Kanë nisur ndryshimet e paralajmëruara në qeverisje.
Etjen Xhafaj, zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, është liruar nga detyra. Pas shkarkimit ai është emëruar si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Ai u diplomua në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin Ndërkombëtar Schiller, Kampusi i Parisit, Francë, pasi kishte studiuar për dy vjet në Filadelfia, PA, në Kolegjin Komunitar të Filadelfias.
Në 2016 Xhafaj përfundoi një diplomë Master në Karrierën e Mesme në Administratën Publike në Shkollën e Qeverisë Kennedy, Universiteti i Harvardit, për t’u rikthyer në Shqipëri, ku iu besua fillimisht nga qeveria Rama posti i zv-ministrit të Jashtëm.
Pritet që nga ky ndryshim, të ketë lëvizje të tjera më të bujshme në kabinetin qeveritar.
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi vendosën paraditen e sotme kurora me lule në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.
Në përfundim të ceremonisë kreu i qeverisë foli shkurt për mediat lidhur me marrëveshjen për detin, por edhe se pse nuk i shtrëngoi duart me Presidentin.
Rama tha se nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e Presidentit Meta.
“Është Presidenti ai që firmos marrëveshjen dhe më pas Presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish-Presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e Presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk. Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe Presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, u shpreh Kryeministri. /noa.al
Nga qyteti i Vlorës ku inspektoi punimet për rikonstruksionin e një shkolle, Kryeministri Edi Rama, komentoi rinisjen e vitit shkollor, duke përmendur edhe djalin e tij Zaho, i cili këtë vit shkon në klasë të parë.
Duke biseduar me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtuesit, Rama tha se ky vit shkollor ka sfida dhe se vendimi i marrë është shumë i vështirë.
“Është vendim i vështirë, pasi edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar. Kjo nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët. Fëmijët mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues. Midis te dyjave, ne kemi bërë këtë zgjedhje. Rolin e posaçëm e keni ju drejtuesit në dorë, që të jeni strikt e të duruar. S’bëhet kjo me rreshtore e britma, duhet dhe me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos se pse nuk duhet të takohet me shokun. Se pse duhet t’i rrish shokut larg, e pse duhet të lash duart vazhdimisht”, u shpreh Rama, duke e cilësuar si një situatë shumë të vështirë. /noa.al
Meterologu Akil Osmani në një lidhje me Fax News, ka njoftuar se muaji Shtator pritet që të jetë me mot të kthjellët dhe me temperatura më të larta se normalet. Sipas tij edhe kjo fundjave do të jetë e favorshme për të gjithë ata që preferojnë që vera në det të mos përfundojë. “Në fakt muaji shtator ka filluar me temperatura të larta, por që me reshjet kanë bërë të ketë një ulje të përkohshme të tyre. Deri në fundjavë do të kemi temperatura deri në 35 gradë celsius.
Në fakt jo vetëm fundjava, por nga dita e sotme dhe në vijim do të kemi mot të kthjellët dhe të qendrueshëm, me përjashtim të pasdites së të dielës, ku nuk përjashtohet mundësia e shirave të izoluar në zonat e jugut të vendit. Muaji Shtator do të jetë me temperatura relativisht më të larta në krahasim me vlerat referuese, ndërkohë që nuk do të ketë prani të madhe të reshjeve. Edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të jenë në dominimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, me përjashtim të zonave malore, ku mund të ketë shira lokale”, u shpreh Osmani.
Një grua e fortë është e pasionuar, e zjarrtë dhe gjithmonë e përgatitur për t’u përballur me një sfidë. Gratë e forta janë shumë të rralla dhe nëse keni qenë me fat që të keni gjetur një, ka disa gjëra që mund të mësoni prej tyre. Ato jetojnë jashtë rregullave të shoqërisë për gratë dhe ka disa gjëra që kurrë nuk i pranojnë.
1. Nuk u bëhet vonë për atë që mendojnë të tjerët
Gratë e forta kanë një mënyrë të caktuar të jetesës dhe ato janë krenare për këtë. Ato kurrë nuk do e ndryshonin veten, vetëm në mënyrë që të tjerët t’i pëlqejnë.
2. Nuk u bëhet vonë për idenë e trupit të përsosur
Gratë e forta e dinë se secili ka një trup të ndryshëm dhe se nuk ekziston një gjë e tillë, si një trup i përsosur. Atyre nuk u bëhet vonë për gjëra të tilla sipërfaqësore dhe preferojnë më mirë të jenë të shëndetshme dhe të lumtura, në vend që të përpiqen të përshtaten në kornizën e të gjithëve.
3. Ato nuk janë viktima të modës
Gratë e forta kurrë nuk do e ndjekin modën, nëse nuk u shkon në trupin e tyre. Ato veshin rroba që ndjehen rehat, pa u shqetësuar shumë nëse janë në modë apo jo.
4. Janë të hapura për të mësuar gjëra të reja
Një grua e fortë kurrë nuk e refuzon një debat dhe ajo tërhiqet kur e di që gabon. Ajo kurrë nuk do të përpiqet të imponojë mendimin e saj, veçanërisht nëse nuk ka argumentet e duhura për ta mbështetur atë. Ajo është gjithashtu e hapur për të mësuar gjëra të reja dhe për të dëgjuar mendimet e njerëzve të tjerë.
5. I japin fund një marrëdhënie toksike
Një grua e fortë nuk qëndron kurrë në një marrëdhënie të pashëndetshme. Sapo vë re flamujt e kuq, ajo i jep fund.
6. Nuk kanë frikë të eksperimentojnë në shtrat
Gratë e forta janë pasionante dhe nuk kanë frikë ta tregojnë. Ato janë përherë të hapura me parterin dhe përherë pëlqejnë t’i ndezin gjërat sipas mënyrës së tyre.
7. Nuk kanë nevojë për mediat sociale për të marrë vlerë
Gratë e forta janë të fokusuara në gjërat që kanë realisht rëndësi, dhe nuk u bëhet vonë nëse fotografia e trye mer shumë “like”. Ato e shprehin mendimin që kanë thjesht për kënaqësinë e tyre, jo për të marrë miratimin e të tjerëve.
8. Zgjedhin rehatinë dhe jo dhimbjen për t’u dukur mirë
Edhe pse takat e larta duken bukur shumë, gjithmonë të bëjnë ta kalosh natën me dhimbje. Gratë e forta nuk e bëjnë kurrë, sepse e dijnë që bukuria nuk vlen për dhimbjen dhe gjithmonë zgjedhin rehatinë.
9. Nuk duan thashethemet
Gratë e forta nuk angazhohen kurrë në biseda pa mend. Nuk janë të interesuara për jetët e të tjerëve dhe nuk diskutojnë kur njerëzit nuk janë aty. / bota.al
Gazetari i njohur, Baton Haxhiu, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën.
Haxhiu nuk ka bërë ende një dedikim në rrjetet sociale për këtë humbje të madhe. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime gazetarit.
“Ngushëllimet më të thella mikut tim Baton Haxhiu për humbjen e nënës së tij. Nëna Mane pushoftë e qetë në paqe. Lutem që Familja Haxhiu të gjejë forcë për përballimin e kësaj dhimbjeje”, shkruan Veseli në Facebook
Nga sheshi i Flamurit, Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se lufta e Vlorës tregoi se ky vend ka zot dhe zoti i tij është vetë populli.
Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorin e Luftës së Vlorës.
“Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zot i këtij vendi është vetë populli.
“Kujtojmë dhe vlerësojmë diasporën. Një ndër figurat e lavdishme, Fan Noli e bindi SHBA-në të ishte në krah të Shqipërisë.
“Kur populli i merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta”.
“Zot i këtij është vetëm populli shqiptar dhe se fati i këtij vendi i përket vetëm këtij populli”, – tha ndër të tjera presidenti Ilir Meta, sot në Vlorë.
Nis ceremoninë e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, Rama e Meta ulen pranë, por pa u përshëndetur me njëri-tjetrin.
“Lufta e Vlorës tregoi qartë se pavarësia jonë u fitua me luftë”, tha sot kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushit, i cili mori pjesë në konferencën shkencore kombëtare, “Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”.
“Periudha historike e viteve 1918-1920, me Luftën e Vlorës si ngjarje kulmore; tërë zhvillimet para dhe pas saj, për nga rëndësia dhe vlera, përbëjnë një prej periudhave që meritojnë interesimin e veçantë të historianëve, të politikës e të tërë opinionit, si dhe të institucioneve kryesore të kërkimit e studimit në këto fusha. Është kjo arsyeja pse figurat tona më të spikatura, historianët më në zë të Akademisë së Shkencave dhe të institucioneve të tjera akademike, i kanë kushtuar ne vazhdimesi studimet e tyre me serioze e profesionale kësaj periudhe të historisë sonë. Shembullin e tyre po e ndjekin me po atë përkushtim edhe shumë nga studiuesit e sotëm”, tha ai.
Gjinushi shtoi se “studimet e shumta që janë kryer dhe mijëra dëshmi dokumentare të kohës, të fituara edhe prej hapjes rishtazi të shumë arkivave, janë mbështetja themelore që mundësuan zhvillimin e kësaj konference, me pjesëmarrjen e studiuesve tanë më të njohur të periudhës. Qëllimi i konferencës nuk është thjesht një riparaqitje, me rastin e 100-vjetorit të fitores së Luftës së Vlorës, e ngjarjeve në rrjedhën e tyre kronologjike, e rolit të protagonistëve më të rëndësishëm të saj si dhe e rezultateve kryesore për të cilat i kushtojmë nderim, siç janë: ndalja e ricopëtimit të trojeve shqiptare dhe njohja përfundimtare e pavarësisë së Shqipërisë, por mbi te gjitha evidentimi i vlerave dhe tipareve më të spikatura të popullit tonë të shprehura gjatë kësaj periudhe, i ndikimit që pati kjo ngjarje në tërë zhvillimet e mëtejshme”.
“Në Luftën e Vlorës, populli ynë evidentoi ndër cilësitë më të vyera të tij si një popull me ndjenja kombëtare të përparuara: tiparin e tij si një popull liridashës, luftarak dhe trim; ndjenjën e fortë kombëtare të mishëruar ndër shekuj dhe veçanërisht gjatë Rilindjes Kombëtare dhe lëvizjes për pavarësi; aftësinë e tij për të reaguar në mënyrën e duhur në momentet kryesore historike siç ishte Lufta e Parë Botërore; formimin e plotë të ndërgjegjes kombëtare dhe krijimin e një elite të nevojshme politike me aftësinë për t’u vetëqeverisur e për të mbrojtur lirinë e sovranitetin e vendit”, tha ai.
Në vijim Gjinushi tha se “analizimi nga afër i kësaj periudhe ka rëndësi për t’u dhënë vlerën e duhur e për t’i paraqitur me objektivitet tërë veprimet e zhvillimet kulmore të shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të, që është shekulli i luftës për pavarësi dhe bashkim kombetar të shqiptarëve, duke nisur me Shpalljen e Pavarësisë më 1912, me Luftën e Vlorës më 1920, me luftën për çlirim krah aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, me përqafimin e lëvizjes demokratike në vitin 1990 dhe së fundi me luftën çlirimtare të Kosovës përkrah NATOS, më 1999 në mbyllje të shekullit”.
“Lufta e Vlorës tregoi qartë se pavarësia jonë u fitua me luftë. Ajo nuk u arrit vetiu, me shpalljen e saj më 1912, dhe as prej përkrahjes dhe interesave të ndonjë fuqie të kohës në momente të caktuara. Vlora tregoi se pavarësia ishte rezultati i tërë lëvizjeve për mëvetësinë shtetërore të Shqipërisë, të nisura që nga fillimi i shekullit dhe të kurorëzuara në Luftën e Vlorës, si luftë e tërë shqiptarëve. Me Kongresin e Lushnjës dhe vendimet e tij; me tërë veprimet e politikës shqiptare e të qeverive të kohës për mbrojtjen e Korçës; për marrjen nen kontroll te Shkodrës dhe deri organizimin e Luftës së Vlorës, shqiptarët treguan se dinë të bashkohen kur duhet e mbi të gjitha se tashmë identiteti e vetëdija e tyre kombëtare ishin më se të konsoliduara, ndryshe nga çka janë përpjekur a përpiqen të thonë edhe sot qarqe apo zëra që e vënë në dyshim këtë ndjenjë parësore, me argumentin se më 1912 hezitohej ndarja nga Turqia apo më 1920 ndarja nga Italia”, tha ai.
Po ashtu, Gjinushi shtoi se “me Luftën e Vlorës shqiptarët, duke përshëndetur parimin prej 14 pikash të formuluar nga Presidenti Uillson; si dhe duke vlerësuar si atëherë edhe sot se ato ishin një nga faktorët kryesorë që çuan në pavarësinë e Shqipërisë, kuptuan se ky parim paqësor nuk zbatohet vetvetiu, por kërkon që populli të imponohet edhe me forcën e armëve. Përvojë e cila i shërbeu shqiptareve dhe për çlirimin e Kosovës. Fitorja e Luftës së Vlorës është fitore e një lufte pas mbarimit të Luftës Botërore, është fitore jo ndaj të mundurve, por ndaj palës fituese, që tashmë kishte të drejtën për të caktuar kushtet e paqes dhe rendit të ri botëror”.
“Ishte pikërisht mbrojtja e imponimi i këtij parimi nga SHBA, krahas me Luftën e Vlorës më 1920 dhe me atë e Kosovës më 1999, që i dhanë pavarësinë Shqipërisë e më pas edhe Kosovës. Nga kjo periudhë shqiptarët kuptuan se nuk kishin aleatë jashtë interesave të tyre; se gjithkush që kërkonte protektoratin ndaj Shqipërisë e desh jo për të krijuar një Shqipëri të madhe, as për të garantuar sovranitetin e pavarësinë e saj. Ishte ky mësim që bëri që shqiptarët, ndryshe nga politikat qeveritare, të rreshtoheshin në krah të aleatëve të mëdhenj, në krah të fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, për të mos lejuar që vendi i tyre të bëhej pre e ricopëtimit”, tha ai.
Në fund, Gjinushi shtoi se Janë vlerat politike dhe morale të kësaj periudhe heroike, që janë evidentuar nga studiuesit dhe do të evidentohen me profesionalizëm edhe nga punimet e kësaj konference; janë këto vlera historike që kanë bërë që edhe sot, pas 100 vjetësh, Lufta e Vlorës të jetë lufta më e papërfolur, më e papërbaltur, edhe prej mendjeve më kritike e më tendencioze, qoftë për rëndësinë që ka, qoftë për vlerat ushtarake, qoftë për vendin e rolin që zë në historinë e Shqipërisë”./atsh