Andueli

Lulzim Basha: ‘Sali boll harxhove energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën’

Lulzim Basha ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj qeverisë, duke thënë se është bërë pjesë e një përpjekjeje për një puç brenda Partisë Demokratike.
Sot nga selia e PD-së, Basha tha se Sali Berisha nuk ka arritur të mbledhë numrin e duhur të firmave, ndaj i kërkoi atij të mos harxhojë kot energjitë e demokratëve, duke ndihmuar kështu edhe Edi Ramën.

“Kemi një re gjim përballë, dhe po shikoni që re gjimi është edhe një trekëndësh. Kemi të dhëna që re gjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD-së. ndaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën.

Nuk i kishe firmat, boll harxhove energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën. PD do të bëjë çdo gjë që kundërshtarin e vetëm Edi Ramën ta çojë një orë e më para në fundin e tij. Ne do të marrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë, vota e vjedhur shpresa e vr arë”, deklaroi Basha.

Lulzim Basha: ‘Sali boll harxhove energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën’ Read More »

Çifti i parë në Big Brother VIP? Banorët shijojnë të gjithë bashkë dhe ngrenë dolli për…

Banorët mbrëmë kanë shijuar një darkë të gjithë së bashku duke lënë pas konfliktet dhe keqkuptimet.
Të gjithë banorët kanë shijuar ushqimin e përgatitur nga shefat dhe janë argëtuar në praninë e njëri-tjetrit.

Nuk mungojnë dollitë e ngritura, ku ishte Donaldi ai që kërkoj që ata të ngrenë një dolli për Pajtimin dhe Sarën.

Që kur hyri në shtëpi Pajtimi, Sara është parë shumë e afruar me të, ku mendohet se mes tyre do të lindë një romacë.

Mbetet për të parë nëse Dj Pm dhe Sara do të jenë çifti i parë në Big Brother Vip.

Çifti i parë në Big Brother VIP? Banorët shijojnë të gjithë bashkë dhe ngrenë dolli për… Read More »

Rama jep lajmin e mirë për rrogat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama tha se buxheti i vitit 2022 parashikon një rritje të pagave prej 30% për Forcat e Armatosura, premtim që ai tha se e mbajti pas krizës me luftën ndaj zjarreve në muajin gusht.

Por Rama dha një tjetër lajm të mirë për ushtarakët, gjatë prezantimit të buxhetit në Pallatin e Kongreseve.

“Por sot po u them se do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që Forcat tona të Armatosura, për potencialin që kanë dhe energjinë që japin, të jenë mbrapa nga shumë vende të Aleancës”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga deklarata:

Nuk është rritja e parë e pagave që bëjmë, kjo është një rritje e konsiderueshme, dhe nëse kur u takuam me një pjesë prej jush pas përballimit të krizës së zjarreve, unë ju thashë se do të rrisim pagat, dhe sot pagat janë të shkruara me 30% rritje për buxhetin e ardhshëm. Por sot po u them se do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që Forcat tona të Armatosura, për potencialin që kanë dhe energjinë që japin, të jenë mbrapa nga shumë vende të Aleancës, këtu nuk flasim për vendet që janë më të fuqishmet, por vende të tjera që edhe pse janë ekonomikisht më të fuqishme se ne, ne nuk kemi pse të mos i synojmë që të mbërrijmë. Me këtë rritje, nuk jemi më ushtria më pak e paguar në Nato.

Rama jep lajmin e mirë për rrogat e shqiptarëve Read More »

Sali Berisha: Do të jem Kryeministër i Shqipërisë sërish!

Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrë zimit të ko munizmit.
Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka për synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.
Fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto me vullnetin e shqiptarëve.

Kam kënaqësinë t’iu prezantoj Floriana Garon. Një studente e shkëlqyer dhe konklurrente e suksesshme në garat e bukurisë. Floriana në jetën e saj ka të rregjistruara një sëri sukssesshëm.

Sali Berisha: Do të jem Kryeministër i Shqipërisë sërish! Read More »

Cili është fati i Bashës nëse vini në krye të PD?/ Habit Berisha me përgjigjen e tij

Në konferrencën me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se me ardhjen e tij në krye të PD-së, pas Kuvendit, nuk do të përjashtojë Lulzim Bashën nga partia. Ndër të tjera ai tha se mbledhja e firmave nga anëtarët e Kryesisë është një gjest normal, duke thënë se do të ruhet kofidencialiteti i emrave të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit.

Pyetje: Cili do të jetë fakti i Lulzim Bashës nëse do vini në krye të PD?

Berisha: PD nuk përjashton, gjatë historikut të saj janë larguar nga PD, por disa janë larguar vetë për arsye që i ka gjykuar të drejtat, por Lulzim Basha me gjithë damën e tmerrshme që i ka bërë PD, megjithëse është peng për faj të vetin, përsëri unë mendoj do të jetë vetë ai që do të përcaktoj vendin e tij, demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”,

Pyetje: Basha nuk do ta njohë Kuvendin?

Berisha: Është njëlloj si të thuash që z.Basha nuk njeh veten e tij. PD me datë 12 dhjetor gdhin e rithemeluar. Do vazhdojë gjithë projektin e saj. Nuk përfundon me datë 11 dhjetor ky projekt. Ka etapa të tjera. Kryetari pa parti, në vlerësimin tim duhet të votohet nga anëtarësia e partisë. Ndonëse kuvendi ka pushtet absolut për shkarkimin e tij.

Pyetje: Ku u bazuat në statut për mbledhjen e firmave?

Berisha: Nuk ekziston asnjë detyrim stautor i atyre që mbledhin 1400 firma për t’i dorëzuar në Kuvend. Ky mekanizëm statutor, jo vetëm i PD por edhe i simotrve është mekanizëm I zhbllokimit të partisë ku atë e bllokojnë forume të tjera, kur këshilli nuk e thërret KUvendin. Në këtë rast hyn mekanizmi shpëtimtrar i anëtarësisë. Po e bëjmë këtë në mënyrë që nuk janë këtu ¼, por nuk ka pse të mos qëndrojnë. Ky është një gjest normal. Akti ka të duskutueshëm që të ruhet konfidencialiteti i tyre. Pengkryetari le të sjellë përfaqësuesit e vet dhe do të mëosjë se kush ka firmosur për kuvendin.

Cili është fati i Bashës nëse vini në krye të PD?/ Habit Berisha me përgjigjen e tij Read More »

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’ shpërthen në lot dhe bën kërkesën e papritur

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektaklit, këngëtarja Beatrix Ramosaj sh përtheu në lot. Shkak ka qenë mungesa që ndjen për familjarët e saj.

Einxhel Shkira dhe Arjola Demiri i janë gjendur pranë duke u munduar që me humor ta qetësojnë dhe t’ia rikthejnë buzëqeshjen.

Çfarë ndodhi? Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’

Beatrix: Dua të dal dhe…

Arjola: Mos e prish makeup-in se je bërë shumë e bukur se t’kapa në shpulla

Einxhel: Pse po qan?

Beatrix: Sepse qëparë e kuptova sa shumë më ka marrë malli

Më pas janë bashkuar edhe Sabiani me Donaldin, të cilët gjithashtu i janë gjendur pranë këngëtares në këto momente emocionale.

Çfarë ndodhi? Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’

Çfarë ndodhi? Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’ shpërthen në lot dhe bën kërkesën e papritur Read More »

‘Keq të jesh mik, keq të jesh armiku yt’

Spektakli i mbrëmshëm nxiti një krisje në marrëdhënien mes Ilirit dhe Fifit.

Raporti mes tyre është ftohur ndjeshëm ditët e fundit dhe për këtë gjë dyshja ka vendosur të sqarohet njëherë e mirë me njëri-tjetrin.

‘’Kur kam parë reagimin tënd për sa i përket Arditit kam thënë se hall të jesh mik me Fifin hall të jesh armik. Është njësoj si t’ja bëja unë Sabianit këtë gjë’’,- tha Iliri.

Nga ana tjetër Fifi pranoi se është distancuar nga Iliri për shkak të disa dyshimeve që ka shfaqur ai lidhur me alencat që Fifi po krijon në shtëpi.

‘’Në një klip kam parë që ke pyetur se me cilin grup jam unë, dhe mua kjo më ka mërzitur. Gjithashtu ka pasur disa gjëra për Granitin që ndryshe m’i ke thënë mua dhe ndryshe kanë dalë gjatë sektaklit’’,- tha Fifi.
Fifi shtoi se e gjitha ishte pjesë e një provokimi për të parë se si do të reagonte Iliri.

‘Keq të jesh mik, keq të jesh armiku yt’ Read More »

Fabio Dushku flet nga burgu: ‘Po ça rrëmbimi, aman, Kozakun thjesht e futën në makinë dhe i futën 5 shpulla’

I burgosi përjetë Fabio Dushku në një intervistë telefonikë në studion e Shqipëria Live dha versionin e tij për rrëmbimin e Kozak Braçit,një personazh i njohur në Instagram.
Sipas Dushkut, nuk kemi të bëjmë me një rrëmbim, por ky ishte thjesht një ‘leksion’ sipas tij për Kozakun , për të cilin ai thotë se dikur kanë qenë miq, por ai e kishte tepruar prej kohësh me deklarata nëpër rrjetet sociale.

Dushku, i kërkoi falje edhe nënës së Kozakut , për rastin në fjalë.

“Me Kozakun, njerëzit e tij, kemi pas marrëdhënie të mira, më vjen keq për familjen e tij, nënës së tij i kërkoj falje, por Kozaku tejkaloi çdo limit njerëzor, unë jam në burg tani, ai merret me Instagram me gjëra, me rrjetet sociale degjenerohen kot, shahen, ky është shembull shumë i keq, i kanë trejkaluar sumë gjërat. Kozaku e nisi si me shaka, po i tejkaloi gjërat, e coi ku s’mbante më ujë pilafi, pastaj gjithë fisi im u ngrit, po u thashë lërë se do e zgjidhim”,tha Fabio Dushku në Shqipëria Live.

Pyetje: Rrëmbimin e nxite ti?

Dushku: Po çca rrëmbimi, aman, Kozakun thjesht e futën në makinë dhe i futën 5 shpulla, në një lagje tjetër, që të mos shkonte ndonjë nga fisi dhe ta vriste i dhanë një mësim ca shokë.

Dhe ajo u bë gabimisht publike, se shokët e mi duke parë ato çfarë ka bërë ai, nga adrenalina u futën live. Unë tani nuk jam shok me atë, po njerëzit i tij i kam miq kemi ngrënë në një pjat në burg. Rrjete sociale une s’kam se jam në burg, i përdor vëllai, im. Nuk tregohen dhëmbët në internet.

Fabio Dushku flet nga burgu: ‘Po ça rrëmbimi, aman, Kozakun thjesht e futën në makinë dhe i futën 5 shpulla’ Read More »