la pas, rrezet e diellit dhe deti i Sarandës, janë parë si ilaçi më i mirë për rimëkëmbjen prej saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare mposht Covidin, nis pushimet në Sarandë Read More »

Gazetari Bledi Strakosha shërohet nga Covid por ka dicka për të ndarë me publikun

Gazetari Bledi Strakosha është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë publik vetë moderator përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka rezultuar negativ në tamponin e dytë.

Ai tregon se kjo betejë nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra.

Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime.

Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën”, shkruan moderator.

Gazetari Bledi Strakosha shërohet nga Covid por ka dicka për të ndarë me publikun Read More »

Ndahet nga jeta gjuhëtari dhe dialektologu i shquar shqiptar! Jetën ia kushtoi gjuhës shqipe!

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare gjuhëtari i njohur, Jorgji Gjinari.

Ai ishte gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, dhe jetën ia kushtoi gjuhës shqipe.

Më 1951 filloi studimet e larta në Institutin Pedagogjik 4-vjeçar, që u çel atë vit në Tiranë. U diplomua në degën e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë në atë institut më 1955.

Po atë vit u emërua si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, të themeluar rishtas në kuadrin e Institutit të Shkencave.

Së bashku me Engjëll Angonin (1928–2017) dhe Anastas Dodin (1933–2008), ishte ndër gjuhëtarët e parë të shkolluar në Shqipëri. Fusha kryesore e punës së Jorgji Gjinarit si gjuhëtar ka qenë dialektologjia: hulumtimi në terren i të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, hartimi i punimeve përshkruese për këto të folme dhe më tej vështrime përgjithësuese për dukuri të veçanta dialektore dhe për struktura gjuhësore të dialekteve.

Ndahet nga jeta gjuhëtari dhe dialektologu i shquar shqiptar! Jetën ia kushtoi gjuhës shqipe! Read More »

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj humb njeriun e shtrenjtë, mesazhi prekës: ‘Na ke kërkuar të mos derdhim lot me largimin tënd’

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, Maro.

Përmes një statusi në Facebook, Llakaj shprehet i dëshpëruar për humbjen e njeriut të shtrenjtë.

“Ike Nëna Maro! Ike! E siç më thoje “Të Zotit jemi dhe te Zoti do kthehemi”. E mira dhe e dashura nëna Maro! Na ke kërkuar të mos derdhim lot me largimin tënd, se ‘rrojta sa desha’ thoje.

E të të mbajmë mend ashtu të dashur e të qeshur…., nënëmadhe Maro! Udhë të mbarë drejt Zotit…., shpirti yt është këtu ku e ke shpërndarë…, në fëmijë, nipër e mbesa…., te Kostandina, tek Alkida dhe Eno…., por edhe te unë, se si nënë të desha dhe si bir më deshe! Lamtumirë nënë e dashur Maro”, shkruan aktori.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj humb njeriun e shtrenjtë, mesazhi prekës: ‘Na ke kërkuar të mos derdhim lot me largimin tënd’ Read More »

Instruktori i njohur i karatesë flet për be tejën me Covid: Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi!

Instruktori i njohur i karatesë, Murat Basha, ka lajmëruar miqtë dhe dashamirësit e tij se pas inf ektimit me Covid më datën 22 korrik dhe shtrimit në spital, ditën e sotme është rikthyer në shtëpi.

Basha tha se gjëndja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm.

Ai thotë se reziku tashmë ka kaluar.

Në fund të prononcimit të tij instruktori i karatasë thekson se vi rusi nuk është shaka dhe këshillon të gjithë që të bëjnë kujdes me masat, për të mos u infektuar.

“Nga dt 22 Korrik, në betejë me Covid. Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi. Prandaj nuk kemi komunikuar gjithë këtë kohë.Bëni kujdes se nuk është shaka. Falemnderit të gjithëve që jeni interesuar”, tha Murat Basha, përmes një postimi në Facebook.

/NOA.al

Instruktori i njohur i karatesë flet për be tejën me Covid: Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi! Read More »

‘Homazh’/ Sabri Godo, kontribut në politikë dhe në letrat shqipe

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot, përmes rubrikës “Homazh”, politikanin edhe shkrimtarin Sabri Godo.

“Sabri Godo do të kishte vetëm 91 vite sot, e kur ishte ende shumë larg kësaj moshe, të tërë e thërrisnin, Plaku Godo. Në fakt nuk ishte Sabriu plak, por ishin shumë kalamaj mesoburrat e politikës adoleshente të atyre viteve të tranzicionit shqiptar”, tha Rama.

Rama u shpreh se e ka njohur pak Plakun Godo, por kishin një simpati reciproke në distancë, bashkë me rezervën për përkatësinë në kampe të kundërta politike.

“Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve. Kjo në fakt tregon që simpatia për personazhin e tjetrit ishte prej vërteti dhe më kujtohet njëherë, kur Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës”, tha Rama.

“E vetmja nuancë në këmbimin e admiratave, ishte se unë, “gjatoshi”, i tregova Plakut mbresat e mia për Aliun e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa ai, “gjarpëroshi”, më tregoi mua mbresat e jashtëzakonshme të zonjës së tij fisnike për punën e kryebashkiakut”, vijoi ai.

“Nuk jam unë njeriu i duhur për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare. Dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv. Prandaj le të mos ma marrë kush për keq kur them se Plakun Godo do ta kujtojnë, me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës. Por pikë dyshimi nuk kam se autorin e kamares së hatashme biografike të “Ali Pashë Tepelenës”, do ta admirojnë brezat e lexuesve dhe lëvruesve të letrave shqipe”, shtoi Kryeministri./atsh

‘Homazh’/ Sabri Godo, kontribut në politikë dhe në letrat shqipe Read More »