Andueli

Topalli/ Pse e refuzova degën e PD? Sepse dua të jem e ndershme me ta

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër propozoi emrin e Jozefina Topallit si kandidate për deputete të kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit.

Por Jozefina Topalli e refuzoi këtë propozim. E pyetur në emisionin Hard Talk, Topalli sqaroi përse e ka refuzuar këtë propozim.

-Zonja Topalli, Shkodra ose seksioni i PD në Shkodër, ju votoi juve për të qenë pjesë e përzgjedhjes për kandidat të deputetëve të PD. Si mund ta refuzoni këtë gjë?

-Sepse dua të jem e ndershme me ta. Siç i falenderoj me zemër…

-Mjafton kjo?

-Jo nuk mjafton, prandaj po flas. Unë e di që mund të ketë skeptikë, mund të ketë të mërzitur, mund të ketë njerëz që ndoshta nuk dinë ta kuptojnë.

Në 2017 kur Basha nuk pranonte të hynte në zgjedhje, unë nuk bija dakord me të. Kur mendoja se mund të isha sërish deputete, dhe nuk është se s’kam pasur dëshirë për të qenë, dua të jem e ndershme për një gjë të tillë, kam pasur një dilemë të madhe.

Do shkoj unë të kërkoj votën e qytetarëve, po çfarë do iu them? Se nëse vitet e tjera shkoja, i dëgjoja, e merrja mesazhin, unë kisha besim që me lidershipin e kohës së mëparshme kur thoshte po, po; kur thoshte jo, jo!

Dhe e dija, kish pika reference, ndërsa në rastin pas 2013 nuk kishim më asnjë pikë reference. Ishte një dilemë e madhe sepse ndihesha sikur do i bëja keq njerëzve që më besonin mua sepse nuk e dija a do isha në gjendje të ktheja besimin. Unë nuk besoj, është çështje besimi.

Topalli/ Pse e refuzova degën e PD? Sepse dua të jem e ndershme me ta Read More »

Ylli Baka: Muzikantët kanë një humbje shumë të madhe

Prej kohësh dasmat dhe aktivitetet muzikore kanë qenë të mbyllura nga qeveria, si masa për parandalimin e pandemisë.

Shumë këngëtarë kanë shprehur pakënaqësi, mbi mbylljen e aktiviteteve muzikore.

Masat janë ende në fuqi.

Këngëtari Ylli Baka tha se më të dëmtuarit janë muzikantët, të cilët askush nuk i ka përmendur.

“Absolutisht unë kam marrë tre paga lufte. Muzikantët sot nuk i ka përmendur njeri, por dua të them se kanë një humbje shumë të madhe”, – tha ai, i ftuar në studion e Abc News.

Moderatori Ermal Peçi e pyeti për situatën e krijuar mbi pagesat dhe mbështetjen e tyre nga paketat e qeverisë.

Baka i shmanget pyetjes, duke bërë humor me moderatorin Peçi.

“Ti e ke emrin Ermal dhe unë e kam zemrën mal”.

Megjithatë, disa këngëtarë kanë zgjedhur t’i përshtaten rregullave të reja, duke këndëar gjatë orarit të ditës./NOA.al

Ylli Baka: Muzikantët kanë një humbje shumë të madhe Read More »

Bushati: ‘Rama e preu në besë Shahinin’

OPINION nga Andi Bushati

Ka një detaj të vogël, në pamje të parë të papërfillshëm, që tregon më mirë se gjithçka se përse Rama e hoqi qafe, ministren e arsimit, Besa Shahinin. Në bisedën e tyre të fundit në kryeministri, teksa ajo po i’a kalonte detyrën deputetes së Elbasanit, Evis Kushit, ish anëtarja e qeverisë i thotë kryeministrit, se këtej e tutje ajo do të angazhohej për një të majtë të re, jo demagogjike.

I ndërgjegjshëm se ishin përpara kamerave, Rama u përpoq të korrigjonte aq sa mundej: “E majta jonë pra”, ia ktheu ai duke dashur të mos rëshkasë asnjë shenjë keqkuptimi kritik mes tyre.

Në fakt, keqkuptimi është më i madh dhe atë e dëshmon qoftë edhe një fakt i vetëm. Pak ditë më parë, Besa Shahini, doli në ekranin e Euronews dhe njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme duke u larguar madje nga Shqipëria. Ajo mori guximin, minimal për çdo vend të botës demokratike, por krejt të patolerueshëm për standardet e qeverisë së rilindjes, të thoshte pa leje dhe hapur atë që mendonte.

Ajo i kishte kryer të gjitha detyrimet e saj si anëtare e kabinetit. E kishte informuar më parë kryeministrin për këtë vendim, i kishte shprehur rezervat e saj që nuk i bëri kurrë publike, për mungesën e idealizmit tek i cili ajo kishte besuar, për zhbërjen e vlerave të së majtës, për ndërhyrjen në punësime të burokratëve të partisë, që ajo refuzoi naivisht deri në fund ti pranonte si shefa.

Por, ndonëse asgjë prej këtyre vërejtjeve nuk e tha me zë të lartë, duke u fshehur pas arsyeve personale, vetëm fakti se shpalli me kokë të saj largimin, pa i lënë udhëheqësit, kënaqësinë që ta flakte jashtë kabinetit, u shndërrua në një ndëshkim për të.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që një ministre, që ka dëshmuar se nuk është prekur si shumë të singjashëm të saj nga sëmundja e protagonizmit, të deklarojë vetëm pak ditë më parë se do të qëndrojë në post deri në pranverën e ardhshme dhe menjëherë pas kësaj të detyrohet të lërë karrigen.

Ky është realisht thelbi i asaj që ka ndodhur.

Besa Shahini nuk ishte dhe nuk është as një disidente, as një kundërshtare e Edi Ramës. Madje, nga një pozicion radikal, ajo sot mund të stigmatizohet dhe kritikohet se hyri në qeverinë e tij, kur kësaj të fundit i kishte dalë boja me kohë, për pafatësi, korrupsion dhe mungesë aspiratash.

Ajo u konformua me këtë kabinet, bëri sikur besonte në reformat që ai do të vazhdonte, në zbatimin e “paktit për universitetin”, në zgjedhjet farsë të rektorëve të universiteteve.

Pra e thënë në një fjalor popullor, ajo punonte për Edi Ramën dhe i shërbente atij.

Por, në qeverinë e rilindjes, kjo është e pamjaftueshme. Sepse aty të mos venerosh liderin dhe mos i thurësh lavde atij është e barabartë me një mëkat.

Mes kolegesh që njëra e thërret shefin Skënderbe, tjetra “brandi i Shqipërisë në botë” dhe dikush tjetër e prezanton si artist të përmasave ndërkombëtare, Besa Shahini qe një mish i huaj.

Nga fundi i mandatit të saj ajo qe e vetmja që nuk e lejonte Ramën të bënte humor me të në mbledhjet e kabinetit dhe që refuzonte të përdorte si njësi matëse të vetmin kut që ka vënë rilindja, atë të likeve në Facebook dhe të kronikave televizive fallco.

Këto ishin krimet e saj, të cilat i pagoi me çmimin e një largimi, që pati po aq mungesë transparence dhe përfilljeje të publikut sa ç‘ishte edhe emërimi i saj.

Vetëm për kaq, ajo u ndëshkua.

Jo se ishte kundër Ramës, por se kërkonte, që me aq sa mundësi kishte, të qe vetvetja. Jo se nuk donte vazhdimsinë e pushtetit të rilindjes, por se shpresonte që në këtë mision të mos shërbente si një ushtare qorre. Jo se gegërishtja e saj nuk përputhej me stilin e pasardhësit të Nolit, por se e shkuara e saj e bënte ta përbuzte politikën spektakël.

Këto “lukse” të vogla, që kanë të bëjnë më shumë me personalitetin e njeriut sesa me vizionin e tij, asaj nuk ia duruan. Atë e shkarkuan pasi hapi rrugën dhe pranoi vetë se do të ikte.

Rama e preu Shahinin në besë, pasi ata patën rënë më parë dakord, se ajo do të vazhdonte deri në fund të mandatit. Kjo qe “tradhtia” e fundit që mund ti bënte. Një goditje se guxoi të vepronte pa leje. Një ndëshkim se tentoi sadopak të respektonte vetveten, një një mjedis ku të gjitha janë në garë, për hosana gojore ndaj liderit. /Lapsi/

Bushati: ‘Rama e preu në besë Shahinin’ Read More »

Zbulohet emri i partisë së Rudina Hajdarit dhe Nismës Thurje

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi disa ditë më parë se i është bashkuar nismës ‘Thurje’ sëbashku me të cilën do të sjellin një parti të re. Mësohet se kjo parti do të quhet ‘Nisma’.

Nisma Thurje ka publikuar së fundmi një video të pedagogut të njohur Rezart Prifti i cili shpall bashkimin me grupimin e ri politik duke thënë se emri i Lëvizjes Politike do të ishte “Nisma”.
“Rezart Prifti nuk është vetëm një pedagog i ri i talentuar por edhe një aktivist me profil të lartë, i angazhuar për një kohë të gjatë në kauza publike. Gjatë protestës studentore, Rezarti i dha zemër mijëra studentëve për të vazhduar revoltën deri në arritjen e kërkesave. Sot Rezi, duke u bashkuar me të tjerë të ngjashëm, ka një thirrje për të gjithë shoqërinë. Dëgjoje dhe nëse e gjen veten shpërndaje!” shkruan Nisma Thurje.

Mbetet për tu parë se çfarë forme do të ketë partia e re dhe cili do të jetë programi i “Nismës”./lajmifundit

Zbulohet emri i partisë së Rudina Hajdarit dhe Nismës Thurje Read More »

Meta: Koha që të dëgjohet zëri i qytetarëve

Presidenti Ilir Meta citon mesazhin e Papa Françeskut, drejtuar qeverisë, për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

Kreu i shtetit thotë se solidarizohet me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.

“Koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë!”, shkruan Meta, duke ndarë shkrimin që gjeni më poshtë.

Papa: protestat të jenë paqësore, të dëgjohet zëri i qytetarëve

Vështirësitë e shumë njerëzve, në të katër anët e botës, janë gjithnjë në zemrën e Papës. Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, mendimi i Atit të Shenjtë shkoi tek “manifestimet e shumta popullore të protestës, që shprehin pakënaqësinë e shoqërisë civile përballë situatave politike e shoqërore posaçërisht kritike:

“Ndërsa i nxis demonstruesit t’i paraqesin kërkesat e tyre në formë paqësore, pa rënë në tundimin e agresivitetit e të dhunës, u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë përgjegjësi publike e qeveritare ta dëgjojnë zërin e bashkëqytetarëve të tyre e t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta, duke respektuar plotësisht të drejtën njerëzore dhe liritë civile”.

Françesku iu drejtua edhe bashkësive kishtare, të cilat jetojnë në këto rrethana, që barinjtë “të punojnë në favor të dialogut e në favor të pajtimit”.

Strehim dinjitoz!

Papa mendon për ngjarjet që po ndodhin në Kampin e Moria, në ishullin Lesbo, të përfshirë nga zjarret. Flakë, që lanë mijëra njerëz pa strehë, ndonëse strehë të përkohshme. E rikujtoi vizitën e tij të vitit 2016:

“Është gjithnjë e freskët në kujtesën time vizita e kryer atje e thirrja e bërë, së bashku me Patrikun Ekumenik Bartolomeu dhe Kryepeshkopin Hieronymos të Athinës, për t’u siguruar strehim njerëzor e dinjitoz grave e burrave migrantë, refugjatëve, të gjithë atyre, që kërkojnë strehim politik në Evropë. U shpreh solidaritetin e afërsinë viktimave të këtyre ngjarjeve dramatike”.

Ndihma për Tokën Shenjte

Në të dielën kushtuar Lëmoshës për Tokën Shenjte – shtyrë nga e Premtja e Madhe – për sot – nga shkaku i pandemisë, Papa nënvizoi rëndësinë e një gjesti konkret në këtë çast, kur në trojet e Krishtit ka kaq shumë nevojë për ndihmë të gjithanshme:

“Në rrethanat aktuale, kjo ndihmë është më shumë se kurrë shenjë shprese e afërsie solidare për të krishterët, që banojnë në tokën ku Zoti u bë njeri, vdiq e u ngjall për ne. Sot kryejmë një shtegtim shpirtëror, me imagjinatë, me zemër, në Jeruzalem ku, siç na kujton Psalmi, janë burimet tona, e bëjmë një gjest solidariteti për këto bashkësi”.

Së fundi, një mendim për çiklistët e sëmurë nga parkinsoni, që e përshkuan Udhën francigjene nga Pavia – në Romë; për bashkësitë “Laudato si’”, që kujdesen për Krijimin e për familjet italiane, që në gusht iu kushtuan mikpritjes së shtegtarëve.

Meta: Koha që të dëgjohet zëri i qytetarëve Read More »

Zaho shkon në klas të parë/ Rama:Dita e parë emocion i rrallë

Nisja e këtij viti shkollor është i veçantë, edhe për Kryeministrin Edi Rama.

Djali i tij i vogël, Zaho, shkon në klasë të parë dhe natyrisht babi Edi, nuk mund të mungonte në këtë moment.

Ai ka ndarë një fotografi të vogëlushit me çantën në sup dhe me lule në duar, duke shkuar në shkollë.

“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm.

Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Kryeministri. /noa.al

Zaho shkon në klas të parë/ Rama:Dita e parë emocion i rrallë Read More »

Jonida Vokshi: Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë në një dasëm, që rezultoi të ishte e imja

Ditën e sotme mbushet një vit nga martesa mes moderatores Jonida Vokshi, me regjisorin nga Kosova, Besnik Krapi.

Ky përvjetor e gjen çiftin prindër, pas ardhjes në jetë të vogëlushes Emi.

Jonida ka ndarë një fotografi nga dita e dasmës, duke shkruar disa fjalë për të shoqin dhe miqtë që morën pjesë në dasmë, “Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë në një dasëm, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë ditë të paharruar❤.Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër!”

Jonida u bë nënë më 18 qershor dhe tashmë ndihet mjaft mirë. /noa.al

Jonida Vokshi: Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë në një dasëm, që rezultoi të ishte e imja Read More »

Genta Ismajli është në pritje të ëmbël

Genta Ismajli është në pritje të ëmbël dhe këtë lajm të bukur e ka mbajtur gjatë të fshehtë.

Është ‘Gazeta Express’ ajo që raporton se këngëtarja është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Genta është në lidhje prej kohësh me biznesmenin turk, Husen Usta e mesa duket kanë vendosur që të sjellin në jetë frytin e dashurisë.

Vitin e kaluar ajo mori propozimin për martesë nga partneri i saj i cili u kujdes që këngëtarja mos ta harronte asnjëherë atë ditë. Propozimi u bë në urën e Bofsorit dhe çifti shijoi pamjen spektakolare nga fishekzjarret.

“Fëmija im i parë ndoshta vjen vitin tjetër”, është shprehur Genta Ismajli, pak kohë më parë në një intervistë duke na lënë të kuptojmë se shtatzënia paska qenë e planifikuar.

Genta Ismajli është në pritje të ëmbël Read More »