Andueli

Presidenti Ilir Meta dekreton dy ministrat e rinj

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën në postin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Kreu i shtetit ka shkarkuar nga detyra kryeministrin Edi Rama, i cili mbante këtë post më parë. Ai e mori këtë post, pasi Meta nuk pranoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Xhaçka gjithashtu është shkarkuar nga posti i ministres së Mbrojtjes, duke u zëvendësuar pikërisht nga Niko Peleshi.

Të gjitha këto ndryshime në kabinet erdhën pasi zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj paraqiti dorëheqjen e tij të parevokueshme dy ditë më parë (29 dhjetor 2020).

Më pas, ishte kryeministri Rama, i cili njoftoi në mënyrë surprizë ndryshimet në kabinetin e tij, duke bërë sërish rrotacion.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, – ishte njoftimi i Ramës për lëvizjet në qeveri.

Olta Xhaçka ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes që nga shtatori i 2017, ndërsa tani Rama i ka besuar Ministrinë e Jashtme, e cila deri me 25 prill duhet të bindë vendet skeptike për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Deputeti i Korçës, Niko Peleshi, i cili do të zëvendësoje Xhaçkën, gjatë mandatit të parë të qeverisë ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa më pas u spostua në dikasterin e Bujqësisë. Peleshi u largua nga kabineti i Ramës në momentin kur ai nisi kritikat ndaj qeverisë. /noa.al/

Presidenti Ilir Meta dekreton dy ministrat e rinj Read More »

Sindikata e mjekëve në pr otestë:’Nuk mund të dë nohet një mjek përse ka sharë Mbretin,kjo është një mendësi e 90 viteve përpara’

Sindikata e mjekëve, kanë pr otestuar sot në mëngjes përpara ambienteve të QSUT-së për të kundërshtuar shkarkimin nga puna të kolegut të tyre, Ilir Allkja.

Mjekët e konsiderojnë si të padrejtë këtë vendim, ndërkohë që kanë kërcënuar edhe se pro testat mund të përshkallëzohen.

“Mjeku shikohet dhe dën ohet nga Kodi Penal vetëm kur me veprimin apo mosveprimin e tij shkakton vde kjen e një personi. Ne sot shkarkojmë një mjek, kjo është e papranueshme. Nesër këtë lloj ritmi mund ta ketë kushdo në rrugën e vet, por nuk mendoj se është e drejtë. Nuk mund të d ënohet një mjek përse ka sharë Mbretin… Kjo është një mendësi e 90 viteve përpara”, ka thënë kreu i sindikatës, doktor Gentian Stroni.

Sipas këtij të fundit, kjo nuk është rruga e drejtë që duhen zgjidhur problemet. “Duhet një bashkëbisedim dhe ulje të te nsioneve. Çështja do të shkojë në rrugë ligjore më pas dhe është e sigurt që në gjykatë kolegu Allkja do fitojë të drejtën e tij, sepse nuk ka bërë asgjë për t’u hequr nga puna”.

Ilir Allkja është shkarkuar nga drejtoria e QSUT nën arsyetimin se ka shkelur Kodin e Punës së punonjësit dhe Kodin e Etikës.

Mjeku Allkja ka den oncuar shkeljet e menaxhimit të situatës së pandemisë në vend, duke qenë një zë i fuqishëm dhe kritik ndaj qeverisë. /noa.al/

Sindikata e mjekëve në pr otestë:’Nuk mund të dë nohet një mjek përse ka sharë Mbretin,kjo është një mendësi e 90 viteve përpara’ Read More »

Sindikata e Mjekëve zhvillon nesër pr otestë, pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja nga QSUT

Sindikata e Mjekëve ka paralajmëruar një pro testë për ditën e nesërme, pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja nga QSUT.

Ata janë shprehur se në një kohë kur bota është krizë për staf mjekësor, Shqipëria me një numër të vogël të personelit shëndetësor, pushon një mjek nga puna duke ia atribuuar arsyet përp lasjeve politike.

Sindikata e Mjekëve në njoftimin e publikuar tregon se pro testa do të zhvillohet nesër në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit Nënë Tereza.

“E RËNDË Në një situatë kur gjithë bota është në kr izë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund ti bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetsor që po punon në kushte sfilitëse vetmohuese, është i mirëpritur. Faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Mjekëve zhvillon nesër pr otestë, pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja nga QSUT Read More »

Zbuloni ritet më fatsjellëse nëpër vende të ndryshme të botës

Viti i Ri është në prag, por nëse doni që të shkojë mbarë zbuloni ritet më fatsjellëse nëpër vende të ndryshme të botës. Është në dorën tuaj nëse doni dhe kë të zbatoni prej tyre nëse jeni supersticiozë.

Dhe në të vërtetë, Viti i Ri mund të jetë festa më supersticioze që ekziston: ne lëmë pas vitin e vjetër dhe shikojmë për të ardhmen me pozitivitet, gjithmonë duke shpresuar për më të mirën.

Keshtu, në Itali nuk mund të humbisni darkën me thjerrëza dhe mish derri të shoqëruar nga koncerte, vallo dhe lojëra letrash. Po në pjesën tjetër të botës si kalohet nata e ndërrimit të viteve? Ja disa tradita qe besohet se sjellin fat të mirë.

Belgjikë

Pastrimi i trupit nga ushqimet e Krishltindjeve për t’u përgatitur për vitin e ri. Kështu në Belgjikë, Viti i Ri festohet me një supë me qepë që mbyll darkën e festimeve që zgjasin deri në orët e para të mëngjesit. Është një shenjë e mirë nëse vendosni poshtë pjatës një monedhë ose një fletë lakre.

Brazili

Ky vend i Amerikë së Jugut, në prag të Vitit të Ri feston me tri lloje menush në varësi të faktit nëse zona të caktuara janë larg ose pranë detit. Meshkujt kanë tendencë të vishen me të verdha, në nderim të diellit, jetës dhe arit, simbol i bollëkut. Kryetari i familjes hedh pas shpatullave një gotë verë për të larguar fatin e keq, ndërsa të rinjtë e qyteteve bregdetare bëjnë not në mesnatë.

Kinë

Këtu Viti i Ri nuk festohet në 31 dhjetor si në kalendarin Gregorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, e cila mund të variojë nga 21 janari në 19 shkurt. Festimet zgjasin dy jave dhe mbarojnë me festivalin e lanternave. Gjatë festimeve duhet të vishesh me ngjyrë të kuqe, ngjyrë e cila sipas traditës, tremb Nianin, mostrën mitologjke që sipas një legjende dilte nga vrima çdo 12 muaj për të gllabëruar njerëzit, i përfaqësuar nga një maskë luani duke bërë parada nëpër qytet.

Gjermani

Gjatë Vitit të Ri gjerman përdoren maska, pihet verë e kuqe dhe përtypen lajthi. Më tradicionalët pinë Feuerzangenbowie, pije e vëllazërisë me bazë vere, kanelle dhe rumi. Në fund të mbrëmjes, lihet një pjatë plot me ushqim në tavolinë, për të mirëpritur vitin e ri me prosperitet dhe bollëk.

Japoni

Në Tokën e Diellit përfitohet nga Viti i Ri për të pastruar shtëpitë, deri më tre janar. Në këtë periudhë festohet duke falenderuar perënditë për të korrat dhe duke mirëpritur shpirtrat e paraardhësve duek dekoruar me dega pishe, bambuje e kashtë. Në mesnate kambanat e tempujve budistë bien 108 herë për të rrëfyer gjithë mëkatet e njerëzve.

Greqi

Nëse festoni në shtëpi, çdo mysafir, sapo të hyjë në pragun e derës duhet të çajë një shegë dhe kokrrat të derdhen në dysheme që Viti i Ri të vijë me bereqet. Pastaj, në tryezë shërbehet torta e Shën Vasilit brenda së cilës fshihet një monedhë. Ai që e gjen do të ketë një vit të pasur e të begatë.

Angli

Në tokën e Madhërisë së Saj gjatë festës hahet gjeli i detit i mbushur me gështenja dhe pudingu, pak a shumë si për Krishtlindje. Mbrëmja vazhdon me lojra të ndryshme dhe në fund hahet një mollë që kalon nëpër një fill pa fikur qiririn që ndodhet në anën tjetër.

Rusi

Këtu Viti i Ri festohet dy herë: më 31 dhjetor, sipas kalendarit Gregorian dhe 13 janar sipas atij Julian. Më 31 dhjetor pritet mesnata për të kërcyer dhe për të ngrënë ëmbëlsirën tipike të kësaj feste: fruta të thata me lajthi të mbuluara me krem kosi. Kur bie këmbana e dymbëdhjetë hapet dera e shtëpisë për të pritur vitin e ri me gëzim.

Spanjë

Spanjollët presin mesnatën duke ngrënë buñuelos, pasta me sheqer. Sapo hyn viti i Ri, hahen 12 kokrra rrush, nga një për çdo muaj. Gjithashtu vendosja e një unaze në dollinë e parë me shampanjë për vitin e ri do të ishte me fat për atë që do ta vërë.

Tajlandë

Viti i ri tajlandez festohet nga 13 deri më 15 prill, në fillim të vitit të ri budist. Është një nga festat më fantastike të vitit dhe më të ndjekura nga turistët. Tradita do që të bëhen bamirësi në tempull duke larë me ujë imazhet e Budës e duke pastruar tërësisht. Pastaj hidhet ujë i bekuar për kalimtarët që sipas traditës sjell fat.

Foto copyright. The Lakeside Collection

Zbuloni ritet më fatsjellëse nëpër vende të ndryshme të botës Read More »

Analisti Agron Gjekmarkaj: ‘Rama do humbasë, unë besoj se viti tjetër do jetë viti i opozitës, viti i ndryshimit’

Analisti Agron Gjekmarkaj, tha sot se ndryshimet e bëra së fundmi në qeveri bëhen në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke shtuar se nuk sjellin asgjë të re, kurse paralajmëroi se viti që vjen do të jetë viti i Lulzim Bashës dhe opozitës.

Për Gjekmarkajn, Rama ka qeverisur keq në 8 vjet. Ai shtoi se viti tjetër do të jetë i opozitës, vit i ndryshimit.

“Rama do humbasë mandatet. Edi Rama nuk duhet të ikë se ka bërë 2 mandate, por se ka qeverisur keq. Unë besoj se viti tjetër do jetë viti i opozitës, viti i ndryshimit. Unë kam besim se opozita do të rikonstruktohet dhe do të sjellë njerëz më të besuar dhe më të mirë në cilësi. Kjo është prova e madhe e Lulzim Bashës dhe mendoj se mund të jetë provë e suksesshme.

Mendoj se është viti i Bashës dhe i opozitës. Opozita ka dhënë prova serioze, në aspektin e programit që iu ka dhënë shqiptarëve, ka dhënë alternativa që më pas u zbatuan nga qeveria. Kjo gjë tregon se opozita ka potencialet për të ardhur në qeveri. Kjo opozitë duhet të përqendrohet që të jetë më e bashkuar, të marrë njerëz sa më të denjë, që të përfaqësojë vërtetë popullin shqiptar”, deklaroi Gjekmarkaj.

“Ndryshimet në qeveri ishin të befta. Nuk pritej, sepse Rama ndryshoi tani ministrin e Brendshëm. Por ndryshimet nuk sjellin asgjë. Mandati i dytë ka pasur ministra të dobët profesionalë e politikë. Ndryshimet janë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Rama do të thotë se po drejton me socialistë, por është e diskutueshme sesa realisht socialistë janë.

Rama tenton që të kënaqë militantët, por ka zhgënjyer qytetarët. Këta janë ministra të sprovuar, e më shumë kanë qeverisur keq sesa mirë. Rama më së pari ka bërë shumë propagandë, pastaj ministrat. Në këtë kontekst, 4 muaj nuk mund të presim mrekulli”, u shpreh Gjekmarkaj.

Në lidhje me ministrat e larguar Cakaj dhe Shahini, Gjekmarkaj deklaroi se nuk ka asgjë të keqe që të kemi funksionarë të lartë të Shqipërisë nga shteti i Kosovës, por se ata duhet që të jenë personalitete të rëndësishme.

“Nuk ka asgjë të keqe marrja e ministrave nga Kosova. Nëse do të merrte Veton Surroin apo të tjerë persona me rëndësi, do vlerësohej. Rama mori të rinj të paprovuar, u goditën vazhdimisht dhe aq sa u bënë një peshë dhe kryeministri u detyrua që t’i heqë. Absolutisht nuk ka asgjë të keqe që të marrësh ministra nga Kosova, por problemi është tek cilësia. Rama veproi si mbretërit në mesjetë, që nuk i jep llogaritë askujt, unë të marr, unë të heq”, vlerësoi Gjekmarkaj.

Për situatën politike në Kosovë, Gjekmarkaj vlerësoi se Albin Kurti e Vjosa Osmani mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Shoh një rritje të Vetëvendosjes. Pritet të shihet si do të lëvizë Vjosa Osmani. Isa Mustafa nuk di të ikë nga karrigia. Besoj se Kurti e Osmani mund të bashkëpunojnë. Gjykata Kushtetuese tregon se dii të respektojë ligjin. Shpresojmë që GJK të marrë vendime me rëndësi, të drejta.

Ngjarjet në Kosovë ka ndikim psikologjik edhe në Shqipëri. Në Kosovë e kanë lëshuar karrigen më lehtë, ndërsa në Shqipëri ngjan se ikin bashkë me karrigen. GJK në Shqipëri duhet të shikojë faktin si u bënë zgjedhje moniste në vend. Ata zgjedhje duhet të përsëriten. Edhe çështja e Teatrit duhet të rishikohet nga GJK”, shtoi Gjekmarkaj.

Në fund, Gjekmarkaj theksoi se për vaksinën ndaj koronavirusit, ka pasur më shumë fjalë sesa vepra.

“Nëse vaksina anti-Covid vjen në Shqipëri, unë do e bëja i pari. E rëndësishme është që virusi të jetë mes nesh. Shikoj më shumë fjalë se vaksina. Nuk do ishin realitet nëse do vijnë 100 vaksina në Bullgari, por të vijnë shumë vaksina. Është detyrë e qeverisë, që të sjellë vaksinat, që t’i japin fund pandemisë. Shumë vende ballkanike kanë ecur para nesh. Duhet të mos kemi fjalë, por fakte. Fjalët i merr era”, përmbylli Gjekmarkaj.

Analisti Agron Gjekmarkaj: ‘Rama do humbasë, unë besoj se viti tjetër do jetë viti i opozitës, viti i ndryshimit’ Read More »

Sa ushqim duhet të hanë burrat, gratë dhe fëmijët

Prindërit tani do të kenë një arsye më tepër t’u rezistojnë lutjeve të fëmijëve për embëlsira. Të martën qeveria amerikane nxori udhëzimet e para për dietën e foshnjeve dhe fëmijëve të moshës parashkollore, ku rekomandon ushqimin me gji për gjashtë muajt e parë të jetës, pa shtuar ushqime të tjera dhe shmangien e sheqerit në ushqimet për fëmijët nën dy vjeç.

“Nuk është kurrë herët për të filluar së mbari. Duhet që çdo kafshatë të ketë vlerë,” thotë Barbara Schneeman, dietologe në Universitetin e Kalifornisë në Dejvis.

Udhëzimet nuk përfshijnë një rekomandim të bërë nga shkencëtarët, të cilët thanë në korrik se të gjithë, të vegjël e të rritur, duhet të kufizojnë sheqerin në 6% të kalorive totale që konsumon njeriu dhe se meshkujt duhet të kufizojnë konsumin e alkoolit në një pije alkoolike në ditë.

Këto rekomandime nuk përfshihen në udhëzimet e qeverisë për dietën. Mbeten në fuqi rekomandimet e mëparshme për të kufizuar konsumin e sheqerit në më pak se 10% të kalorive të konsumuara në ditë pas moshës 2 vjeç. Rekomandohet gjithashtu që burrat të mos i kalojnë dy pije në ditë, një sasi dy herë më e lartë se ajo që rekomandohet për gratë.

“Nuk mendoj se kemi mbaruar punë me alkoolin. Duhet të mësojmë më shumë,” thotë zonja Schneeman, e cila kryesoi komisionin që ofroi këshilla për qeverinë.

Udhëzimet për dietën nxirren çdo pesë vjet nga Departamenti i Bujqësisë dhe Departamenti i Shëndetësisë. Qeveria i përdor këto udhëzime për të përcaktuar standardet për ushqimin në mencat e shkollave dhe programe të tjera.

Foshnjet, të vegjlit dhe nënat

Foshnjet duhet të ushqehen vetëm me gji deri kur mbushin gjashtë muaj, sipas udhëzimeve. Nëse nëna nuk ka qumësht të mjaftueshëm, foshnja duhet të ushqehet me formulë që përmban hekur shtesë. Foshnjet duhet të marrin sasi shtesë vitamine D pak kohë pas lindjes.

Pasi mbushin 6 muaj foshnjeve u shtohet ushqim tjetër, përfshirë ushqim që mund të shkaktojë alergji.

“Duke u dhënë foshnjeve ushqime që përmbajnë pak kikirik gjatë vitit të parë të jetës ulet rreziku që fëmija të krijojë alergji nga kikiriku më vonë në jetë,” thuhet në udhëzime.

Krahasuar me udhëzimet e mëparshme këtë radhë ofrohen hollësi shtesë për gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë fëmijët me gji. Për të ndihmuar zhvillimin e trurit tek foshnja, nënat duhet të hanë 200-350g peshk në javë, ndër të cilët merluc, salmon, sardele apo tilapia që kanë nivele më të ulëta mërkuri, i cili mund të shkaktojë dëme tek sistemi nervor i foshnjes.

Gratë shtatzëna nuk duhet të pinë alkool, ndërsa nënat që e kanë foshnjen në gji duhet të tregohen të kujdesshme, sipas udhëzimeve. Kafeina në sasi të vogla nuk duket se paraqet problem.

Rreziku i alkoolit për meshkujt

Në korrik, shkencëtarët që këshilluan qeverinë rekomanduan që burrat të kufizohen në një pije alkoolike në ditë, si për shembull një kanaçe birre, një gotë verë ose një putir pije me ngjyrë. Por në udhëzimet e nxjerra të martën, qeveria nuk i merr në konsideratë këto rekomandime, por sugjeron që konsumi i alkoolit të mos kalojë dy pije në ditë.

Dr. Westley Clark i Universitetit Santa Clara thotë se është e qartë që pija e tepruar është e dëmshme, por nuk është e qartë se kur konsumi i moderuar i alkoolit fillon të bëhet i rrezikshëm.

Udhëzime që rekomandojnë konsum më të ulët alkooli për burrat mund të jenë të papranueshme në aspektin social, fetar dhe kulturor për shumë veta, thotë Dr. Clark, i cili shqetësohet se kjo mund të ketë ndikim negativ mbi udhëzimet në përgjithësi.

“Udhëzimet duhet të jenë të pranueshme, përndryshe do të flaken përnjëherësh dhe atëherë do të shkaktojmë problem më të madh. Nëse nuk ke mbështetjen e publikut, udhëzimet nuk kanë asnjë vlerë”.

Duhet bërë më shumë punë studimore për të parë se në çfarë mase konsumi i moderuar i alkoolit fillon të bëhet i rrezikshëm, thotë ai.

Si ta mbushësh pjatën

Pjesa më e madhe e amerikanëve nuk ndjekin këshillat për dietën, gjë që ka çuar në ritme të larta obeziteti, probleme kardiake dhe diabet. Ekspertët këshillojnë që ta mbushim pjatën me zarzavate dhe të reduktojmë sa më shumë ëmbëlsirat apo ushqimet me yndyrë shtazore ose kripë.

Ekspertët inkurajojnë ndryshime të vogla, por të vlefshme, si për shembull ujë të gazuar në vend të një kanaçeje me pije freskuese.

Lexo Etiketën!

Sheqeri gjendet me shumicë në embëlsira, pije freskuese, karamele, kafe apo çaj që kanë në vetvete fare pak ose aspak vlera ushqyese. Ekspertët rekomandojnë që konsumatori të lexojë me kujdes etiketën e paketave ushqimore për të zgjedhur produktet me më shumë vlera ushqyese dhe sa më pak yndyrë, sheqer apo kripë.

Sa ushqim duhet të hanë burrat, gratë dhe fëmijët Read More »

Koha perfekte kur duhet të pini ujë, zbatojeni ka përfitime

Pjesa më e madhe e trupit të njeriut është e përbërë nga uji, kështu që është e domosdoshme që të konsumoni mjaftueshëm ujë.

Por jo në çdo moment të ditës këshillohet që të pini ujë.

Në momentin kur sapo zgjoheni është mirë që të pini ujë që trupi të vihet në lëvizje.

Edhe mes vakteve po ashtu këshillohet të pihet ujë. Thjesht pini një gotë ujë çdo tre orë.

Pas darke mos rrini asnjëherë pa konsumuar pak ujë pasi iu ndihmon edhe të flini. /noa.al/

Koha perfekte kur duhet të pini ujë, zbatojeni ka përfitime Read More »

Vajza e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot 14-vjetorin e lindjes, e ëma i bën surprizë modeste

Vajza e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot 14-vjetorin e lindjes.

Me rastin e ditëlindjes ajo mori një urim të shkurtër në Instagram nga nëna e saj, teksa postoi një foto kur ajo ishte e vogël.

Bashkëshortja e kreut të PD, Aurela Basha shkroi me pak fjalë urimin, “Gëzuar ditëlindjen Dafina zemra jonë”, – paksa me modesti, teksa publikoi në Instastory dhe një foto me bashkëshortin dhe vajzën.

Lulzim dhe Aurela Basha janë prindër të dy vajzave. (Foto nga Google dhe Instagram i Aurela Bashës)./a.m/NOA.alMe rastin e ditëlindjes ajo mori një urim të shkurtër në Instagram nga nëna e saj, teksa postoi një foto kur ajo ishte e vogël.

Bashkëshortja e kreut të PD, Aurela Basha shkroi me pak fjalë urimin, “Gëzuar ditëlindjen Dafina zemra jonë”, – paksa me modesti, teksa publikoi në Instastory dhe një foto me bashkëshortin dhe vajzën.

Lulzim dhe Aurela Basha janë prindër të dy vajzave. (Foto nga Google dhe Instagram i Aurela Bashës)./NOA.al

Vajza e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot 14-vjetorin e lindjes, e ëma i bën surprizë modeste Read More »