Andueli

8 problemet shëndetësore që i ‘zgjidh’ banania

Banania është një frut i shijshëm tropikal, i pasur me vitamina dhe minerale dhe gjithashtu një nga produktet më të konsumuara në botë që na ofron shumë përfitime për shëndetin.

Banania siguron shumë kalori, prandaj shmanget kur po mbahet një dietë me kalori të ulët.

Megjithatë, konsumimi siguron shumë përfitime, dhe jo shumë kalori siç mendohet: 100 gramë banane kanë rreth 90 kalori.

Në këtë artikull do të listojmë 8 problemet që banania zgjidh më mirë se ilaçet.

Ky frut është një burim i pasur me sheqer natytal, përveçse është i pasur me kalium, hekur dhe magnez.

Banania përmban edhe beta-karroten dhe vitamina të grupit A dhe B, vitaminë C dhe E, fibra dhe karbohidrate.

Problemet që banania zgjidh më mirë se ilaçet

-Rregullon presionin e gjakut

-Rregullon humorin dhe depresionin

-Zbardhon dhëmbët (Në këtë rast, është lëkura e bananes që është shumë e dobishme)

-Ul stresin

-Lufton kapsllëkun

-Lehtëson simptomat para menstruale

-Forcon shëndetin e syve

-Ndihmon në humbjen e peshës./noa.al/

8 problemet shëndetësore që i ‘zgjidh’ banania Read More »

Moti për sot

Thuajse i gjithë muaji shtator, deri sot, ka qenë me temperatura të larta dhe pak reshje shiu.

Edhe dita e sotme, e diela, e tillë pritet të jetë në të gjithë territorin, duke përfshirë disa vranësira të lehta.

Sipas Meteoalb, era do të jetë me drejtm Veriperëndim me shpejtësi maksimale në 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë konstante. Temperaturat minimale dhe maksimale: Zonat malore 15/29°C, zonat e ulëta 17/32°C, zonat bregdetare 20/31°C. /noa.al/

Moti për sot Read More »

Vjen lajmi i shumëpritur për lotarinë amerikane

Teksa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i rradhës nis në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në shtetet e bashkuara të amerikës, nëpërmjet llotarisë amerikane ndërmjet 6 rajoneve gjeografike.

Regjistrimi elektronik për programin e lotarisë amerikane 2021 nis të mërkurën e 2 tetorit e zgjat deri në mesditën e 5 nëntorit.
Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet. Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove(pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar familje duhet të përfshini dhe ta gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjec apo është martuar nuk mund ta bëni pjesë. Pas regjistrimit me të dhënat që ju kërkohen në formular, ku e domosdoshme vec kartës së identitetit është edhe pashaporta, ju do të merrni numrin e konfirmimit, që duhet ta ruani për të kontrolluar në adresën e llotarisë amerikane nga 5 maji i 2021 nëse jeni përzgjedhur.

Vjen lajmi i shumëpritur për lotarinë amerikane Read More »

Spartak Ngjela: Mua s’më vjedh dot njeri, popullin e vjedhin përditë

Avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, në News24, se “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare janë kapur, por pritet që të vijë BKH nga Amerika për të nisur hetimi i tyre.

Sipas Ngjelës, BKH do të vinte që në muajin prill, por u shty nga pandemia, dhe tani pritet të mbërrijë në Tiranë brenda 10 ditëve.

“Janë kapur “peshqit e mëdhenj”, por BKH është në Amerikë akoma. Ata duhet të kishin ardhur në prill, por ra pandemia. Tani do të vijnë pas 10 ditësh dhe do t’i shohësh kambanat që do të bien. Të gjithë krerët e dy partive të mëdha janë të kapur. Nuk mund të flasim për kryeministrin, sepse janë shumë të rezervuar të flasin ndërkombëtarët, kurse për ministrat e tij kanë folur ndërkombëtarët. Madje Rama më tha që më kap katër ministra”, u shpreh avokati.

“Unë s’kam burime, por jam i vëmendshëm. Njoh mirë ligjet dhe shoh impenjimin e madh të ambasadores amerikane. Ajo ka folur tre herë rresht për BKH. Ata do jenë nën hetim, sepse kanë vjedhur. Ata kanë vila, pallate. Do ikin të tërë ata që kanë vjedhur shtetin. Dhe jo vetëm ikin të tërë, por do të shpëtoni tërë nga këta. Unë jam i shpëtuar, se nuk çaj kokë nga njeri. Mua s’më vjedh dot njeri, popullin e vjedhin përditë”, ka thënë më tej Ngjela.

Spartak Ngjela: Mua s’më vjedh dot njeri, popullin e vjedhin përditë Read More »

Humbni 4 kg në një javë me këtë recetë…

Humbja e peshës nuk duhet të jetë një qëllim vetëm “estetik”, por një qëllim i vërtetë shëndetësor. Të qenit në formë, përveç pamjes fizike, përmirëson gjendjen e përgjithshme të shëndetit dhe na ndihmon të mbajmë larg sëmundjet e zemrës, diabetin por edhe problemet e kyçeve.

Në këtë artikull ju sugjerojmë recetën për një pije me kanellë, mollë dhe limon, e cila kur merret e shoqëruar me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, na ndihmon të detoksifikojmë trupin dhe të heqim disa kile të tepërta.

Përbërësit e kësaj pijeje janë të pasur me antioksidantë natyralë, të cilët promovojnë funksionimin e duhur të trupit, mbrojnë qelizat dhe mëlçinë. Ato gjithashtu ndihmojnë në luftimin e mbajtjes së lëngjeve dhe rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Uji i mollës dhe kanellës është diuretik, tretës dhe ngopës, gjë që na lejon të hamë më pak midis vakteve. Yndyra bëhet më pak rezistente, dhe për këtë arsye zhduket më lehtë.

Për përgatitjen e këtij lëngu ju duhet 1 litër ujë, 2 mollë jeshile organike, 2 degë kanelle, lëngu i 1 një kokrre limoni.

Lani mollët dhe pritini në feta, ku sipër tyre duhet të shtoni ujin, bashkë me lëngun e limonit dhe kanellën. Mbajeni në frigorifer për disa orë, në mënyrë që të lejoni përbërësit të lëshojnë vetitë e tyre, shkruan noa.al.

Nga një gotë nga ky lëng pijeni para ushqimit, për një javë rresht dhe do të shihni se do të humbni 4 kilogramë.

Një trajtim të tillë mund ta praktikoni disa herë, por me disa javë ndërprerje. /noa.al

Humbni 4 kg në një javë me këtë recetë… Read More »

Arbana ndan foton romantike me Eduartin: ‘Duke bërë filma dhe bebe’ (foto)

Brenda pak ditësh, moderatorja e njohur Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo ndodhet në periudhën e fundit të shtatzënisë, si fryt i lidhjes me regjisorin Eduart Grishaj.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi romantike, ku shihet përqafuar me Eduartin, teksa ky i fundit xhiron një film.

“Duke bërë filma dhe bebe”, shkruan moderatorja, e cila e ka shoqëruar partnerin gjatë xhirimit të filmit të ri “Sofia”, ne regji të Grishajt.

Fotografinë ia ka bërë çiftit një pjesëtare e ekipit, moment të cilin Arbana ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit.

??????????

Arbana ndan foton romantike me Eduartin: ‘Duke bërë filma dhe bebe’ (foto) Read More »

Presidenti Meta viziton vendin e origjinës së Skënderbeut: ‘Të bëhet zemra mal kur sheh…’

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka vizituar vendin e origjinës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ai ka qenë në Sinë dhe ka vizituar Muzeun Historik, ndërsa është njohur nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.
Meta shkruan se “të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë”.

“Sot në Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.
Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!

Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Presidenti Meta viziton vendin e origjinës së Skënderbeut: ‘Të bëhet zemra mal kur sheh…’ Read More »

Mësoni si do të jetë moti në fundjavë

Dita e shtunë prashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale kthjellimesh.

Sipas Shërbimit Meterologjik, do të ketë dhe reshje shiu me intensitet të ulët në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës. Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
Kurse dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Mësoni si do të jetë moti në fundjavë Read More »