Andueli

Reforma në Drejtësi/ Etilda Gjonaj: 2021 sjell konkretizimin e rezultateve të shumëpritura

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka publikuar një mesazh urimi me rastin e ndërrimit të viteve, duke theksuar se viti 2020, ka patur arritje të konsiderueshme në sektorin e drejtësisë.

“Arritjet në zbatimin e Reformës në Drejtësi përgjatë vitit 2020 përpos vështirësive të hasura për shkak të pandemisë, kanë qenë të konsiderueshme në plotësimin e kuadrit nënligjor ashtu si dhe në ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Lajmi i mirë i ditëve të fundit të vitit, me plotësimin e vakancave arriti të sjellë në funksionalitet të plotë Gjykatën Kushtetuese, një sfidë e dy viteve të fundit” shkruan Gjonaj.

Ajo premton se “Mbështetja e pakursyer financiare nga Qeveria për sistemin e ri të drejtësisë, do të vijojë të jetë prioritare edhe për vitin 2021 ashtu si dhe në 2020, me qëllim konkretizimin e rezultateve të shumëpritura, si dhe arritjen e impaktit të sistemit të ri tek qytetarët.

Në vitin që po vjen, përgjegjësia më e madhe është e institucioneve të reja, të cilat duhet të japin rezultatet e shumëpritura nga qytetarët”.

Sipas ministres “lufta ndaj korrupsionit dhe promovimi i Integritetit kanë qenë prioritet i padiskutueshëm i yni gjatë vitit 2020 dhe që do të vijojnë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion edhe gjatë 2021”. “Rezultatet në përpjekjet dhe masat e marra nga Qeveria Shqiptare në luftën ndaj korrupsionit janë evidentuar, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe atë ndërkombëtar.

Rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe vlerësimet e dhëna nga GRECO në muajt e fundit të këtij viti, për masat dhe rezultatet në luftën ndaj korrupsionit, kanë qënë tepër inkurajuese që na bejnë të jemi edhe më të bindur për të ecur përpara gjatë 2021”, theksoi ministrja.

“Funksionimi i rrjetit antikorrupsion në të gjitha agjencitë, do të japë vitin që vjen rezultatet shumë të dëshiruara në luftën ndaj korrpsionit. Me gjithë përpjekjet tona gjatë këtij viti, kemi hedhur bazat e standarteve më të mira lidhur me integritetin e administratës publike, duke pilotuar planet e integritetit për herë të parë në Ministrinë e Drejtësisë dhe që do të japë frytet e saj gjatë vitit që vjen” tha Gjonaj.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe respektimi i të drejtave të njeriut si prioritetet kryesore të Kapitullit 23 për Integrimin Evropian, do të vijojnë të jenë prioritete për Ministrinë e Drejtësisë gjatë 2021 si institucion lider, jo vetëm për të përmbushur agjendën për Integrimin Evropian, por edhe për të garantuar qëndrueshmërinë e reformave tepër të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës.

Për herë të parë gjatë vitit 2020, Shqipëria ka caktuar vëzhguesin e saj në Agjensinë e Bashkimit Evropian për të drejtat themelore dhe po ashtu për herë të parë, arritëm të përfaqësoheshim me prokurorin ndërlidhës në Eurojust, në zbatim të marrëveshjes së ratifikuar tashmë”,- bën me dije ministrja Gjonaj.

“Kodi i ri penal një ndër objektivat e vitit 2020, do të vijojë gjatë vitit 2021, ku punës së grupit të ekspertëve do t’i bashkangjiteti stafi i Ministrisë së Drejtësisë për të përfunduar institucionalizimin e draftit final të Kodit të ri penal. Kodi i ri penal i shumëpritur nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë do të jetë një ndër projektet më të rëndësishme gjatë vitit 2021, për të sjellë një kod të ri penal të qëndrueshëm dhe të jetë në përafrim të plotë me standartet dhe direktivat e BE-së”,- thekson ministrja e Drejtësisë.

“Një vit i mbushur me shumë sfida ashtu si dhe me shumë arritje, nuk do të ishte e mundur pa sakrificën, angazhimin, këmbënguljen dhe profesionalizmin e të gjithë punonjësve që çdo ditë me krenari identifikohen me logon e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të saj të varësisë, të cilët i vlerësoj dhe respektoj fort. Për ata dhe gjithë shqiptarët kudo janë, uroj Gëzuar 2021 dhe gjithçka të mirë për familjet e tyre”, përfundon Gjonaj përshëndetjen e saj.

Reforma në Drejtësi/ Etilda Gjonaj: 2021 sjell konkretizimin e rezultateve të shumëpritura Read More »

Meta: ‘Kush bën lojra me ‘detin’ do mbajë përgjegjësi

Gjatë intervistës së tij për Ora News, presidenti Ilir Meta është ndalur edhe te çështja e detit me Greqinë dhe dekretin e fundit presidencial të shtetit helen për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon me 12 milje.

Sipas kreut të shtetit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009 u kërkua me insistim nga Partia Socialiste, ndërsa shtoi se nuk do t’i ikë përgjegjësive të tij dhe aq më tepër nuk do të ndaj përgjegjësitë me cilndo që ka ngrënjë një lugë çorbë të prishur.

Këshilli i Lartë i Shtetit në Greqi miratoi dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territorialë në detin Jon me 12 milje. A ka shkelur qeveria deri tani vendimin e Gjykatës Kushtetuese në atë masë sa të cënojë interesat e Republikës së Shqipërisë?

Ilir Meta: Ka patur vetëm qëndrime zyrtare, të përgjithshme, nga ana e institucionit të Presidentit të Republikës për këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka patur asnjë replikë dhe batuta. Përkundrazi, ka patur për fat të keq, përpjekje nga ana e kryeministrit për ta banalizuar rëndësinë e kësaj çështje dhe për t’i ikur përgjegjësive për këtë çështje. Mungesës së koherencës dhe integritetit në qëndrimet publike për këtë çështje. Dhe natyrisht edhe lojërave të tjera, të cilat nuk mund të fshihen pas mungesës së transparencës.

Nga ana e presidentit ka patur gjithmonë qëndrime shumë të qarta, parimore, konstruktive, bashkëpunuese, në respekt të Kushtetutës dhe në respekt të vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, një vendim i kërkuar nga vetë Partia Socialiste, dikur përpara 10 vitesh, i cili precizon përgjegjësitë për një marrëveshje të tillë apo të ngjashme si ajo të çdo institucioni në Republikën e Shqipërisë. Që nga presidenti, qeveria, Kuvendi dhe gjithë institucionet. Në këtë drejtim, qytetarët duhet të jenë të sigurtë se presidenti i ka përmbushur me besnikëri dhe përgjegjësi maksimale të gjitha detyrimet e veta.

Ndërsa përsa i takon reagimeve të kryeministrit, seriozitetit të tyre, besueshmërisë së tyre, mendoj se secili mund ta bëjë vlerësimin e tij, por e vërteta është që për këtë çështje të gjithë qytetarët., përfshirë dhe presidentin, më shumë informacion kanë marrë nga pala greke sesa një informacion të qartë dhe të përgjegjshëm nga kryeministri i Shqipërisë. Unë do të vazhdoj dhe po vazhdoj të bëj punën time në këtë drejtim me përgjegjshmëri të plotë, në mbrojtje, gjithmonë, të interesit kombëtar, të drejtave sovrane të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve tanë dhe do të vazhdoj të përmbush përgjegjësitë e mia dhe asnjëherë nuk do t’i iki atyre, aq më tepër të ndaj përgjegjësinë time me cilindo që ka ngrënë një lugë çorbë të prishur.

Mos ndoshta, kryeministri me deklaratat e tij shmang Grupin Negociator dhe e bën vetë negocimin?

Ilir Meta: Nuk mund të jetë i vlefshëm asnjë akt individual që del jashtë kompetencave që jep Kushtetuta dhe që përcakton qartë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, për çdo lloj aktori. Lojëra dhe manovra të caktuara thjesht mund të përdoren nga pala tjetër për të dëmtuar një proces të ardhshëm ndërkombëtar, interesat sovrane të Republikës së Shqipërisë. Ndaj unë kam bërë thirrje për të gjithë aktorët që të jenë të përgjegjshëm dhe t’i përmbahen detyrimeve kushtetuese që gjithësecili prej tyre ka në një rast të tillë.

A duhet të marrë një autorizim nga Presidenti i Republikës për këtë?

Ilir Meta: Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është tepër i qartë. Lojërat pastaj, jo nuk ka marrëveshje, jo ka dakordësi…

E ka quajtur vendim famëkeq kryeministri Rama

Është vendim i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kërkuar me insistim nga vetë Partia Socialiste. Tani se çfarë ka famëkeqe, kjo është një çështje që i takon atij të sqarojë, por autorizimin që kanë kërkuar, e kanë kërkuar gjithashtu në zbatim atij vendimi dhe e kanë marrë autorizimin pikërisht në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu Kryeministri shprehet se është e drejta e një vendi, është e drejta e Greqisë të marrë vendime të tilla, të dekretoj vendime të tilla dhe ne nuk ndërhyjmë. E vetmja zgjidhje e jona është të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Sipas Presidentit të Republikës a është kjo vërtet zgjidhje për këtë çështje?

Ilir Meta: Unë nuk ndaloj dot asnjë politikan shqiptar të bëhet zëdhënës i një pale tjetër, por është detyra ime t’u qëndroj besnik përgjegjësive të mia kushtetuese. Dhe u kam qëndruar atyre dhe do t’u qëndroj deri në fund pasi për këtë jam betuar mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Kush është betuar në ndonjë vend tjetër, le t’u qëndrojë betimeve të tij!

Pra ju nuk do ta pranoni zoti President që Shqipëria të përfaqësohet në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, pa zgjidhur vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Ilir Meta: Mendoj se Shqipëria do t’i zgjidhë të gjitha çështjet e brendshme dhe rajonale në datën 25 prill 2021.

Meta: ‘Kush bën lojra me ‘detin’ do mbajë përgjegjësi Read More »

Presidenti Ilir Meta reagon për çështjen e detit: Garantoj çdo shqiptar, Për ‘Detin’ nuk lejoj cenim të Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për çështjen e detit me Greqinë.

Përmes një statusi në Facebook, Ilir Meta shkruan se nuk do të lëjojë cenimin e Kushtetutës dhe interesin kombëtar.

“Garantoj çdo shqiptar: Për “Detin” nuk lejoj cenim të Kushtetutës, të drejtave sovrane dhe interesit kombëtar”, shkruan Meta.

Debati për detin u rihap pas një vendimi të Qeverisë greke për t’u shtrirë me 12 milje.

Opozita akuzon Kryeministrin Rama për tradhëti kombëtare, ndërsa ky i fundit thotë se vendimi i Greqisë nuk ka lidhje me zonën e kontestuar mes vendeve, dhe se pretendimet për detin me fqinjin do të zgjidhen në gjykatën ndërkombëtare. /noa.al/

Presidenti Ilir Meta reagon për çështjen e detit: Garantoj çdo shqiptar, Për ‘Detin’ nuk lejoj cenim të Kushtetutës Read More »

Këngëtarja e njohur ka një kërkesë për qeverinë: ‘Aman më lini të gjej burrë e të martohem’

Këngëtarja Rovena Stefa ishte pjesë e panelit të fundvitit në “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku nuk ngurroi të bënte një kërkesë live, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe batuata tek të ftuarit e tjerë.

“Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia.

Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë.

Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, tha ajo.

Intervista vijoi me muzikë e atmosferë festive, për t’u vijuar me kujtime të mira të 2020 dhe urime zemre për këtë vit të ri.

Këngëtarja e njohur ka një kërkesë për qeverinë: ‘Aman më lini të gjej burrë e të martohem’ Read More »

Erion Isai merr vendimin përfundimtar

Vitin e shkuar Erion Isai u zgjodh si kryetar bashkie i Kolonjës dhe në këtë mënyrë ai vendosi të zhvendosej bashkë me familjen nga Tirana drejt qytetit që drejton. Gjatë kësaj kohe ai i është dedikuar plotësisht detyrës së re dhe nuk ka qenë fare aktiv në teatër apo televizion. Madje mbrëmjen djeshme në “Roped With Olsi” ai pranoi se nuk do të punojë më kurrë si aktor.

Isai tha se ndoshta në të ardhmen mund të punojë si regjisor ose si skenarist, por jo si aktor. “Unë kam marrë një vendim me veten. Jetës si aktor nuk besoj se do t’i kthehem. Do merrem me skenar, me regji, me televizion patjetër, por jetës si aktor nuk i kthehem”, u shpreh Erioni.

Bashkë me të ishte i ftuar edhe Bes Kallaku dhe tre aktorët diskutuan nëse e ndjejnë mungesën e “Be Caffee”. Ata të tre u shprehën se ju mungon vërtetë si spektakël, por nga përgjigja që morën nga Erioni i humbën shpresat se mund t’i rikthehen sërish.

“Ne do kthehemi bashkë sa herë të doni ju të punojmë, por vetë si aktor më jo”, përfundoi Erioni.

Erion Isai merr vendimin përfundimtar Read More »

Aktori i njohur shkodran: ‘2021 ka për të qenë më mirë. Do ikë pandemia dhe qeveria’

Aktori i njohur shkodran, Besnik Çinari thotë se e ka të qartë se çfarë do të ndodhë në vitin 2021.

Ai shprehet se është i lumtur që po ikën viti 2020 duke shtuar se ditë më të mira po vijnë.

Duke folur për ABC, Çinari shprehet se pret një vit më të mirë, gjatë të cilit do të ikë pandemia, por edhe qeveria.

“Shyqyr që iku ky vit. Jemi gëzuar i madh e i vogël. 2021 ka për të qenë më mirë. Do ikë pandemia dhe qeveria.

Do të festojmë në familje. Kjo pandemia ka bërë edhe një gjë të mirë, ka bashkuar familjet“, u shpreh aktori shkodran.

Aktori i njohur shkodran: ‘2021 ka për të qenë më mirë. Do ikë pandemia dhe qeveria’ Read More »

Manastirliu dhe mjekët në luftë me COVID-19 urojnë festat e fundvitit për shqiptarët

Në ditën e fundit të vitit ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe mjekët kanë uruar përmes një videomesazhi në Facebook shqiptarët për vitin e ri!

“Me urimet e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të betejës me virusin e rrezikshëm, që këtë vit të vështirë na kanë dhënë një shembull të pashoq sakrifice e devotshmërie, ju uroj të gjithë shqiptarëve, një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm”, shkruan Manastirliu.

Manastirliu dhe mjekët në luftë me COVID-19 urojnë festat e fundvitit për shqiptarët Read More »

Pse duhet ti dhurojmë për festa thjerzat, historia fatsjellëse e tyre

Kjo, padyshim që nuk është një traditë e jona por, ka filluar të praktikohet në masë vitet e fundit.

Në festat e fundvitit, gatuhet edhe një pjatë që përmban thjerrëza.

Se me ç’recetë, nuk është shumë e rëndësishme! Por a është e gjithë kjo vetëm supersticion, si shumë zakone të tjera?!

Legjendat thonë se po të dhuroje thjerrëza për festat e fundvitit, nënkuptonte që secila prej tyre të transformohej në monedhë, gjatë vitit që do të vinte.

Arsyeja?

Sepse pamja e një thjerrëze, i ngjan një monedhe. Përveç kësaj, e sigurtë është që thjerrëzat janë të mira për shëndetin dhe kjo është ditur gjithmonë.

Pse duhet ti dhurojmë për festa thjerzat, historia fatsjellëse e tyre Read More »