Andueli

Donaldi e ‘tr adhtoi’, ish burri i Borës bën reagimin e papritur

Tashme trekendeshi Bora, Donald, Trixa eshte kryefjala e dites. Mbremjen e sotme teksa Semi rev oltohej per situaten e Trixes dhe Donaldit ai deklaroi se po ben kete gje qe do dhe do beje ate qe do!

Por pas reagimeve te shumta, ka ardhur dhe ai i dj Vin Veli, ish burri u Bora Zemanit. Ai ka publikuar nje foto me nje vajze qe supozohet te jete e dashura e tij e perbri shkruan:

”Na ndihmoni me ca kokoshka”- duke e ironizuar kete qe ndodhi. E ne fakt duket me shume si nje mesazh inati kundrejt Bores.

Donaldi e ‘tr adhtoi’, ish burri i Borës bën reagimin e papritur Read More »

Lajm i fundit/ Të gjithë mjekët, infermierët dhe farmacistët në vend duhet të bëjnë provim për të marrë licencën

Profesionistët e mjekësisë janë ata që do të testohen këtë herë. Sipas kuadrit ligjor, para se të marrin liçencën si fillim duhet të testohen. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka përcaktuar muajt dhjetor-janar në dispozicion të bluzave të bardha, mjekë, farmacistë, stomatologë, infermierë, mami, logopedë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie e logopedie

Ne faqen e saj zyrtare është dhënë njoftimi për afatin, si dhe kushtet e provimeve për të cilat duhet të jenë në dijeni më parë kandidatët që futen në sezonin XXI të provimeve të shtetit. Aktualisht QSHA po bën gati listat e kandidatëve me emrat dhe përbri tyre datën e saktë dhe orarin e provimit, i cili është shumë me rëndësi, pasi mosrespektimi i tij, çon në penalizimin e kandidatit për t’u futur në provim.

Kështu, ai nuk ka mundësi as të kërkojë për një vend pune e as fatura e paguar prej 10 mijë lekësh nuk i kthehet. Që të mos përballet me këto pasoja, kandidati që e gjen veten në listë duhet të paraqitet në ambientet e QSHA-së 30 minuta para orës së paracaktuar me kartë ID me vete, kopje të saj, si dhe faturën origjinale me vulën përkatëse të pagesës së tarifës për pjesëmarrjes në provim.

“Kandidatët që nuk paraqesin dokumentet e mësipërme nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se orari do të jetë i përcaktuar për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së”, saktëson me bold QSHA në njoftimin e saj zyrtar.

Lajm i fundit/ Të gjithë mjekët, infermierët dhe farmacistët në vend duhet të bëjnë provim për të marrë licencën Read More »

Testamenti i lënë nga babai fut në sherr dy motrat- ‘Po ik moj se ti jeton në Amerikë, ç’i do tokat’

Testamenti i lënë nga babai është bërë shkak i sherrit mes dy motrave, Fëllënxës dhe Mirjetës. Rasti është bërë publik në rubrikën “Shihemi në Gj yq”, ku motrat janë ballafaquar me njëra tjetrën.

Testament i lënë nga babai i vajzave në vitin 2006, vendosi të caktonte një pjesë tokash për vajzën e madhe, Fëllënxën. Kjo nuk funksionoi dhe Fëllënxa u detyrua të kthehej nga SHBA në Shqipëri e të thërriste Mirjetën në një seancë ndërmjetësimi.

Në vitin 2014 Mirjeta dhe vëllai, Sadeti, ndryshojnë testamentin e të atit. Ata e marrin babain e tyre në noteri kur asokohe vuante nga skleroza dhe ndryshojnë testamentin pa njoftuar Fëllënxën.

Gjatë debatit mes tyre ka pasur përplasje, akuza dhe batuta.

Fëllënxa: Në vitin 2006, babai im ka qenë me mendje të kthjellët në moshën tamam për të lënë. Meqenëse këta të dy, këtë shoqen këtu dhe atë vëllain…

Mirjeta: Unë nuk jam shoqja, po jam motra jote.

Fëllënxa: Shoqe, shoqe, për mua shoqe je ti. Unë jam njeriu i drejtë, betohem për atë Zot që s’jua kam punuar pas krahëve.

Eni Çobani: Po çfarë bëre ti, e more babain, e çove në noteri, çfarë bëre?

Fëllënxa: Babai ka ardhur në Berat në 2006 se unë jetoja atje, motra në Lushnje dhe erdhi e tha: Meqenëse djemtë kanë pasuri, kam menduar të të lë ty se këta i kam parë nga ana monetare”, mua më kishte merak dhe më la testament.

Mirjeta: Po mirë moj, edhe ne fëmijët e atij babai që të ka lënë trashëgimi ty jemi.

Fëllënxa: Je ti fëmijë e babait tim? Më merr atë që më la babai mua moj? Çfarë je ti?

Mirjeta: Po ik moj se në Amerikë je, ç’i do tokat moj? Ishte dëshira e tij se unë prindërit i kam marrë tëë jetën dhe ishte dëshirë e babait që të të linte tokën?

Fëllënxa: Atë, ti shoqe e dashur gjej vend e thuaje.

Mirjeta: Mos më thuaj shoqe mua se unë jam motra jote nuk jam shoqja.

Fëllënxa: Unë kam qenë pranë prindërve edhe kur kam qenë në Shqipëri, edhe në largësi kam qenë me zemër.

Mirjeta:Po ç’i do tokat moj motër, do i hipësh në avion e do shkosh t’i çosh në Amerikë?

Fëllënxa: Po, i dua se ishte dëshirë e babait tim për të m’i lënë mua.

Fëllënxa, për të bërë një gjest ndaj së motrës, i kërkoi të atit të shkonin në Lushnje, ku jetonte Mirjeta për të ndarë pjesën e tokës së caktuar për të, mes saj dhe motrës së vogël.

Fëllënxa: E kam ndarë me këtë shoqen. Pastaj vëllai im kishte një problem, unë për ta ndihmuar si motër e madhe, kishte një problem me lokalin në Ardenicë të Lushnjes.

Eni Çobani: Edhe toka ndodhet në Ardenicë?

Fëllënxa: Po, edhe tani se këta më nxorën fishek, ma vodhën testamentin.

Eni Çobani: Po kur e more vesh që ta prishën testamentin?

Fëllënxa: Në fund, në 2014.

Mirjeta: Po mirë moj, ishte dëshira e babait ajo, siç pati dëshirë për ty, na e la edhe neve. Moj, toka nuk merr ti motër e dashur. Hip këtu dhe shiko Stambollin, nuk merr toka ti.

Fëllënxa: Moj, mos më dërdëllit dhe mos më fol mua si e ëma e Zeqos në majë të thanës se e di çfarë të bëj apo jo?

Fëllënxa: Unë ia lashë që kjo të merresh pasi u bë përpjestimi, që të merrej zonja. Kjo s’më hapte telefonin dy vjet, unë i kam dërguar të gjitha, me lekë e me shpenzime ç’të donte kjo.

Eni Çobani: Po, që të regjistrohej prona në emrin tënd.

Fëllënxa: Po, tani çfarë ka ndodhur? Vëllai im dhe i asaj shoqes, shkon te Manastiri i Ardenicës, ku ne kemi dy dylym ullinj, i pret dhe i pret, i bën dru për të djegur e i shet. Unë e marr vesh nga kushërinjtë e mi, jo nga kjo. I bija telefonit, nuk e hapte.

Mirjeta: Epo unë ç’të bëja? Të lajmëroja ty, të fusja vëllanë brenda?

Fëllënxa: Moj, kur bën faj duhet ligj.

Mirjeta: Po vajta moj motër, denoncova. Ata më thanë vëllai yt i ka prerë. Më thanë është vëllai jot, çdo bësh? Unë do fusja vëllain në burg?

Fëllënxa: Po moj, vëllain në burg për fajin që bëri. Pse s’vajti të priste ullinjtë e tij ai, po preu të mitë? /TV Klan/

Testamenti i lënë nga babai fut në sherr dy motrat- ‘Po ik moj se ti jeton në Amerikë, ç’i do tokat’ Read More »

‘Kryeministri që dua, ka dashuri të paparë’/ Behgjet Pacolli ‘marroset’ pas Ramës

Sot në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka nisur nga puna edhe ndërtimi i aeroportit të Vlorës.

Në këtë nisje ka marrë pjesë edhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli i cili njihet për raportin e ngushtë me kryeministrin Rama.

Gjatë fjalës së tij Pacolli shpërtheu në lëvdata ndaj kryeministrit Rama duke e konsideruar shembull dhe kryeministri që ai do të ketë.

Behgjet Pacolli: Ky është kryeministri që unë preferoj, një kryeministër me energji të paparë, një kryeministër me dashuri dhe dëshirë shumë të madhe për të ndryshuar Shqipërinë.

Kryeministër ja keni ndalë kësaj pune, ju përgëzoj në rrugëtimin tuaj, jeni duke punuar për qytetarët më të mirë dhe ne kemi të drejtë të kemi të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për vetveten dhe për gjithë miqtë tanë. Na qoftë e mbarë fillimi i kësaj vepre madhështore”, tha Pacolli.

‘Kryeministri që dua, ka dashuri të paparë’/ Behgjet Pacolli ‘marroset’ pas Ramës Read More »

28 Nëntori ‘pajton’ Ramën dhe Metën

VLORË
Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ndodhen sot në Vlorë për 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Meta e Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit, teksa më pas kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe drejtues lokalë. Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.

28 Nëntori ‘pajton’ Ramën dhe Metën Read More »

Ilir Meta uron 28 nëntorin: Së bashku me Lekën, nipi i Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova

Presidenti Ilir Meta ka uruar 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një foto.

Ai ka publikuar një foto me nipin e Presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, teksa të dy bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.

“Të dashur miq, Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! 🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.

Ilir Meta uron 28 nëntorin: Së bashku me Lekën, nipi i Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova Read More »

‘Jeni bërë si gra të këqija’/ Donaldi dhe PM debatojnë ashpër me Sabianin dhe Ilirin

Iliri dhe Donaldi kanë rihapur “hesapet e vjetra”, pasi sot kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin, por këtë herë në de bat janë përfshirë edhe Sabiani dhe PM, pjesërisht edhe Arbëri. E gjitha filloi pas një debati mes Einxhel dhe Ilirit, gjatë të cilit ky i fundit tha: “Shumica e deb ateve të tua kanë qenë pro Donaldit”, e po ashtu i quajti sërish “maksi grupim”.

Në debat u përfshi më pas Donaldi i cili i tha Ilirit se ka qenë ai i pari që ka nxitur krijimin e grupeve dhe se ai rri me banorët e tjerë sepse ndihen mirë jo sepse janë grup. Por, balerini i ka konsideruar si “aleatë mendimi”, duke i ironizuar teksa ka kujtuar debatet e tyre të vjetra.

Me tone të forta debati mes tyre ka vijuar teksa pjesë e tij u bë PM. “Si gra të këqija jeni bërë duke fol pa lidhje. Nuk ju vjen turp! Mos na nxirrni edhe ne nga takti sepse jemi duke bërë diçka tjetër.”- tha DJ, duke revo ltuar Sabianin i cili duke ngritur zërin i tha se nuk e ndalon dot që të flasë dhe nuk mund ta konsiderojë si “grua”. Sabiani u revoltua edhe ndaj Donaldit, të cilit i tha: “Mos i përkthe gjërat siç dot ti!”, duke mohuar të jetë grup me Ilirin.

Më tej, Sabiani vijoi debatin me Arbërin dhe PM, me të cilët ende vijon të mbajë inat pasi ata e nxorrën në nominim së bashku me Ilirin. “Publiku të nxori jashtë, veza të ktheu sërish!”- tha sërish Arbëri, deklaratë që e nervozoi jo pak këngëtarin.

Duket se qetësia përfundoi shumë shpejt mes Ilirit dhe Donaldit dhe debatet e tonet e larta janë rikthyer prapë. Por, këtë herë janë përfshirë edhe të tjerët.

/News31

‘Jeni bërë si gra të këqija’/ Donaldi dhe PM debatojnë ashpër me Sabianin dhe Ilirin Read More »

P lasin thashethemet për Antonelën në BBV: ‘Kjo bjondja është e rre zikshme’

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha është një ndër banoret më të reja në “Big Brother VIP”. Pjesëmarrja e saj është komentuar shumë si nga banorët, ashtu edhe në publik.

Gjatë një bisede me Arjolën, Monika e ka konsideruar Antonelën si të rrezikshme. Sipas saj, ajo vetëm shikon dhe nuk dihet ende me çfarë qëllimesh është futur në “Big Brother”.

“Ajo vetëm hedh sytë, na shikon. Kjo biondja është bërë më e rrezikshme se ajo tjetra. Nuk di të them se me çfarë qëllimesh ka ardhur këtu”, është shprehur Monika.

P lasin thashethemet për Antonelën në BBV: ‘Kjo bjondja është e rre zikshme’ Read More »