Partia Demokratike publikoi sot listën e kandidatëve potencialë për deputetë në këtë qark.
Lista me 39 kandidatë për Vlorën, Delvinën, Himarën dhe Selenicën e Sarandën, përmban edhe surpriza, aty mungon emri i një prej biznesmenëve më të njohur në vend, vlonjati Agron Shehaj.
Është e vështirë të mendosh se Shehaj do të qëndrojë jashtë zgjedhjeve të 2021, por ka gjasa që Basha të ketë plane të tjera për të, duke e kandiduar ndoshta në një qytet tjetër.
Nga fusha e biznesit, Shehaj iu bashkua Partisë Demokratike në 2017-ën kur edhe fitoi mandatin e parë të deputetit në vendlindjen e tij. Shehaj qëndroi pak më shumë se dy vite deputet, derisa vendosi të djegë mandatin së bashku me shumë kolegë të tjerë.
Ndoshta Shehajn do ta shohim kandidat i PD-së në Tiranë? Mbetet për t’u parë…
Ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet ndryshe në një intervistë për një televizion në Kosovë.
Berisha është shfaqur si rrallë herë me plisin (qeleshen) në kokë teksa ka mbajtur edhe çiftelinë.
“S’ka kapele më të mirë se kjo”, thotë ish-kryeministri, por gazetari ka menduar edhe për t’i bërë disa pyetje provokuese.
Në plisin e Berishës është stampuar portreti i komandantit të UÇK-së, heroit Agim Ramadani.
“Portokalli” vjen këtë sezon me disa risi, duke nisur nga ndryshimi i regjisorit, kastit të aktorëve e deri te moderatorët. Pas shumë spekulimeve është konfirmuar lajmi i largimit të regjisorit Altin Basha. Top Channel ka bërë me dije se pjesë e produksionit tanimë do të jetë regjisori Indrit Çobani.
Jo vetëm kaq, “Portokalli” këtë sezon vjen me një sërë risish e teknika inovative.
“Këtë sezon do të ketë shumë ndryshime. E para që nga mënyra e re, dinamike si do të përcillet ky emision në televizor për publikun e gjerë. Do të ketë gjithë personazhet e dashur, nga java në javë do të shtojmë dozën e personazheve të rinj dhe do të kemi teknika inovative për herë të parë në ‘Portokalli’, të cilat do të keni mundësi t’i shihni në javët në vazhdim”, -është shprehur Florjan Binaj.
“Ne gjithmonë kemi pasur risi. Edhe këtë sezon do të kemi risi. Madje kemi një ndryshim në platformën e përgjithshme regjisoriale. Kemi prurje të reja aktorësh”, -ka thënë Rezart Veleshnja.
Portokalli do nisë transmetim këtë të diel në orën 21:00, nën moderimin e Eneda Tarifës dhe Salsano Rrapit.
Blerimi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Nensi një grua gjermane janë burrë e grua. Nensi për Blerimin është gruaja e dytë, ndërsa Blerimi për Nensin është burri i tretë. Nensi në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është shprehur se ka dyshime që Blerimi akoma shkon me gruan e parë. Me të jeton në shtëpi, ndërsa ish-gruan e çon në hotel.
Nensi tregon se ajo nuk është shkaktarja e problemeve që ai ka në familje dhe se të dy kanë dashur të bëjnë fëmijë, por nuk mund të marrë këtë hap përderisa Blerimi sipas saj po takon ish-gruan e parë. Ajo ka parë foto së bashku dhe këtë gjë e konsideron si provokim nga ish-gruaja e tij.
Eni Çobani: Ke dalë foto me ish-gruan tënde ndërkohë që jeton me Nensin në Gjermani: Blerimi: E kam bërë, por për hatër të fëmijëve të mi. Kam dy fëmijë nga martesa e parë.
Nensi: Nuk bëhet ashtu. Blerimi: Jam divorcuar në vitin 2019, por nuk qëndron problemi tek divorci por tek familja. Nensi: Blerimi ka bërë divorcin pasi më njohu mua. Blerimi: Unë jam djali i vetëm, prindërit nuk kanë dashur të humb familjen dhe fëmijët.
Nensi: Pse më ofendojnë mua prinderit dhe ish-gruaja e tij, ata thonë që unë jam k**vë, ata nuk më njohin mua dhe nuk e dinë jetën që unë kam bërë. Babai, ish-gruaja edhe dajat edhe krejt familja më shajnë kështu duke më dërguar mesazhe.
Blerimi: Problemin e kanë pasur tek unë ata. Më kanë akuzuar se ia kam kthyer shpinën. Unë nuk kam dashur të lëndoj Nensin përderisa jetoj me të. E pranoj që nuk dua ta vras shpirtërisht.
Nensi: Ish-gruaja më ka nisur një foto me Blerimin në hotel. Ai më thotë që e bëra për fëmijët. Nuk bëhet kjo gjë për fëmijët.
Blerimi: Unë nuk kam dashur të të fus ty në probleme. Unë jam divorcuar nga ish-gruaja por jo nga nëna e babi dhe familja. Unë nuk dua t’i humbas ata, familja më ka kthyer shpinën. /tvklan
Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ku ka rrëfyer për herë të parë eksepriencën e saj kur udhëtoi me gomone në moshë 8-vjeçare drejt Italisë.
Një eksperiencë e frikshme dhe sfilitëse për të dhe familjen e saj.
Marsela Çibukaj: Unë isha shumë e vogël, nuk i kisha mbushur ende 8 vjeç, mami dhe motra 2 vjeç dhe jemi nisur me gomone. Mbaj mend frikë, terror, trishtim, shumë pyetje për të ardhmën, çfarë do ndodhte më vonë.
Ardit Gjebrea: Ti ke ikur ditën apo natën?
Marsela Çibukaj: Natën dhe ishte hera e parë që unë shikoja detin natën i cili transformohet në një diçka të zezë, të errët, të frikshme e të pabesë. Ne kemi qenë dy vajza të vogla, të parat që hipnin në atë gomone. Ne rrezikuam, nuk e dinin se na prishte se çfarë do na ndodhte. Jemi nisur në orën 11 të darkës, u zhytëm në det derisa mbëritëm tek gomonia, na tërhoqën sipër disa djem. Në anën tjetër të detit na priste babi që ishte nisur më përpara me gomone.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në udhëtimin e parë? Them udhëtimi i parë sepse ti e ke provuar disa herë.
Marsela Çibukaj: Shumica niseshin në darkë me idenë që do niste udhëtimi mbarë. Në kanalin e Otrantos, kishim gjithmonë pengesa. Udhëtimi i parë dhe i dytë me gomone dështoi, por tek e treta eci mbarë.
Ishte një udhëtim i heshtur, nuk flisnim dot se nuk mund të tërhiqnim vëmendje. Mami na shtrëngoi fort duart dhe na tha do shkojmë tek babi dhe nuk duhet të flasim dhe mbetëm të heshtura derisa mbërritëm në brigjet italiane. Kishim frikë për jetën dhe frikë për mos parë njerëzit që kishim lënë pas. Deti për shumë vite na ishte kthyer në një mankth, në një ëndërr shumë të keqe.
Ardit Gjebrea: Arritet në briget e Italisë, ku zbarkuat?
Marsela Çibukaj: Unë nuk e di ku mund të kemi zbritur, supozoj në brigjet e Leces. Zbarkuam mbi disa shkëmbinj të egër. Duke vrapuar më ra sandalja në ujë, mami në tërhoqi me duar dhe më tha nuk ka problem, do të të japë mami shapkat e mia. Ajo 2-3 orë eci zbathur në disa fusha me kashtë të egër dhe plot me gjemba. Më pas kemi mbërritur në një kapanon ku na shpërndanë në disa familje që erdhën na morën me makina.
Ardit Gjebrea: Më trego pak momentin kur takuar babin.
Marsela Çibukaj: Kur zbritëm në Lece, na u desh të merrnim trenin që të na çonte drejt Romës dhe menduam që kur të arrinim aty do na priste babi, por ai nuk jetonte në Romë, kishe gjetur një sistemim së bashku me vëllezërit e tij në një provincë të Romës dhe nga provinca deri në Romë, duheshin disa minuta. Në ’93 nuk kishim celulare dhe ishte gjithçka shumë e lënë në dorën e fatit derisa ti vinte ajo telefonata e famshme babi arritëm, ai nuk dinte nëse këta fëmijë a kishin ardhur, kështu që mbetej çdo gjë në dorë të fatit. Arritëm të gjenim një kabinë telefonike për të telefonuar babin tek familja italiane ku babi qëndronte. Babi tha aty do rrini, do vijë unë së bashku me xhaxhi Petritin, me vëllanë e tij dhe do ju marrim, do dëgjoni një fishkëllimë dhe ata jemi ne. Përqafimi me babin ishte çlirim i madh, më në fund ia kishim hedhur dhe të fillonim një jetë të re.
Vlora, një qark me 12 mandate deputetësh do të votojë të dielën për 39 kandidatë potencialë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Vlorë në procesin që është vlerësuar si një ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.
Votimi i kandidatëve nga anëtarësia ka përfunduar në degët e PD në 7 qarqe: Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe Lezhë, Elbasan, ndërsa sot po votohet në Qarkun e Durrësit. Procesi është konsideruar si një risi për politikën, një proces rrit demokracinë e brendshme në PD dhe tregues për mënyrën sesi do të qeverisë nesër forca më e madhe e opozitës.