Andueli

Debat mes analistit dhe Spiropalit: ‘Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun’

Ministrja Elisa spiropali dhe gazetari Andi Bushati janë përfshirë në një debat të ashpër në emisionin “Open”.

Debati nisi kur Spiropali i tha gazetarit Bushati se ka mbështetur në Kosovë partinë që është kundër SHBA-së, ndërsa Bushati ia ktheu se “nuk kalohet jeta me lavde gojore për Skënderbeun”.
Pjesë nga debati:

Spiropali: Ti mbështet një parti në Kosovë që del me flamur kundër Amerikës dhe ajo parti tashmë ka rënë në fund.

Bushati: Çfarë po thua se s’po të marr vesh.

Spiropali: Në një status krahasonit zonjën Kim me Elisa Spiropalin. Duhet të dish që zonja Kim është përfaqësuese e SHBA-së për të cilën ne kemi shumë nevojë.

Bushati: Akoma e shikon të folurën në publik si mashtrim. Unë kam mendim të lirë.

Spiropali: Nuk është e vërtetë mendimi jot.

Bushati: Kam të vërtetat e mia. Ju nuk guxoni të thoni të vërtetat tuaja.

Spiropali: Edhe ne themi të vërteta tona.

Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skëndërbeun

Spiropali: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidoni.

Bushati: E humbët, po ju merret goja. Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Spiropali: Keni një femër përpara dhe flisni më këtë gjuhë.

Bushati: Po ju citoj juve. Ju i keni thënë Skënderbe.

Debat mes analistit dhe Spiropalit: ‘Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun’ Read More »

Ndahet papritur nga jeta si pasojë e një ataku kardiak,fotografi i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta papritur fotografi i njohur Arben Celi, 53 vjeç, si pasojë e një ataku kardiak.

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij që i shkruajnë se janë tejet të pikëlluar dhe të tronditur nga ky lajm. Arben Celi ka lindur në Tiranë. Ai ka punuar dhe si fotograf i Reuters për Shqipërinë.
“Mos Ben! Mos miku im… Per ku kaq larg, ne nje vjeshte me shi vella?!O Zot… Ngushellime te ngrohta nenes se Benit, zonjes se tij dhe djalit te mrekullueshem; dy motrave, fisit te madh dhe te mire Celi!
Ngushellime gjithe miqve dhe shokeve te Benit, brenda dhe jasht Shqiperise… Homazh per ty miku im i mire…,” shkruan një prej miqve të tij.

“As e kisha menduar kurre se do e dëgjoja këtë lajm. O Ben Celi që ma theve zemrën. Përtej të qoftë rruga e lehtë dhe e ndriçuar siç ishe ti me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde, o miku im! Nuk kam fjalë…,” shkruan një tjetër.

Ndahet papritur nga jeta si pasojë e një ataku kardiak,fotografi i njohur shqiptar Read More »

Grekët paralajmërojnë tjetër ciklon këtë fundjavë/ Flet meteorologia: A do ta prek Shqipërinë?

Mediat greke raportojnë se shteti fqinj do të goditet sërish nga një ciklon të shtunën, ndërsa një metereolog grek nuk përjashtoi mundësinë që cikloni të godasë edhe Shqipërinë.

Por meteorologia Adiola Bami tha sot, se stuhia e paralajmëruar nuk do ta prekë Shqipërinë, por tha se në fundjavë do të ketë rrebeshe shiu e stuhi.

“Vranësira dhe shira dominante në mëngjes, pasdite moti do përmirësohet”, – tha meteorologia, përsa i përket parashikimit për sot.

“Dita e sotme do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do na sjellin reshje të pakta. Edhe e premtja do na sjellë kushte të njëjta atmosferike, deri në orët e pasdites ku pritet të kemi shtim të vranësirash që do na sjellin reshje gjatë mbrëmjes dhe natës” u shpreh Adiola Bani.

Sipas saj, “ky sistem me vranësira do na sjellë rrebeshe shiu. Herë pas here në formën e shtrëngatave”.

Ajo shtoi se “është një situatë që nuk do zgjasë shumë, pasi mesdita e së shtunës dhe e diela do na sjelle përmirësim të motit”.

‘Kjo do na sjellë dhe ulje temperaturash. Vlerat ditore do të luhaten nga 6-7 gradë në mëngjes në zonat malore, kurse maksimumi në 24-26 gradë Celsius”.

“Këto rrebeshet e shiut janë mëse normale në stinën e vjeshtës. Vendi jonë ndikohet vetëm me vranësira dhe rrebeshe shiu, por që nuk do të zgjasin shumë në kohë. E diela në orët e mbrëmjes dhe e hëna do sjellin sërish rrebeshe shiu dhe vranësira të dendura”.

“Shpresojmë që nuk do të na sjellin problematika. Për sa i përket Greqisë e shtuna të sjellë rrebeshe shiu me intensitet goxha të lartë, pasi fundjavën që kaloi pati një stuhi tropikale. Duke qenë se kemi temperatura të larta këto ditë sigurisht nuk përjashtohen dhe rrebeshet me breshër”, – tha meteorologia, Adiola Bani.

/NOA.al

Grekët paralajmërojnë tjetër ciklon këtë fundjavë/ Flet meteorologia: A do ta prek Shqipërinë? Read More »

Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, të dhënat e para

Një tërmet tjeter ka goditur vendin.

Raportohet se lëkundjet ishin 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Nga të dhënat e para mësohet se epiqendra ishte 36 kilometra në jug të Tiranës, 10 km në veri-perëndim të Lushnjes.

Gjatë ditës së sotme në vend ka pasur edhe disa lëkundje të tjera.

Mësohet se tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. /k.k/noa.al/

Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, të dhënat e para Read More »

Rudina Dembacaj merr propozim nga Mark Frroku: As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment (foto)

Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se do të martohet për herë të dytë, pas dështimit të kurorëzimit të parë me babanë e vajzës Viktoria, Aleksin.

Ish-deputeti Mark Frroku i ka marrë zemrën moderatores, madje e ka surprizuar në momentin kur e ka propozuar për martesë.

Një moment intim në Cappadocia të Turqisë, këtë të hënë 22 shtatori, e ka mbresuar Rudinën, cila e ka dhënë lajmin e bukur duke ndarë disa fotografi.

“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë❤ P.S. I thashë PO! 22/09/2020”, shkruan Rudina.

Edhe për Mark Frrokun kjo pritet të jetë martesa e dytë, pasi disa vite më parë humbi të shoqen si pasojë e një sëmundje të rëndë. /noa.al

Rudina Dembacaj merr propozim nga Mark Frroku: As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment (foto) Read More »

Bllokoi foltoren, deputeti Adriatik Alimadhi u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare

Nën pretendimin se bllokoi foltoren, deputeti Adriatik Alimadhi u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i kërkoi të lironte foltoren, por përballë refuzimit të tij, ndërpreu seancën.

Kjo pasi Alimadhi iu drejtua pa mikrofon duke i thënë “komunist i ndyrë”.

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Në qoftë se nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim. O trim largohu nga foltorja! Është shekulli i mendjes, jo i forcës”, tha kryeparlamentari për kreun e Ballit Kombëtar.

Kreu i Kuvendit njoftoi se seanca do të rinisë në orën 12.45.

Bllokoi foltoren, deputeti Adriatik Alimadhi u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare Read More »

Maska natyrale që eleminon rrudhat dhe njollat brenda pak orësh

Lëkura është organi më i madh i njeriut dhe kërkon një kujdes dhe vëmendje që të mbrohet dhe të ketë një pamje të re dhe të shëndetshme.

Për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme, pa njolla dhe puçrra, ka një sërë trajtimeh natyrale. Më poshtë ju ofrojmë një maskë natyrale, e cila jep efekt në pak orë.

Për të përgatitur këtë maskë ju duhen: uthull molle, mjaltë, gjysmë limoni dhe sodë buke.

Maska ka veti antibakteriale, antimykotike dhe antivirale, si dhe ka një efekt të shkëlqyeshëm.

Përzieni 1 lugë gjelle sodë buke, 1 lugë çaji uthull molle, lëngun e një kokrre limoni dhe 1 lugë gjelle mjaltë derisa të përftoni një masë homogjene

Lani mirë fytyrën për të hequr të gjitha papastërtitë. Duke përdorur një furçë të butë, vendosni kremin në të gjithë fytyrën, duke filluar nga balli deri në mjekër.

Lëreni maskën të veprojë për të paktën 10 minuta, para se ta shpëlani me shumë ujë të ftohtë, shkruan noa.al. Këshillohet që të mos e ekspozoni veten në diell në orët pas aplikimit të maskës.

Nga ana tjetër, mos harroni të bëni një jetë të shëndetshme, me një dietë të përshtatshme dhe të ekuilibruar, për të pasur një fytyrë me shkëlqim dhe plot shëndet. /noa.al

Maska natyrale që eleminon rrudhat dhe njollat brenda pak orësh Read More »

Këngëtari shqiptar në zi,humb njeriun e shtrenjtë

Këngëtari nga Kosova, Getoar Selimi, ka ndarë një lajm të hidhur, duke njoftuar largimin nga kjo jetë të një njeriu të dashur për të dhe të afërmit e tij.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, reperi i njohur ka njoftuar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij.
Selimi ka postuar një foto bardh e zi, ku shfaqet xhaxhai i tij i ndjerë me një vegël muzikore në dorë.

“Lamtumirë Xhaxh!”, shkroi Getoari në foton e publikuar.

Këngëtari shqiptar në zi,humb njeriun e shtrenjtë Read More »