Andueli

Rama nga Vlora: Zgjedhjet ne i fitojmë kjo nuk diskutohet.

Kryeministri Edi Rama sot nga Vlora, ku mori pjesë në prezantimin e projektit të bulevardit të ri që do të ndërtohet pranë Lungomares, në fjalën e tij, nuk u ndal vetëm tek ky projekt.

Rama foli edhe për fushatën elektorale, para zgjedhjeve të reja paralamentare të 25 prillit 2021.

Rama foli kryesisht për masat financiare, që u morën gjatë pandemisë, si dhe ato që pritet të miratohen për bizneset dhe rritjen e pagave për mjekët, duke iu dhënë përgjigje kritikave. Po ashtu shprehu bindje për një fitore historike të PS-së, në zgjedhjet e ardhshme.

“Atyre që thonë pse u kujtove tani, u them që unë jam kujtuar edhe kur zotrote flije gjumë, çdo ditë e çdo natë,” – tha Rama. – “Por të rrisësh kontributet nga shteti për njerëzit, të heqësh komplet TVSH-në, tatimin e fitimit mbi një kategori siç është ajo e sipërmarrësve të vegjël, nuk është fjalë goje dhe nuk bëhet se do t’i ta bësh, por sepse do dhe mund ta bësh kur janë krijuar kushtet për ta bërë”.

Lidhur me vendimet e fundit, Rama tha se ky është një “detyrim më i madh në kushtet kur i kemi parë me sytë tanë, ata që nuk duan sdo shikojnë kurrë sado që Zoti ua ka dhënë të dy kokërdhokët e syve, se çfarë janë mjekët në vend, pyll pa derra nuk ka, ka mjekë, infermirë, në çdo fushë njerëz që fusin duart në xhepat e njerëzve, por janë këta që i kemi ringritur nga gremina që po e përballon me dinjitet e sukes goditjen tronditëse të virusit, ama sot ne kemi munëdësi të bëjmë edhe këtë, pra të rrisim edhe pagat dhe kjo nuk ka lidhje se ne kemi zgjedhje në prill, fare”, – tha Rama.

Më tej nga Vlora, ku ka kandiduar si deputet, Kryeministri Rama deklaroi i sigurt se PS do të fitojë zgjedhjet për një mandatin e tretë historik.

“Zgjedhjet ne i fitojmë si me këto, si pa këto, kjo nuk diskutohet. Se përtej denglaxhinjve dhe atyre që kanë pakënaqësit të natyrshme, nuk ka qenë e lehtë për asnjë familje, të përballojë gjithë këtë stres, që nga nëntori kur ta tërmeti, populli është shumë i mënçur. Populli do flasë prapë, siç ka folur dhe do flasë drejt dhe do t’i japë zotit atë që është e zotit, Çezarit atë që i takon Çezarit”, tha Edi Rama, duke shprehur bindjen e plotë, se i takon edhe një mandat tjetër.

Kryeministri përkundrejt zërave të fundit rikonfirmoi sot se ai do të kandidojë sërish në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.

“Në Vlorë kam qenë edhe më parë se të bëhesha kryetar, në Vlorë isha edhe kur u bëra kryetar i PS-së,” – tha Rama dhe, – “në Vlorë jam edhe tani që jam kryeministër dhe në Vlorë do jem edhe kur të mos jem më kryeministër, madhe do jem më shumë atëherë se do të kem më pak angazhime”.

Ai nuk fshehu edhe pretendimet e kundërshtarëve apo kritikëve, që e inatosin më shumë.

– “Më ikën mendja kur më thonë ik shiko realitetin. Këta që më thonë nuk do arrijnë të bëjnë as metra, aq sa unë kam bërë kilometra në Shqipëri” – theksoi Rama.

Kryeminsitri Rama u fol se do të kandidonte në Durrës, ose Tiranë, në zgjedhjet e ardhshme, por nga Vlora ku ishte sot, ai zbuloi se do të kandidojë sërish aty, madje aty sheh edhe frymëzimin nga ku beson se do t’i burojë edhe “fitorja e mandatit të tretë historik” të socialistëve.

/NOA.al

Rama nga Vlora: Zgjedhjet ne i fitojmë kjo nuk diskutohet. Read More »

‘Zogu i Tiranës’ ka ankesa në ‘arr est shtëpie’: S’dal dot, mbeta pa shkuar te berberi

Prezantuesi i njohur i ekraneve, Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, pas arr estinit të bujshëm disa kohë më parë, u lirua nga B urgu 313, ku qëndroi për gati 5 muaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë ndryshoi masën e sigurisë nga “arr est në b urg”, në “arr est shtëpie” për Hermes Nikajn, i akuzuar për favorizim pr ostitucioni.

Pas vendimit të gjykatës, “Zogu i Tiranës” ndodhet ende nën “ar rest shtëpie”, dhe madje në këtë periudhë ai nuk ishte shfaqur aktiv as në rrjetet sociale.

Sot ai është rikthyer duke postuar foton e parë, pas shumë kohësh.

Hermes shfaqet me një pamje ndryshe, me mjekër dhe i transformuar nga “arr esti shtëpiak”.

Ai tregoi se nuk ka mundur të shkojë tek berberi. “Ne ‘arr est shtepie’, jena bo icik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo”, shkruan Hermesi krah fotos që bëri publike.

Nuk dihet sa është periudha e masës “arr est shtëpie” që i është caktuar nga gjykata, për Hermes Nikaj, madje disa komentues me shaka janë shprehur, se nga situata që po kalojmë dhe problemet e shumta me të cilat përballet shoqëria dhe sistemi i drejtësisë, ai mund të jetë harruar fare.

/NOA.al

‘Zogu i Tiranës’ ka ankesa në ‘arr est shtëpie’: S’dal dot, mbeta pa shkuar te berberi Read More »

Ekspertët/ ‘Jo panik nga tërmetet, dukuri normale.Shqipëria zonë sizmike’

Sipas sizmiologëve, lëkundjet sizmike të ditëve të fundit nuk duhet të jenë motiv për frikë apo panik në rradhët e qytetarëve. Ekspertët shprehen se vendi ynë klasifikohet tek zonat me aktivitet sizmik të konsiderueshëm, ndaj edhe fenomene të tilla mund të konsiderohen normale.

Profesori Llambro Duni, për “RTV Ora”, sqaron se lëkundjet e njëpasnjëshme në vendin tonë nisën mëngjesin e së enjtes dhe kanë vazhduar përgjatë gjithë asaj dite. Por, ai thotë gjithashtu se kjo është një vatër e re dhe nuk ka lidhje më atë të 26 nentorit.

“Seria e re e ngjarjeve sizmike ka filluar dje në mëngjes në orën 01:25 me një tërmet të madhësisë 4.5, në veri të Cërrikut. Është pasuar nga dy ngjarje të tjera më të vogla, dhe dje në mbërmje ka pasur një ngjarje tjetër të madhësisë 4.2 e cila është pasuar me disa lëkundje më të vogla. Tërmetet e djeshme nuk kanë lidhje me vatrën e ekspozuar në nëntor të vitit të kaluar, por është një vatër e re”.

Pavarësisht shqetësimit të qytetarëve, sizmiologët kërkojnë prej tyre të jenë të qetë.

Nderkohë, nga ana e Institutit të Sizmiologjisë, në mënyrë të vazhdueshme bëhen kontrolle në stacionet sizmiologjike të vendit.

“Ne bëjmë kontrolle rutinë në stacionet tona, me qëllim që ato të jenë në gjendje pune. Kjo po ndodh aktualisht, monitorojmë çdo ngjarje që ndodh”.

Edhe njëherë, specialisti përsërit se tërmetet janë të paparashikueshëm. Ndërkohë, lidhur me aplikacionet, profesor Duni shprehet se qytetarët nuk duhet të panikosen. Ai këshillon gjithashtu që për bazë të merren informacionet e institucioneve zyrtare.

Ekspertët/ ‘Jo panik nga tërmetet, dukuri normale.Shqipëria zonë sizmike’ Read More »

Lotaria Amerikane,ambasada njofton kur është afati i fundit

Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njofton se ka rinisur procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane më 14 shtator, si dhe kur është afati i fundit.

Në njoftim ftohen të interesuarit që të kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020.

Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparësitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator. Për më shumë detaje, shikoni këtu.

Ftohet që të mbahen parasysh që shërbimet rutinore në lidhje me vizat e tjera emigruese ose jo-emigruese mbeten të pezulluara.

Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS).

“Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese”, njofton ambasada.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.

–Viza që Përfitohen nga Familja

-Viza për të Fejuarit

-Viza që Përfitohen nga Punësimi

-Lotaria Amerikane

Lotaria Amerikane,ambasada njofton kur është afati i fundit Read More »

Qytetari e de noncon publikisht: ‘E kanë dë nuar me bu rg, por është akoma në detyrë’/ Ja përgjigja e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka nisur zbatimi i programit të qeverisë për nxitjen e punësimit.

Sipas kryeministrit, “kushdo që ka larguar punonjës për shkak të pandemisë COVID-19, tani është koha për t’i ripunësuar”.
Pas njoftimit të kryeministrit, të shumta kanë qenë dhe reagimet në rrjetet sociale. Një qytetar denoncon një drejtor që është dën uar me b urg, por është akoma ne detyrë. Rama i kthehet se më shumë drejtorë duhet të dënohen. Ai ka su lmuar dhe opozitën duke rikujtuar periudhën e vr asjes së katër qytetarëve në bulevard ku asnjë nuk u dën ua.

Qytetari e de noncon publikisht: ‘E kanë dë nuar me bu rg, por është akoma në detyrë’/ Ja përgjigja e Ramës Read More »

Rama: Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë

Pasi Presidenti Ilir Meta ditëve të fundit është shprehur se do të vazhdojë të mbështes nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et, vjen reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se është dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, por shton se sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi “kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”

Më tej thotë se “Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme”.

Rama sqaron se Ministria Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun Kombëtar.

“Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, deklaron në mbyllje Edi Rama. /noa.al

Rama: Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë Read More »

Veliaj: ‘Jap dorëheqjen nëse…’

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një interviste në emisionin Opinion, i pyetur nga ekonomisti Besart Kadia ka folur lidhur me çshtjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Sipas Veliajt uji në Tiranë është më i lirë se në Korçë dhe Pogradec, e madje nëse nuk është kështu ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.
“Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë. Në kamzë është 67 lekë. Kjo Tiranë që e ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe paguan sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se arkëtimet e ujit janë rritur dhe aktualisht 98.7% e qytetarëve të Tiranës paguajnë faturat.

Më tej, duke iu rikthyer edhe një herë çështjes së çmimit të ujit, Veliaj tha: “Nëse nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie”.

Veliaj: ‘Jap dorëheqjen nëse…’ Read More »

Spiropali në studio: ‘Unë ju ha për mëngjes juve për vota’/ Shabani: ‘I keni nxjerrë kallajin këtij vendi’

Mbrëmjen e sotme në “Open” teksa diskutohet tema “Zgjedhjet pa konsensus”, ka pasur një debat të ashpër mes ministres Elisa Spiropali dhe Endri Shabanit të Nismës Thurje.

Teksa debatonin në një moment, Spiropali i thotë Shabanit: “Me gjithë respektin, unë ju ju ha për mëngjes, me gjithë vota”.
“Mos kini frikë nga vota,” tha Shabani.

“Nuk kemi frikë ne,” u përgjigj Spiropali.

Debati nisi kur Spiropali i tha Shabanit që e njeh atë shumë mirë, ndërkohë ai iu kthye duke i thënë se ka vjedhur kur ajo ishte tek doganat.
Pjesë nga debati:

Spiropali: Të njoh shumë mirë, Endri Shabani.

Shabani. Ju keni vjedhur kur ishit të dogana. 1.7 milion euro dëm i keni shkaktuar shtetit shqiptar.

Spiropai: Lërini këto shprehje populiste që sna çojnë askund.

Shabani: E thotë KLSH-ja.

Spiropali: E çfarë hyn KLSh-ja kët. Jam e pastër se për ndryshe do më kishte ndjekur prokuroria e PD-së.

Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi.

Spiropali: Nuk dua të merrem me ty, se disa anëtarë të partisë tënde i kam pasur miq të Mjafti.

Shabani: Mos kini frikë nga votuesit.

Spiropali: Unë ju ha për mëngjes juve për vota.

Shabani: Ju jeni minister, unë paguaj pagën tënde dhe shiko si flet.

Spiropali në studio: ‘Unë ju ha për mëngjes juve për vota’/ Shabani: ‘I keni nxjerrë kallajin këtij vendi’ Read More »