Andueli

Vetëm zgjedhjet e lira, të drejta dhe të ndershme, garantojnë edhe konkurrencën në treg dhe ekonomi!

Duke ndarë një opinion, Presidenti Ilir Meta ndan bindjen se ku nuk ka garë, ka korrupsion.

“Po është konkluzion i drejtë se ku s’ka garë, ka korrupsion. Vetëm zgjedhjet e lira, të drejta dhe të ndershme, garantojnë edhe konkurrencën në treg dhe ekonomi!”, shkruan Presidenti, duke ndarë shkrimin që gjeni më poshtë.

Ku s’ka garë, ka korrupsion- Nga Ervis Iljazaj

Korrupsioni, mungesa e transparencës dhe garës në prokurime, praktikat e partneritetit publik-privat (PPP) dhe ato të bizneseve informale mbeten problemet kryesore që sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dëmtojnë klimën e biznesit dhe pengojnë investimet e huaja në Shqipëri.

Në thelb, ajo çfarë ka theksuar raporti i DASH, është ajo çfarë dihet botërisht. Ku s’ka garë, konkurrence dhe ku nuk zbatohen liritë ekonomike, ka korrupsion.

Qeveria Rama, në vitet e fundit, ka kryer disa investime strategjike, kryesisht rrugë, të cilat disa kanë filluar disa jo, por që kontratat janë të firmosura. Është i famshmi projekti një miliard euro, që do të shpenzohej nëpërmjet partneritetit publik-privat.

Një projekt i cili u kritikua shumë, jo vetëm nga një pjesë e ekspertëve të ekonomisë shqiptarë, por edhe nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore. Arsyeja kryesore e kritikave ishte rritja e borxhit publik në vitet e ardhshme, që do të jetë një peshë e madhe për buxhetin e brishtë shqiptar.

E megjithatë, problemi më i madh i të gjithë projektit një miliard euro nuk është rritja e borxhit , por mënyra se si po shpenzohen ato para. Qeveria shqiptare, me një guxim të çuditshëm, është duke shpenzuar paratë e shqiptarëve pa garë dhe në mënyrë arbitrare. Pa hyrë në debatin e kostove të tyre, që për shumë projekte janë kosto absurde, shqetësues është fakti se këto para nuk tenderohen me një garë të hapur për të gjithë, por me disa metoda të dëmshme, që më së paku hedhin dyshime të mëdha për abuzimin me buxhetin e shtetit dhe janë premisë për korrupsion, ashtu sikurse e thekson dhe raporti i DASH.

Instrumente të tilla si oferta të pakërkuara, apo tenderime të drejtpërdrejta, janë duke u kthyer në normë dhe një zakon i rrezikshëm për politikat ekonomike të qeverisë. Në këtë mënyrë është duke u shkelur haptazi liria ekonomike, e cila është një parim kushtetues, që nënkupton që paratë e shqiptarëve duhet të jenë të aksesueshme me garë nga të gjithë, për të mirën e ekonomisë dhe zhvillimit në Shqipëri.

Kështu që, për t’u dhënë fund mundësive të abuzimit me paratë e buxhetit të shtetit, duhet me patjetër që në Kushtetutën e Shqipërisë të shkruhet që asnjë lek i shqiptarëve nuk do të shpenzohet pa garë të hapur dhe transparente. Të gjitha instrumentet e tjera si oferta të pakërkuara, që janë burim për korrupsion, duhen të ndalohen nga Kushtetuta e Shqipërisë. Në fakt, ky duhet jetë një propozim racional i opozitës shqiptare për t’i dhënë fund këtij fenomeni që është kthyer në një sëmundje të qeverisjes dhe ekonomisë shqiptare.

Opozita në retorikën e saj dhe denoncimet ndaj qeverisë, i ka dhënë një hapësirë të rëndësishme luftës kundër oligarkisë, ashtu sikurse e quan ajo. Madje ka premtuar se do tja u marrë atyre dhe do ja u kthejë shqiptarëve.

Kuptohet fare qartë se, me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë opozita, kjo është gjë e parealizueshme për shumë arsye. Nuk ka ndodhur asnjëherë që në Shqipëri që opozita kur ka ardhur në pushtet të ketë ndërmarrë një aksion të tillë. Jo për faktin se s’ka pas vullnet në disa raste, por për faktin se mungojnë instrumente ligjore për ta bërë një gjë të tillë.

Prandaj, opozita nëse vërtet do t’u bëjë një të mirë shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre, duhet të japë një zgjidhje afatgjatë për të luftuar një fenomen të tillë. Le të propozojë një nen kushtetues ku të ndalohen të gjitha ofertat e pakërkuara, tenderimet e drejtpërdrejta, apo çdo instrument tjetër që është burim korrupsioni, dhe ku të shkruhet se paratë e shqiptarëve do të shpenzohen të gjitha me konkurrencë dhe në mënyrë transparente. Vetëm kjo mënyrë është një premtim i besueshëm, është racional dhe i arsyeshëm. Të gjitha të tjerat janë thjesht retorikë politike.

Ajo cka e shkatërron një demokraci është pikërisht mungesa e garës në çdo fushë. Aq më tepër në fushën ekonomike. Kështu që, për të ndaluar arbitraritetin e qeverisë me paratë e shqiptarëve, u duhet hequr qeverive çdo instrument që është burim korrupsioni. Dhe duke njohur natyrën e politikës shqiptare, potenciali për të abuzuar me buxhetin është i madh dhe prezent në çdo kohë.

Vetëm zgjedhjet e lira, të drejta dhe të ndershme, garantojnë edhe konkurrencën në treg dhe ekonomi! Read More »

Me lot e dhimbje të thellë babai i 10-vjeçarit Nik Ndoji rrëfen momentin kur pa gjithë skenën me sy, kur fëmija u ak sidentua nga ambulanca

Ngjarja e rëndë e ndodhur në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, në vendin e quajtur Bularat, ku një ambulancë duke ecur me shpejtësi aksidentoi një fëmijën 10-vjeçar, i cili për pasojë ndërroi jetë, shokoi mbarë opinionin publik më 15 gusht.

Pas shumë orësh pritje për të kaluar kufirin familja Ndoji u përball dhe me humbjen e fëmijës. Me lot e dhimbje të thellë babai i 10-vjeçarit Nik Ndoji rrëfen momentin kur pa gjithë skenën me sy, kur fëmija u aksidentua nga ambulanca dhe u nis për në spital me një ambulancë tjetër.

Ai tregoi në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se djali, i plagosur shoqërohej vetëm nga e ëma, pasi infermierja qëndroi me shoferin dhe ambulanca nuk kishte as oksigjen. I vështirë ishte po ashtu momenti kur mjeku iu njoftoi vdekjen dhe Nik duhet të ishte i fortë dhe për djalin tjetër dhe gruan që përfundoi në oksigjen.

A ju ka telefonuar kush nga ana e shoferit të ambulancës apo dikush tjetër?

Asnjëri në botë nuk më ka marrë mua për këtë rast në telefon.

Çfarë ndodhi me vogëlushin pas aksidentit?

Shkuam në spital. Na treguan që çuni nuk ishte më në jetë. Në momentin kur shkuam në spital, më çoi policia. Një infermiere dhe një ambulancë që e ka çuar çunin, nuk kishte as oksigjen, infermierja ndenji me shoferin. Nusja ndenji me fëmijën.

Çfarë thoshte nusja juaj?

Ajo thoshte ishte në jetë sikur të…Por dhe ajo nuk ka qenë në gjendje, ka qenë e shokuar.

Skeda e vdekjes e thotë besoj kur ka ndërruar jetë?

Nuk e kam parë por doktori më ka thënë që fëmija ka shkuar pa jetë në spital.

Ju thoni që ka pasur shenja jete?

Nusja që më ka thënë që e ka pasur në dorë, ka qenë vetëm me djalin. Nusja më thotë se ai ishte mirë.

Ju shkuat në spital me djalin tjetër?

Në momentin që hyra tek spitali, pashë infermieren që ishte në ambulancën që kishte transportuar djalin, i them çuni jeton?

Më thotë po. I them përsëri, më thotë po. Kisha dhe djalin tjetër e mundohesha të forcohesha për çunin që të mos kishte probleme. Por ai i kishte parë gjithçka.

Sa vjeç është djali tjetër?

Djali bën 12 vjeç për 4-5 muaj. Gruaja ka qenë me oksigjen. Pas 10 minutash që kam hyrë në spital, përafërsisht se mua minutat më dukeshin orë atje, ka dalë doktori dhe më ka thënë që çuni ka mbaruar dhe për mua ishte një gjë tepër e vështirë, si ta përballoja një gjë kaq të vështira. (qan…) Në njërën anë çuni i vdekur, në anën tjetër si ta gjeja mënyrën si t’ia thosha çunit tjetër apo nga ana tjetër që nusja ishte e shokuar dhe ajo. Ishte një moment tepër i vështirë, i papërballueshëm. Jashtëzakonisht i vështirë. (qan pa pushim me ngashërima)

Me lot e dhimbje të thellë babai i 10-vjeçarit Nik Ndoji rrëfen momentin kur pa gjithë skenën me sy, kur fëmija u ak sidentua nga ambulanca Read More »

Tritan Kalo “shp ërthen” ndaj politikanëve: ‘Dem onët e glasës sonë të politiqenërve…’

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ripërsërit thirrjen për qytetarët, që të respektojnë masat kundër koronavirusit.

Përmes një mesazhi të gjatë në ‘Facebook’, mjeku Kalo ‘thumbon’ dhe politikën, teksa shprehet se ‘nuk e meritojmë të jemi aty ku duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si demokratike, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime demon-kratike, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithçka, si dhe tallen me fatet tona’.Mesazhi i Kalos:
KOHË KOVIDIANE…..KAM lindur I-LIR dhe I-LIR do të vdes…..Të qënurit SOVRAN në Trojet Arbërore për mua don të thotë, të “qëndrosh e ushqehesh në SOFRËN/SOVRAN tënde me DINJITET”, të jesh në çdo kohë e rrethanë ZOT i “menysë së saj”, si dhe të mos “gëlltitësh çdo lloj çorbe që të ofrohet” me hir apo me pahir mbi të….A JEMI NE SOVRANË???….UNË THEM SE JO!!!….Mes Nacionalizmës dhe Internacionalizmës, do të zgjidhja të parën….Mes Shqiptarizmës dhe Globalizmës si moto, si shtysë mendore të jetësimit të mbrothësimit socio-politiko-ekonomik të Trojeve Arbërore, pa as më të voglin hezitim do të zgjidhja të parën….PA DINJITET e MBROTHËSI socio-ekonomike mbetesh përjetësisht si një nxënës i vobegtë përballë tryezës së “mësuesit” tënd, mbetesh hallka e fundit dhe më e thyeshme e një Bashkësie vendesh në Europë e kudo gjetkë…….NATYRA na ka falur bujarisht pasuri mbi dhe nëntokësore të pallogaritëshme, për të qënë të LIRË dhe për të jetuar me DINJITET….

NUKU e meritojmë të jemi aty ku nuk duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si DEMOKRATIKE, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime DEMON-KRATIKE, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithshka si dhe tallen me fatet tona….FRYMOJMË mbi ato troje ku u thelbësua CIVILIZIMI, GJUHA dhe KULTURA e përbotëshme, NDAJ nuk e meritojmë aspak të jemi aty ku KURRË nuk duhet të ishim….ZGJOHUNI Bashkëkombas të mi kudo që frymoni në viset e Shqipërisë Natyrale të 28 Nëntorit 1912, për sa kohë që ende flitet SHQIP dhe për sa kohë që ende frymojnë SHQIPTARË në këto vise….NUKU duhet të jemi thjesht aktorë, POR vetëm e vetëm faktorë të zhvillimeve në “Illiricum Peninsula”….

Në kushte të tilla historike, BASHKIMI KOMBËTAR si fillesa e ringritjes, rimbrothësimit, faktorizimit sicio-ekonomiko-politik mbetet i vetmi opsion për NE, për të rifituar vendin meritor në mesin e KOMBEVE të emancipuar të Njerzimit…..SOFRËN e mbrothësimit NUKU ta shtron Bota, por vetëm e vetëm ventërgjegjësimi, puna, përkushtimi e atdhedashurija….. Demokracija na e ofron mundësinë e rradhës më 25 Prill 2021, për t’i dhënë peshën e forcën e duhur VOTËS sonë, si mekanizmi kryesor i ndryshimeve socio-politike në këtë sistem, e për të bërë më së fundmi NDRYSHIMIN e kërkuar kaherë që në Dhjetor 1990!!!….WAKE UP MY ALBANIANS!!!….

Tritan Kalo “shp ërthen” ndaj politikanëve: ‘Dem onët e glasës sonë të politiqenërve…’ Read More »

Zgjerimi në Jon i Greqisë/ Rama: Grekët flasin për detin, këtu pl as peshku

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për çështjen e detit.

Sipas tij, Greqia e ka legjitime zgjerimin me 12 milje në det. Rama u shpreh në “Opinion”, se sa herë në Greqi flitet për detin, në Shqipëri plasin “peshqit”.
Rama: Nuk ka pasur ndonjëherë marrëveshje deti me tre shporta, sepse nuk bëhet marrëveshje për të ndarë midhjen dhe karkalecat. Shporta për të cilën flet ambasadorja, janë blloqe të një dialogu me Greqinë ku ne kemi parashtruar të gjitha temat dhe ata kanë parashtruar të gjitha temat. Marrëveshja quhet e tillë kur ekziston dhe që një marrëveshje e tillë për detin të ekzistojë duhet të ketë firma dhe vula.

Ajo nuk është e vlefshme edhe me firma dhe me vula deri kur kalon disa etapa. Ky grup negociator mund ta bëjë një marrëveshje, por ajo nuk është ende e vlefshme, nëse nuk shkon tek Kuvendi, nëse nuk kalon Presidentin dhe Presidenti i Shqipërisë aktual ka thënë që ai do ta çoj marrëveshjen paraprakisht në Gjykatën Kushtetuese.

E fundit që kam, është që kryeministrit grek nuk ka folur fare në deklaratën e tij për ndonjë shtrirje në ujërat që janë objekt i kësaj negociate dhe i përpjekjes për një marrëveshje. Ai ka folur për një parim që nuk është i aplikueshëm për Shqipërinë sepse nuk përmbushen kushtet. Konventa thotë se të gjitha shtetet kanë të drejtën sovrane. Nuk ka vendosur të çojë asgjë asgjëkundi në raport me Shqipërinë.
Ka folur në Parlamentin grek kur po ratifikohej marrëveshja e ujërave me Italinë. Ai flet për detin dhe këtu plas peshku në një mënyrë aluçinante se të duket vetja sikur këtu jeton në floktoren e Ollgës. Presidenti Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika e skuq me Desperado, këta janë autorët e një marrëveshje që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Zgjerimi në Jon i Greqisë/ Rama: Grekët flasin për detin, këtu pl as peshku Read More »

Shkarkohet nga detyra Inspektori i Tatimeve, u merrte rryshfet bizneseve

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas arrestimit të inspektorit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, 37-vjeçari me inicialet E. T, i cili u merrte rryshfet bizneseve që konstatoheshin me shkelje.

Ky i fundit është larguar menjëherë nga puna, pas publikimit në media.

“Drejtoria e Pёrgjithshme ёshtё e vendosur tё mbёshtesё ҫdo veprimtari tё Policisё sё Shtetit nё luftёn kundёr korrupsionit dhe evazionit fiskal nё Administratёn Tatimore dhe mё gjerё.

Pas njoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra”, thuhet në njoftim.

Sa i përket inspektorit, ai u kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme parash subjekteve të ndryshme private.

Këtë e bënte për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5 mijë eurosh, të cilën inspektori ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat. /noa.al/

Shkarkohet nga detyra Inspektori i Tatimeve, u merrte rryshfet bizneseve Read More »

Rama: LSI-ja patentat i kishte tesera partie

Monika Kryemadhi një natë më parë, në një studio televizive, tha se LSI do të dalë forcë e dytë dhe opozita e bashkuar do të marrë në zgjedhjet e ardhshme mbi 100 mandate.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pas optimizmit të saj, ka sulmuar ashpër Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai tha se në kohën kur kjo parti kishte Drejtorinë e Patentave i ka shpërndarë lejet e drejtimit sikur të ishin tesera partie, e kjo sipas shefit të qeverisë kundrejt votës ndaj LSI.

“Jepeshin patentat si tesera partie. LSI-ja patentat i kishte tesera partie. Jepeshin patenta për t’u bërë votues i LSI. Nuk merrej kartën e partisë, merrje patentën, domethënë leje për të vrarë njerëz, për të marrë në qafë votuesit e vet edhe për të marrë në qafë kalimtarët. Kjo gjë ka ndryshuar rrënjësisht”, – tha Rama.

Gjatë inspektimit të zyrave të Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, kryeministri nuk la pa kritikuar as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Sulmi i vazhdueshëm i organizuar dhe i udhëhequr nga Partia Demokratike kundër Drejtorisë të Shërbimeve të Trnasportit Rrugor, bazohet tek fjala po investojmë për luks, për fasada. Sepse konsiderojnë luks një mjedis ku njeriu hyn e ndihet njeri. Stallat që kishin i konsideronin të mjaftueshme për njerëzit”, thelsoi Rama.

Kreu i ekzekutivit zhvilloi këtë të enjte disa insepktime në qarket e Shkodrës dhe të Lezhës.

/NOA.al

Rama: LSI-ja patentat i kishte tesera partie Read More »

Rama replikon me komentuesit për projektin 3D: E mira s’ka fund

Kryeministri Edi Rama ka publikuar para pak orësh projektin e shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës, për të cilën thotë se është shkolla e parë drejt përfundimit.

Me anë të një shënimi në facebook, Rama thotë se mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle shumë shpejt do të kthehen në një mjedis si në çdo vend të Europës.
Mirëpo nuk kanë munguar komentet e shumta nga qytetarët, të cilët në një farë mënyre kanë shprehur mosbesimin e tyre në këto projekte. Sigurisht nuk kanë munguar as përgjigjet e kryeministrit në adresë të audiencës së tij.

“Fasadë si vetë rilindja”, i shkruan një komentues.

“po pra, ishte shume e bukur sic ishte dhe ti mos u krih hic e as mos u qeth e mos u rruaj kurre, se fasade eshte, s’ke ce do”, i përgjigjet Rama.

Rama replikon me komentuesit për projektin 3D: E mira s’ka fund Read More »

Monika Kryemadhi: Jo vetëm që do të hyjmë në zgjedhje.Po do ta th yejmë në mes Edi Ramën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në fjalën e saj, Kryemadhi foli edhe për fenomenin e vjed hjes së votave.

Ajo u shpreh se askush nuk i ka marrë votën partisë së saj, duke u shprehur e bindur se do të fitojnë bindshëm ndaj socialistëve të udhëhequr nga Edi Rama.
“Ne do hyjmë në zgjedhje, jo vetëm që do të hyjmë në zgjedhje. Po do ta th yejmë në mes Edi Ramën. S’kam fr ikë unë. Të guxojë ndonjëri t’i prekë votat e LSI. Çdo parti t’i mbrojë vetë votat e veta. Se kanë edhe komisionerë në zgjedhje. Për ça i kanë?,”-tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Jo vetëm që do të hyjmë në zgjedhje.Po do ta th yejmë në mes Edi Ramën Read More »