Andueli

Qazim Rasha personazhi i javës

Personazhi i javës i emisionit tonë kësaj jave është Qazim Rasha.

Babai i 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i cili gjeti vd ekjen, krejt pa faj e pa arsye, siç po tregojnë hetimet, nga a rma e një pjesëtari të Policisë së Shtetit, ka treguar virtytin me të mirë të shqiptarit, në një moment të vështirë.

Prezantuesit e emisionit “Java në RTSH”, Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli kanë vlerësuar si personazhin e javës, Qazim Rashën, babait të 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i cili u vra nga efektivi i po licisë, Nevaldo Hajdaraj.

Çdo prind, çdo njeri e merr me mend dhimbjen e madhe të babait dhe gjithë familjes për humbjen e birit në lulen më të bukur të moshës. Po prisnin ta fejonin, që Kodiani të ndërtonte familjen e tij, të kishte trashëgimtarët e tij, të jetonte jetën e tij, por fati mi zor kishte vendosur ndryshe.

E keqja nuk ka fund, thotë një shprehje e njohur. Vr asja e Klodianit hyn te tr agjeditë e mëdha, aq me shumë kur ka një autorësi që i shkon jo vetëm po licit që tërhoqi këmbëzën, por në një kuptim me të gjerë, po licisë dhe shtetit që identifikohen me uniformen e çdo polici. Prandaj shpërtheu r evolta e të rinjve në Tiranë dhe në shumë qytete të vendit.

Ai që u ngrit si një zë i urtë mes gjithë kësaj tr agjedie ishte babai i Klodianit, Qazim Rasha. Shumë njerëz në Shqipëri kanë qarë me fjalët e tij të matura, madje edhe me heshtjen e tij kur i duhej të gëlltiste gulçet e dh imbjes. Si baba dhe si kryefamiliar, ai u gjend papritur mes humbjes së pakthyeshme të djalit, shfrimit rinor kundër qeverisë dhe nevojës për drejtësi nga prokuroria dhe gjykatat e vendit.

Qazim Rasha diti të qëndronte me mençuri dhe forcë të madhe shpirtërore mes këtyre zjarreve. Shqiptarët, i madh i vogël, zbuluan një bartës tashmë me thinja të virtyteve me të mira të racës shqiptare, dikë që dhimbja e bën gur, por mban fort fillin e arsyes së shëndoshë.

Në ditët e fa tkeqësisë më të madhe në familjen e tij, Qazim Rasha na tregoi se nuk ka vd ekur, por ekziston kjo Shqipëri e urtësisë, e fisnikërisë dhe burrërisë së e epërme. /NOA.al

Qazim Rasha personazhi i javës Read More »

Nxehen gjakrat mes konkurentëve në ‘Përputhen’/ Cfarë ndodhi në shtrat me Arjonin

Ana Lleshi është 26-vjeçarja më e komentuar e këtyre ditëve në programin e njohjeve “Përputhen”, pikërisht për shkak të fotos që vërtetonte që ajo kishte kaluar natën në shtratin e Arjonit, edhe pse rregullorja e formatit e ka të ndaluar këtë.

Ai kishte paralajmëruar se do të nxirrte disa të vërteta në shesh nga emisioni “Përputhen”. Sipas tij, publikut disa gjëra i mbahen të fshehta dhe vendosi që të nxirrte diçka në lidhje me një vajzë e një djalë të programit.

Ai ka publikuar disa foto ku shfaqet në një shtrat me një vajzë dhe tha se është Ana Lleshi. Siç duket, ata të dy kanë kaluar një mbrëmje bashkë dhe në foto Ana shihet duke fjetur, ndërsa Arjoni fotografon.

“Pantera zgjohu se do ikim te puntata! Datën dhe arsyen pse i publikova do t’i them në një moment të dytë”, shkruante Arjoni.

Ndjekësit e emisionit nxorën edhe disa foto nga postime të mëparshme të Anës, në të cilat shihej se ajo mban në dorë të njëjtin byzylyk dhe thonjtë i kishte të lyer po njësoj si te fotot që kishte publikuar Arjoni.

Menjëherë pas këtyre postimeve, ka reaguar Shqipja, e cila kishte treguar më herët se do të bashkëpunonte me Arjonin për të nxjerrë të vërtetat e spektaklit. Ndërkohë, e përjashtuara e programit, Shqipe Hysenaj, tashmë po bën “opozitaren” nga jashtë, ndërsa ka rikujtuar sërish rastin e Teas dhe Andit, që ajo bëri publik disa ditë më parë.

Sipas saj, produksioni i “Përputhen” e ka fshehur të vërtetën, ndaj i ka bërë thirrje Anës që të lërë menjëherë programin, sepse me publikimin e këtyre fotove mbaroi gjithçka për të. Nga ana tjetër, vetë Ana sqaroi foton me Arjonin në krevat.

Ajo u shpreh se Arjoni e ka kërcënuar dy herë më këtë foto, të cilën ajo nuk e dinte që e kishte. Madje, ka bërë dy kërcënime dhe shantazhe, të cilat Ana i ka të regjistruara dhe i ka dërguar në Polici: “Mendoja se kishte foto të ndonjë të dashuri tim dhe i thashë postoje. Unë s’kam bërë seks me të, aty nuk jam as e zhveshur, as në dush, jam e veshur”.

Në një lidhje direkte në “Skype”, ajo kërkoi falje, ndërsa moderatorja tregoi se produksioni do të kujdeset ta ndjekë këtë çështje ligjërisht.

Më tej, Ana kërkoi largimin nga emisioni, gjë që nuk është pranuar nga produksioni dhe do të hapin një sondazh për këtë.

Ndërkohë, përdorues të shumtë e shpërndanë në rrjet foton ku shfaqet Arjoni i shtrirë në shtrat me të, pamje që bien ndesh me rregullat e emisionit, që ndalon qartë takimet e çifteve jashtë studios.

E lindur në Sarandë, por që jeton në Tiranë, ajo zotëron një biznes të vetin dhe ka pasion gatimin, kërkon partner në televizion, ndërkohë që e ka prezantuar veten si të paparashikueshme, e që i pëlqen adrenalina.

Pak ditë më parë konkurrenti i “Përputhen” sërish nuk u shfaq në emision, por u transmetua videoja nëpërmjet së cilës ai tregonte të vërtetën sipas tij, dhe ku u kërkonte falje edhe familjarëve të Anës.

Pas kësaj, u realizua një lidhje me “Skype” me 26- vjeçaren, e cila pranoi që Arjoni kishte qarë para saj dhe se i kishte kërkuar të largoheshin nga emisioni për martesë, pra për të krijuar një familje bashkë, por mohoi t’i kishte dhënë shpresa apo t’i kishte bërë premtime, duke lënë të nënkuptohej se e kishte refuzuar.

Kjo situatë u analizua edhe nga opinionisti i formatit, Arjan Konomi, sipas të cilit, Ana Lleshi është ajo që po gënjen në këtë histori.

“Nuk është mençuri t’i shkosh dikujt që të do në shtëpi në atë orë. S’të besoj! Vetëm një femër e pacipë mund të reagojë në këtë mënyrë me mua, që më thua ke folur me Arjonin që ndryshove krah. Mendoj që thua gënjeshtra. Mendoj që gënjen! Dukesh që gënjen! Ke pasur lidhje me Arjonin”, iu drejtua Arjani me tone jo pak të ashpra.

Një puntatë më parë, Arjoni pranoi në takimin me Tean se nuk kishte qejf të kërcente, por në studio tha se do ta bënte për Anën. Sipas saj, Arjoni nuk ishte i sinqertë në tërësi dhe për këtë arsye vendosi ta refuzonte.

Mbetet për t‘u parë si do ta luajë pjesën më tej Ana, në mënyrë që me risqet që merr në ekran, të arrijë qëllimin e saj, të bëhet sa më shumë e famshme, edhe pse në program ka hyrë për të gjetur partnerin ideal.

Nxehen gjakrat mes konkurentëve në ‘Përputhen’/ Cfarë ndodhi në shtrat me Arjonin Read More »

Gazetari zbulon punën e parë të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka lidhje me policinë, ja çdo ndodhe

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar disa detaje nga fillimi i karrierës së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ai ka thënë se Çuçi ka qenë fillimisht oficer i policisë gjyqësore dhe për herë të parë e ka takuar atë, kur ai e ka marrë në pyetje, pasi kishte 3 padi për shkak të shkrimeve të tij.
Hoxha u shpreh se Bledi Çuçi ka një eksperiencë në polici dhe sipas tij kjo mund të jetë një ndër arsyet se përse ai është i përshtatshëm për këtë pozicion.

“Mendova se do të ishte ndonjë emër i panjohur që vjen nga institucione apo ambiente që nuk i njohim, por bëri një zgjidhje tjetër. Besoj se këtë e bëri për të shmangur një mos dekretim nga Presidenti, dy personazhe që janë dekretuar më parë nga Presidenti. Nuk mendoj se kërkon një dorë të fortë, por një ministër që të jetë i qartë për detyrën e vet dhe të ndajë qartësisht përgjegjësitë që ka ky dikaster me policinë, jo një ministër që merr edhe rolin e drejtorit të përgjithshëm.

Unë jam çuditur pse Çuçi u zgjodh ministër Bujqësie, jo i Brendshëm. Mes atyre që ka Rama në kabinet, është më optimali për ta çuar në atë dikaster. Sepse në CV-të e tij, ka thënë ku ka punuar është marrë me reformën zgjedhore, etj, por Çuçi ka qenë oficer i policisë gjyqësore sapo ka mbaruar gjyqësorin, pranë prokurorisë së Tiranës.
Më ka rastisur në atë kohë se kam pasur 3 padi, kam punuar në atë kohë në Gazetën Shqiptare dhe kam patur padi nga Kryeministri në atë kohë. Në atë kohë jam marrë në pyetje nga Bledi Çuçi dhe oficerët e tjerë.

Kanë qenë tre procese, sigurisht në të tre rastet i fituam. Aty e kam njohur Bledi Çuçin, nuk do doja të isha në ato rrethana se aty kam qenë i marrë në hetim, ndërsa Çuçi ishte oficer që bënte pyetjet dhe merrte informacione. Pavarësisht se ishte i ri në detyrë, ka qenë mjaft korrekt në punën e tij, nuk kam parë në atë kohë

Në situata të tilla prokuroria mban anën e më të fortit, p[or në atë kohë Çuçi nuk ka mbajtur anë, por ka shkuar deri në fund në kërkim të së vërtetës. Në atë kohë kam bërë një artikuj për kontrabandën e hidrokarbureve. Se çfarë ishte për në Kosovë regjistrohej në Durrës dhe kalonte për Kosovë, dhe më rezultoi se kalonte shumë më tepër hidrokarbure dhe ajo nuk kishte shkuar në Kosovë, por kalonte kontrabandë nga autoritetet doganore dhe shitej në Shqipëri.

Atë që ai kërkonte të dinte është nga e kisha marrë unë informacionet, se personazhet që kisha unë në shkrim kishin lidhje dhe përfitonin nga shitja e hidrokarbureve. Në proces u thirrën zyrtarë të lartë të ministrisë së Brendshme. Nga ajo kohë kam mbajtur kontakte me Çuçin, më pas shkoi kancelar. Çuçi ka edhe një avanvtazh, duke ardhur nga policia gjyqësore, ai njeh, ka qenë në koherecë me metodat e hetimit, ngjarjet”,- tha Hoxha.

Gazetari zbulon punën e parë të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka lidhje me policinë, ja çdo ndodhe Read More »

Ngrihet sërish pema e krishtlindjes në Tiranë: ‘Pema e Vitit të Ri vezullon edhe më fort me 25 yjet, që simbolizojnë jetët e mjekëve që na mori pabesisht Covid-19’

Kryebashkiaku Erion Velaj ka postuar sot fotot e Pemës së Vitit të Ri dhe na tregon një detaj tejet të veçantë që e karakterizon atë.

Pema e Vitit të Ri është dekoruar me 25 yje, si simbol që personifikojnë 25 mjekët që kanë humbur betejën nga COVID-19.
“Sa e bukur është Tirana e festave! Pema e Vitit të Ri vezullon edhe më fort me 25 yjet, që simbolizojnë jetët e mjekëve që na mori pabesisht Covid-19”, shkruan Veliaj.

Ngrihet sërish pema e krishtlindjes në Tiranë: ‘Pema e Vitit të Ri vezullon edhe më fort me 25 yjet, që simbolizojnë jetët e mjekëve që na mori pabesisht Covid-19’ Read More »

Rama në Librazhd u shfaq sërish me maskën që mban simbolin e PS-së dhe xhupin e Juventus (foto)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Librazhd. Ai inauguroi në këtë qytet rikonstruksionin e gjimnazit dhe të palestrës së këtij qyteti, si dhe inspektoi disa punime të tjera.

Rama u shfaq sërish me maskën që mban simbolin e PS-së, madje në një zonë malore, ai mbante sërish veshur xhupin e Juventus.

“Arritjet e mëdha realizohen duke bërë çdo ditë, me durim, një përparim të vogël dhe nëse aq shumë ditë, o Zot sa shumë, nuk do të ishin çuar dëm në të shkuarën, sot do të ishim ngjitur shumë më lart…”, – tha Rama.

“Por tërë ajo kohë e ikur nuk kthehet më, tani rëndësi ka që të mos kthehemi ne mbrapa, po të vazhdojmë ngjitjen pa u ndalur, me një përparim të vogël përditë, në çdo drejtim!” /NOA.al

Rama në Librazhd u shfaq sërish me maskën që mban simbolin e PS-së dhe xhupin e Juventus (foto) Read More »

Basha: ‘Edhe bashkëshortja ime e kaloi Covid-19’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar në një bashkëbisedim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku se bashkëshortja e tij e ka kaluar COVID-19.

Basha i bëri apel të gjithë qytetarëve të kenë kujdes për veten e veçanërisht për prindërit që janë në një moshë më të thyer.

“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë, çfarë është më e rëndësishmja. Të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, tha Basha.

Basha tha më tej se është në negociata me drejtues të PPE mbi ecurinë e negociatave për sigurimin e vaksinës për Shqipërinë. Basha deklaroi se ditën e sotme ka shkëmbyer një bashkëbisedim me komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi pikërisht për këtë çështje.

Ai akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka shkuar në Nju Jork për të bërë një udhëtim luksi.

“Edhe në këtë situatë duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë para t’i dalë përpara të keqes. Kjo është arsyeja pse më shumë prej dy javësh, edhe sot shkëmbeva një bisedë me Varhelyi për çështjen e vaksinës. Këtu kryeministri bëri udhëtim luksi në Nju Jork sikur po shkon të marrë domate”.

“PD është pjesë e PPE dhe kjo më jep mundësin të flas me disa nga udhëheqësit e Europës dhe pjesëtar të PE me të cilët fola para dy javësh për të kërkuar të bëjnë gjithçka të ndihmojnë Shqipërinë. Ato vende që kanë bërë një porosi më të madhe se sa i duhet të kemi mundësinë ta sjellim në Shqipëri për personelin shëndetësor dhe shkallë pas shkalle të gjithë personelit mjekësor sipas protokollit të OBSH”, – u shpreh Lulzim Basha.

Basha: ‘Edhe bashkëshortja ime e kaloi Covid-19’ Read More »

Kur u firmos marreveshja midis Shqipërisë dhe Italisë për delimitimin e shelfit kontinental

18 dhjetor 1992 – Firmoset marreveshja midis Shqipërisë dhe Italisë për delimitimin e shelfit kontinental
Datë në historinë kombëtare të detit
Bisedimet midis Shqipërisë dhe Italisë për delimitimin e helfit kontinental midis dy shteteve nisën në vitin 1982. Si bazë ligjore për këtë marrëveshje u përdor Konventa e OKB-së mbi Shelfin Kontinental 1958, në të cilën kishin aderuar të dy shtetet. Nga pala shqiptare në grupin negociator bënin pjesë: Ksenofon Krisafi, kryetar, Beqir Gërbi, Çarçan Danaj, Ronald Dono, Vasillaq Leci, Agim Shehu, Vait Tartari, Niko Pano dhe Dhimitër Postoli.
Me hyrjen e familjes Popa në Ambasadën e Italisë në Tiranë më 12 dhjetor 1985 bisedimet u ndërprenë. Bisedimet rinisën përsëri në fund të vitit 1991 me ristrukturimin e grupit negociator. Nga pala shqiptare në grupin negociator tashmë bënin pjesë: Ksenofon Krisafi, kryetar, Vladimir Pulaj, Ilir Shurdhi , Vladimir Beja, Xhelil Fezga, Viktor Vogli , Dhimitër Postoli , Çarçan Danaj, Javer Çobani, Ylli Kolonja, Fotaq Diamanti, David Tushe dhe Laze Xhemali. Pala italiane perfaqësohej nga Ramiro Guggerio, kryetar, kapiten i rangut të parë Francesco Spanio, kapiten i rangut të parë Eugenio Siracuzza, kapiten i rangut të dytë Giuseppe Guglietta, Gilberto Dialuce, Umberto Leanza, Giuseppe Bolondi, Gianpiero Francalanci dhe përkthyes Albert Akshija.
Për arritjen e marrëveshjes u përdor metodologjia e barazlargësisë strikte. Kjo pasi bregdetet e të dy shteteve janë homogjene dhe të dy shtetet kanë ndërtuar vijat e drejta bazë në bregdetet respektive. Pavarësisht kontestimit të SHBA në vitin 1989 për metodologjitë e ndërtimit të vijës së drejtë bazë të Shqipërisë, kjo marrëveshje legjitimoi vijën e drejtë bazë të shpallur në vitin 1970 dhe përmirësuar në vitin 1976.
Marrëveshja për delimitimin e shelfit kontinental midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë u firmos në 18 dhjetor 1992. Kjo marrëveshje është ratifikuar nga Parlamenti Italian me ligjin Nr. 147 të datës 12 prill 1995 dhe ka hyrë në fuqi më 26 shkurt 1999. Po ashtu, Parlamenti Shqiptar e ka ratifikuar marrëveshjen me ligjin Nr.7685 të datës 15 mars 1993 dhe është dekretuar nga Presidenti i Republikës me dekretin Nr.500, datë 26 Mars 1993. Për palën shqiptare marrëveshja ka hyrë në fuqi më 15 Mars 1993.

Kur u firmos marreveshja midis Shqipërisë dhe Italisë për delimitimin e shelfit kontinental Read More »

SHBA nuk lëkundet/ Reforma në Drejtësi duhet të ecë përpara derisa të bëhet realitet

SHBA nuk lëkundet. Reforma në Drejtësi duhet të ecë përpara derisa të bëhet realitet. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në një reagim, teksa pritet ringritja e Gjykatës së re Kushtetuese tha se, “Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional”.

Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara, hap pas hapi, dhe duhet të vazhdojë.

Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional.

Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9). Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe më e rëndësishmja, kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara, hap pas hapi.
/NOA.al

SHBA nuk lëkundet/ Reforma në Drejtësi duhet të ecë përpara derisa të bëhet realitet Read More »