Andueli

Rudina Dembacaj i jep përgjigjen epike komentuesit/ ‘Burrat po i ndërron si çorapet’

Moderatorja ndau me ndjekësit foto nga pushimet e saj, ku pozoi krah
vajzës dhe ish-deputetit.

Por menjëherë kanë shpërthyer kritikat në rrjet ndaj Rudina Dembacajt, e cila nuk i ka kursyer përgjigjet.

Një prej tyre e kritikoi që publikoi foto me vajzën dhe partnerin e saj të ri, duke i kujtuar që Viktoria ka baba tjetër.

“Unë kam pasur respekt për ty Rudina, por me thënë të drejtën tek foto ku keni dalë të tre mua më neveritesh. Më mirë dil me vajzën, se foto fallco. S’kam asgjë personale. Jam nënë vetë, çdo kujt mund t’i ndodhi ndarja, por baba një ka fëmija dhe pikë. Ta kesh me jetë ❤❤e vogël të rritet e lumtur,”– shkroi një komentuese.

Por moderatorja iu përgjigj se nuk ka pse pyet askënd se më ke del në foto dhe sa vajza e saj ka një “superbaba”.

“Ti faleminderit dhe më fal që nuk të pyeta me kë të dal në foto😂 Babain vajza e ka dhe e ka superbaba! Nuk ja heq foto superfuqitë. Ti kesh me jetë fëmijët e tu!”- shkroi Rudina Dembacaj.

Ndërsa një tjetër i komentoi se po i ndërron burrat “si çorapet”.

“Burrat po i ndërron si çorapet,”- i komentoi ndjekësi.

“Eeeeehhhh çfarë të bësh! Kaq rrallë i ndërron çorapet?”– iu përgjigj ajo./Panoramaplus

Rudina Dembacaj i jep përgjigjen epike komentuesit/ ‘Burrat po i ndërron si çorapet’ Read More »

Vasili akuzon Ramën për marëveshjen e detit me Greqinë: Akt pabesie ndaj vendit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë dhe Kryeministrit Rama se nuk kanë informuar publikun për marrëveshjen me detin me Greqinë.

Në Facebook Vasili shkruan se ky është një akt pabesie ndaj vendit.

Për të, reagimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë të frikësuara dhe të drojtura, dhe pas atyre të Greqisë.

Postimi i Vasilit:

Mungesa e transparencës për Marrëveshjen e detit si provë pabesie e Ramës!

Është fakt i pakundërshtueshem që debati, dyshimet e forta dhe hamendjet gjithëfarësh për Marrëveshjen e Detit ndizen gjithmonë pas deklarimeve publike të Greqisë Zyrtare.

Asnjëherë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Rama nuk i kë prirë me informacion për publikun për zhvillimet e procesit të negocimit te Marrëveshjes së Detit.

Asnjëherë nuk ka qenë shqiptarët që informohen të parët nga qeveria e tyre për këtë Marrëveshje.

Gjithmonë reagimi i Ramës dhe Qeverisë ka ndjekur nga pas reagimet e Athinës zyrtare.

Reagimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë të friksuara, të drojtura tamam si të zenë ne faj apo aq më keq me presh në dorë në një akt pabesie nda vendit.

Kontrasti me reagimet eksplozive në vitin 2009 kundër Marrëveshjes së Detit te asaj kohe janë si dita me natën në raport me këto të sotmet.

Vasili akuzon Ramën për marëveshjen e detit me Greqinë: Akt pabesie ndaj vendit Read More »

Zgjerimi i Greqisë, flet profesori shqiptar: Kjo marrëveshje bëhet një herë në jetë

Fjalimi i kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në Parlament se Greqia do të rritet dhe ashtu siç do të marrë 12 milje nga Egjipti dhe Italia, shpreson që këtë ta arrijë edhe me Shqipërinë, futi të gjithë opinionin në një spirale patriotizmi, por edhe meraku se çfarë fshihet pas asaj marrëveshjeje për detin që shpesh nuk kuptohet qartë.

Profesori i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, Osman Metalla, ishte i ftuar në “Ditari” në A2 për të na shpjeguar në terma më të thjeshtë se çfarë kërkon Greqia dhe çfarë mund të marrë vërtet.

“Duhen sqaruar disa koncepte fillimisht. Kemi detin territorial, një zonë nga 0 deri në 12 milje dhe të gjitha shtetet bregdetare kanë të drejtë të kenë territor në det nga 0 deri në 12 milje. Ky det është territor i vendit, siç është toka. Më pas, vjen zona ekonomike ekskluzive, që nis nga pika 0 deri në 200 milje, nëse gjeografia e lejon një gjë të tillë. Tashmë, ne jemi njohur me deklaratat e kryeministrit grek që ka thënë se Greqia do të zgjerojë territorin e saj në det. Kjo është e drejta e saj, por ajo që është shqetësuese është loja e Greqisë që thotë se Shqipëria e ka lejuar Greqinë të shtyjë gjerësinë e saj në detin territorial. Këto janë deklarata jokorrekte sepse nuk e përcakton Shqipëria gjerësinë e palës greke në det. Palët negociojnë mbi bazën e deklarimeve të bëra. Pse Greqia kërkon të ndryshojë tani rregullat e lojës? Është e drejtë e saj që të zgjerohet deri në 12 milje, por këtë të drejtë nuk ka pse ta zgjidhë përmes palës shqiptare”, tha Metalla.

Sipas profesorit, “kjo është një marrëveshje që bëhet një herë në jetë dhe është shumë e rëndësishme”, duke shtuar se “është fatkeqësi që kjo marrëveshje përdoret politikisht”.

“Deti nuk është as i të majtëve dhe as i të djathtëve. Është e rëndësishme përbërja e grupit negociator, që duhet të ketë të gjithë spektrin e interesave që ka pala jonë dhe është shumë e rëndësishme transparenca e negociatave. Marrëveshja e 2009 pati problemin e transparencës dhe po i njëjti problem është për negociatat e këtyre dy viteve të fundit. Ka munguar transparenca dhe kjo shton edhe misterin dhe hamendësimet. Deri më sot, i vetmi informacion që kemi patur për marrëveshjen e detit kanë ardhur gjithmonë pas deklarimeve të ngazëllyera të palës greke. Opinioni shqiptar nuk ka as minimumin e informimit mbi vendimmarrjen e grupit negociator”, tha Metalla./A2CNN

Zgjerimi i Greqisë, flet profesori shqiptar: Kjo marrëveshje bëhet një herë në jetë Read More »

Moderatorja Arbana Osmani zbulon vesin e saj të keq/ ‘Pasojat’ i vuan shoqja e ngushtë

Prej vitesh Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë shoqe të ngushta. Dy moderatoret i shohim kudo bashkë, si në përditshmëri ashtu dhe gjatë pushimeve.

Si rrjedhojë, ato dinë çdo ves dhe çdo të mirë të njëra-tjetrës.

Së fundmi, me anë të një postimi në rrjete sociale, Arbana ka zbuluar një ves të saj, i cili lidhet me të qenurit vonë.

“Shenja e demit është gjithmonë vonë, ndaj i duhet përpjekje për t’u përmirësuar”, shkruhet mes të tjerash në postim.

Moderatorja ka etiketuar Xhemin, e cila siç duket i vuan më së shumti vonesat e saj. “E paska fajin shenja”, ka shkruar Arbana krahas fotos.

Moderatorja Arbana Osmani zbulon vesin e saj të keq/ ‘Pasojat’ i vuan shoqja e ngushtë Read More »

Reagon Erion Braçe: Qetësohuni, nuk na ka pushtuar kush

Pas deklaratave të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis se Greqia do t
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!ë zgjerojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon, ka reaguar zv. kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në Instagram Braçe mundohet të qetësojë ata që sipas tij e kanë kontaktuar të shqetësuar për atë çka po ndodh.

“Qetësohuni! Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det! Kujtoni se si kohë më parë ra si antikushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar. Me qetësi, qartësi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!”- shkruan Braçe në postimin e tij.

Postimi i plotë i Erion Braçes: Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!

Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!

Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!

Reagon Erion Braçe: Qetësohuni, nuk na ka pushtuar kush Read More »

Homazh/ 26 gushti i Nënë Terezës dhe Migjenit, të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr

“Shën Tereza dhe Migjeni lidhen bashkë me këtë datë, 26 gushtin, atë të vitit 1910 kur erdhi në jetë nëna e madhe e të varfërve të kësaj bote dhe atë të vitit 1938, kur ndërroi jetë poeti i madh i grushtit të kësaj toke”.

Kështu u shpreh sot përmes rubrikës “Homazh”, Kryeministri Edi Rama, ndërsa përkujtoi Shenjtoren shqiptare Nënë Tereza dhe Migjenin, ndër poetët e shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.

“Nënë Tereza jetoi gjatë, si një lutje pëshpëritëse, Migjeni pak, si një bubullimë buçitëse”, tha Rama.

“Ajo ishte e bardhë, nuse kokëulur martuar me kaltërsinë e qiellit, ai ishte kryeneç, siluet i zi përballë lartësisë së malit pa zë. Ajo ishte dora e shtrirë në kërkim të dritës së pafundme, ai ishte dora e mbledhur grusht në drejtim të errësirës së padurueshme. Ajo e gjeti qetësinë e pandërprerë, duke ndezur qiririn në vend se të mallkonte errësirën, ai nuk rreshti së mallkuari errësirën pa gjetur dot një dekikë qetësi”, vijoi ai.

Rama tha se “të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr, ajo i fërkonte kokën për t’i lehtësuar dhimbjen, ndërsa atij i ngriheshin flokët përpjetë prej dhimbjes së tij”. “Të dy e donin me pasion njeriun, ajo e donte atë siç ishte, ai e donte siç duhet të ishte. Të dy e donin botën më të mirë, ajo duke u gjunjëzuar devotshmërisht për ta bërë më të lehtë, ai duke u kryengritur verbalisht për ta kthyer përmbys”, shtoi ai.

Ishin të dy shqiptarë, vijoi kryeministri, “por Shqipëria ishte shumë e vogël për ta, atdheu i saj u bë bota ndërsa atdheu i tij poezia”. “Njëra besonte në një e në të vetmin Zot që e kërkonte lart në qiell, tjetri hahej me Zotat që i shihte nga lart poshtë. Për Shën Terezën, Fjala ishte Zoti dhe Zoti ishte Fjala, ndërsa Zoti i Migjenit ishte vetja dhe Zot i Fjalës ishte ai vetë”, shtoi ai.

Rama tha se “Gonxhe Bojaxhiu u vesh murgeshë dhe u bë Shën Tereza e Kalkutës. Millosh Gjergj Nikolla e flaku veshjen e murgut dhe u bë Migjeni i shqiptarëve”.

“Ajo vdiq 87 duke kuruar sëmundjet e të tjerëve, Ai 27 pa kuruar dot sëmundjen e vet”, tha ai.

“Por të dy e kapërcyen vdekjen, Ajo me fuqinë e përkushtimit të saj ndaj Zotit, përmes dashurisë qiellore për njerëzit, Ai me fuqinë e përkushtimit kundër të vjetrës, përmes fjalës për Botën e Re. Ajo vazhdon të sajën si shenjtore nga lartësia e qiellit, Ai vazhdon me të vetën si zëri i të resë nga thellësia e tokës”, tha Kryeministri. /atsh

Homazh/ 26 gushti i Nënë Terezës dhe Migjenit, të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr Read More »

‘Koko Fest’/ Korça përgatitet për Festivalin mbarëkombëtarë të Komedisë

Festivali i Komedisë në Korçë do të nisë në 8 shtator ndërsa për shkak të numrit të kushtëzuar të publikut secila shfaqje do të luhet për disa ditë me radhë për të krijuar mundësinë që të gjithë të shijojnë humorin e “Koko Fest”.

Prej shtatë vitesh komeditë e realizuara nga trupat teatrale nga gjithë trevat shqipfolëse, bëhen bashkë në Korçë në Festivalin e Komedisë “KoKo Fest”.

Tri skena të improvizuara në ambient të hapur, oborri i Muzeut Kombëtar të Arsimit, Hani i Pazarit dhe parku “Rinia” do të mirëpresin publikun korçar dhe vizitorët.

Me pjesëmarrjen e trupave nga Korça, Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Tetova, ky festival nuk i ka ndryshuar rregullat për sa i përket garës dhe çmimeve, ku trupat profesioniste do të marrin vlerësime nga një juri e përzgjedhur./atsh

‘Koko Fest’/ Korça përgatitet për Festivalin mbarëkombëtarë të Komedisë Read More »

Aktorja një vit pas largimit ‘thumbon’ spektaklin e humorit/ ‘Portokallia’ i del e mykur

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, e cila pjesën më të madhe të karrierës e zhvilloi te “Portokallia”, një vit pas largimit, duket se ka ende qejfmbetje me drejtuesit e këtij spektakli, apo të ekranit ku shfaqet ky program.

Ajo ka gjetur momentin, ndonëse aktualisht është me pushime, për të “thumbuar” spektaklin e humorit “Portokalli”, që nuk dihet ende nëse do të rifillojë këtë vit.

Është folur se ky spektakël do të mbyllet, ndërsa aktorë dhe drejtues janë larguar.

Delina Disha prej një viti është parë, në emisionin tjetër të humorit të “Klanifornia”.

Delinda më herët deklaroi se ishte në një proces gjyqësor me televizionin, ku shfaqet portokallia, pasi sipas saj, i kishin falsifikuar firmën në kontrata.

Së fundmi ajo duket se ka hedhur një ‘kunj’ në drejtim të spektaklit, duke publikuar një video ku shihet një portokall që myket.

Ndonëse aktorja nuk ka shkruar asgjë krah videos, menjëherë ky postim është marrë si “thumb” ndaj spektaklit “Portokalli”.

Para sezonit të ri të humorit, në “Klanifornia”, aktorja po shijon pushimet me familjen e saj.

/NOA.al

Aktorja një vit pas largimit ‘thumbon’ spektaklin e humorit/ ‘Portokallia’ i del e mykur Read More »