Andueli

Shenjtërimi i Nënë Terezës/Me gjak, unë jam shqiptare!

Kryeministri Rama e nis ditën me një video për shenjtoren e madhe shqiptare Nënë Tereza.

“MIRËMËNGJES dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme me mesazhe të shenjtores.
Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtore, Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë. Sot është dita e shenjtërimit të saj.

Nënë Tereza lindi në vitin 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë. Nga ky moment Nënë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.
“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.

Shenjtërimi i Nënë Terezës/Me gjak, unë jam shqiptare! Read More »

Rudina Hajdari braktis Myslim Murrizin/ Ja me cilët do ta krijojë partinë e re

Deputetja Rudina Hajdari do të formojë një parti të re, jo me kolegët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, por me “Nisma Thurrje”.

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e cila nuk iu përgjigj thirrjes së partisë për braktisjen e Kuvendit, ka qenë dhe mbetet deri tani pjesë e së ashtuquajturës “opozita e re parlamentare”.

Ajo konfirmoi sot se nuk do të jetë pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, që pritet të drejtohet nga Myslym Murrizi, por do të krijojë partinë e saj. Nuk dihet ende emri i partisë, apo detaje të tjera për të, por pritet që ajo të zyrtarizohet në ditët në vijim.

“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Javën tjetër nisim takime nëpër rrethe”, – u shpreh Rudina Hajdari për Report TV.

Ndërkohë, pak ditë më parë deputeti Halit Valteri zbuloi logon e partisë më të re, Lëvizja Demokratike Shqiptare, pjesë e së cilës është edhe ai vetë.

Kjo parti është krijuar nga grupi i deputetëve opozitarë të dalë nga listat e PD-së, por Rudina duket se e ka refuzuar edhe atë.

Ajo do të garojë me një parti të re, në bashkëpunim me një grup të rinjsh, të cilët pretendojnë se i përkasin shoqërisë civile, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, për të cilat nuk është përcaktuar ende një datë zgjedhjesh.

Opozita kërkon 18 prillin, ndërsa PS-ja kërkon që zgjedhjet të zhvillohen në çdo datë, përveç 2 majit.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot përfaqësuesit e partive kryesore, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

/NOA.al

Rudina Hajdari braktis Myslim Murrizin/ Ja me cilët do ta krijojë partinë e re Read More »

Aktori i humorit Julian Deda i bën dedikimin romantik bashkëshortes: ‘Bashkë deri në frymën e fundit’

Ditën e sotme aktori i humorit Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Armanda, festojnë 15-vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë ditë të shënuar, çifti të cilët janë prindër të një vajze dhe një djali, kanë shkuar në kishën ku u martuan.

Juli ka ndarë një fotografi nga ambientet para kishës teksa shkruan:

“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vjet më parë i thamë PO njeri tjetrit. U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit.

P.s. Ju dua shumë znj. Deda…” /noa.al

Aktori i humorit Julian Deda i bën dedikimin romantik bashkëshortes: ‘Bashkë deri në frymën e fundit’ Read More »

Rama pranon cdo datë për zgjedhjet përvec 2 majit

Gjatë ditës së sotme Presidenti Ilir Meta po zhvillon konsulta për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Në takim me kreun e shtetit në orën 11.00 shkoi Kryeministri Edi Rama, i cili mësohet të jetë shprehur i hapur për çdo datë, me përjashtim të 2 majit, kur janë Pashkët ortodokse.

Tashmë Presidenti pritet të vendosë një datë, teksa partitë e vogla opozitare kanë propozuar 18 majin si datën më të mundshme.

Në orën 12.00 Meta do të presë në takim kryedemokratin Lulzim Basha.

Ndërkohë në orën 12.30 në takim do të jenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në 17.30 pritet të shkojë në Presidencë edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari. Pas këtyre konsultave kreu i shtetit pritet të dalë me një datë për zgjedhjet e vitit 2021. /noa.al

Rama pranon cdo datë për zgjedhjet përvec 2 majit Read More »

Zbuloni kush janë 12 deputetët shqiptarë me pasuri nga 1-700 milion euro

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka në përbërje gjithsej 12 milionerë. Bazuar në regjistrat për deklarimin e pasurisë, të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pasuria e këtyre deputetëve fillon nga 1 milion euro, derisa ka edhe deputetë që zotërojnë pasuri deri në 700 milionë euro. Por, kush është deputeti që gjendet në krye të milionerëve të Kuvendit?

Tash e sa vite, Behgjet Pacolli, vlerësohet të jetë njeriu më i pasur në vend. Shtëpitë, tokat milionëshe, avioni privat, veturat, aksionet në shumë kompani e miliona euro para të gatshme nëpër institucione financiare, i mundësojnë atij që të jetë i pari në listën e zyrtarëve milionerë të vendit.
Bazuar në deklarimin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai ka pasuri në vlerë rreth 700 milionë euro.

Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro.

Ai ka në pronësi edhe hotelin Swiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro. Në total, vlera e pasurive të paluajtshme që posedon ai shkon në rreth 200 milionë euro.
Përveç veturave të shumta që zotëron, Pacolli ka edhe avion privat, vlera e të cilit llogaritet të jetë rreth 10 milionë euro.

Pasuria e ish zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë rreth 500 milionë euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100%.

Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro.

Të hyrat e tij vjetore sillen rreth pesë milionë euro. Këto para ai i merr nga Banka Ekonomike, Mabetex Holding, depozitat në bankë dhe Kuvendi i Kosovës.

Pasuri të majme ka edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi. Ai ka në pronësi gjashtë parcela, tri shtëpi, një banesë, dy lokale dhe një villë, vlera e të cilave sillet rreth 2 milionë e 800 mijë euro.

Përveç pasurive të paluajtshme, ai është edhe aksionar në 17 kompani. Vlera e aksioneve që posedon Abrashi shkon diku rreth 3 milionë e 500 mijë euro.

Abrashi ka deklaruar se ka në pronësi edhe dy vetura kogja të shtrenjta. Veturat e tij kushtojnë rreth 113 mijë euro, derisa fëmijët dhe babai i tij kanë vetura që kushtojnë rreth 12 mijë euro.

Si para të gatshme në banka, deputeti i AAK’së i ka deklaruar rreth 540 mijë euro. Para të majme nëpër banka kanë edhe familjarët e tij. Babai i tij ka rreth 26 mijë euro, fëmijët 3 mijë e 300 euro, derisa rreth 30 mijë euro figurojnë në llogari të bashkëshorteve jashtëmartesore.

Por, pavarësisht pasurisë që ka, atij nuk i mungojnë edhe detyrimet financiare ndaj bankave. Abrashi ka thënë se ka kredi në vlerë mbi 1 milion e 500 mijë euro.

Ai merr edhe 360 mijë euro, si të hyra vjetore, derisa në fund të deklarimit ka treguar se i ka pranuar 3 milionë e 700 mijë euro nga shitja e një toke.

Një prej milionerëve që është pjesë e Kuvendit të Kosovës është edhe ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë, deputeti i AAK’së ka deklaruar se ka në pronësi një tokë në vlerë 1 milion e 500 mijë euro, një shtëpi që thotë se kushton 280 mijë euro dhe një banesë, vlera e të cilës sillet rreth 80 mijë euro.

Tek pasuritë e luajtshme, ai ka deklaruar dy veturat e tij në vlerë rreth 30 mijë euro, veturën e bashkëshortes që kushton gati nëntë mijë euro dhe veturën e fëmijëve në vlerë 16 mijë euro.

Ish ministri ka para të gatshme në banka 3 mijë euro, derisa bashkëshortja dhe fëmijët kanë para cash në vlerë afër 11 mijë euro.

Lekaj ka edhe detyrime financiare ndaj bankave. Në regjistrin për deklarimin e pasurisë, figuron se ai ka kredi në vlerë 75 mijë euro që e kishte marrë për blerjen e një banese, kohëzgjatja e së cilës është 10 vite.

Si të hyra vjetore, ai e ka deklaruar pagën që e kishte marr si Ministër i Infastrukturës, në vlerë 22 mijë euro.

Pjesë e listës së milionerëve të Kuvendit është edhe Fatmir Rexhepi.

Vetëm aksionet që ka në dy kompani e bëjnë milioner deputetin e LDK’së. Ai ka aksione mbi 1 milion euro në dy kompani.

Pasuria e tij nuk mbaron këtu. Rexhepi ka deklaruar se ka në pronësi bashkë me fëmijët edhe tri banesa, dy parcela dhe një shtëpi, që thotë se kushtojnë rreth 370 mijë euro.

Tek pasuritë e luajtshme, deputeti e ka deklaruar veturën e tij në vlerë 48 mijë euro, veturën e bashkëshortes që thotë se kushton 21 mijë euro, si dhe dy veturat e fëmijëve në vlerë 26 mijë e 500 euro.

Ai ka edhe para të majme të kursyera në bankat e vendit. Rexhepi thotë se i ka 93 mijë euro “cash”, dhe 533 mijë euro të tjera, në pronësi të përbashkët.

Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 50 mijë euro, derisa të hyrat vjetore të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, kapin vlerën rreth 40 mijë euro.

Edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, po del të ketë goxha pasuri.

Pasuritë e paluajtshme që ka në pronësi Kokaj, kanë vlerë mbi 1 milion euro.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Kokaj ka deklaruar se ka në pronësi shtëpi dhe bibliotekë në vlerë prej 480 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë 140 mijë euro, dy banesa në vlerë prej rreth 80 mijë euro secila dhe një dyqan në vlerë 380 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë Toyota në vlerë 12 mijë euro, që thotë ta ketë blerë nga të ardhurat mujore dhe veturën e djalit në vlerë 4 mijë e 500 euro.

Në banka ai ka para të gatshme në vlerë prej 14 mijë euro, 43 mijë euro të tjera i ka bashkë me familjarët e tjerë dhe 30 mijë euro të tjera ka bashkëshortja e tij, derisa detyrime financiare ndaj bankave thotë se nuk ka.

Kokaj merr 111 mijë e 468 euro të hyra mujore nga Universiteti i Kuvajtit dhe 1 mijë e 460 euro nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si deputet.

Për gjithë pasurinë që ka, Kokaj në fund të regjistrit ka dhënë edhe një shpjegim se si e ka arritur.

“Fitimet me të cilat është arritë pasuria e lartëshënuar: Të ardhurat mujore janë siguruar nga diaspora: nga Universiteti Carbegie Mellon Pittsburgh, 1990-1992. Të ardhurat mujore nga Universiteti i Kuvajtit nga viti 1992-2019: + biletat e të gjitha udhëtimeve + mobilimi i banesës në mënyrë periodike + shkollimi i fëmijëve në të gjitha nivelet ishin të paguara + 3107 KD (9289 Euro) mujore”, thuhet në regjistrin e publikuar nga AKK-ja.

Milioner është edhe deputeti nga radhët e Listës Serbe, Ljubinko Karagjiq. Vetëm një tokë që e zotëron, ka vlerë 1 milion e 300 mijë euro.

Përveç tokës, ai ka edhe një shtëpi në vlerë 100 mijë euro, apartament që kushton 60 mijë euro dhe mal.

Si pasuri të luajtshme, Karagjiq ka deklaruar veturën e tij që thotë se kushton 15 mijë euro.

Ai ka 2 mijë euro të gatshme në banka, derisa bashkëshortja e tij ka rreth 4 mijë euro. Bashkëshortja e tij ka edhe një kredi në vlerë 30 mijë euro.

Karagjiq merr 13 mijë euro të hyra vjetore. Të njëjtën shumë e merr edhe bashkëshortja e tij.

E për dallim nga këta deputetë që pothuajse të gjithë pasurinë e kanë në emër të tyre, janë edhe gjashtë deputetë që janë milioner me pasurinë e familjes.

Deputetja e LDK’së, Saranda Musliu, në regjistrin e pasurisë ka deklaruar një fabrikë në vlerë 6 milionë euro, që është në pronësi të babait të saj, një shtëpi në vlerë 300 mijë euro, një villë pushimore që kushton 200 mijë euro, dy banesa të cilat kushtojnë rreth 350 mijë euro dhe një tokë, vlera e të cilës sillet rreth 50 mijë euro.

Vetë Musliu ka në pronësi një veturë në vlerë 15 mijë euro, derisa babai i saj posedon gjashtë makina, të cilat kushtojnë 112 mijë euro.

Babai i Musliut ka edhe rreth 12 mijë euro para të gatshme në banka.

Si të hyra vjetore, Musliu ka deklaruar se merr 1 mijë e 400 euro nga Kuvendi i Kosovës dhe 600 euro nga një biznes familjar.

Edhe deputeti tjetër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëlzen Hajdini është pjesë e kësaj liste.

Gjashtë banesa, një lokal afarist, një tokë bujqësore dhe një shtëpi me truall që ka në pronësi bashkë me familjarët kanë vlerë mbi 1 milion euro.

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë në vlerë 7 mijë euro.

Hajdini ka edhe detyrime financiare ndaj bankave. Ai ka dy kredi në vlerë 18 mijë euro.

Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 16 mijë euro.

“Ne pjesën e deklarimit të përbërjes familjare kam deklaruar vetëm anëtarët e familjes me të cilët jetoj në bashkësi familjare. Në këtë formular kam deklaruar vetëm të hyrat e familjes sime me të cilën jetoj dhe pronën familjare të përbashkët nga e cila do të trashëgoj pjesën time mbas ndarjes së kësaj prone”, ka sqaruar ai në fund të regjistrit.

Bazuar në deklarimin e pasurisë, milionere është edhe deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deputetja e LDK’së ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët tri lokale afariste në vlerë rreth 900 mijë euro dhe dy shtëpi në vlerë mbi 500 mijë euro.

Tek pasuritë e luajtshme, ka deklaruar veturën e saj në vlerë 10 mijë e 500 euro, veturën e bashkëshortit që kushton 9 mijë e 500 euro dhe një veturë të përbashkët, vlera e së cilës sillet rreth 4 mijë e 500 euro.

Bashkëshorti i saj është edhe aksionar në një kompani. Vlera e aksioneve që ka në pronësi sillet rreth 52 mijë euro.

Deputetja i ka 800 euro të gatshme në bankë dhe një kredi në vlerë 25 mijë euro, me kohëzgjatje pesë vite.

Të hyrat e saj vjetore sillen rreth 15 mijë euro.

Pasuri milionëshe ka edhe familja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadanit. Vetëm tri troje që posedon babai i tij kapin vlerën e mbi 3 milionë euro.

Vetë Ramadani ka në pronësi një veturë në vlerë 15 mijë euro, që thotë ta ketë blerë nga kursimet, derisa bashkëshortja e tij ka një veturë që kushton pesë mijë euro dhe stoli ari në vlerë katër mijë euro.

Si para të gatshme, ai i ka deklaruar rreth 4 mijë euro, që i zotërojnë fëmijët e tij.

Të hyrat vjetore të Ramadanit sillen rreth 22 mijë euro, të cilat i merr si pagë dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës.

Në listën e milionerëve hyn edhe deputeti Veton Berisha. Pasuria që ka në pronësi bashkë me familjarët e kalon një milionëshin.

Berisha ka deklaruar pesë toka të babait në vlerë prej rreth 800 mijë euro, dy shtëpi në vlerë mbi 100 mijë euro, një pishinë publike që kushton 60 mijë euro dhe një banesë në vlerë 30 mijë euro.

Tek pasuritë e luajtshme, Berisha ka deklaruar veturën e tij në vlerë 8 mijë e 500 euro, që thotë se e ka dhuratë nga vëllau dhe veturën e bashkëshortes, që kushton pesë mijë euro.

Si para të gatshme, thotë se i ka rreth 1 mijë e 700 euro, derisa ka edhe një kredi në vlerë 8 mijë e 400 euro.

Berisha merr të hyra vjetore në vlerë gati 28 mijë euro, që i merr si pagë dhe mëditje nga Kuvendi.

Pjesë e listës së milionerëve të Kuvendit është edhe deputeti Xhavit Uka.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deputeti ka deklaruar toka, objekte hoteliere dhe afariste në vlerë rreth 4 milionë euro.

Pasuria e familjes Uka nuk përfundon këtu. Ata kanë në pronësi edhe nëntë vetura në vlerë prej afër 80 mijë euro.

Uka ka rreth pesë mijë euro para “cash”, derisa i ka deklaruar edhe 10 mijë të tjera në pronësi të përbashkët.

Tek të hyrat vjetore ka deklaruar 2 mijë euro, që i merr si pagë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës./Gazeta Express

Zbuloni kush janë 12 deputetët shqiptarë me pasuri nga 1-700 milion euro Read More »

Moti sot/ Ja sa do të shkojnë temperaturat

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 14°C në relievet malore deri në 20°C në ato bregdetare dhe të ulta.

Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje e lehtë me vlera nga 27°C në relievet malore deri në 34°C në ato të ulta.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore hera-herës fiton intensitet deri në 20-25m/s.

Moti sot/ Ja sa do të shkojnë temperaturat Read More »

‘Dua të jetoj deri 150 vjetë’/ 120-vjecarja me orgjinë shqiptare, tregon sekretin e jetëgjatësisë

Ajo është renditur si personi më i vjetër i gjallë në botë – pasi më 14 mars, gjyshja mbushi 120 vjeç.

E moshuara iu mbijetoi jo vetëm bashkëmoshatarëve tw saj, por edhe shumë fëmijë të bashkëmoshatarëve të saj.

Gjyshja madje edhe stërgjyshja i nënshtrohet rregullisht kontrolleve mjekësore. Çdo vit, mjekët thonë të njëjtën gjë: je plotësisht e shëndetshme, madje mund të dërgojmë që nesër për të eksploruar hapësirën.

Pavarësisht një jete kaq të gjatë, Lumturie Shpërdhea, rrallë herë u largua nga fshati i saj dhe ajo gjithmonë i refuzoi ofertat kur fëmijët i kërkonin asaj të transferohej në qytet.

Sidoqoftë mosha bënë të vetën, – mendonin shpesh fëmijët e saj. Por vitet e shumta që mbante në kurriz e moshuara jetëgjatë, i jepnin një siguri në vetvete.

Lumturie Shpërdhea jeton në një shtëpi të madhe prej druri, e cila ishte ndërtuar nga burri i saj i ndjerë shumë kohë më parë. Kjo grua kaq e moshuar tregon një kujdesje të madhe për shtëpinë e saj. Dhe përveç kësaj, ajo ka gjithashtu edhe një kopsht – 10 hektarë, të cilin e përpunon çdo vit. Dhe gjithashtu gjyshja jetëgjatë kujdeset për kafshët e saj shtëpiake, pasi ka një lopë, disa dhi dhe pula. Dhe është për t’u theksuar se gruaja e moshuar ka forcë të mjaftueshme për t’i bërë të gjitha këto punë vetë.

E moshuara jetëgjatë dha këtë intervistë (Botasot), për të zbuluar sekretin e saj kryesor – si të jetojmë kaq gjatë dhe të mos sëmuremi. Tashmë që jemi rehatuar në një tryezë ku është e shtruar me byrekë të përgatitur nga vetë ajo, ne e kuptojmë menjëherë se Lumturia ka shumë punë të tjera për të bërë përveç nesh. Kështu që ne nuk duam ta vonojmë atë për një kohë të gjatë me kërkesat tona, dhe për këtë arsye menjëherë vazhduam për ti treguar arsyen se përse kishim ardhur deri tek ajo për ta intervistuar.

– Lumturie, ju keni jetuar një jetë kaq të gjatë. Shumë më të gjatë se kushdo tjetër dhe dua të them se kjo është shumë mbreslënëse. Si e keni bërë të mundur këtë gjë?

Po, unë u kam thënë vazhdimisht të gjithëve që më bëjnë këtë pyetje (gazetarët e vizitojnë rregullisht gruan e moshuar jetëgjatë). Gjithçka ka të bëjë me enët e pastra të gjakut. Kjo është ajo që më mësoi Petriti përpara luftës. Petriti jetonte në fshatin tonë, ai ishte mjek popullor me profesion, i cili përdorte barna bimore. I gjithë fshati vinte tek ai për t’u kuruar dhe jo vetëm, pasi kishte edhe nga ata që vinin edhe nga fshatrat e tjerë. Dhe në kohën e luftës atë e morën për të shëruar ushtarët e plagosur dhe kështu ai nuk u kthye më. Ne atëherë jetonin pranë shtëpisë së tij. pasi ishim komshinj.

Mbrëmjeve të gjithë bashkë uleshim pranë shtëpisë. Bënim muhabet. Dhe ishte ai që më tregoi se si dhe çfarë duhej të kuroja. Unë atëherë kisha një motër. Ajo kishte shumë probleme shëndetësore. Prindërit i i kuruan enët e gjakut dhe ajo filloj që të shërohej gradualisht. Dhe që atëherë, ne kemi besuar se enët e gjakut – janë gjëja kryesore, dhe është shumë e nevojshme që ju duhet t’i mbanin nën monitorim gjithmonë. Që atëherë ne jemi e gjithë si familje që kujdesemi për to. Prindërit, megjithatë, vdiqën tragjikisht në vitet 87. Dhe motra ime gjithashtu jetoi një kohë të gjatë, por më pak se unë. Ajo vdiq në moshën 95 vjeçare. Unë gjithashtu, u jap gjithmonë udhëzime fëmijëve të mi se si duhet të kujdesen për enët e gjakut.

Dhe për këtë arsye sekreti i jetëgjatësisë është në enët e gjakut, ato duhet të pastrohen herë pas here. Por askush nuk e bën këtë, dhe për këtë arsye shumë njerëz jetojnë pak. Kjo u kushtohet veçanërisht pensionistëve, të cilët jetojn në qytet. Ata pëlqejnë të pinë ilaçe të ndryshme dhe mendojnë se ato do t’i ndihmojnë ata. Kur isha në qytet tek mbesa ime, u befasova shumë nga kjo gjë. Të gjithë ata që ishin të sëmurë, ishin të moshës 60 vjeç. Kështu pra i ndihmojnë ilaçet e tyre. Në fund të fundit, ilaçet me përbërës kimik janë të fortë. Por në qoftë se ata do të pastronin enët e tyre të gjakut, ata do të ishin më të shëndetshëm dhe më aktivë, siç jam edhe unë.

– Lumturie, sipas mendimit tuaj, nëse një person me shëndet të dobët fillon të pastrojë enët e tij të gjakut, a do të jetë në gjendje të jetojë më gjatë?

Sigurisht! Dhe si mund të jetë ndryshe? Epo ju mund ta gjykoni edhe vetë. Gjaku rrjedh nëpër enë, pasi është ushqim për të gjitha organet e tjera të trupit. Sa më i mirë të jetë ushqimi, aq më të shëndetshëm do të jenë organet. Shëndeti i njeriut është i varur shumë nga shëndeti i enëve të gjakut. Por duhet të dimë që enët e gjakut filojnë të bëhen pis me kalimin e kohës. Në të vërtetë, në gjak mund të ketë edhe papastërti, si dhe të gjitha llojet e substancave të tjera jo të tretshme, që rrjedhin nëpër enët e gjakut. Ata thjesht nuk kanë se ku të shkojnë. Enët e gjakut, përfundimisht bëhen të pista njësoj si tubat që zënë ndryshk. Dhe kështu gjaku ndalon të rrjedhë në organet e brendshme. Si rezultat, ato janë të uritura dhe të sëmura. Veshkat, stomaku, mëlçia ose fshikëza e urinës – të gjitha vuajnë nga furnizimi i dobët me gjak. Edhe koka. Imagjinoni nëse, për shembull, unë do të ndaloj së ushqyeri normalisht lopën. Ajo do të fillojë të sëmuret menjëherë!

Dhe në qoftë se furnizimi me gjak do të jetë drejt përmirësimit, do të përmirësohen edhe organet e tjera gjithashtu. Ndoshta një njeri, natyrisht, mund të mos jetojë kaq shumë kohë sa unë, por më shumë, është e sigurt që do të jetojë. Për 3, 5, ose mundet që edhe 10 vjet më shumë. Të gjithë kështu janë shëruar në kohët e mëparshme, kur nuk kishte pilula, dhe të gjithë ishin të shëndetshëm.

Sapo mu kujtua një histori. Mua dikur më shkruajti një grua. Burri i saj kishte një vuajtje të tmerrshme nga hipertensioni. Kishte kaluar disa herë në para-infrakt. Mjekët i kishin thënë se ai nuk do mund të jetonte shumë gjatë. Duhet që të blini menjëherë vend në varreza. Ajo gjithashtu më pyeti edhe mua, se çfarë mund të bënte që ta sheronte burrin e saj. Me shpresën se mos unë dija ndonjë sekret. Unë, sigurisht që i sygjerova që të kryente një pastrim të enëve të gjakut. Nuk dija asnjë sekret tjetër përveç këtij. Dhe që nga ai moment kan kaluar më shumë se 10 vjet. Burri i saj tani ëshë akoma gjallë, gëzon shëndet të plot dhe ai tashmë nuk vuan më nga hipertensioni. Pas kësaj ndodhie, ata filluan të pastronin enët e gjakut të gjithë si familje. Dhe mua më urojnë çdo vitë për ditëlindjen time. Dua të them se kështu historish të vërteta di jashtëzakonisht shumë.

Gazetarët gjithashtu më pyesin shpeshë për këtë, dhe unë gjithmonë u jam përgjigjur në lidhje më këtë. Por, mesa duket, mua askush nuk arrin të më dëgjojë! Dhe kjo është për të ardhur keq! Në qoftë se mund të pastroni enët tuaja të gjakut, çdo njeri mund të jetojë gjatë dhe ajo çka është më e rënësishmja do të jenë gjithmonë të shëndetshëm! Në fund të fundit, edhe të jetosh gjatë dhe i sëmurë, nuk është aspak e këndshme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e enëve të gjakut është arsyeja që deri në 93% shkaku i zhvillimit edhe të sëmundjeve të tjera: që nga sëmundjet e traktit gastrointestinal deri në dëmtimin e shikimit. Po ju si e kryeni procesin e pastrimit të enëve të gjakut? Vetë? A mund të na tregoni rreth kësaj recete që edhe lexuesit e tjerë të jenë në djeni?

Më përpara e kam kryer vetë si procedurë. Zieja disa barna bimore speciale. Më përpara kisha më shumë fuqi. Ikja vetë në pyll dhe nëpër fusha të ndryshme për t’i mbledhur, dhe më pas kryeja procesin e tharjes dhe në fund i përgatisja. Unë e kam kryer procesin e pastrimit të enëve të gjakut një herë në dy vjet. Më shpesh nuk është e nevojshme, pasi edhe enët e gjakut nuk mund të fillojnë të bëhen pisë për kaq kohë. Por tani nuk i mbledh më vetë bimet. Pasi është e nevojshme që të shkohet në pyll vetëm në një periudhë të caktuar. Kam dhe shumë punë të tjera për të bërë.

Kam rreth 15 vjet që nuk e bëj më këtë punë. Unë kam vajzën time të madhe e cila jeton në Gjermani. Ajo më dërgon ilaçe, të cilat më vinë më një çmim të ulët me postë. Me këtë ilaç jam duke e kryer procesin e pastrimit të enëve të gjakut tani. Kaltra, ajo punon tani në postë tani dhe mi sjell gjithmonë në shtëpinë time ato. Ky produkt po më ndihmon më shumë sësa bimët. Po, dhe siç ju thash edhe më sipër, nuk kam më fuqi që ti mbledh ato. Edhe pse jam e shëndetshme, mosha bënë të vetëm. Plakjen mund ta ngadalësosh, po asnjëherë nuk mund ta ndalosh atë.

Dhe si quhet ky ilaç?

Të them të drejtën as që nuk e mbaj mend fare. Mbaj mend vetëm çfarë ngjyre ka kutia e ilaçit. E bardhë me të kuqe. Por tashme e kam hedhur në mbeturina. Ndërsa sa për emrin e këtij ilaçi të mrekullueshëm, ju duhet të pyesni vajzën time më mirë. Unë mund t’ju jap numrin e telefonit në mënyrë që ju të komunikoni më të vetë. Por duke qënë se ajo jeton në Gjermani, mendoj se do t’ju kushtojë shumë lekë për ta marrë në telefon…

‘Dua të jetoj deri 150 vjetë’/ 120-vjecarja me orgjinë shqiptare, tregon sekretin e jetëgjatësisë Read More »

Kryemadhi: LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë

“LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë, që ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për familjen!”, tha Monika Kryemadhi.

Pas mbledhjes në Jalë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me disa të rinj dhe shprehet se LSI kërkon që t’i krijojë mundësi që të drejtojnë vendin.

Kryemadhi teksa ndau mazhe nga takimi shkruan se ndërsa PS i përçmon të rinjtë, LSI i mbështet ata, që ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre.

“Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe PS i përçmon dhe i mban larg djemtë dhe të rinjtë e Shqipërisë, LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë,” – tha Kryemadhi, – “në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre”.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka pasur në fokus kohët e fundit kryesisht të rinjtë.

Kryemadhi: LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë Read More »