Andueli

“Histori në Polifoni” libri më i ri i poetit Muhamet Tartari

“Histori në Polifoni” titullohet libri më i ri i Muhamet Tartarit, i cili ka sjellë përmes tij punën 45-vjeçare në fushën e polifonisë labe, kulturës dhe arsimit.

Në libër përfshihen studime, ese dhe këngë që nga kryengritja e jugut kundër Tanzimatit, në mesin e shekullit XIX, deri tek zhvillimet në fushën e arsimit pas Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu në libër janë pasqyruar edhe këngët e vjetra të Labërisë, të cilat hedhin dritë mbi ngjarjet e mëdha historike të kësaj zone e më gjerë.

Një vend të veçantë në librin e Tratarit zë edhe Lufta e Vlorës më 1920, duke përkujtuar përmes studimeve në këtë 100 vjetor figurat më të rëndësishme të asaj kohe. Në pjesën e dytë, autori fokusohet tek figura të ndryshme, të pushkës e penës, të valles e këngës, që dhanë kontributet e tyre në mëse dy shekuj për zonën e Labërisë. Në pjesën e tretë, shohin dritën e botimit tekste të poezive, këngëve e valleve labe të poetit Muhamet Tartari, që u kënduan në gjysmë shekulli nga grupet polifonike më në zë të trevës së Labërisë e deri tek Ansambi Kombëtar i Këngëve e Valleve, Ansambli i Ushtrisë etj.

Akademiku Vasil S. Tole, i cili ka përgatitur edhe parathënien e librit, thekson se “zakonisht hyrjet bёhen pёr tё futur nё temё lexuesin e panjohur me lёndёn qё libri sjell mё pas, e nё kёtё kuptim ato janё si njё lloj urimi mirё se ardhjeje, i ngjashёm me formulat qё zakonisht i zoti i shtёpisё i drejton me dorё nё zemёr e me gaz nё buzё, mikut, apo miqve qё pret tek dera e shtёpisё. I tillё mё duket vetja mua sot, si njё zot shtёpie imagjinar i cili fton miq e kalimtarё (nё kёtё rast lexues), pёr tu kthyer nga rruga e pёr tё qëndruar njё copё herё e pёr t’u çlodhur e soditur nё faqet e kёtij libri, pёr t’u njohur me tё zotin e vёrtetё tё librit-shtёpi, Muhamet Tartarin, kёtё “kёmbё mali” Labёrie, e shqiptarie”.

“E vёrteta kёrkon tё thuhet qё pёr Muhametin tonё nuk ka shumё nevojё tё flitet gjatё, pasi koha dhe historia ka folur e shkruar pёr tё, biles ai, ndryshe nga shumica qё kanё veç jetёn fizike, ka disa jetё: jetёn si bartёs e mbledhёs folklori, si rapsod e poet, si kёngёtar e valltar, si gazetar, drejtues e organizator i artit dhe kulturёs, pa folur pёr jetёn e pёrjetshme tё artit tё tij qё rron e pёrcillet mё tej sa herё qё kёnga dhe vallja labe kёrcehet e kёndohet”, – theksoi Tole.

“Sapo tё filloni tё shfletoni me kёrshёri faqet e kёtij libri, i cili nuk ёshtё shkruar siç shkruhen zakonisht librat. Para se faqet e kёtij libri tё ishin sё bashku, ato ishin tё shpёrndara fije-fije si pjesё e peizazhit kulturor qё Muhameti formoi me talentin, jetёn dhe veprimtarinё e tij krijuese mbi 50 vjeçare pёr njerёzit. Prandaj ato vijnё tek ne ashtu siç vijnё flora dhe fauna erёmirё e natyrёs shqiptare, tё cilat sjellin me vete gjithё elementet e botёs krijuese qё ka pёr autor Muhametin. Ajo ёshtё njё botё qё ju mirёpret krahё hapur, sepse krijuesi i saj ёshtё mbi tё gjitha njeri me zemёr tё madhe dhe me shpirt tradite e mik pritjeje. Muhameti mban emrin e profetit dhe si mbiemёr ka emrin e njё mali. Kёshtu ёshtё edhe jeta e tij. E lartё dhe e rёndё si mali nga rёndёsia dhe shpirtёrore, me paqe e bekim nga brendia e emrit tё Tij”, nënvizoi Tole.

Ndërsa mjeshtri i madh i poezisë popullore Lefter Çipa shprehet se “Muhamet Tartari është poeti – artist i shquar i Labërisë së Madhe. Krijimtaria e tij poetike është aq e dallueshme sa krijimet më të mira të poetit të Luftës së Dytë Botërore nga trevat tona, Memo Meto. Talenti i tij për mishërimin e teksteve poetike në vallen magjike të Vranishtit, është një majë e pakapshme suksesi në këtë një qind vjetësh të fundit. Në artin e Fosforinës Vënçe Labe, Muhamet Tartari është pagëzuesi më i shquar i valles burrërore.”

Libri vjen me redaktimin e studiuesit prof. dr. Bardhosh Gaçe si dhe me hyrje të akademikut prof. dr. Vasil S. Tole dhe botohet nga Shtëpia Botuese Toena.//atsh

“Histori në Polifoni” libri më i ri i poetit Muhamet Tartari Read More »

Drekë ‘Portokalli’/ Salsano u jep fund thashethemeve: Ja edhe këto dy punë morën fund

Xhemi Shehu ka qenë në vëmendje të mediave pas lajmit se ajo do të largohet nga “Portokallia”.

Xhemi u shpreh vetë për largimin pak ditë më parë kur një komentuese e pyeti: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

Por duket se partneri i saj në skenë, Salsano Rrapi, si dhe regjisori Altin Basha bënë përpjekje që “Portokallia” të vazhdojë dhe duket se ia dolën, madje që edhe Xhemi të ndryshonte mendim e të rikthehet.

“Rubrika thashetheme 2… Ja dhe këto 2 punë morën fund…”, shkroi Salsano, pas një dreke me regjisorin Basha dhe bashkëshorten e tij, duke i bërë “tag” pikërisht Xhemi Shehut, si dhe aktorit Ledio Lako.

Ish-prezantuesja e Portokallisë krah Salsanos dhe Xhemit pavarësisht sherrit me këtë të fundit, Eneda Tarifa, ka reaguar përmes një mesazhi në Instagram ndaj Salsano Rapit:

“Bobobo nga të kthesh kokën… S’di nga te vjen”, – shkroi Eneda.

Po ashtu edhe Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një “Po”.

Xhemi u shfaq së fundmi me Arbanën në ambientet e Top Channel, ndërsa mbrëmë darkoi krah aktorëve Ledio Lako dhe Albana Perhati.

Kësisoj, duket se ka ndryshuar situata me fillimin e sezonit të ri. “Portokallia” do të vazhdojë programin në të njëjtin ekran, me të njëjtit prezantues. /NOA.al

Drekë ‘Portokalli’/ Salsano u jep fund thashethemeve: Ja edhe këto dy punë morën fund Read More »

OFL i kërkon të deklarojë pasurinë, 53-vjecari thotë se jeton në kushte të vështira

Ky është Ali Kopliku, një 53-vjeçar nga Shkodra i cili jeton në kushte të vështira ekonomike, por 5 ditë më parë Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë.

22 vite më parë Ali Kopliku ka kryer një vrasje në Greqi në kushtet e tronditjes psiqike pasi ish-shoku i ngushtë kreu marrëdhënie intime me të dashurën e 53-vjeçarit.

Ali Kopliku ka bërë 14 vite burg dhe më pas është liruar. Tashmë prej vitesh jeton në një shtëpi në malin e Taraboshit.

53-vjeçari thotë se jeton në kushte të vështira ekonomike, dhe nuk ka asnjë pasuri të jashtëligjshme.

Përmes një avokati, Ali Kopliku e ka bërë vetëdeklarimin duke ia dërguar OFL-së duke qenë se është i detyruar të përgjigjet brenda afatit prej 48 orësh edhe pse ia pretendon se kërkesa e OFL ështe e jashtëligjshme. /bw

OFL i kërkon të deklarojë pasurinë, 53-vjecari thotë se jeton në kushte të vështira Read More »

Luana feston 29-vjetorin e lindjes/ Marina: ‘Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty! Të dua pafund’

Ditën e sotme moderatorja Luana Vjollca feston 29-vjetorin e lindjes, duke bërë që të rrethohet nga urime të shumta.

Një nga më të bukurit dhe ndër të parët e ka marrë nga motra e saj Marina, e cila është një vit më e madhe.

Duke publikuar një fotografi të Luanës, Marina shkruan, “Gëzuar ditëlindjen jetë! Zoti të bekoftë!Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty! Të dua pafund”.

E përkëdhelur nga ky urim, Luana ia kthen në koment, “Faleminderit gjysma ime e përjetshme”. /noa.al

Luana feston 29-vjetorin e lindjes/ Marina: ‘Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty! Të dua pafund’ Read More »

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati i bën urimin e vecantë vetes: ‘Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie…’

Këngëtarja Ronela Hajati është bërë nostalgjike, teksa ditën e sotme feston ditëlindjen.

Ajo ka ndarë një sërë fotografish nga fëmijëria, mes tyre edhe njëra me një shishe duke pirë.

Këngëtarja nuk ka kursyer një urim për veten, teksa e cilëson veten qejflie dhe thotë se ka punuar për këtë ditë, për ta uruar siç e ndjen.

“Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie (shishja me foton e dytë është bosh normalisht), një hap para (me demonstrim sërish në foto), që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin! Kam punu për këtë ditë prandaj po uroj veten! Të dua shume Ron!”, shkruan këngëtarja.

Teksa në sferën profesionale Ronela njeh vetëm sukses, sa i takon asaj personale, ka deklaruar se prej kohësh është vetëm. /noa.al

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati i bën urimin e vecantë vetes: ‘Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie…’ Read More »

Presidenti Ilir Meta komentoi nga Vlora çështjen e detit dhe hapësirën që ndan me Greqinë: ‘Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme’

Presidenti Ilir Meta komentoi nga Vlora çështjen e detit dhe hapësirën që ndan me Greqinë.

Ai deklaroi se sjellja e tij do të jetë shtetërore, ndërsa i bëri thirrje të gjithë politikanëve që të kenë kujdes me deklaratat.

“Për këtë çështje që ju ngritët mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do të jetë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme.

I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre, që qoftë edhe pa dashje të mos bëjnë deklarata që mund të përdoren në dëm të Shqipërisë nga kushdo”, u shpreh Meta. /noa.al

Presidenti Ilir Meta komentoi nga Vlora çështjen e detit dhe hapësirën që ndan me Greqinë: ‘Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme’ Read More »

Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga Covid-19!

“Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga koronavirusi!” Është kjo kërkesa e Sindikatës së Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor, për Kryeministrin Edi Rama.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar kërkohet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor, si dhe kërkohet rritja e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Sindikata thotë se personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deri më tani në vend, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën mjekët Arjan Pushi, Anibal Byberi dhe Hysni Shkjau. /noa.al

Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga Covid-19! Read More »

Studimi: Nëse konsumoni ushqim pas orës 18:00, ja çfarë ju ndodh

Njerëzit që hanë pas orës 18:00 kanë më shumë mundësi të shtojnë peshë, sepse konsumojnë më shumë kalori dhe kanë një dietë jo të shëndetshme, zbulon një studim i fundit.

“Daily Mail” citon studiuesit që janë marrë me studimin, të cilët janë shprehur se këta njerëz shtojnë peshë sepse priren ta lënë veten shumë të uritur gjatë ditës dhe në mbrëmje hanë më shumë se ç’duhet dhe se ç’kanë nevojë për shkak se janë të uritur. Ndërsa ata që hanë gjatë ditës janë aq të ngopur sa të mos e teprojnë në mbrëmje.
Studiuesit nga Universiteti “Ulster” në Irlandën e Veriut, vëzhguan më shumë se 1,100 të rritur si pjesë e Sondazhit Kombëtar të Dietës dhe Ushqimit. Sondazhi filloi në vitin 2008 dhe mblodhi informacione të hollësishme mbi konsumin e ushqimit dhe mbi marrjen e lëndëve ushqyese.

Vullnetarët, të moshës 19 deri në 64 vjeç, u pyetën për kohën kur hanin vaktet dhe për zgjedhjet ushqimore që bënin.

Nga kjo, rezultoi se ata që hanin 30% ose më pak të ushqimit të tyre gjatë natës, konsumonin më pak kalori në përgjithësi se çdo grup tjetër. Ndërsa ata që hanin gjysmën e kalorive të tyre natën kishin më shumë mundësi të shtonin peshë dhe të konsumonin ushqim me më pak vlera ushqyese.

Qelizat janë programuar në mënyrë të tillë që e dinë se kur duhet të shpenzojnë energji duke marrë ose duke përdorur lëndë ushqyese specifike. Metabolizmi e tret më ngadalë ushqimin kur konsumohet ushqim në kohë të ndryshme. Kjo çon në ruajtjen e yndyrës shtesë dhe si rrjedhorë, njerëzit shëndoshen.

Studimi zbuloi se sa më i madh të ishte ndryshimi i kohës midis vakteve gjatë ditëve të javës dhe vakteve gjatë fundjavës, aq më shumë mundësi kishte që njerëzit të ishin mbipeshë. Konsumimi i ushqimit tre orë e gjysmë më vonë gjatë fundjavave shkaktonte shtimin në peshë, ashtu siç ndodhte edhe kur mëngjesi konsumohej në orën 11:30 në krahasim me atë në orën 08:00.

Studimi: Nëse konsumoni ushqim pas orës 18:00, ja çfarë ju ndodh Read More »