Andueli

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja si ndahen fituesit sipas partive

Kanë përfunduar numërimet pothuajse në të gjitha komunat në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lista Serbe ka fituar më së shumti komuna në nivel vendi, ndërkohë që PDK ka fituar më së shumti komuna shqiptare. LDK ka fituar 7, AAK 5 ndërkohë VV vetëm 4.

Këto janë rezultatet përfundimtare:

Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;

PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj

LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan

AAK(5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.

VV(4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.

Nisma (1): Malishevë.

Xhafer Gashi: Obiliq

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja si ndahen fituesit sipas partive Read More »

Njihuni me efektet pozitive të cajit të rigonit shqiptar

Gjethet e bimës mesdhetare të rigonit që i përket familjes botanike Oreganum vu lgare. Ato përdoren të njoma dhe të thara, por mund të grihen dhe të përdoren edhe në çaj.

Përveç aromës së tyre të fortë, gjethet e rigonit përmbajnë 40 përbërës aktivë mjekësorë.

Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore. Ndërkohë, shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit.

Studiuesit kanë zbuluar se shumë prej përbërësve aktivë të rigonit i përkasin kategorisë së polifenolëve, flavonoidëve dhe anthocianinës që njihen për aftësitë e tyre antioksiduese.

Antioksidantët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat janë kimikate të paqëndrueshme që formohen nga tretja problematike.

Ato gjenden në lëkurë kur jeni të ekspozuar në rrezet e diellit, apo tek organet kur ekspozoheni ndaj toksinave mjedisore siç është tymi i duhanit.

Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat, membranat e tyre dhe ADN-në. Ato mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kronike siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Për vite rigoni është përdorur në formën e çajit për të kuruar dhimbjet e kokës, artritin, krizat e stomakut dhe problemet me tretjen.

Përgatitja e Çajit të Rigonit

Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit. Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë. Shtypni tre lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar. Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.

Vlerat dhe vetitë e Çajit të Rigonit

Kuron virozat dhe gripin

Rigoni lufton virozat dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit, që ka simptoma si: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje koke, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje trupi etj. Përmirëson shëndetin e zemrës Kjo bimë aromatike është një burim i shkëlqyer i kaliumit, një përbërës i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore. Kaliumi mban nën kontroll ritmin e zemrës dhe tensionin e gjakut kur organizmi përballet me sasi të larta të sodiumit.

Antioksidantët që gjenden tek rigoni ndihmojnë në parandalimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stresi dhe sëmundjet e zemrës.

Për më tepër, rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore të Omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pini një filxhan me çaj rigoni në ditë dhe do të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Ndihmon shëndetin e stomakut

Sipas të dhënave ku mbështetet AgroWeb.org, rezulton se kjo bimë është burim shumë i mirë për minerale si magnezi dhe kalçiumi, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mureve të stomakut.

Lufton radikalet e lira

Një studim i publikuar në Revistën “Journal of Pharmacy and Pharmacology” zbuloi që ekstraktet e rigonit përmirësonin dhe rimëkëmbin organizmin nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Lufton mikroorganizmat e dëmshëm

Çaji i rigonit ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm. Një studim i publikuar së fundmi zbuloi që përbërësit e gjetheve të rigonit kishin vlera të rëndësishme dhe luftonin ashpër rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e inflamacionit.

Trajton dhimbjet muskulare

Rigoni njihet për aftësinë e çlirimit nga dhimbjet dhe spazmave muskulare. Nëse vuani nga probleme të tilla, pini çaj rigoni dhe dhimbja do të pushojë për pak minuta.

Femrat shtatzënë ose nënat lehonë duhet të konsultohen me një mjek profesionisht mbi përdorimin e rigonit.

Njihuni me efektet pozitive të cajit të rigonit shqiptar Read More »

Vazhdojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit/ Ik shefi i policisë rrugore, ja emri i ri

Vazhdojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit.

Sapo është mësuar lëvizja në sektorin e qarkullimit në Kryeqytet.

Burime për Noa.al bëjnë me dije se Erion Ahmeti, nga shef i qarkullimit rrugor Tiranë, emërohet në sektorin e sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në vend të tij në krye të komisariatit të policisë rrugore rikthehet Besmir Qibini i cili e ka mbajtur këtë post më herët në vitin 2014-2015.

reforma do të vazhdojë edhe në nivele të tjera.

Vazhdojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit/ Ik shefi i policisë rrugore, ja emri i ri Read More »

Arbana Osmani tregon çfarë do të ndodhë të martën me konkurrentët e nominuar

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, dy çifte u nominuan më shumë nga banorët e “Big Brother VIP”, duke bërë kështu që katër persona të jenë në nominim kësaj radhe. E ata janë Beniada, Einxhel, Iliri dhe Sabiani.

Por në fakt “Vëllai i Madh” ka një surprizë për ta dhe ata ende nuk e dinë. Asnjë nga katër banorët e nominuar nuk do të largohet nga shtëpia, pasi publiku do të votojë për të shpëtuar e jo për të eliminuar, gjë që banorët nuk e dinë.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, moderatorja e njohur Arbana Osmani zbuloi se mes katër banorëve të nominuar, do të votohet për të shpëtuar një dhe rrjedhimisht shpëton edhe personi që është çift me të.

Mirëpo, ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me të nominuarit e tjerë. Kujtojmë se prej një jave banorët po e vazhdojnë lojën në çifte, gjë që do të zgjasë për një kohë të caktuar.gazetasot

Arbana Osmani tregon çfarë do të ndodhë të martën me konkurrentët e nominuar Read More »

‘Doja të ikja me vrap’/ Arjola tregon takimin e parë me ish-partnerin e saj

Arjola ka treguar mëngjesin e sotëm momentin e takimit të parë me ish-bashkëshortin.

Ajo rrëfeu se takimi ishte përgjithësisht i imponuar pasi ishte nxitur nga të afërm të aktores.

Arjola shtoi se prezantimi i parë me ish-partnerin ishte totalisht zhgënjyes, por kjo gjë ndryshoi tërësisht nga takimet pasuese.

“Herën e parë që e takova doja të ikja me vrap. Nuk më pëlqeu fare, ai erdhi me motor dhe kokore dhe unë më shumë u tremba. Herën tjetër hy në lokal dhe shoh një djalë shumë simpatik dhe të veshur shumë mirë, urova thash o Zot si nuk më solle një njeri si ky.

E bukura ishte se burri im ishte pikërisht ai djalë por ishte rregulluar më mirë”,- tha ajo.

‘Doja të ikja me vrap’/ Arjola tregon takimin e parë me ish-partnerin e saj Read More »

Virusi që po përhapet me shpejtësi te fëmijët? Ja çfarë shqetësimesh po shfaqin të prekurit

Një virus ka filluar të përhapet me shpejtësi në mesin e fëmijëve në Kosovë. Bëhet fjalë për virusin Coxsacki, që njihet ndryshe edhe si sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve. Por, çfarë duhet të dini për këtë virus dhe cilat janë simptomat?

Infeksioni i gojës, duarve e këmbëve shkakton simptoma të lehta te fëmijët të cilat largohen edhe pa trajtim mjekësor. Megjithëse, këto infeksione vlerësohet se në raste të caktuara mund të çojnë edhe në infeksione më serioze.

Në shumë raste simptomat e këtij infeksioni janë si ato të gripit sezonal, megjithëse ky infeksion shkakton edhe flluksa të kuqe në duar, këmbë e rreth gojës.

Ky virus bënë pjesë në familjen e virusëve të quajtur enterovirusë dhe zakonisht gjendet në gojë, stomak, zorrë të hollë e të trash.

Rreth gjysma e fëmijëve që infektohen nuk kanë simptoma. Ndërsa pjesa tjetër, kanë dhimbje të fytit, të përziera, temperaturë, kokëdhimbje, flluska në duar, gojë e këmbë.

Ky virus përhapet përmes ajrit, kur një person pëson teshtinë, kollitet apo frynë hundët.

Fëmijët e vegjël mund ta marrin këtë virus edhe gjatë prekjes së lodrave të ndryshme.

Andaj rekomandohet që fëmijët të mbajnë distancë nga fëmijët tjerë, të lajnë duart shpesh e të mos prekin sytë, hundën e gojën.

Se ky virus është përhapur te fëmijët në vend e ka konfirmuar edhe pediatric Ramush Beiqi.

Ai për Express ka thënë se një numër i madh i fëmijëve me ndryshime në duar, gojë, fytyrë e pjesë të tjera të trupit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ai ka treguar se numri më i madh i fëmijëve kanë qenë parashkollorë.

“Në kohët e fundit, në dy javët e fundit është lajmëruar një numër i madh i fëmijëve me këto ndryshime në duar, në shuplaka, përreth gojës, në fytyrë, në pjesën gjenitale dhe në gishtat e këmbëve. Më shumë kemi pasur fëmijë parashkollor deri në moshën 9-10 vjeç. Ai nuk përngjan shumë më infeksionin viral, është më shumë infeksion bakteror për shkak se shumica e ndryshimeve kanë edhe qelb që tregon që është infeksion bakteror i kontaminuar”, ka deklaruar ai.

Beiqi ka thënë se ky virus është shumë lehtë i transmetueshëm.

Sipas tij, fëmijët që infektohen me të duhet të izolohen për tre-katër ditë në mënyrë që mos të rrezikojnë edhe fëmijët tjerë.

“Mendoj që nuk duhet të bëhet panik, duhet që fëmijët prej qëndrimit kolektiv të izolohen, të mos vizitojnë qerdhet e shkollat tre-katër ditë derisa të shërohen. Trajtimi është shumë i lehtë për tre-katër ditë ato hiqen. Mendoj se nuk duhet të bëhet panik sepse është infeksion që shtrihet shpejtë ndërmjet fëmijëve, por me një trajtim tre-katër ditorë fëmija është i shëndoshë. Fëmijët që janë të prekur duhet të izolohen prej shkollës e prej qerdhes, e të trajtohen në mënyrë që fëmijët që janë të shëndoshë mos i ekspozohen infeksionit”, ka shtuar ai.

Beiqi ka thënë se ky infeksion është bakteror dhe jo sezonal.

Virusi që po përhapet me shpejtësi te fëmijët? Ja çfarë shqetësimesh po shfaqin të prekurit Read More »

Doktori i VIP-ave rrëfen të kaluarën e tij të vështirë: ‘Kam qenë konviktor, mbaj mend që nuk ngopesha me bukë’

Doktori i VIP-ave, Skerdi Faria edhe pse sot është një ndër mjekët më të pasur, fillesat e veta nuk i ka pasur edhe aq të lehta. I ftuar në emisionin ‘Glamour Zonë’, ai ka rrëfyer të kaluarën e tij plot sakrifica.

Ester Bylyku: Cila ka qenë periudha më e vështirë për ty? Që ti mbase e ke vuajtur

Skerdi Faria: Unë në Tiranë, kam qenë një konviktor. Mbaj mend që nuk ngopeshim me bukë. Por këto nuk i quaj vuaj tje, sepse edhe sot ka njerëz që nuk ngo pen me bukë, dhe ka njerëz që kanë vua jtur shumë më tepër se sa unë.

Doktori i VIP-ave rrëfen të kaluarën e tij të vështirë: ‘Kam qenë konviktor, mbaj mend që nuk ngopesha me bukë’ Read More »

Sabiani i mërzitur për nominimin e kësaj jave: ‘Shumë faleminderit që na nxorët në nominim. Unë i di të gjithë se kush më ka nominuar mua dhe Ilirin’

Nominimi i kësaj jave duket se e ka mërzitur jo pak Sabianin, i cili fill pak spektaklit, teksa të gjithë kanë qenë duke konsumuar darkën ka falenderuar të gjithë ata që e kanë nominuar.

“Shumë faleminderit që na nxorët në nominim. Unë i di të gjithë se kush më ka nominuar mua dhe Ilirin. Gjithsesi ju bëftë mirë të gjithëve dhe ishallah jeni në finale të gjithë”, ka thënë Sabiani teksa të gjithë kanë qenë të ulur në kuzhinë.

Iliri i ka thënë se nuk e kanë me atë, por kjo nuk i ka mjaftuar Sabianit i cili ka pohuar: “Nuk ka lidhje, ata e dinë që jemi bashkë”.

Sabiani i mërzitur për nominimin e kësaj jave: ‘Shumë faleminderit që na nxorët në nominim. Unë i di të gjithë se kush më ka nominuar mua dhe Ilirin’ Read More »