Andueli

Deklarata e fortë e Yuri Kim: Do ketë të tjerë ‘Non-Grata’

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim deklaroi edhe njëherë se do të ketë persona të tjerë non grata.
Në intervistën e dhënë për Top Channel, Ambasadorja trajtoi cështjet më të nxehta për politikën dhe drejtësinë në Shqipëri.

Çfarë do të bëjë SHBA me Sali Berishën në përpjekjen e tij për të rimarrë drejtimin e PD? Cili është qendrimi ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha? A janë të kënaqur SHBA me veprimet e SPAK apo drejtësinë e re? Përgjigjjet e ambasadores tregojnë gjithashtu rolin e Shqipërisë në rajon jo vetëm në kuadrin e nismës Ballkani i Hapur deri tek verdikti amerikan mbi të padëshiruarit.

Yuri Kim ambasadore: Ndaj, nëse pyetja tjetër e juaja do të jetë “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në kor rupsion, ta që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë.

Deklarata e fortë e Yuri Kim: Do ketë të tjerë ‘Non-Grata’ Read More »

Lajm i fundit/ Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë

Është shkarkuar ditën e sotme nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbri Braho.

Shkresa që mban firmën e kryetares së komanduar Emoriana Sako është publikuar nga Syri.net dhe tregon lirimin nga detyra për Brahon, një ditë pasi denoncoi publikisht ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, për të cilin u shpreh se vijon të drejtojë në Bashkinë Durrës e të menaxhojë fondet publike.

Nënkryetari në fjalë ka pasur herë pas here akuza të ndryshme për korrupsion

Lajm i fundit/ Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë Read More »

Ish-numri dy i qeverisë Rama humb babain: Mirupafshim babë!

Ish-zëvendëskryeministrja, Senida Mesi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e h idhur se ka humbur babain e saj.

Ajo shkruan se të hënën babai i saj kanë dhënë frymën e fundit, teksa tregon dhe fjalët që i tha atij “mirupafshim bab, derisa të shihemi përsëri do të kalojë një kohë e gjatë”.

Postimi i Senida Mesit

“Lamtumirë baba i qeshur, i dashtun, plot energji me jetu dhe me ja dal në çdo sfidë e frymëzim për mu, Stelën dhe Enisin dhe mbështetje për Idën/mamin, për me ec para në jetë me forcat tona, mos me u dorzu kurrë dhe me jetu jetën me integritet e pasion!!

Të hënën bana vrapin e jetës teme bashkë me ty e vllanë nëpër korridorin e spitalit me të dhënë frymën e fundit, por sja dolëm dot! Merrsh frymë i qetë atje lart, t’du fort!!!!

“….. mirupafshim bab, derisa të shihemi përsëri, veç ke me pritë shumë ?…. ishin fjalët e fundit që i thashë….. “shkruan ajo në postimin e saj.

Ish-numri dy i qeverisë Rama humb babain: Mirupafshim babë! Read More »

Ngjarje t ragjike në familjen shqiptare/ Djali v des nga infarkti, më pas ndë rron jetë dhe babai kur mori vesh lajmin e rë ndë

Një ngjarje e rë ndë është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë këtë të mërkurë. Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka ndë rruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke të njëjtën gjë.

Burime bëjnë me dije se i moshuari, Zenel Gjoni, rreth 80 vjeç nuk e ka përballuar dot hu mbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tro nditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.

56-vjeçari Jeshar Gjoni ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.

Ngjarje t ragjike në familjen shqiptare/ Djali v des nga infarkti, më pas ndë rron jetë dhe babai kur mori vesh lajmin e rë ndë Read More »

Vlorë/ B llokohen 10 kamionë në pikën e triportit

10 kamionë janë bllo kuar në pikën e triportit për he dhjen e inerteve në det. Kamionët do të jenë të bll okuar deri në një verifikim të plotë. Po licia nisi aksionin sot, pas den oncimeve se inertet po hidh eshin në det në zonën e Jonufrës dhe Pyllit të Sodës.

Pas vizitës se kryeministrit Edi Rama në Vlorë, pol icia ka nisur kontrollet.

Ma sakra mjedisore pak kilometra është larg qytetit dhe në zonën panoramike të bregut, inertet hi dhen buzë detit prej ditësh e ndoshta javësh.

Banorët e zonës tregojnë se kamionët zbrazen ditë e natë. Të pyetur se kush i hedh, si ata, ashtu dhe po licia e Vlorës kanë të njëjtën përgjigje, se nuk e dinë.

Vlorë/ B llokohen 10 kamionë në pikën e triportit Read More »

Habit me deklaratën e saj gazetarja: Na kanë lodhe B… këta këngëtar primitivë!

Habit me deklaratën gazetarja kosovare.

Laura Krasniqi ka kritikuar dy këngëtarët e njohur, Ilir Shaqirin dhe Naim Abazin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se disa artistë shfrytëzuan dëshmorët për përfitime të tyre personale e ndërsa poshtë mbishkrimit të saj shfaqen dy këngëtarët.

“Na kanë lodhe B… qita primitiva që thirrën në emër të atyre që kanë dhënë jetën për vendin! Artista që shfrytëzuan djersën e diasporë piii mundim mi pa hala në skenë”, ka shkruar ajo në një postim në ‘Instagram’.

Habit me deklaratën e saj gazetarja: Na kanë lodhe B… këta këngëtar primitivë! Read More »

‘Vëllai i madh’ surprizon Beniadën, ja ku do ta shohim pasi të mbarojë BBV

Mbrëmja e sotme e “Big Brother VIP” kishte rezervuar një surprizë të madhe për Beniadën, e cila ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Shqipëri pas përfundimit të reality showt.

Asaj iu desh të largohej për disa minuta nga shtëpia dhe me sytë e lidhur u drejtua për në studion e “Proçesit Sportiv”.

Edi Manushi zbuloi se pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, Beniada është e ftuar të jetë moderatore e “Proçesit” krah tij dhe Alesia Bamit. Bukuroshja e pranoi me shumë dëshirë këtë ftesë.

‘Vëllai i madh’ surprizon Beniadën, ja ku do ta shohim pasi të mbarojë BBV Read More »

Djali i Sokol Olldashi kundër Bashës: ‘Të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë’

Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit Sokol Olldashi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së FRPD-së, ka folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor.
Ai u shpreh se ky Kuvend mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse ka firmat e nevojshme, kështu që nuk ka përse të shkohet në gjykatë.

“Fatmirësisht statuti ka parashikuar dhe situatat e jashtëzakonshme. Kuvendi mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse janë firmat. Kështu që nuk ka arsye përse të shkohet në gjykata”, tha Olldashi në Fax News.

Përsa i përket vendimit të Bashës për zgjedhje të reja në FRPD, ai tha se vendimet nuk merren me statuse në facebook, sepse ka statut.

“Forumi nuk ka marrë asnjë kosto. Kemi statut. Nëse vendimet do merreshin me statuse në Facebook, atëherë nuk do të ishim më parti por fondacion. Nuk besoj se arsyetimi për këtë vendim është i drejtë, sepse sidomos ne PD nuk mund të ndëshkojmë mendimin ndryshe në parti. Prandaj duhet të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë”, u shpreh ai.

Djali i Sokol Olldashi kundër Bashës: ‘Të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë’ Read More »