Andueli

‘Akademia e Barinjve’/ Ministrja e Bujqësisë, sqaron shprehjen e cila bëri xhiron e rrjetit

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka sqaruar shprehjen “Akademia e Barinjve”, e cila bëri xhiron e rrjetit.
Teksa prezantonte buxhetin 2022 për sektorin që ajo mbulon, Krifca tha se kishte pasur një keqkuptim për atë që ajo kishte shprehur dhe se qëllimi kishte qenë të jepnin mbështetje për personat që e ushtrojnë atë profesion.

“Ka pasur një keqkuptim të ndodhur me artikulimin e fjalës akademi. Unë kërkova ndjesë për mënyrën se si u drejtova deputetes, është pjesë e emocioneve dhe entuziazmit mes kolegëve. Në lidhje me fjalën akademi, nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës, Zvicër e shumë të tjera. Ka një qasje të migrimit të profesionit, të atyre të vështira, po përpiqemi që të japim mbështetje për këtë profesion. Unë që në periudhën time si drejtoreshë, jam konsultuar. Është një program që do ta përforcojmë për ta ruajtur traditën, jo vetëm te barinjtë por dhe të fermerëve të rinj, do kemi kohë ta shpalosim programin në vijim. Desha ta sqaroj se ka pasur vëmendje dhe në media”, tha Krifca.

Më tej ajo dha edhe disa detaje lidhur me buxhetin e përcaktuar për ministrinë e Bujqësisë.

“Programi i sigurisë ushqimore, në vitin 2022 do të kemi një buxhet të lartë për sigurinë ushqimore me 2.3 miliardë lekë. Siguria ushqimore është e rëndësishme prandaj do të investojmë në kapacitete, higjienë dhe paketim. Do të pajisim 120 grupet e AKU-së me të gjithë pajisjet e duhura teknologjike për të bërë inspektimet. Do të matrikullojmë dhe vaksinojmë të gjithë kapacitetin tonë blegtoral që është një pasuri kombëtare. Nëpërmjet forcimit të dy autoriteteve kontrolluese që tashmë kontrollojnë të gjithë territorin për ushqimin, veterinarinë dhe bimët do të sigurojmë efektivitet me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit shqiptar.
Kemi përditësuar edhe regjistrin e fermerit që evidentojnë të gjithë fazat e zinxhit përfshirë edhe përdorimin e pesticideve. Buxheti i vitit 2022 do teë ketë si synim edhe fillimin e punës së librit të fermerit si një mekanizëm i pagabueshëm për prodhimin dhe eksportet. Programi i infrastruktturës, kullimit dhe ujitjes ka një buzhet prej 1.7 miliardë lekësh. Synon mbështetje të vazhdueshme për rritjen e prodhimit bujqësor”, vijoi Krifca.

‘Akademia e Barinjve’/ Ministrja e Bujqësisë, sqaron shprehjen e cila bëri xhiron e rrjetit Read More »

DJ i njohur shqiptar: ‘Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek ‘Big Brother VIP’

DJ i njohur shqiptar, Vin Veli, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku mes të tjerash ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga “Big Brother VIP Albania”, por e ka refuzuar.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura.”-tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin.

Mirëpo, pas kësaj vajzat në program, Shqipja dhe Erjola, e kanë ngacmuar duke thënë përgjigja nuk ishte e sinqertë. Madje, Erjola i tha se me këtë përgjigje po i duket “i akulltë si Bora”. Me sportivitet, Vini tha se është thjesht i sinqertë dhe si ai ka edhe njerëz të tjerë.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqëndrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë.”- mbylli ai fjalën e tij.

DJ i njohur shqiptar: ‘Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek ‘Big Brother VIP’ Read More »

Ngjarje e papritur në ‘Big Brother VIP’

E papritur në BBV. Sot banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e kanë nisur ditën me një zarf të zi,

Këtë herë njoftimi zyrtar i “Vëllait të Madh” lidhej me njërin prej banorëve.

Është fjala për Igli Zarkën, i cili ka vendosur të lërë menjëherë lojën, edhe pse ka vetëm pak ditë që ndodhet brenda në “Big Brother VIP”.

Bëhet e ditur se shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor.

Banorët dhe ne i urojmë Iglit të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë.

Ngjarje e papritur në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Aktorja tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie s*ksuale

Temë diskutimi e ditës së sotme në “Big Brother VIP” ka qenë mbi vendet e çuditshme ku banorët kanë kryer marrëdhënie se ksuale.
Arjola tregoi se me bindje mund të marrë meritat për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie sek suale.
Ky vend sipas aktores nuk konsiston në tokë por përkundrazi në qiell.

Pjesë nga biseda:
Arjola: Mund të kem vendin më të çuditshëm ku kam kryer marrëdhënie se ks uale
Beniada: Në lodra? Ku? Tek ato që rrotullohen?
Arjola: Jo, ato janë të fiksuara në tokë të paktën
Beniada: Po ku në qiell?
Arjola: Pikërisht, në qiell…

Aktorja tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie s*ksuale Read More »

Ish-konkurrenti zbulon skenarin: Kjo do të jetë fituesja e Big Brother VIP!

Elton Tozaj dhe Fjorentina Halili kanë qenë dy nga protagonistët që e dinë mirë se çfarë përjetohet në shtëpinë e spektaklit “Big Brother”.
Të ftuar në emisionin Ëxpuls”, ata folën për edicionin e parë të “Big Brother VIP”, ku u pyetën edhe nëse fituesi ishte i paracaktuar.

“Po, dhe është Arjola Demiri. Është Arjola sepse është produkt i Top-it dhe ajo po luan mirë, siç i kanë thënë. Big Brother tani fillon vërtetë”, tha Elton Tozaj, ndërkohë që u mbështet edhe nga Fjorentina.

Sipas të dy ish-konkurentëve, Donaldi dhe Iliri që lakohen si fituesë, nuk do të arrijnë të marrin vendin e parë. Gjithashtu Eltoni tregoi se gjatë eksperiencës së tij brenda shtëpisë, produksioni i jepte atij instruksione se si të vepronte.

Ish-konkurrenti zbulon skenarin: Kjo do të jetë fituesja e Big Brother VIP! Read More »

Arjani shp ërthen në lot dhe b raktis studion

Ngjarjet e djeshme të ndodhura në emisionin e dashurisë, i kanë habitur të gjithë. Situata e Alvisës dhe Hysenit i shokoi të gjithë ata në lojë dhe një audiencë të tërë pasi u zbulua se kanë qenë bashkë para se të hynin. Në lidhje me këtë situatë, opinionisti Arjan Konomi ka shpë rthyer në lot.

“Është tallur me mua, me produksionin, me publikun, me djemtë. Ke thënë kaq herë që je e vërteta, e vuajtura. Po moj po, je e vetmja po për shumë gjëra të tjera. Nuk kam çfarë them. E kuptoj që janë dy njerëz të dashuruar. Kam qenë viktima. Nuk di çfarë të them. U preka dhe duke dëgjuar Hysenin. Alvisa do dhe dashurinë, dhe famën, dhe televizionin, dhe Hysenin”, tha Arjani duke fajësuar bjonden simpatike për gjithçka.

“Situata është shumë e rëndë, gabimi shumë i rëndë. Më vjen keq që Hyseni ka qenë i përfshirë në këtë. Alvisa nuk ka më vend këtu.”-tha ai pasi u rikthye në studio.

Arjani shp ërthen në lot dhe b raktis studion Read More »

‘Donaldit i fshihen komentet negative’/ Arditi hedh dyshime ndaj produksionit

Ardit Çuni i eleminuari i radhës në Big Brother VIP, sot ishte i ftuar ne FanClub dhe gjatë bisedës nuk la pa përmendur mjaft ankesa që kishte ndaj produksionit duke e quajtur të njëanshëm.

“Donaldit i fshihen komentet negative, ndërsa të tjerëve jo. Nuk më vjen mirë kur nuk trajtohem njësoj”,- tha ai.

Ndërkohë prezantuesja e FanClub, Dojna Mema, i tha se komentet denigruese dhe cënuese fshihen për këdo, por Arditi tha se ka lexuar mjaft për veten dhe nuk i ka parë që të fshihen. Ai ceku dhe faktin e zarfit të zi, që e mori vetëm ai, kur ka parë që Donaldi e ka bërë disa herë shkeljen e të njëjtit rregull, por atij nuk i ka ardhur asnjë zarf paralajmërues.

Arditi shprehu pakënaqësi edhe për faktin se nuk i është bërë asnjë surprizë, i vetmi nga banorët sipas tij, por këtu Dojna e kundërshtoi duke i thënë se as Donaldit nuk i është bërë pasi Bora erdhi për Semin.

Sipas Arditit, Paloma ka qenë e infiltruar. Ai sqaroi se tani i ka sheshuar marrëdhëniet me të, pavarësisht se e konsideron person tendencioz.

Përsa i përket Beniadës ai tha se me shumë mundësi do vazhdojnë diçka jashtë dhe se ka pëlqim për të e tregoi se ajo e vlerëson shumë si person.

‘Donaldit i fshihen komentet negative’/ Arditi hedh dyshime ndaj produksionit Read More »