Andueli

Rama: Ambicja jonë, të heqim përfundimisht kufirin

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën çelëse të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me Kosovën, duke thënë se mbledhja e gjashtë e dy kabineteve mbahet në Tiranë, me rastin e 100-vjetorin e pavarësisë së kryeqytetit shqiptar.

Ai kërkoi që të dy vendet të investohen së bashku për 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, për të cilin tha se është ende larg në kohë, por jo aq larg sa të mos mendohet që sot për një projekt të përbashkët për rikualifikimin urban tërësor të qytetit historik të shqiptarisë.

Kryeministri Rama tha se “Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të Bashkimit Europian në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme e dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes.”

Ai tha më tej do të firmoset marrëveshja mes dy qeverive edhe për hyrje-daljen e mallrave të përbashkëta në Portin e Durrësit.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për hyrje-daljen e mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, deri para pak vitesh, shndërrimin e këtij porti në një port de facto edhe të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit që Porti i Durrësit të kthehet në një port të rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon”, deklaroi Rama.

14 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid 19 /noa.al

Rama: Ambicja jonë, të heqim përfundimisht kufirin Read More »

Meta: Ne nuk do të lejojmë kurrsesi instalimin e një grushti shteti

“Nuk është Edi Rama që ka sjellë në pushtet socialistët, ai ka sjellë në pushtet bandat dhe ka përvetësuar oligarkët”.

Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat, pas pyetjes nëse gjuha e ashpër e përdorur prej tij në ditët e fundit, ka lidhje me fushatën elektorale.

Kreu i shtetit tha se socialistët e kanë marrë Edi Ramën nga refugjat dhe e kanë bërë ministër dhe e kanë mbajtur 20 e ca vjet në pushtet, por shtoi se, ai është i pashpresë në rast se humbjen e tij, kërkon ta kthejë në një tragjedi për Shqipërinë.

Ndaj e ftoi që “Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të bëjë listat e hapura. Me lista të hapura Edi Rama në asnjë qark të Shqipërisë nuk del deputet. Ai di shumë mirë që del jashtë kontrollit Partia Socialiste, se do të votojnë socialistët dhe jo biznesmenët, por sepse ai nuk del deputet.”.

Sipas tij, Edi Rama nëë politikë humbet si kudo, ndaj tha se është koha të mbledhë forcat dhe të ketë dinjitet për të pranuar humbjen.

Lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhor, tha se kush do të shkelë 5 qershorin do e cilësojë atentat ndaj Shqipërisë dhe përpjekje për të instaluar një grusht shteti apo juntë.

“Ne nuk do të lejojmë kurrsesi instalimin e një grushti shteti. Çdo shqiptar, me votë apo çdo mjet tjetër do të vendosë rendin kushtetues që ka kaq vjet që nëpërkëmbët. Socialistët do të jenë të parët, pasi ata i dhanë Kushtetutën demokratike Shqipërisë në vitin 1998 me referendum”, tha Ilir Meta. /noa.al

Meta: Ne nuk do të lejojmë kurrsesi instalimin e një grushti shteti Read More »

Mësoni se çfarë ‘surprizash’ ka ‘rezervuar’ moti për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C deri në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 24°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

Mësoni se çfarë ‘surprizash’ ka ‘rezervuar’ moti për sot Read More »

Luljeta Bozo feston ditëlindjen/ Nusja i bën dedikimin e veçantë: Të paçim sa më gjatë, nëna ime e dytë!

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo feston sot ditëlindjen dhe një urim të veçantë ia ka bërë nusja e djalit të saj, regjisorja Alda Biba. Pas tërmetit të shtatorit dhe atij të nëntorit 2019, inxhinierja Bozo u kthye në “zërin e qetësisë” të çdo familje shqiptare.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universistetesh prestigjoze e konferenca boptrëore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul. Ti pa bujë dhuron çfarë di”, shkruan ndër të tjera regjisorja Bida për inxhinieren Luljeta Bozo.

Luljeta Bozo feston ditëlindjen/ Nusja i bën dedikimin e veçantë: Të paçim sa më gjatë, nëna ime e dytë! Read More »

Si ndikon selfie në shëndetin mendor?

Selfi është bërë një temë shumë interesante për studiuesit, të cilëve popullariteti i autofotografisë u ka hapur probleme kërkimore të ndikimit të saj në shëndetin mendor të të rinjve dhe të rriturve.

Një selfi është një foto që zakonisht shpërndahet përmes medieve sociale. Edhe pse njerëzit gjithmonë kanë dashur të bëjnë fotografi të tyre dhe njerëzve të tjerë, me një aparat fotografik selfi kjo ka sjellë një efekt ekstrem.
Edhe pse në shikim të parë një selfi nuk është asgjë domethënëse, është interesante që shumë nuk e dinë që selfi i tepërt ka shkaktuar aksidente fatale në vitet e fundit dhe është gjetur një lidhje e fortë midis selfi dhe narcizmit, mungesës së vetëvlerësimit, vetmisë, depresionit dhe shumë problemeve të tjera. që lidhen me shëndetin mendor.

Studiuesit zhvilluan një shkallë në lidhje me përdorimin e autografëve në të cilën ata morën nga të anketuarit gjashtë arsye kryesore pse bëjnë selfi:

-konkurs shoqëror – për të marrë më shumë miq dhe ndjekës në rrjetet sociale,

-duke kërkuar vëmendje – për të marrë më shumë vëmendje nga njerëzit e tjerë,

-ndërtimi i vetëbesimit – të kesh një mendim më pozitiv për veten tënde,

prezantimi i mjedisit – bërja e vetë-fotografive në vende të caktuara në natyrë në mënyrë që të ndiheni mirë dhe t’u tregoni të tjerëve,

-modifikimi i humorit – për t’u ndjerë më mirë dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore,

-harmonizimi subjektiv – në mënyrë që të përshtatet në bashkësinë shoqërore.

Rezultatet e hulumtimit treguan se njerëzit që bëjnë dhe publikojnë tepër selfi janë më shpesh të motivuar për një sjellje të tillë për shkak të kërkimit të vëmendjes, prezantimit të mjedisit dhe konkurrencës sociale

Si ndikon selfie në shëndetin mendor? Read More »

Artan Hoxha/ Kush është personi që ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin?

Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga vr asja e ish-deputetit të PD-së dhe liderit të studentëve, Azem Hajdarit, vd ekja e tij ende nuk është zbardhur.

Nesër pritet të zhvillohet gjyqi për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili është i ak uzuar si i implikuar në vr asje. Vr asja e bujshme, për të dytën ditë radhazi po diskutohet në studion e emisionit “Top Talk”, ku së bashku me gazetarin Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar gazetari investigativ, Artan Hoxha. Gazetari tregoi emrin e personit që nxori në pritë Azem Hajdarin.

“Pistë kryesore e hetimit ka qenë se kush e nxori Azem Hadjarin në pritë. Grupi hetimor nuk arriti ta gjente, janë dhënë disa variante. Berisha s’ka folur, por për herë të parë tha se një militant më erdhi dhe se u vr a Azem Hajdari. Është identifikuar personi, është ish-punonjës i SHIK, ky person i ka thënë Azem Hajdarit se është një makinë me targa Vlore jashtë. Është militant i PD-së, ish-punonjës i SHIK-ut, nuk është thirrur kurrë për të dëshmuar”, deklaroi Hoxha.

Më tej ai shtoi se është kurioz nëse ky person do të jetë personi që do të dëshmojë të premten në gjyqin kundër Izet Haxhisë.

“Është dëshmitari kryesor, është Bujar Daja. Çështjet që shtrohen janë nëse: A ka ky tagrin e fuqinë e potencialin, ta nxirrte Azem Hadjarin jashtë? Nuk ishte i zakonshëm Azemi, duhej të ishte një fuqi madhore për ta nxjerrë? Ak uza në debatin që kam bërë me Berishën në një vend tjetër që ia kanë bërë kundërshtarët politik ndaj, edhe pjesëtarë të familjes Halkaj, është se Berisha është hijeksi. Ai, Berisha tha se nuk jam unë, por është ky? Problemi është se a e ka autoritetin Daja të nxjerrë Azemin? Unë besoj se jo? Problemi shtë se kush e detyroi personin të dalë jashtë. Ky lloj hijeksi është me emër”, theksoi Hoxha.

Më tej ai shtoi se dikush e dinte informacionin paraprak se Haklajt ishin te dera.

“Azemi nuk e ditur se kanë qenë Haklaj, sepse në të kundërt do të gjente një mënyrë tjetër”, shtoi Hoxha.

Artan Hoxha/ Kush është personi që ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin? Read More »

Basha: ‘Edi Rama do të shkojë para drejtësisë, nuk ka shpëtim, është i pashpresë’

Kryedemokrati Lulzim Basha, është shprehur mbrëmjen e sotme rreth aludimeve të një koalicion të mundshëm mes tij dhe Partisë Socialiste të Edi Ramës. Basha e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, madje shkon dhe më tej duke thënë se dosjet e Edi Ramës janë gati dhe pas 25 Prillit ai do të shkojë në ndjekje pénale të përballet me drejtësinë.

“Dosjet e Edi Ramës janë gati. Edi Rama do të shkojë për ndjekje pénale dhe sa më takon mua, nesër si kryeministër do marrë ndëshkimin e merituar nga drejtësia. Pas 25 prillit, kam vetëm një mesazh: e pret drejtësia. Atë dhe një grusht njerëzish që i kanë pirë gjakun vendit. Nuk ka koalicion me të keqen, nuk ka bashkëqeverisje me të keqen. Po nuk larguam të keqen me votë, nuk ka ndryshim.
Në emrin tim personal, të PD dhe të Opozitës së Bashkuar, nuk ka dhe nuk do ketë bashkëqeverisje me Ramën. Edi Rama do të shkojë para drejtësisë. Rama nuk ka shpëtim, është i pashpresë, vetëm po anuloi datën e zgjedhjeve. Është i pashpresë për arsyen e thjeshtë dhe të vetme: për dy mandatet e shkátërrimit të ekonomisë dhe institucioneve, për dy mandatet e premtimeve të pambajtura,” tha Basha.

Basha: ‘Edi Rama do të shkojë para drejtësisë, nuk ka shpëtim, është i pashpresë’ Read More »

Thirrje për bursa studimi në Itali, data e fundit për të aplikuar

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Itali, tashmë mund të aplikojnë për bursa deri në datën 2 tetor, ora 14:00.

Njoftimin e ka bërë Ambasada e Italisë në Tiranë, ku sqaron të interesuarit që të aplikojnë në kohë.

Në kategorinë përfituese të këtyre bursave përfshihen dhe shqiptarët, për vitin 2020-2021.

Njoftimi i plotë:

Thirrja për bursat MAECI 2020-2021 është tani e hapur.

Thirrja parashikon ekskluzivisht rinovimin e bursave tashmë të vendosura dhe vetëm për kurset e mëposhtme:

– diplomë master;

– kurse AFAM;

– doktoratura kërkimore;

– përfundimi i kurseve trevjeçare të ndërmarra tashmë.

Thirrja e plotë për aplikime, që përmban dispozitat për prezantimin e aplikacioneve dhe udhëzimet në lidhje me procesin e përzgjedhjes së aplikimeve, është në dispozicion në studimin në portalin Itali kushtuar bursave (https://studyinitaly.esteri.it).

Kjo platformë përmban, në italisht dhe anglisht, të gjithë informacionin e dobishëm për mbajtësit e bursave, duke përfshirë udhëzimet për regjistrimin në institucionin e zgjedhur, metodat e pagesës tremujore të pagesave mujore të bursës dhe mbulimin e sigurimeve.

Thirrja do të jetë e hapur deri në orën 2.00 të pasdites (me kohën italiane) në 2 Tetor 2020. Aplikimet e marra pas afatit do të konsiderohen të papranueshme (përveç për arsye të jashtëzakonshme që justifikohen rast pas rasti).

Thirrje për bursa studimi në Itali, data e fundit për të aplikuar Read More »