Andueli

Ministria e Shëndetësisë: 67 raste të reja, 2 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 67 raste pozitivë me COVID-19.

Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u shpreh se “aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar”.

Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)
Testime totale 28409
Raste pozitive 2819
Raste të shëruara 1637
Raste Aktive 1108
Humbje jete 74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 428
Durrës 199
Shkodër 164
Vlorë 115
Fier 46
Lezhë 59
Korçë 35
Kukës 20
Elbasan 16
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 67 raste të reja, 2 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit Read More »

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” kryeministrit Hoti: Tirana, qytet i hapur për të rinjtë e Kosovës

Në 100-vjetorin e dytë të shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, Tirana i dha kryeministrit të Kosovës “Çelësin e qytetit”, si simbol i një dere të hapur për të gjithë vëllezërit tanë kosovarë. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili zgjodhi kryeqytetin shqiptar për vizitën e tij të parë zyrtare.

“Dua t’i uroj mirëseardhjen kryeministrit Hoti dhe delegacionit nga Kosova. Është një kënaqësi e veçantë kur shoh se Kosova ecën përpara, që zhvillohet. Në këto kohë sfiduese për Kosovën, e di që ka një barrë të vështirë për të mbajtur dhe barra më e vështirë është për ta mbajtur popullin të bashkuar, për të mbajtur frymën pozitive, kokën lart dhe sytë përpara. Ndaj, dua që ky çelës të jetë simboli i një dere të hapur i Tiranës”, tha Veliaj.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për këtë nderim dhe shprehu vlerësimet për punën e tij në mirëmenaxhimin e qytetit. “Jam vërtet i nderuar në 100 vjetorin e Tiranës edhe si dikush që ka punuar në pushtetin lokal ju kam zili për pasionin që keni për punën. Ju uroj çdo të mirë edhe sukses”, tha Hoti.

Veliaj dhe Hoti biseduan edhe për krijimin e lehtësirave për studentët në të dyja anët e kufirit. “Teksa futemi në 100-vjetorin e dytë të Tiranës kryeqytet, besoj se ajo do të jetë edhe më e hapur për biznes, për të rinjtë dhe ata që e shohin si shtëpinë e tyre të dytë. Jam i lumtur që folëm me kryeministrin për mundësitë e të rinjve dhe do të doja shumë që Karta e Studentëve të Shqipërisë të vlejë në Kosovë. Ne jemi shumë të gatshëm që kartat e studentëve kosovarë të vlejnë në Tiranë dhe të përfitojnë nga këto lehtësira”, nënvizoi Veliaj.

Ai vlerësoi edhe dakordësinë e arritur mes dy kryeministrave për të rritur bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, e veçanërisht atë për Portin e Durrësit./atsh

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” kryeministrit Hoti: Tirana, qytet i hapur për të rinjtë e Kosovës Read More »

125 fëmijë të prekur nga COVID-19/ Dervishi: Vetëm foshnja 2-muajshe e shtruar në spital

Marjeta Dervishi, epidemiologe pranë Institutit të Shëndetit Publik tha për një nga mediet e vendit se foshnja 2-muajshe dhe nëna e saj janë shtruar me shenja klinike të COVID-19 dhe janë në monitorim të plotë nga pediatri në gjendje të stabilizuar.

Dervishi tha rasti i foshnjës 2-muajshe me COVID-19 është i pari në Shqipëri kur një fëmijë paraqitet me shenja klinike dhe shtrohet në spital me temperaturë. Sipas saj, që nga nisja e pandemisë në vendin tonë janë infektuar me COVID-19, 125 fëmijë.

Epidemiologia e lidhi numrin e shtuar të rasteve me COVID-19 në vendin tonë gjatë javëve të fundit me lehtësimin e masave pas karantinës, e shoqëruar kjo edhe me ulje të vigjilencës nga ana e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse.

“Duhet të ketë një rritje të ndërgjegjësimit për të respektuar masat që janë fare të thjeshta. Është i detyrueshëm përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, virusi është mes nesh. Pas periudhës së karantinës ka ndodhur e kundërta, nuk kemi pasur respektim të masave mbrojtëse”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë identifikuar 90 raste pozitivë me koronavirus dhe 3 persona kanë ndërruar jetë. Ndërkohë në spitalin infektiv po marrin trajtim 80 pacientë, mes të cilëve edhe foshnja 2-muajshe. /atsh

125 fëmijë të prekur nga COVID-19/ Dervishi: Vetëm foshnja 2-muajshe e shtruar në spital Read More »

Tre projektet strategjike Shqipëri-Kosovë/ Pikë doganore në Durrës, HEC në Shqipëri dhe linjë të përbashkët hekurudhore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi sot në Tiranë se së bashku me qeverinë e Shqipërisë do të punojnë zbatimin e tre projekteve strategjike.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, kreu i qeverisë së Kosovës Hoti theksoi se “dëshiroj të përmend tri projekte madhore të natyrës strategjike, e para porti i Durrësit ku unë personalisht kam punuar me ish ministrin e Financave të atherëshëm që të kemi një pikë të përbashkët doganore, por tani të kemi një pikë doganore ku mallrat të hyjnë në pikën doganore të Kosovës”.

“Në fushën e energjisë ne kemi sisteme komplimentare energjetike, por duhet të kujdesemi që ta zgjidhim këtë problem duke konsideruar edhe ndërtimin e hidrocentralit në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji elektrike Kosovën”, – tha Hoti.

Më tej Kryeministri Hoti u shpreh se “një tjetër projekt i madh është lidhja e kryeqyteteve me hekurudhë. E kemi ideuar kohë më parë , tani duhet të punojmë konkretisht me studimin e fizibilitetit dhe besoj se në vjeshtë të këtij viti mund të gjejmë fondet konkrete për të filluar realizimin e këtij projekti”.

Kryeministri Hoti duke falënderuar Ramën për vizitën në Prishtinë tha se “besojmë se kemi maturimin e nevojshëm institucional për tu përballur me ato situata, por kujdesi juaj për të ardhur në Prishtinë pas atyre zhvillimeve është shumë me vlerë”.

“Është bërë një praktikë e bashkëpunimit tonë të mbledhjeve të përbashkët të dy qeverive. Tani besoj se duhet të kalojmë në terma shumë praktikë të bashkëpunimit tonë të përditshëm. Ju i thatë me detaje bashkëpunimet që duhet të rregullojmë më tutje, në mbledhjen e ardhshme”, – tha Hoti./atsh

Tre projektet strategjike Shqipëri-Kosovë/ Pikë doganore në Durrës, HEC në Shqipëri dhe linjë të përbashkët hekurudhore Read More »

Ndryshimet në ligjin Antimafia/ Lleshaj: Luftë aseteve ekonomike të krijuara prej krimit të organizuar

“Suksesi në luftën ndaj krimit të organizuar arrihet vetëm përmes goditjes së aseteve ekonomike të krijuar prej tij”.

Kështu deklaroi sot gjatë fjalës së tij në Kuvend ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili i ka kërkuar deputetëve të parlamentit të Shqipërisë të votojnë ndryshimet në ligjin e ashtu quajtur “Antimafia”, për të rritur edhe më tej efikasitetin e Policisë në luftën ndaj krimit të organizuar.

Në argumentat e tij për të mbrojtur këto ndryshime, Lleshaj u shpreh se, lufta ndaj krimit të organizuar do të ketë sukses në momentin kur të bindim çdo qytetarë se rruga e pasurimit përmes krimit nuk të çon gjëkundi.

” Lufta ndaj krimit të organizuar është një ndër prioritetet më të mëdha të qeverisë shqiptarë në përpjekje për të rritur standardet e nivelit të jetës së qytetarëve shqiptarë dhe gjithashtu në kuadër të përpjekjeve në rrugën drejt Bashkimit Europian”, – tha Lleshaj.

“Së fundmi jemi dëshmitarë të një serie aktesh ligjore, një pakete për luftën kundër krimit të organizuar dhe në këtë kuadër vijnë dhe këto ndryshimet në ligjin Antimafia. Përgjatë tre dekadave shumë të rinj shqiptarë i janë futur rrugës së krimit duke përfunduar në qeli brenda vendit, shumë janë nëpër burgjet e botës, ose i janë fshehur drejtësisë. Dhe që të marri fund kjo histori, nuk mjafton vetëm dënimi penal, pra futja në burg e autorëve. Ka shumë të rinjë, të paedukuar, që o futen rrugës së shkurtër të krimit, që i nxjerr shumë gjatë dhe nuk mjafton që politika penale të përqendrohet tek burgosja, por jetike është adresimi bizneseve që gjenerohen nga krimi”, – tha Lleshaj.

“Duhet të bindim çdo qytetar që është futur, apo joshet për rrugët kriminale, që s’do sa do sukses të ketë, sado para të grumbullojë, sado pasuri të grumbullojë, do të vijë një ditë që do t’i merren të gjitha, pasi krimi s’mund të jetë model suksesi i biznesit. Dita kur do mësohet kjo, do jemi në rrugën e suksesit për të parandaluar krimin e organizuar”, – tha Lleshaj.

“Për këtë arsye pr/ligji që flasim sot adreson këtë çështje, se si të fuqizojmë kapacitetet e administrimit të pasurive që konfiskohen. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara të marrë kompetenca dhe atribute të reja, që japin efektivitet në administrimin e aseteve. Kemi patur një situatë, që gjykatat caktonin administrator për çdo rast konfiskimi, gjykata me këto ndryshime cakton një administrator, pra agjencinë. Ky është një ndryshim i madh e i rëndësishëm. Ndryshim tjetër, është që një pjesë e aseteve, do të shkojnë në favor të viktimave të krimit të organizuar, agjencive që luftojnë krimin e organizuar, për të rritur forcën goditëse të policisë ndaj krimit të organizuar”, – tha Lleshaj.

“Dua të them me kënaqësi që përpjekja e qeverisë ka shënuar suksese. OFL, që funksionon nga janari, po shënon rezultatet në rritje. Një numër i madh çështjes janë përcjellë tek SPAK dhe po ashtu një numër i madh janë referuar në gjykatë. 48 pasuri të ndryshme, automjete luksoze, resorte, qindra të tjerë në proces. E gjithë përpjekja është orientuar drejt parimit shkatërrim modelit të biznesit përmes krimit. Kjo është një rrugë me garanci për dështim”, – tha Lleshaj. /atsh

Ndryshimet në ligjin Antimafia/ Lleshaj: Luftë aseteve ekonomike të krijuara prej krimit të organizuar Read More »

30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot eksodin historik të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist.

Në videon e publikuar nga Kryeministri Rama shfaqen pamjet e shqiptarëve 30 vjet më parë duke hyrë në ambasadat e huaja dhe në anijet që u nisën drejt Barit, Itali.

“Mirëmëngjes, 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, – thekson Rama.

30 vjet më parë, 2 korrik 1990 mijëra vetë hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke shënuar fillimin e ndryshimit politik në Shqipërinë komuniste. Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit komunist duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë./atsh

30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja, 3 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 82 raste pozitivë me COVID-19.

Rovena Daja, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik u shpreh se “pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Daja informoi po ashtu se “lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore”.

Në 24 orët e fundit, një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv prej COVID-19, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ulja e vigjilencës nga ana e qytetarëve dhe mos përdorimi i maskave ka bërë që ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ripërsërisë thirrjen për kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe apelon për vendosjen e maskës, kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të mos e ulin vigjilencën dhe të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni patjetër maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund të ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të COVID-19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19″, tha Rovena Daja, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)
Testime totale 27671
Raste pozitive 2662
Raste të shëruara 1559
Raste Aktive 1034
Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja, 3 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e fundit Read More »

Mjekët dhe infermierët e shërbimit të Urgjencës në gatishmëri nga veriu në jug

Mjekët dhe infermierët në shërbimin e Urgjencës nga veriu në jug të vendit janë në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar prej COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se personeli mjekësor bën një punë të palodhur për identifikimin dhe izolimin e çdo rasti të dyshuar me COVID-19, në mjedise të veçanta.

“Punë e palodhur e mjekëve dhe infermierëve në shërbimet e Urgjenës në spitale nga veriu në jug, për identifikimin dhe izolimin e çdo rasti të dyshuar me COVID-19 në mjedise të veçanta, në zbatim të protokolleve antiCOVID, duke garantuar që shërbimi të mos mungojë për nevojat e çdo pacienti. Respektoni rregullat, vendos maskën, ruaj shëndetin”, u shpreh Manastirliu. /atsh

Mjekët dhe infermierët e shërbimit të Urgjencës në gatishmëri nga veriu në jug Read More »