Andueli

Meta dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor të votuara nga Kuvendi më 23 korrik

Presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Presidenti Ilir Meta, thuhet në njoftimin e Presidencës, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithë-përfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend”.

“Presidenti Meta, rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave”,- thuhet në njoftim.

“Për muaj me radhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që, çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishme, duhet të bëhen vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik”,- theksohet në njoftim.

“Presidenti Meta, gjen rastin të falenderojë të gjitha ato forca politike që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik, mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot”,- vuri në dukje Presidenca.

“Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjësojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”-, thuhet ne njoftim. /atsh

Meta dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor të votuara nga Kuvendi më 23 korrik Read More »

‘Kaubojsi’ Eduart Ndocaj tregon sekretin e dobësimit

Ish-deputeti shqiptar Eduart Ndocaj tashmë po bie në sy si një perzonazh që arriti të heqë kilet e tepërta duke i ofruar vetes një pamje krejtësisht të re.

Ndocaj së fundmi ka dhënë një intervistë teksa ka treguar se rënia në peshë ka qenë një sfidë e vërtetë. Ish-deputeti tha se ky ndryshim ka ardhur me nismën e bashkëshortes së tij.

“Bashkëshortja ka qenë nismëtarja që unë të bija në peshë. Unë që në muajin janar marr vetëm pjesë nëpër tavolina dhe nuk ha, jam si dekor. Në fillim e vuaja por tani jo, kam filluar që të mësohem, është pak e vujtshme”, tha ai.

‘Kaubojsi’ Eduart Ndocaj tregon sekretin e dobësimit Read More »

Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot për ndryshimet në Kushtetutë.

Me 106 vota pro, 10 kundër dhe 6 deputetë të cilët nuk morën pjesë në votim, u miratuan ndryshimet kushtetuese.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë nga 122 gjithsej, prej të cilëve vetëm 10 votuan kundër këtyre ndryshimeve.

Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave ku qytetarët mund të votojnë edhe për partinë dhe për kandidatin për deputet, ndërsa ndryshon dhe formula e koalicioneve./atsh

Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese Read More »

Mjeku Pipero flet për situatën e Covid në vend

Mundësia për të pasur numra të shtuar të personave të infektuar me Covid-19 gjatë gushtit por edhe në dimër, është shumë e lartë.

Kështu shprehet mjeku Pëllumb Pipero, teksa thotë se jo vetëm qytetarët, por edhe sistemi shëndetësor duhet të mësohet të bashkëjetojë me virusin.

Pjesë nga deklarata e Pipero në Tv syri:

Situata nuk është e mirë, është serioze, për t’u shqetësuar por në asnjë mënyrë nuk mund të themi që është jashtë kontrollit. Po të ishte jashtë kontrollit, nuk do të kishte gjurmim, testim, izolim, shtrime në spital…

Por gjithsesi do të thosha që rastet e shtruara në spital janë serioze dhe duhet të na bëjnë të mendojnë për përgjegjësitë e gjithsecilit. Virusi është ende midis nesh. Në këtë situatë, duke qenë se e konsiderojmë veten të gjithë së bashku, të gjithë në një varkë, duhet të ruhemi maksimalisht duke mbrojtur edhe të tjerët.

Do të futen në lojë edhe spitalet rajonale, Covid-19 do të na shoqërojë për një kohë të gjatë, duhet të mësohemi të bashkëjetojë me të jo vetëm qytetari por edhe sistemi shëndetësor. Sepse ka edhe sëmundje të tjera kronike, vjen gripi stinor. Gjasat janë që ne ende të kemi luhatje me ngritje dhe ulje të numrave pozitivë. Ka indikatorë që dëshmojnë se mund të kemi numra të shtuar gjatë Gushtit, unë mendoj që numrat në këto shifra do luhaten edhe në Gusht.

Mjeku Pipero flet për situatën e Covid në vend Read More »

C’ndodh me pacientët që kalojnë Covidin?

COVID-19 ka sjellë një solidaritet të jashtëzakonshëm mes mjekëve nga cdo skaj i botës, të cilët ndajnë me njëri-tjetrin përmes internetit dhe platformave sociale zbulimet mbi simptomat e sëmundjes dhe reagimin e pacientit ndaj mjekimeve. Megjithë mobilizimin e gjithanshëm të shkencës dhe kapaciteteve shëndetësore, mjekët ende nuk e dinë përse virusi godet aq rëndë disa pacientë dhe të tjerë e kalojnë pa e ndjerë:

Stephen Donelson e ka kaluar COVID-19, por problemet nuk kanë mbaruar ende:

“Nuk arrij ende të përdor si më parë gjymtyrët. Nuk bëj dot asgjë me lehtësi,” thotë ai.

Stephen vazhdon terapinë fizike në një spital në Dallas.

Bota po përleshet prej muajsh me koronavirusin, një patogjen i panjohur më parë nga organizmi që ka prekur deri tani çdo cep të globit. Megjithë mobilizimin e të gjitha burimeve e kapaciteteve shkencore, ky mbetet një virus enigmatik për shëndetësinë. Mjekët nuk e kuptojnë përse disa pacientë goditen aq rëndë, e të tjerë e kalojnë pa e ndjerë:

“Kjo pandemi ka paraqitur një moment të paparë mësimi për ne. Ka qenë një periudhë shumë emocionuese, pasi si mjekë ne e kemi të vështirë të gjendemi përballë një situate kaq të panjohur e të ndjehemi kaq të pasigurtë në vendimet që marrim,” thotë Dr. Kristina Goff, një ndër mjekët që u kujdes për Stephen Donelson.

Në mes të pandemisë, mjekët që u ndeshën të parët me këtë virus, ndanë përvojën e tyre me kolegë në skaje të tjera të globit, në gjuhë të ndryshme. Ishte një përpjekje e pashembullt për të përgatitur dhe këshilluar kolegët mbi mënyrat më të mira për të shpëtuar jetë.

Në YouTube u shfaqën video të xhiruara gjatë autopsisë së pacientëve, shkëmbeheshin radiografi përmes Twitterit e WhatsApp-it.

Stephen Donelson ishte rast i komplikuar. Ai pat bërë transplant para dy vjetësh dhe ka një sistem të ulur imunitar, pasi merr ilaçe që trupi të mos luftojë mushkëritë e mëlçinë e transplantuara. Kjo e bënte më të vështirë betejën m COVID-in.

Mjekja e tij kishte përballë sfida të vështira: si të ulte sasinë e ilaçeve të dhëna pas transplantit në masën e duhur ku trupi fillon t’i rezistojë COVID-it, por nuk lufton organet e reja. Një tjetër problem: organizmi i tij po konkurronte me frymarrjen artificiale përmes aspiratorit. Për ta zgjidhur këtë problem, mjekja i dha qetësues duke i paralizuar muskujt, që frymarrja të kontrollohej vetëm nga aspiratori.

“Duke qenë se çdo ditë mësojmë diçka të re për COVID-in, ka plot terapi eksperimentale që po provohen dhe studiohen,” thotë Dr. Goff.

Mjekët kanë mësuar se duke e kthyer pacientin barkazi ai merr frymë më lehtë, pasi ulet presioni mbi mushkëritë, të cilat janë më afër kurrizit.

Stephen Donelson qëndroi barkazi për 16 orë dhe mjekët vërejtën përmirësime në nivelin e oksigjenit. Por nuk funksionon për të gjithë.

Megjithëse kanë kaluar muaj, mjekja e zotit Donelson shpreh habi se sa e vështirë është të parashikosh shanset e pacientit për të mbijetuar.

Mbetet po ashtu e paparashikueshme se çfarë efektesh anësore disa prej pacientëve do të kenë për muaj pas sëmundjes.

Pas 13 javësh nën mjekim, Stephen Donelson e nxorën nga spitali. As ai vetë nuk e beson se është gjallë pas gjithë asaj që hoqi./VOA

C’ndodh me pacientët që kalojnë Covidin? Read More »

Kim: Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit, parlamenti kompetencë të miratojë legjislacionin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka nënvizuar gjatë takimeve me krerët e politikës shqiptare tri pika ku theksohet se, “marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”.

“Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA.

“Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndërpartiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare”, thuhet në deklaratë.

“Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar”, përfundon deklarata./atsh

Kim: Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit, parlamenti kompetencë të miratojë legjislacionin Read More »

Horoskopi/ E mërkurë pozitive për dashurinë

Dashi

Kjo e mërkurë është mjaft pozitive për dashurinë, ku do të keni dëshirë për të rikuperuar kohën e humbur. Edhe në punë, do të jeni më aktiv gjatë kësaj dite, ndaj përfitoni për të bërë diçka më shumë.

Demi

Gjërat do të ecin më mirë në dashuri, krahasuar me ditët e fundit, për shkak se Hënën nuk do e keni më kundër. Mund të gjeni marrëveshje, me persona me të cilët keni pasur përplasje më parë.

Binjakët

Mundohuni që gjatë kësaj dite të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme. Jeni shumë të përqendruar në çështjet e punës, për shkak se mund të ketë ndryshime të cilat do ju fusin në mendime. Mundohuni që të mos lini pas dore sferën sentimentale.

Gaforrja

Do të nisë një periudhë premtuese sa i takon ndjenjave dhe lidhjeve në çift. Ata që janë vetëm mund të shfaqin tërheqje, për një person të cilin nuk kanë kohë që e njohin. Në punë, mundohuni që të përqendroheni më shumë.

Luani

Mëngjesi do të nisë me ndikimin e kundërt të Hënës, por në mbrëmje situata do të përmirësohet dhe do të ketë mundësi për të bërë takime të kënaqshme. Në punë, mund të përballeni me konflikte me kolegët, të cilat kërkojnë zgjidhje.

Virgjëresha

Ju presin ditë në të cilat do të ndiheni më të mbyllur në vete. Duhet të mundoheni që ta lini veten të lirë dhe të zgjidhni çështje familjare ose personale, të mbetura pezull.

Peshorja

Venusi do të favorizojë takimet, ndaj përfitoni, edhe pse lodhja fizike mund të rëndojë gjatë kësaj dite. Ndonjë ngadalësim në punë, mund të vijë për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit.

Akrepi

Duhet të mundoheni që të tregoheni të kujdesshëm në dashuri, sidomos çiftet të cilat kanë probleme për të zgjidhur. Kujdes duhet treguar me shpenzimet. Po ashtu gjatë kësaj dite do të keni energji pozitive, të cilën duhet ta përdorni sa më mirë.

Shigjetari

Hëna do të ketë ndikim pozitiv për ndjenjat, ndaj përfitoni. Lidhjet e reja shihen mjaft të favorshme nga yjet, shkruan noa.al. Në punë, do të ketë propozime t reja interesante.

Bricjapi

Kjo është një periudhë e mbushur me zgjedhje të rëndësishme sa i takon ndjenjave. Parashikohen mundësi të mira. Sa i takon punës, diçka po lëviz në drejtimin e duhur.

Ujori

E mërkura do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave, por përmirësimi do të vijë në ditët në vijim. Bëni durim! Në punë ka projekte interesante, por duhet të tregoheni të kujdesshëm me financat.

Peshqit

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të përmbyllni një debat, pa iu lënë hapësirë personave që i keni kundër. Sa i takon punës, keni nevojë për të rikuperuar energjitë. Një propozim i juaji mund të ketë sukses.

Horoskopi/ E mërkurë pozitive për dashurinë Read More »

Apeli i mjekut Andis Qendro: Vendosja e maskës, sakrificë minimale që mbron të dashurit tuaj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e maskës me detyrim ka publikuar apelin e mjekut të njohur Andis Qendro.

“Vendosja e maskës është një sakrificë minimale që kërkohet nga ju në këtë kohë të vështirë por, që do të mbrojë të afërmit dhe të dashurit tuaj nga virusi”, shprehet ai.

“Për arsye të profesionit, ne e mbajmë veshur shumë orë çdo ditë, gjatë gjithë jetës tonë profesionale; juve u kërkohet t’a mbani përkohësisht”, thekson mjeku Qendro.

“Ju lutem mbani maskën dhe shpëtoni jetë”, thuhet në mesazhin e mjekut drejtuar qytetarëve.

Apeli i mjekut Andis Qendro: Vendosja e maskës, sakrificë minimale që mbron të dashurit tuaj Read More »