Andueli

Mjekët psikiatër, 13 këshilla për të përballuar mendërisht izolimin

Ekipi i stafit të Ankthit në Mbretërinë e Bashkuar, (shumë prej të cilëve kanë përvojën e tyre personale të ankthit) sugjerojnë disa këshilla që ju vijnë ndihmë qytetarëve, sesi të kujdesen për veten kundër ankthit, duke qenë se vetë-izolimi i është sugjeruar kujtdo nga qytetarëve gjatë kësaj periudhe, si masë parandaluese kundër COVID-19.

Sipas tyre këshillohet të; Shkarkoni disa inçizime që keni menduar të dëgjoni (informacion, muzikë, këshilla, të tjera); Shikoni në Netflix ose në filmoteka të tjera që keni në dispozicion; Të merreni me gjëra të tilla si arte dhe vepra artizanale, thurje, video-lojëra; Provoni meditimin ose teknikat e tjera të relaksimit, veçanërisht për ata që nuk e kanë provuar kurrë (informacionin rreth këtyre teknikave mund ta gjeni edhe në internet); Mësoni një hobi të ri, diçka si origami ose detyra të tjera të thjeshta artizanale; Edukimi (përmes lidhjeve në internet); Kontaktoni me miqtë në Skype ose Facetime; Gatim ose zgarë; Ushtrime fizike në kushte shtëpie; Shkrimi; Leximi; Bëji-vetë aktivitete (lyerje, pastrim, dekorim, etj.); Kopshtari.

Të gjitha idetë e shkëlqyera për të të mbajtur aktiv dhe të zënë mund të jenë të dobishme.
Gjithashtu sugjerojnë ata edhe këshillat e paketës (e quajtur APPLE), lidhur me mendimet negative që përjetoni herë pas here gjatë kësaj periudhe, si më poshtë:

Pranoni – Vini re, vetëdijësohuni dhe pranoni pasigurinë ndërsa vjen në mendje.
Pauzë – Mos reagoni siç bëni zakonisht. Mos reagoni fare. Vetëm pauzë dhe frymëmarrje.
Tërhiquni – Thuajini vetes kjo është vetëm shqetësim dhe kjo nevojë e dukshme për siguri nuk është e dobishme dhe jo e nevojshme. Është vetëm një mendim ose ndjenjë. Mos besoni gjithçka që mendoni. Mendimet nuk janë deklarata apo fakte.
Lëreni – Lërini mendimin ose ndjenjën. Do të kalojë. Ju nuk duhet të përgjigjeni atyre. Ju mund t’i imagjinoni ato duke fluturuar si një flluskë apo si re që largohet.
Eksploroni – Eksploroni momentin e tanishëm, sepse tani, në këtë moment, gjithçka është mirë. Vini re frymëmarrjen tuaj dhe ndjesitë e frymëmarrjes tuaj. Vini re tokën poshtë jush. Shikoni përreth dhe vini re atë që shihni, çfarë dëgjoni, çfarë mund të prekni, çfarë mund të nuhatni, tani për tani. Pastaj zhvendosni përqendrimin tuaj të vëmendjes në diçka tjetër – në atë që duhet të bëni, në atë që keni bërë përpara se të vini re shqetësimin, ose bëni diçka tjetër – duke përqëndruar vëmendjen plotësisht.
Tendenca për të kontrolluar gjithçka nga frika e humbjes së kontrollit, bën që shpesh herë të qëndroni me orë të tërë duke ndjekur burime të ndryshme informimi (ku jo gjithmonë informacioni i dhënë është shkencor dhe i qartë), kjo bën që të shtohet ankthi, ndaj duhet kufizuar koha për informim dhe duhen përzgjedhur burimet e informacionit.
Tërhiquni – Thuajini vetes kjo është vetëm shqetësim dhe kjo nevojë e dukshme për siguri nuk është e dobishme dhe jo e nevojshme. Është vetëm një mendim ose ndjenjë. Mos besoni gjithçka që mendoni. Mendimet nuk janë deklarata apo fakte.
Lëreni – Lërini mendimin ose ndjenjën. Do të kalojë. Ju nuk duhet të përgjigjeni atyre. Ju mund t’i imagjinoni ato duke fluturuar si një flluskë apo si re që largohet.
Eksploroni – Eksploroni momentin e tanishëm, sepse tani, në këtë moment, gjithçka është mirë. Vini re frymëmarrjen tuaj dhe ndjesitë e frymëmarrjes tuaj. Vini re tokën poshtë jush. Shikoni përreth dhe vini re atë që shihni, çfarë dëgjoni, çfarë mund të prekni, çfarë mund të nuhatni, tani për tani. Pastaj zhvendosni përqendrimin tuaj të vëmendjes në diçka tjetër – në atë që duhet të bëni, në atë që keni bërë përpara se të vini re shqetësimin, ose bëni diçka tjetër – duke përqëndruar vëmendjen plotësisht.
Tendenca për të kontrolluar gjithçka nga frika e humbjes së kontrollit, bën që shpesh herë të qëndroni me orë të tërë duke ndjekur burime të ndryshme informimi (ku jo gjithmonë informacioni i dhënë është shkencor dhe i qartë), kjo bën që të shtohet ankthi, ndaj duhet kufizuar koha për informim dhe duhen përzgjedhur burimet e informacionit.
Mbajtja e mirëqenies mendore është po aq e rëndësishme, sa edhe mirëmbajtja e mirëqenies fizike./atsh

Mjekët psikiatër, 13 këshilla për të përballuar mendërisht izolimin Read More »

Manastirliu: Nëse keni shenja të COVID-19 telefoni Urgjencën Kombëtare ‘127’ dhe ndiqni udhëzimet që do ju jepen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u kërkoi sot qytetarëve zbatimin e vendimit për qëndrimin në shtëpi, si masa thelbësore për frenimin e përhapjesë së COVID-19, çka do tu lejonte edhe ekipit mjekësor të përballonin sitatën.

“Zbatimi i vendimit për qëndrimin në shtëpi duhet ndjekur nga të gjithë. Duket e vështirë por është thjesht të bësh më të mirën, për veten dhe kë të rrethon|, deklaroi Manastirliu.

Ministrja siguroi se personeli mjekësor është në krye të detyrës si çdo ditë.

“Por që të shërbejë siç duhet, zbatoni rregullin që të mos drejtoheni në spitale pa patur urgjencë shëndetësore. Nëse keni shenja të Covid-19 të telefoni Urgjencën Kombëtare në numrin 127 dhe të ndiqni udhëzimet që do ju jepen”, apeloi ministrja.

Sipas ministres, sjellja individuale është thelbësore në kufizimin e përhapjes së Covid-19 ndaj kërkojmë bashkëpunimin e secilit prej jush./atsh

Manastirliu: Nëse keni shenja të COVID-19 telefoni Urgjencën Kombëtare ‘127’ dhe ndiqni udhëzimet që do ju jepen Read More »

Ambasadori britanik, Norman: Profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri po bëjnë një punë të shkëlqyer

Profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri po bëjnë një punë të shkëlqyer

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

“Jam dakord plotësisht me kolegun tim të BE-së. Kjo është një kohë për solidaritet dhe mbështetje reciproke. Profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri po bëjnë një punë të shkëlqyer! , ka theksuar ambasadori britanik Norman.

Ndërsa Soreca ishte shprehur se, “mendimi ynë sot për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, të cilët janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe nën një presion të madh për të na mbajtur të mbrojtur gjatë kësaj pandemie koronavirus. Ne jemi kaq mirënjohës për angazhimin tuaj në këto periudha të vështira”./atsh

Ambasadori britanik, Norman: Profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri po bëjnë një punë të shkëlqyer Read More »

Të prekurit nga COVID-19/ Në vigjilje të javës që ngre furtunën, 20 të shtruar në spital

Kryeministri Edi Rama ndau disa statistika të të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa theksoi se jemi në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën.

“Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët: 10 janë të moshës 60-85 vjeç; 6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç”, tha Rama.

Kryeministri informoi se vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. Ai tha se “të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi”.

“Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve”, tha Rama./atsh

Të prekurit nga COVID-19/ Në vigjilje të javës që ngre furtunën, 20 të shtruar në spital Read More »

Videomesazhi emocionues nga Rama: Sot jemi një për njëri-tjetrin, për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama u thotë “Mirëmëngjes!” të gjithë shqiptarëve me këngën hit “Po ku ka si ty, moj Shqipëria ime”, interpretuar nga bilbili i muzikës shqiptare Vaçe Zela.

“SOT JEMI NJË PËR NJËRI-TJETRIN PËR SHQIPËRINË”, ky është mesazhi i kurajos dhe besimit që përcjell Kryeministri Edi Rama në këtë situatë të pazakontë krijuar nga pandemia e koronavirusit COVID-19./atsh

Videomesazhi emocionues nga Rama: Sot jemi një për njëri-tjetrin, për Shqipërinë Read More »

Policia Ushtarake në terren, Xhaçka: Qëndroni në shtëpi, ndihmoni djemtë tanë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shpërndarë mesazhin sensibilizues të Forcave të Armatosura, që janë bashkuar Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra nga qeveria pë parandalimin e COVID 19.

Ministrja Xhaçka duke shpërndarë foto nga puna e Policisë Ushtarake, thekson se qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi, pasi kështu do ndihmonin edhe më shumë ata që janë në krye të detyrës.

“Qëndroni në shtëpi! Ndihmoni djemtë tanë në krye të Detyrës! Frikë jo, kujdes po!”,- theskon Xhaçka.

Qeveria shqiptare sot ka mirtuar dhe aktin normativ që parashikon dënime të ashpra për ata që nuk respektojnë kufizimet në lëvizjve, sipas masave të marra nga qeveria në kuadër të minimizimit të përhajes së Koronavorusit të ri, COVID 19./atsh

Policia Ushtarake në terren, Xhaçka: Qëndroni në shtëpi, ndihmoni djemtë tanë Read More »

Braçe apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty

Zevëndëskryeministri, Erion Braçe ju bënë apel qytetarëve që të rrinë në shtëpi, si mundësia më e mirë për parandalimin e COVID-19.

Braçe shprehet se “është ditë e gjatë përsëri; mos harroni: mbani distancë nga cilido që keni përballë! Mos takoni duart, mos u përqafoni, mos u puthni nga tre herë në faqe!”

“Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni!E di që është e vështirë të ndryshoni zakonet tona 200 vjeçare, por duhet bërë dhe duhet bërë tani!Improvizoni si në video nëse su rrihet pa takuar njerëz. Mbani distancë si në foto nga cilido tjetër. Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty!”, shprehet ai./atsh

Braçe apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty Read More »

Majko apel qytetarëve: Duroni dhe respektoni udhëzimet e institucioneve shtetërore

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u bën apel qytetarëve të jenë të duruar dhe të respektojnë udhëzimet e lëshuara nga institucionet shtetërore.

Majko shprehet se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën emergjencën kombëtare! Bota ka hyrë në një periudhë gri, ku e padukshmja është bërë e dukshme, me statistikat e njerëzve që po humbin jetën! Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore. Kjo situatë nuk është çështje ditësh! Filloni të mendoni për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara. Mos u “lodhni” nga e përditshmja e ndryshuar! Kjo është provë për cilindo dhe jo një situatë që mund të kalohet me “sportivitet”!

“Në Itali para 3 javësh kishte 16 të prekur, sot mbi 15 000 ku lëvizja dhe komunikimi rezultoi shkaktari kryesor i përhapjes, çka po çon në bllokimin e sistemit shëndetësor! Këshillat e shkollës fillore tani rikthehen për cilindo për ajrosjen e rregullt të ambientit ku jeton, për larjen e duarve dhe ndihmën ndaj të moshuarve që të mos dalin dhe të zerojnë kontaktet jashtë ambientit ku banojnë! Mos dil e mos lëviz, pa një prej arsyeve të domosdoshme të njoftuara nga Udhëzimet Zyrtare (Për Leje: [email protected]). Ul në zero frekuentimin e zonave publike, grumbullime me shumë njerëz, kafe dhe lokale! Lejohet të shkosh në Farmacinë, Ushqimoren më të afërt, duke shmangur ecjen afër personave të tjerë, me maskë e me doreza, në radhë duke respektuar distancën jo nën 2 m nga personi tjetër!

“Trajto me përgjegjshmëri çdo sjellje tënden që ndikon te higjiena e të tjerëve, në shtëpi, pallat, lagje, ambient të mbyllur! Shpëtohen jetë duke kufizuar lëvizjen dhe mundësitë e transferimit, përcjelljes, përhapjes së virusit që mund të jetë kudo pa e kuptuar por që shkakton pasoja të ndryshme në persona, mosha, gjendje shëndetësore të ndryshme, deri në 3-8% edhe me pasoja fatale! Telefono 127! Për nevoja reale, urgjenca, policia telefono numrin 112! Kjo do të jetë një betejë që zgjat! Ajo fillon nga vetja! Durim dhe kurajo!”, shprehet ai. /atsh

Majko apel qytetarëve: Duroni dhe respektoni udhëzimet e institucioneve shtetërore Read More »