Andueli

Spiropali: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u gjend mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”.

Vetëm pak minuta pasi hyri në studio, Spiropali kërkoi që të fikej kondicioneri. Ajo i bëri vërejtje Arjan Çanit teksa i tha se nuk lejohet përdorimi i kondicionerit në kohë pandemie(!).

“Mund ta fikni pak kondicionerin? Nuk duhet përdorur në këtë kohë”, i tha Spiropali Çanit.

Në vijim, ministrja Spiropali dhe një i prezantuari nga Çani si analist, politolog dhe filozof, Arjan Çuri, kanë folur mbi situatën me të cilën po përballen njerëzit në vendin tonë.

“Ka në gjithë botën një rëndim të shëndetit mendor, edhe këtu. Nuk lidhet vetëm me Covid-19, lidhet dhe me keqqeverisjen, sidomos me varfërinë. Njeriu kur është shumë i varfër, shkon tek ai moment kur nuk ka çfarë të humbasi më”, – i tha Arjan Çuri ministres.

Spiropali reagoi kështu: “Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash. Funksionojnë mirë në kohë krizash, nga kriza krijojnë mundësi të reja. Mos ua qani aq shumë hallin shqiptarëve, në këtë studio. Punojnë shumë, eksportojnë, tregtojnë, ndërtojnë… Kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Realiteti është shumë ndryshe, e pranoj dhe realitetin tënd se është një realitet meditativ”, tha Spiropali.

/NOA.al

Spiropali: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash! Read More »

Kujdes, pasi keni ngrënë ushqim, nuk duhet të bëni asnjëherë këto gjera

Të zbatosh disa këshilla pasi ke ngrënë ushqim është mjaft e rëndësishme, dhe ndikon në shëndet.

Por cilat janë disa prej gjërave që asnjëherë nuk duhet t’i bëni pasi keni konsumuar diçka.

1. Nuk duhet të bëni dush menjëherë pasi keni ngrënë

Koha më e mirë për të bërë dush, është pas 30 minutash që keni ngrënë.

2. Shmangni konsumimin e çajit pasi keni ngrënë

Studimet tregojnë se kjo pije ndërhyn në asimilimin e hekurit, një mineral i cili luan një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut.

3. Mos flini direkt pasi keni ngrënë

Kjo shkakton urth dhe aciditet të lartë. Sipas ekspertëve, duhet të flihet dy orë pasi keni ngrënë. Ngarkesa në një stomak të plotë mund të çojë në siklet, të përziera dhe pasoja më të rënda si rritja e rrezikut të trumave.

Nuk këshillohet të vraponi menjëherë pasi keni ngrënë

Është mirë që të dilni për ushtrime vetëm dy orë pasi keni ngrënë.

Mos pini duhan pasi keni ngrënë

Konsumoni duhan të paktën 20 minuta pasi keni ngrënë. /noa.al

Kujdes, pasi keni ngrënë ushqim, nuk duhet të bëni asnjëherë këto gjera Read More »

A do e linit Presidencën për një post qeveritar? Përgjigjet Meta: Deri në 24 Korrik 2022 do mbroj kushtetutën

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta u pyet nëse do e linte mandatin e Presidentit për të marrë një post të rëndësishëm qeveritar, siç është përfolur kohëve të fundit në media.

“Unë kam qenë gjithë kohës i gatshëm për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizën e institucioneve të vendin, të lija postin e Presidentit, për të pasur një zgjidhje afatgjatë. Dua të siguroj se duan të heqin vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit, por se në të gjitha rastet premtimin që ka bërë që deri në 24 korrik 2022, ky institucion do të jetë kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe mbrojtjes së Kushtetutës. Këtë premtim do e mbaj në të gjithë mënyrat”, u shpreh Meta.

Ai tha se ka bërë gjithçka që vendi të mos përplaset në fund të greminës, edhe pse e shtoi se ka marrë tatëpjetën prej kohësh, por se për të kanë rëndësi zgjedhje të lira ndershme.

Sipas tij domosdoshmëria e vendosjes së legjitimitetin është kërkesë ultimative edhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, ai deklaroi se kjo situatë problematike ka 3 vjet që zgjat.

“Që me bllokimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe më pas keqfunksionimin e saj. Problematikat në vitin 2019 janë trajtuar në opinionin e Venecias. Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara. Problematikat e kosntatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera. Që kanë të bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë. Presidenti kërkon të dijë se si institucionet kanë komunikuar me KED, dhe si KED nuk ka reaguar duke pranuar këtë zvarritje”, deklaroi kreu i shtetit./noa.al

A do e linit Presidencën për një post qeveritar? Përgjigjet Meta: Deri në 24 Korrik 2022 do mbroj kushtetutën Read More »

Paralajmëron Meta: ‘Të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe’

“Asnjë të sëmuri mendor apo të marrosuri pas vjedhjes së pushtetit, nuk duhet ti shkojë mendja se Presidenti i vendit mund të frikësohet apo intimidohet dhe të mos përmbushë misionin historik që të jetë Presidenti i 25 prillit”.

Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta në konferencën e përjavshme për mediat, kur tha se ky parlament do të mbetet parlamenti i 1 prillit nëse nuk iu përmbahet marrëveshjeve, ku tha se kushti i parë është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, dhe këtu përshëndeti qëndrimin e opozitës për hapjen e listave 100%.

“Mirë keq ju e keni Presidentin dhe të jeni të sigurt edhe sikur të mos kishit Presidentin dhe të kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipëri, jam e sigurtë që gratë e Shqipërisë do ua kalonin edhe grave të Bjellorusisë! Se kur ngrihen gratë e një shteti diktatorial si Bjellorusia, gratë shqiptare do të bëjnë atë që do ju duket shumë e madhe edhe virma vrimës së miut”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai shtoi se Presidenti është këtu, nuk fle gjumë dhe se zgjedhjet e 25 prillit janë domosdoshmëri dhe se kushdo që mendon se do e trembë popullin shqiptarë që të fabrikojë shumicë sipas dosjes së Shijakut dhe Dibrës, e sfidoi që ta provojë.

“Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente kur është kokëfortë, por i paralajmëroj se të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe”, deklaroi Ilir Meta. /noa.al

Paralajmëron Meta: ‘Të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe’ Read More »

Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Politik

Opozita jashtëparlamentare braktisi mbledhjen e Këshillit Politik mesditën e sotme, duke kërkuar ndërhyrjen e OSBE-ODHIR për gjetjen e dakordësisë mes palëve.

Demokrati Oerd Bylykbashi, deklaroi se koalicionet parazgjedhore duhet të ruhen.

“Marrëveshja e 14 janarit thotë, që nëse palët nuk kanë konsensus t’i drejohen OSBE. Duam zgjidhje konsensuale. PS do të ndryshojë atë që është e pranuar kosnensualisht për 17 vite.Ne kërkojmë zyrtarisht nga PS që nëpërmjet këshillit ti drejtohemi OSBE ODIHR. Presim sot përgjigje zyrtare.

Presim përgjigje zyrtare me shkrim nga Gjiknuri. I dhamë kohë për të reflektuar”, u shpreh Bylykbashi.

Ai shtoi se opozita nuk lëviz nga koalicionet parazgjedhore, pa marrë një ekspertizë nga ODIHR. /noa.al

Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Politik Read More »

Yuri Kim, bën apel ndaj politikës shqiptare për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, bën apel ndaj politikës shqiptare për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo thotë se kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta, duhet të punojnë për bërjen funksionale të Kushtetueses, brenda vitit.

“Falenderoj Presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për iniciativën për Gjykatën Kushtetuese.

Ne jemi dakord me mendimin e Komisionit të Venecias, qe këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020”, shkruan ambasadorja.

Yuri Kim, bën apel ndaj politikës shqiptare për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese Read More »