Agrumet rriten në pemë dhe shkurre dhe origjinën e kanë nga rajoni i Himalajeve. Këto fruta rriten në të gjithë botën, gjatë gjithë vitit veçanërisht në vende si Azia Juglindore, Australia dhe Papua Guinea e Re, në varësi të stinës në klimat subtropikale dhe tropikale.
Varieteteve të ndryshme të agrumeve janë portokall, limon, lime, mandarina dhe grejpfrut. Limonët ofrojnë mjaft përfitime shëndetësore, sepse ato janë të pasura me acid citrik, i cili dihet se është një antioksidant i fuqishëm, ndërsa portokallet janë një burim i mirë i vitaminës C, transmeton arbresh.info.
Por se cilat janë të mirat shëndetësore që sjellin këto fruta, mund të lexoni më poshtë:
Vitamina dhe minerale
Një portokall me madhësi të mesme ka marrjen e nevojshme ditore të vitaminës C të nevojshme për të mbrojtur trupin kundër sëmundjeve që ka lodhjen si simptomën e saj kryesore. Vitamina C mban sistemin imunitar dhe lëkurën në gjendje të mirë. Për më tepër, magnezi, kaliumi, fosfori dhe bakri në agrumet luajnë një pjesë të madhe në procese të caktuara trupore. Agrumet gjithashtu dihet se përmbajnë një kombinim të shëndetshëm të flavonoideve dhe karotenoideve që mbrojnë trupin kundër sëmundjeve të dëmshme.
Parandalimi i kancerit
Agrumet veprojnë si antioksidantë dhe parandalojnë kancerin duke bllokuar në mënyrë efektive shprehjen e gjeneve kanceroze. Edhe agrumet shkatërrojnë kancerogjenët me këtë metodë. Kanceri i gjirit, kanceri i stomakut dhe pankreasit mund të parandalohet nëse agrumet konsumohen rregullisht. Madje, sipas një studimi një qitro mjafton për të zvogëluar rrezikun e kancerit të mushkërive.
Vret qelizat e pashëndetshme të trurit
Sëmundjet e Alzeihmer dhe Parkinson janë dy nga llojet më të zakonshme të sëmundjeve neurodegjeneruese që mund të parandalohen nga konsumi i flavonoideve në agrumet.
Humbja e peshës
Portokallet janë një burim i bollshëm i fibrave. Është një fakt i njohur se fibra është e nevojshme për të përmirësuar funksionet e sistemit të tretjes, duke shkaktuar humbje peshe si rezultat. Fibra mbush stomakun dhe ul ndjeshëm oreksin. Një limon përmban 12 kalori dhe një portokall përmban 62 kalori. Një studim i fundit ka gjetur se njerëzit që konsumojnë rregullisht limon dhe portokall kishin peshë më të ulët në krahasim me ata që nuk i konsumonin.
Ndalon formimin e gurëve në veshka
Sipas një studimi që vëzhgoi formimin e gurëve në veshka për një periudhë prej 40 vjetësh, u zbulua se njerëzit që konsumojnë agrume rrallë janë më të prirur për të vuajtur nga gurët në veshka sesa ata që konsumojnë rregullisht agrume. Përmbajtja e ulët e citrateve në urinë është e lidhur me një lloj të veçantë të gurit në veshka. Citrat mund të rriten natyrshëm pa u drejtuar në shtesa të citrateve të kaliumit. Prandaj, konsumi i agrumeve mund të konsiderohet një ilaç natyral kundër gurëve në veshka.
/NOA.al
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua një histori sa e bukur aq edhe frymëzuese.
Shqiptari Ermir Bruka, i cili jeton në Londër, shpëtoi jetën e një shtetasi italian, që donte të hidhej nga ura qe t’i jepte fund jetës.
“Faleminderit juve për ftesën, nga një anë jam duke u dridhur, do mundohem të jem më i qetë, më i komunikueshëm. Jam shumë i vetëdijshëm për atë që ndodhi, e kujtoj çdo ditë. Ishte data 4 nëntor, ishte dita e fundit që do të karantinohej vendi. Atë ditë vendosa të dal me një mikeshën time në një bar për të konsumuar një kafe, duke ecur në këmbë buzë një ure, aty dëgjova zëra dhe u afrova që të shikoja se çfarë po ndodhte, pashë që një djalosh rreth të 25- ve po i jepte fund jetës, menjëherë u afrova me kujdes dhe fillova t’i flisja se nuk duhet ta bënte këtë veprim, – tregon i riu shqipar. – Sapo arrita t’i afrohesha, ai thirri që mos u afro se do hidhem, u afrova me kujdes duke i folur dhe duke e pyetur për jetën dhe familjen dhe pse kishte vendosur ta bënte këtë akt të tillë të padrejtë. Arrita t’i afrohesha dhe e kapa për beli, ai rrëshqiti dhe po mbahej vetëm me një dorë, aty e ngrita me dy duart peshë dhe po e mbaja për beli, aty u bërtita disa njerëzve që po shikonin ngjarjen dhe ju kërkova ndihmë për të thirrur policinë. Menjëherë erdhi policia, provuan të komunikonin me djalin, por nuk ja arritën qëllimit”.
Më pas Bruka, tregon bisedën që zhvilloi me personin që tentoi vetëvrasjen, duke u përpjekur ta mbante dhe të mos e lëshonte.
“Unë vazhdova bisedën me djalin dhe po e pyesja se pse duhet ta bëjë një gjë të tillë! Ai filloi të më tregonte se kishte pësuar një fatkeqësi, i kishte vdekur e ëma para disa muajve dhe kishte shumë vite pa komunikuar me motrën e vet, e cila nuk fliste dhe nuk mbante marrëdhënie me të. Ai më tregoi se kishte edhe probleme financiare. Unë vazhdoja të bisedoja me të për gati 30 minuta, derisa ai filloi të bindej dhe të mos e kryente atë akt, – vijona Bruka. – Një moment ai tentoi përsëri të vetëhidhej, por unë nuk e lejova, i pohova se nëse ai hidhej, do të hidhesha edhe unë bashkë me të. Ai më pyeti për origjinën time dhe unë i tregova se jam shqiptar. Ai shpëtoi nga ai veprim që kishte marrë dhe u shoqërua nga policia në spital”.
Ermiri thotë se ndidhet shumë i emocionuar që shpëtoi jetën e një të riu që ishte mërzitur me jetën. “Edhe pse kanë kaluar disa ditë, kam ende emocione të asaj ngjarje, kam biseduar me djalin, i cili quhej Aleks dhe ishte me origjinë italiane dhe ai më ka pohuar se ka komunikuar edhe me motrën dhe se një ditë do të ritakohemi sërish, – tregoi shqiptari. – Në fund ai me tha që Zoti të ruajt ty dhe gjithë shqiptarët”, – u shpreh Ermiri.
“Rrokadë” në kabinetin e presidentit Ilir Meta në Presidencë. Kreu i shtetit, ka njoftuar ditën e sotme disa lëvizje të rëndësishme në institucionin që drejton.
Meta ka njoftuar publikisht, se ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të jetë shefi i ri i Kabientit të Presidentit, ndërkohë që këtë post e mbante Arben Cici. Diplomati Cici është emëruar si Këshilltar diplomatik i Presidentit Meta.
Ndërkohë që një ndryshim tjetër ka qenë largimi i Bahri Shaqirit dhe zëvendësimi i tij si këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare me, Spiro Koçin.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme. Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit, – thuhet në njoftim. – Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit. Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:
Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,
Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;
Shpopullimi i vendit,
Sfidat në Arsim,
Sfidat në Mjedis,
Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti”, thekson Presidenca. /NOA.al/
Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit duke kujtuar disa momente të qeshura jashtë emisionit “Hell’s Kitchen Albania”.
TIRANË- Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit duke kujtuar disa momente të qeshura jashtë emisionit “Hell’s Kitchen Albania”.
“@fatma_methasani bashke kemi qene ketu. Para sa vitesh? Kur kam jetuar në Athine,na beri shqiperia me euro por me thinja shume”- ka shkruar Renato në videon e postuar duke e shoqëruar me disa të qeshura.
Ditën e sotme hyn në fuqi masat e reja të koronavirusit në vendin tonë, ku do të mbyllen të gjitha bizneset në orën 22:00 dhe do të ndalohet lëvizja e qytetarëve deri në orën 06.00 të mëngjesit.
Psikologia Denata Toçe ka folur në lidhje me këtë gjë duke thënë se është kundër këtyre masave, pasi shkollat dhe kopshtet janë burim infeksioni, ndryshe nga ajo që deklaroi Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Kjo e fundit ka thënë se:
“Nuk jemi Italia. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi Shqipëria ku kemi sistem arsimor ku niveli i sigurisë lë për të dëshiruar. Kemi parë raste me edukatore që për shkak të numrit të fëmijëve, jo të gjitha kopshtet kanë masat e duhura, shohim që ka edukatore, mësues dhe nxënës të infektuar mbi moshën 10 vjeç.
Mendoj se duhet të marrim sa më parë masa, jo të reagojmë kur dëmi është bërë. Nëse vazhdojmë të mendojmë se shkollat nuk janë burim infeksioni, se baret dhe restorantet qenkan burim infeksioni veç pas orës 22, se njerëzit tashmë janë ndërgjegjësuar, JO! Pse sot kemi në spitale më shumë të rinj? Sepse brezi i vonë po bën më shumë kujdes. Pra duhet të marrim masa graduale.”
Gjithashtu, psikologia e njohur theksoi se:
“Duhet të marrim masa jo të zakonta për një situatë jo të zakontë. Kjo është një arsye pse kam kërkuar mbylljen e shkollave. Nuk mendoj që nga 22 e natës deri në 6 të mëngjesit u bëka nami i madh. “
Një gjë tjetër që përmendi Toçe ishte dhe strategjia, pra se çfarë duhet të bëjmë në këto ditë pandemie, duke thënë se strategjia më e mirë është zbatimi i masave të Covidit, mbështetja financiare dhe stabiliteti i shëndetit mendor.
Çfarëdo që ju keni bërë, është koha për të marrë një pushim të shkurtër dhe të testoni shikimin tuaj.
Testet e shikimit vërtetojnë nëse syri dhe mendja juaj janë aq të fortë dhe të përqendruar për të gjetur edhe ndryshimin më të vogël.
A e gjeni dot miun e bardhë mes lepujve për 10 sekonda?