Andueli

Ja cilët janë shkaktarët e dhjamosjes së mëlcisë

Rritja e aktivitetit fizik dhe marrja e ushqimeve në mënyrë të balancuar, janë këshillat kryesore që mjekët japin për eliminimin e problemit

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Kjo është një nga arsyet, më të shpeshta, që në rezultatet laboratorike dhe në testet rutinë të bëra, rezulton me rritje të enzimave të mëlçisë. Mëlçia është shumë aktive në zbërthimin dhe shpërndarjen e yndyrave. Ajo i përthith ato nga qarkullimi i gjakut, i ripërpunon dhe pastaj i sekreton dhe i shpërndan në forma të ndryshme.

Një çrregullim i balancave midis krijimit, djegies dhe sekretimit të yndyrave, krijon procesin e depozitimit të tyre në qelizat e mëlçisë dhe, si pasojë, kemi dhjamosjen e saj. Kur dhjamosja shoqërohet edhe me inflamacion, atëherë kemi paraqitjen e sëmundjes së steatohepatitit, që mund të jetë alkoolike ose jo alkoolike. Çfarë duhet bërë në këto raste? Më poshtë gjenden këshilla profesionale nga mjeku i mirënjohur gastrohepatolog, Altin Cekodhima, dhe ndalet te pacientët që konstatojnë dhjamosje të mëlçisë gjatë vizitave mjekësore.

Sëmundja

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatoheoatitis. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyra. Kur sasia e tyre përbën më shumë se 5-10% të peshës së mëlçisë, atëherë mëlçia juaj është e dhjamosur. Shpeshherë, nuk ka simptoma për vite me radhë, ndërsa dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm. Njerëzit mësojnë se kanë mëlçi të dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore. Yndyrat mund të dëmtojnë mëlçinë për vite ose dekada me radhë, pa shkaktuar probleme të dukshme. Kur dëmtimet bëhen të rënda ose serioze, shkaktojnë lodhje, dobësi trupore, rënie në peshë dhe konfuzion. Mëlçia është organi më i madh i trupit. Ajo kryen funksione të shumta dhe, shpesh, nuk jep shenja paralajmëruese kur është e sëmurë, deri në stadet e avancuara të sëmundjes. Prevalenca e paraqitjes ndryshon në shumë vende të botës dhe Europës. Në Europë, prevalenca e steatozës (dhjamosjes) jo alkoolike, është për 20­30% të popullatës së përgjithshme dhe 3­12% të popullatës pediatrike, kurse steatohepatiti (inflamacioni i mëlçisë), mendohet të jetë rreth 4% në popullatën e përgjithshme.

Shkaqet

Janë një sërë situatash të ndryshme, ilaçe dhe lëndë toksike (helmuese), që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrave në mëlçi. Situata të caktuara si mbipesha, diabeti dhe trigliceridet e larta, shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Pacientët më të rriskuar për të patur dhjamosje të mëlçisë, janë ata të moshës së mesme dhe personat mbipeshë. Disa njerëz sëmuren nga dhjamosja e mëlçisë, pa patur asnjë nga situatat e sipërpërmendura.

Konstatimi

Mëlçia e dhjamosur mund të diagnostikohet me analiza gjaku dhe me biopsi të mëlçisë. Është një nga arsyet më të shpeshta, për një rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë. Imazhe speciale të marra prej ekos, skanerit dhe rezonancës magnetike, mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë, por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë. Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej mëlçisë, – procedurë e cila kryhet me age të veçantë. Më pas, qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist.

Trajtimi

Mëlçia e dhjamosur, shpesh herë, nuk shkakton probleme. Në këto raste, ajo quhet asimptomatike. Humbja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika tek pacientët mbipeshë, prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë, por gjithsesi është mirë të bëhen përpjekje. Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli, mund të mos përmirësohet edhe pse ndërpritet përdorimi i tij. Kontrolli i mirë i diabetit, mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçisë. Po kështu, këshillohet ulja e nivelit të triglicerideve me dietë dhe medikamente. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar dhe rritja e aktivitetit fizik, janë këshillat që japin mjekët. Kryeni kontrolle periodike të rregullta, tek mjeku specialist i mëlçisë. Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur, ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH), por përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik, mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

Ecuria

Mëlçia e dhjamosur mund të mos shkaktojë dëmtime, por mund të çojë në infeksione të mëlçisë. Kjo situatë quhet steatohepatitis. Kur është e lidhur me abuzimin me alkool, quhet steatohepatitis alkoolik. Shpesh nuk është e lidhur me alkoolin. Në këtë rast, quhet steatohepatitis joalkoolik (NASH në anglisht). Me kalimin e kohës, mëlçia dëmtohet rëndë. Kjo situatë quhet cirrozë. Cirroza hepatike është një situatë serioze, që çon në mosfunksionimin e mëlçisë. Steatohepatitis joalkoolik është një ndër shkaqet e cirrozës hepatike.

Mëlçia kryen shumë funksione të rëndësishme, ku përfshihen:

Shpërbërja e ushqimeve;

Ruajtja rezervë e vitaminave, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për trupin;

Prodhimi i proteinave;

Prodhimi i lëngjeve biliare për tretjen e ushqimeve;

Shpërbërja e shumë produkteve përfshirë ilaçet, alkoolin dhe shumë helme.

Disa shkaqe të mëlçisë së dhjamosur, janë:

Përdorimi i tepërt i alkoolit;

Kequshqyerja;

Përdorimi i steroideve;

Toksiciteti nga acidi valporik;

Mbipesha;

Sindroma Cushing;

Helmet;

Marrja e tetraciklinës në doza të larta;

Shtatzënia;

Diabeti;

Hiperlipidemia

Humbje e shpejtë në peshë.

Ja cilët janë shkaktarët e dhjamosjes së mëlcisë Read More »

Ministri Çuçi inspekton prurjet e Vjosës: Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte sot në Vlorë për të parë nga afër gjendjen e krijuar së fundi për shkak të reshjeve intensive të shiut.

Bashkë me Prefektin e Qarkut dhe drejtues të tjerë lokal të Shtabit të Emergjencave, ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra.
“Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Po licia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve“, tha ministri Çuçi.

Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Vlorë janë ngritur dhe funksionojnë Këshillat e Emergjencave, të cilat koordinojnë punën për monitorimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar.

Ministri Çuçi inspekton prurjet e Vjosës: Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në Read More »

Astrologu shqiptar: ‘Në Shqipëri ka alien madje ka disa lloje racash’

Jofiel Koço, astrologu i njohur shqiptar foli edhe për alienët.

Ai pohoi ekzistencën e tyre, madje ka disa lloje racash. Ata që e duan humanizmin dhe ato që nuk e duan, madje shtoi ai që ka luftë mes tyre se kush do të civilizojë tokën.

Ndër të tjera ai shtoi se edhe në Shqipëri ka alienë:

“Ka pasur madje edhe raste me disqe të filmuara, si jo?! Por ama teknologjia e tyre është aq e lartë, sa që nëse ti je dëshmitar, piketohesh nga ata dhe të heqin memorien afatshkurtër”.

“Të spostojnë dy-tre orë nga momenti që ke parë atë dhe ti nuk mban mend asgjë”, u shpreh ai në programin EXPULS, Rtv Ora.
/NOA.al

Astrologu shqiptar: ‘Në Shqipëri ka alien madje ka disa lloje racash’ Read More »

Astrologu shqiptar: Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit Rama apo Basha?

Jofiel Koço është një astrolog shqiptar i cili bën parashikimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij ‘yjet’ do të jenë në favor të kreut të PD-së Lulzim Basha, teksa ky fat nuk do të ndjek kryeministrin Edi Rama.

Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Këlnit në degën e Shkencave Okulte Orientale.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në programin ‘Expuls’, ku bëri një bilanc lidhur me faktin se kush nga kandidatët do të jetë më i favorizuar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Astrologjikisht, Basha si shenjë karriere dhe shenjë lartësimi, i ka të gjitha shanset të pakten sipas astrologjisë për t’u bërë kryeministër” u shpreh Jofiel Koço.

Basha i përket shenjës së binjakëve, ndërsa kryeministri shenjës së gaforreve.
/NOA.al

Astrologu shqiptar: Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit Rama apo Basha? Read More »

Rama dhe Basha në Shkodër, për të parë nga afër situatën e përmbytjeve

Situata e rënduar për shkak të reshjeve në vend vijon prej ditësh, duke shkaktuar pë rmbytje në zona të ndryshme.

Bëhet me dije se kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Shkodrën. Ai fillimisht u ndal në Lezhë ku pa nga afër situatën. Më tej kreu i qeverisë do të vizitojë Shkodrën dhe zonën e Obotit, ku rreth 880 Ha sipërfaqe e tokës bujqësore është përmbytur.

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shkodrës këtë të diel për të parë nga afër situatën nga përmbytjet, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Kreu i opozitës ka takuar banorët për të mësuar shqetësimet që kanë, ndërsa në Shkodër deri tani janë 1595 hektarë tokë nën ujë.

Aktualisht, mbetet ende e bllokuar rruga e Obotit për mjetet e ulëta pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm. Ndërkohë në Dajç për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Mbetet për t’u parë se kë zona do të vizitojnë liderët e dy partive kryesore dhe nëse do të ketë ndonjë takim mes tyre, për situatën e krijuar nga përmbytjet./NOA.al

Rama dhe Basha në Shkodër, për të parë nga afër situatën e përmbytjeve Read More »

‘Ne Dubai pëlcasin karkalecat ju mbetshin në fyt’/ Rama i përgjigjet komentuesit, tregon kush e pagoi drekën

Në lidhje me videon që bëri xhiron e rrjetit ku dukeshin disa prej ministrave të qeverisë duke ngrënë darkë në një restorant luksoz në Dubai, teksa vendi po përmbytet, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të ndjekësve në Facebook.

“Ne Dubai pëlcasin karkalecat ju mbetshin në fyt se lene se nuk na japin gjë po më mbyllin edhe atë lokal të vogël që mbaj familjen. Ku të mb ytem, jemi në mëshir të fatit si ata fëmijët jetima plus çfarë më vjen keq, janë disa se rvila këtu për çdo gjë thonë braco. Mua s’më pla s as Luli, as Mona, ne thjesht duam të jetojmë”, shkroi një ndjekës.

Ndërsa Rama iu përgjigj atij dhe disa të tjerëve duke i sqaruar se vizita e tyre është ftesë nga disa pala pritëse me qëllimin që të bëhen investime në Shqipëri.

“Mos u mb yt në portalet e atyre që vetëm hedhin helm, po informohu dhe do ta mësosh që në Dubai ka shkuar një grup i madh me përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor, mediave, me ftesë nga pala pritëse dhe s’kanë shkuar për karkaleca por për të sjellë investime në Shqipëri, ndërkohë që tërë shpenzimet mbulohen prej mikpritësve, kështu që kjo që thua s’ka asnjë lidhje, ndërsa lokalin e vogël nuk besoj të ta mbylle qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk të ka lënë jetim, sepse kush ka lokal të vogël i janë hequr taksat e qeverisë dhe i janë bërë ZERO!”, tha Rama.

Kryeministri replikoi me disa nga komentuesit, të cilët kritikuan sjelljen e ministrave të tij, replikat e të cilëve pasqyrohet në fotogaleri.
/NOA.al

‘Ne Dubai pëlcasin karkalecat ju mbetshin në fyt’/ Rama i përgjigjet komentuesit, tregon kush e pagoi drekën Read More »

Çaji me gjethe ulliri me efekt të fuqishëm antibiotik, ja cfarë kuron

Gjethet e ullirit shpesh hidhen gjatë procesit të mbledhjes së ullinjve. Megjithatë, pak njerëz e dinë se këto gjethe të fuqishme janë përdorur për shekuj nga paraardhësit tanë, pasi janë të pasura me përfitime shëndetësore.

Ekstrakti i gjetheve të ullirit ka shumë përfitime për shëndetin tonë: përmban oleuropein, një polifenol që ka veti të mëdha antioksiduese, antibakteriale, antiinflamatore dhe imunostimuluese.

Çaji me gjethe ulliri gjithashtu ka një efekt të fuqishëm antibiotik.

Infuzioni dhe ekstrakti i gjetheve të ullirit mund të jenë të dobishme në trajtimin e diabetit, pasi ato janë shumë efektive në reduktimin ndjeshëm të niveleve të sheqerit në gjak.

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut mund të përfitojnë nga konsumimi ditor i infuzionit të gjetheve të ullirit.

Çaj me gjethe ulliri mund të lehtësojë dhimbjen e shkaktuar nga osteoporoza dhe artriti.

Përfitime të tjera

Gjethet e ullirit mund të zvogëlojnë dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga radikalët e lirë dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë. Për më tepër, ato kanë përfitime analgjezike dhe janë të dobishme në trajtimin e dhi mbjeve.

Si ta përgatitni

20 gramë gjethe ulliri zihet në 300 ml ujë dhe pihet më pas si çaj, mirë është për 15-20 ditë.

Në rastin e një hipertensioni të butë mund të përdorni infuzionin, 30 – 50 gramë gjethe në litër dhe mund të konsumonj 2-3 gota apo filxhanë çaji në ditë./noa.al

Çaji me gjethe ulliri me efekt të fuqishëm antibiotik, ja cfarë kuron Read More »

Tra gjedia e 9 janarit në Karaburun/ Familjarët e v iktimave: Kemi h umbur shpresën te drejtësia

Zhgënjim nga drejtësia shqiptare shprehin edhe 17 vite pas tr agjedisë së Karaburnit të 9 janarit të vitit 2004 familjarët e vi ktimave. Shpresonin se çështja do të zbardhej nga SPAK, por dosja u rikthye në p rokurorinë e Vlorës për moskopetencë. Familjaret e vik timave thonë se e kanë hu mbur shpresën tek zbardhja e çështjes dhe dë nimin e fajtorëve të tr agjedisë me 28 vi ktima kryesisht nga Shkodra të cilët ishin nisur në k ërkim të një jete më të mirë.
Edhe Presidenti Meta ka rikujtuar tr agjedinë duke apeluar që të mos lejohet përsëritja e tyre. Meta shprehet se veçanërisht të rinjve iu duhen krijuar të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!
Në orët e vona të natës së 9 janarit të vitit 2004 gomonia me 36 persona në bord u nis nga gjiri i Palasës në Vlorë drejt brigjeve të Italisë, por për shkak të dallgëve të forta ajo pësoi defekt në ujerat e Gadishullit të Karaburunit duke u fundosur dhe shënuar 28 viktima.

Tra gjedia e 9 janarit në Karaburun/ Familjarët e v iktimave: Kemi h umbur shpresën te drejtësia Read More »