Andueli

Surprizat e motit/ Meteorologu i njohur zbulon çfarë pritet të ndodhë duke filluar nga nesër

Reshjet e shiut të mbrëmjes së kaluar ndikuan jo pak në humorin e pushuesve sidomos atyre që kanë zgjedhur bregdetin, megjithatë mesa duket nuk ka vend për tu shqetësuar sepse moti i kthjellët mesa duket do jetë prezent deri në fund të muajit gusht, sigurisht në zona të ndryshme.

“Nga dita e nesërme dhe në vijim do të kemi dominim të motit të kthjellet dhe rritje të vlerave termike duke bërë që deri në fundjavë këto vlera termike të shkojnë deri ne 38 apo 39 grad celcius që në fakt janë vlera 4 deri ne 5 gradë më të larta se vlerat normale përsa i përket muajit gusht. Gjatë kësaj jave duke filluar nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi më shumë orë me diell dhe kthjellime në zonat bregdetare. Përsa i përket zonave malore deri të shtunën do të mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta por ditën e diel do të kemi zhvillim të vranësirave gjatë orëve të pasdites në zonat malore , veriore dhe verilindore të territorit shqiptar.”-thotë meteorologu Akil Osmani

Po si do jetë moti në bregdet dhe a do të jetë kjo një verë e gjatë që do të na gjejë me temperatura të larta edhe në shtator?

“Duke filluar nga dita e enjte e në vijim do të kemi mot me diell dhe nuk do të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Përsa i përket muajit shtator është ende herët të flasim por përsa i përket vlerave termike pritet të futet me vlera me të larta se vlerat normale.”-shtoi ai.

Surprizat e motit/ Meteorologu i njohur zbulon çfarë pritet të ndodhë duke filluar nga nesër Read More »

Përcjellë djalin për në banesën e fundit/ Stilistja e njohur mesazh prekës: ‘“Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm’

Djali i saj, 29-vjeçari i infektuar me COVID-19, i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar për të marrë trajtim mjekësor.

Lira Koca, stilistja e njohur shqiptare ka përcjellë sot për në banesën e fundit djalin, Xhino Koca.

Stilistja e njohur ka ndarë sot në instastory, disa foto të djalit të saj, ndërsa në një prej tyre shkruan: “Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm” Dhi mbje dhe tri shtim.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejtë vetëvrasjes.

Spitali “Shefqet Ndroqi u shpreh në një deklaratë se ai i riu ishte drejt shërimit nga sëmundja.

Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës. Ai ishte djali stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.

Në një intervistë disa ditë më parë edhe mikesha e tij e ngushtë, Ingrid Kau foli për një Xhino ndryshe nga ai që u përfytyrua, pas lajmeve për vetëvrasjen e tij.

Thuajse të gjithë kanë mbetur të tronditur dhe të bvefasuar me ngjarjen, pasi Xhino ishte mjaft miqësor dhe aspak i mbyllur në vetvete, çka mund të jepte dyshime për shenja të depresionit.

Por përgjatë ditëve të fundit mësohet se ai kishte nisur të tregonte një sjellje më të distancuar me miqtë e tij, duke kthyer mesazhe më shkurt se zakonisht.

Ssjellja e tij kohët e fundit sipas miqve mund të lidhet edhe me ankthin se nuk mbushej dot me frymë për shkak të Covid-19.

/NOA.al

Përcjellë djalin për në banesën e fundit/ Stilistja e njohur mesazh prekës: ‘“Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm’ Read More »

Sa persona humbën jetën në 7 muaj

Edhe pse Shqipëria u fut në karantinë të plotë për dy muaj ku nuk lejohej lëvizja e mjeteve, përgjatë 7-mujorit humbën jetën në aksidentet rrugore 88 persona, kryesisht të rinj, raporton INSTAT. Lezha vijon të mbetet një pikë e zezë në lidhje me ak sidentet në raport me pjesën tjetër të vendit, teksa shihet një përmirësim i sjelljes së këmbësore në drejtim të respektimit të rregullores.

Në shtatëmujorin e 2020, numërohen 635 aksidente rrugore nga 862 aksidente të ndodhura në shtatëmujorin e 2019, duke u ulur me 26,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në muajin Korrik 2020 numërohen 130 aksidente rrugore nga 148 aksidente të ndodhura në muajin Korrik 2019, duke u ulur me 12,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Në shtatëmujorin e 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 88 persona nga 115 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në Korrik 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona nga 13 persona të vdekur në Korrik 2019.

Numri i të aksidentuarve në shtatëmujorin e vitit 2020, është 824 persona nga 1.188 persona, duke u ulur me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në Korrik 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 168 persona nga 228 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 26,3 %.

Në muajin Korrik 2020, aksidentet rrugore, në 83,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 30,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatëmujorin e 2020, aksidentet rrugore, në 16,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 12,1 % krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore ka ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 227 jetë të humbura në vitin 2019 në krahasim me 378 në vitin 2009, por ato janë rritur vitet e fundit në raport me popullsinë banuese në vend, sipas INSTAT.

Në vitin 2019 humbën jetën në aksidentet rrugore 78.8 persona për 1 milion banorë, ndërsa në vitin 2018 ishin 74 fatalitete për 1 milionë banorë dhe më tej në vitin 2017 ishin 77 jetë të humbura për 1 mln banorë, shkruan ‘monitor’.

Kjo është një ndër shifrat më të larta të regjistruara në Europë. Në vlerë absolute, numri i vdekjeve nga aksidentet gjatë 2019-s në Shqipëri ishte 227.

Sa persona humbën jetën në 7 muaj Read More »

4 shenjat e horoskopit që do të marrin një shumë të madhe parash deri në fund të muajit

Ky muaj do të jetë me fat për disa shenja të horoskopit. Jeta e tyre do të ndryshojë për mirë, madje do të kenë shanse të fitojnë më shumë.

Demi: Drejtuesit do të jenë të kënaqur me punën tuaj, dhe ka shanse që të merrni një ofertë për punë shtesë, e cila mund të shndërrohet në diçka shumë më të madhe.
Dashi: Personat që i përkasin kësaj shenje do të kenë mundësinë të fitojnë më shumë. Kjo është koha e duhur kur duhet të bëni gjithçka, edhe nëse kushtet nuk janë aq të favorshme. Puna e madhe dhe përkushtimi juaj me siguri do të shlyhen.

Akrepi: Akrepët do të kenë mundësinë për të treguar të gjitha cilësitë e tyre para kolegëve dhe kjo do t’u kthehet atyre përmes promovimit të punës dhe fitimeve shtesë. Kjo është gjithashtu një kohë e shkëlqyeshme për të filluar një biznes tuajin.

Binjakët: Binjakët do të kenë një ndryshim shumë pozitiv përsa i përket aspektit financiar, një punë apo një ofertë. Qëndroni me sytë hapur dhe shikoni përreth.

4 shenjat e horoskopit që do të marrin një shumë të madhe parash deri në fund të muajit Read More »

Forcat e Armatosura shuajnë vatrat e zjarrit me helikopter/ Xhaçka: Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi

Helikopterët e Forcave të Armatosura kanë qenë këto ditë në krye të detyrës duke shuar vatrat e zjarreve në vend.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar një video, nga një operacion i shuarjes së një vatre zjarre përmes ndërhyrjes nga ajri.

Ministrja Xhaçka ka përshëndetur dhe vlerësuar sot punën e efektivëve të Forcave të Armatosura, teksa ka publikuar një video nga një operacion i shuarjes së një vatre zjarre përmes ndërhyrjes nga ajri.

“Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi të Forcës së Armatosur, që çdo ditë janë në shërbim të komunitetit, përmes operacioneve në ndihmë të qytetarëve në tokë e në mbrojtje të pasurisë kombëtare në ajër” është shprehur Xhaçka./atsh

Forcat e Armatosura shuajnë vatrat e zjarrit me helikopter/ Xhaçka: Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi Read More »

Këngëtari i njohur Erik Lloshi dhe bashkëshortja festojnë përvjetorin e parë të martesës: I lumtur që të kam në krahun tim të djathtë shpirt!

Ditën e sotme këngëtari i njohur Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij Romina, festojnë përvjetorin e parë të martesës.

Këngëtari ka ndarë një fotografi nga dasma, duke shkruar fjalë të ndjera për të shoqen.

“I lumtur që të kam në krahun tim të djathtë shpirt. 1 vit me ty…

Dhe shumë vite të tjera lumturi me ty më presin. Të dua shumë”, shkruan Eriku. /noa.al

Këngëtari i njohur Erik Lloshi dhe bashkëshortja festojnë përvjetorin e parë të martesës: I lumtur që të kam në krahun tim të djathtë shpirt! Read More »

Zgjidhet situata në Kakavijë/ Rama mesazh qytetarëve: Ndiqni udhëzimet,shmangni sikletet

Pas zgjidhjes së kaosit të krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, Kryeministri Edi Rama dërgon një mesazh për të gjithë qytetarët.

Ai falenderon të gjithë ata që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavijës, qytetarët në radhë të parë, që sipas tij, në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim me gjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar.

Po ashtu ai falenderon të gjithë ata në vendin fqinj, Greqi, që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë.

Më tej Kryeministri bën një thirrje për qytetarët, “U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme. Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid-19. /noa.al

Zgjidhet situata në Kakavijë/ Rama mesazh qytetarëve: Ndiqni udhëzimet,shmangni sikletet Read More »

A nuk ka ardhur koha që shqiptari të kalojë kufirin me dokumente të rregullta si zotni? Jo si skllav i uritur, i vuajtur, i dërmuar, i palarë, i djersitur, i pangrënë!

Nga Artan Fuga

Çfarë drame e madhe!

Të dhembin sytë kur i sheh në ekrane!

Shohim bashkëatdhetarët tanë që janë si senegalezë, si sirianë, si afganë në tokën e tyre!

Çfarë është ky ekzil sikur të ishin hebrenj që ikin nga Egjipti!

Ku është deti të hapet nga mrekullia e Zotit?

Ne sikur jemi krenuar që kemi qenë shumë shpirtmirë me hebrenjtë!!! Apo jo me shqiptarët?

Çfarë është ky turp që ndodh me këta njerëz që janë ndofta edhe me dy nënshtetësi, shqiptare dhe greke. Apo për këtë duhet të ndëshkohen dy herë, njëherë kur dalin nga Shqipëria dhe njëherë kur hyjnë në Greqi.

Meqënëse shqiptarët me shtetësi shqiptare dhe shqiptarët me shtetësi greke trajtohen njësoj të dy palët atëhere nuk duhet të shqetësohemi sepse për shqiptarët nuk paska keqtrajtim???

Ka prej tyre që madje paguajnë dy herë taksa!

Çfarë historie tragjike!

A nuk ka ardhur koha që shqiptari të kalojë kufirin me dokumente të rregullta si zotni? Jo si skllav i uritur, i vuajtur, i dërmuar, i palarë, i djersitur, i pangrënë!

A thua se nuk ka mundësi të hapen tridhjetë sportele ku të bëhen teste për qindra vetë në disa orë nën kontrollin e autoriteteve të dy vendeve dhe të OBSH! A thua se nuk mund të hapen në Himarë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, etj.

Bota qenka paralizuar nga pandemia? Cfarë shakaje!!!

Kundrejt pagesës nuk mund të kalojnë testin e besueshëm këta njerëz!!

Si është e mundur të trajtojmë veten tonë sikur të ishim derra, kope! Jo kope delesh e qingjash sepse ato kalojnë lirshëm në të dy anët e kufirit.

Nuk jemi në 91. Këta qytetarë në pjesën më të madhe janë qytetarë të BE. Ata kanë të drejta politike dhe njerëzore!

A thua nuk kanë më kontakte qeveritë e Greqisë dhe Shqipërisë, sepse vizita të ndërsjella nuk ka prej kohe!

A dimë se çfarë janë notat diplomatike!

A besojmë se Komisioni Evropian ka për detyrë të alarmohet prej shteteve për atë që po ndodh në kufi!

Kujt ja kanë për borxh që të mos informohen cdo çast në telefonat e tyre me sms!

Të kthehen në shtëpitë e tyre???

Të rrinë fshatrave pranë kufirit? Pse kush u ka shtruar jatakun?

Çfarë dëgjojmë!!!

Të humbasin punët në Greqi!

Kjo situatë duhet rregulluar brenda disa orësh veç nëse unë ngatërrohem dhe jam në vitin 1920, në vitin 1941, 1945, 1949, 1994.

A nuk ka ardhur koha që shqiptari të kalojë kufirin me dokumente të rregullta si zotni? Jo si skllav i uritur, i vuajtur, i dërmuar, i palarë, i djersitur, i pangrënë! Read More »