Andueli

Moti/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak jep parashikimin për javën e ardhshme

Ditët me diell të javëve të fundit, duket se do t’i lënë radhën ditëve me shi nga java e ardhshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se nga ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut.
Parashikimi nga SHMU:

Moti në javën që do të nisë do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell.

Kështu ditën e hënë kthjellimet e mëngjesit do ti lenë vendin dendësimit të vranësirave të cilat në pjesën bregdetare do të pasohen nga shi i dobët.
Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe. Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohëshme.

Kjo situatë do të marrë kthesë të menjëhershme të enjten dhe të premten ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore.

Sa i përket temperaturave do të pësojnë ndryshime të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes.

SHMU ju këshillon që çadrat deri në mes javë mos i lini në shtëpi, ndërsa në mëngjeset e së enjtes dhe të premtes duhet të përgatiteni për veshje dimërore!

Moti/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak jep parashikimin për javën e ardhshme Read More »

Albin Kurti: ‘Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ka kohë që nuk kanë qëndrime të njëjta, dhe kjo pasi Rama nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë.

Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohet si komb teksa ka qëndrime të ndryshme ndaj Serbisë. Sipas tij, këto dy shtete nuk e kanë luksin që të dallojnë me qëndrime sa i përketë Beogradit.
“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatk eqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them. Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përketë Beogradi”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti: ‘Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë’ Read More »

U shoqërua në p olici për mos mbajtje maske, lihet i lirë Kastriot Islami

Ish-deputeti Kastriot Islami, që u shoqërua sot në po lici është liruar.

Islami është lënë i lirë nga efektivët e komisariatit nr.2, një orë pasi u shoqërua.

Ai u kap, teksa ecte pa maskë tek Liqeni Artificial.

Islami nuk kishte as kartën e identitetit me vete dhe për pasojë përfundoi në k omisariat.

Në lidhje me ndalimin e tij reagoi edhe ish-deputeti demokrat, Eduart Paloka ku shkruante:

“Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor po licinë”.

U shoqërua në p olici për mos mbajtje maske, lihet i lirë Kastriot Islami Read More »

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për familjet me asistencë

Rama jep lajmin e mirë për familjet me asistencë: Do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike deri në fund të pandemisë

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës ka dhënë lajmin e mirë për familjet që marrin asistencë ekonomike, pasi u shpreh se deri në përfundim të pandemisë pagesa që ata marrin do të dyfishohet.

Ndërkohë për sa i përket rritjes së numrit të testimeve, Rama u shpreh se kjo është në dorë të Komitetit të Ekspertëve, pasi në rast se ata e kërkojnë atëherë do të ketë edhe rritje të testimeve.

“Nëse komiteti teknik i ekspertëve do të na kishte kërkuar të blinim më shumë, do të blinim më shumë, kur ne kemi mundësi sot në këtë fazë dhe falë një politike të suksesshme me financat publike dhe një largpamësie për të mos i hedhur municionet që në fillim për këtë luftë që nuk dihet sa zgjat.

Mundësinë që të paguajmë në mënyrë dinjitoze që as nuk e prisnin fare ata naftëtarët dje, kur kemi mundësi sot do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike të gjitha familjeve me ndihmë ekonomike deri në fund të pandemisë, nuk paskemi mundësi të blejmë më shumë tamponë?

Por as komiteti teknik nuk e ka kërkuar por as numri i tamponëve të bërë nuk ka rezultuar problem në raport me epideminë”, tha Edi Rama.

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për familjet me asistencë Read More »

Kryemadhi: ‘Do ta përmbysim Edi Ramën’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama në këto 4 viteve nuk ka bërë asgjë për qytetarët.

Gjatë fjalës së saj me banorët e njësisë 1 në Tiranë, Kryemadhi tregoi edhe bisedat që ajo bën me socialistët e thjeshtë, të cilët i thonë se qeveria nuk ka bërë asgjë në këto 4 vite.

“Në këto 4 vite që ky zotëria kishte gjithë tepsinë, kusinë a i rriti pagat, ai i ktheu shqiptarët nga emigracioni, arriti mundësinë për të punësuar të rinjtë, a uli taksat? Kur takoj socialistet, ata thonë: Monika kemi 4 vjet që dëgjojmë premtime premtime dhe zero realizime. Flet për projekte 3D por ne nuk paguajmë dot faturën e dritave vjen dhe të pret dritat. Nuk kemi mundësi të paguajmë ilaçet. Kemi frikë të flasim për rritjen e çmimit të ilaçeve. Nuk jetohet me frikë”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, do ta përmbysin Ramën jo si individ, por si sistem.

“Do ta përmbysim, jo Edi Ramën si individ, por si sistem, si mentalitet, që mos ti shkojë më në mendje, jo vetëm Ramës por të gjithë ata që duan të bëhen si Rama, që raste të tilla të mos vijnë më. Të punojmë cdo ditë që të rinjtë mos ikën nga Shqipëria, por të jetojnë këtu”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Do ta përmbysim Edi Ramën’ Read More »

Ja cfarë duhet të bëni për t’u ndjerë të bukur

Vetëvlerësimi dhe konfidenca jonë rritet kur ne ndihemi bukur, si brenda dhe jashtë. Duhet të fiksoni se të gjithë jemi të bukur, por ndonjëherë na nevojitet një shtysë e vogël për ta vënë re!

Ja disa këshilla që do ju bëjne të ndiheni dhe dukeni mirë:

Bëni një kompliment

Kur ju komplimentoni dikë, ju ndihmoni edhe vetveten. Kjo sepse kur lumturoni dikë, ju ndiheni mirë edhe për veten tuaj. Të ndihmosh të tjerët është gjithmonë dicka e bukur!

Një gjumë i mirë

Pa gjumë të mjaftueshëm, ndjesia e të dukurit bukur nuk do të jetë e mjaftueshme përgjatë ditës suaj!

Kujdesuni për trupin tuaj

Dhjetë minuta ushtrime në ditë është më mirë se asgjë!

Megjithatë kini parasysh se cdo gjë që ju bën të jeni vetvetja është unike dhe e bukur kurdoherë!
/NOA.al

Ja cfarë duhet të bëni për t’u ndjerë të bukur Read More »

Presidenti Ilir Meta thirrje qeverisë: ‘Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor’

Presidenti Ilir Meta, i ka bërë sërish sot thirrje qeverisë, që të shtojë testimet dhe të rrisë buxhetin shëndetësor, për të përballuar si duhet krizën që ka shkaktuar pandemia.

Meta bëri po ashtu thirrje që të gjithë të vendosin maskat.

“Të shtohen testimet”.

“Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor”.

“Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë”.

“Të gjithë të vendosin maskat”.

“Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”, – u shpreh Presidenti përmes një reagimi në Facebook.
/NOA.al

Presidenti Ilir Meta thirrje qeverisë: ‘Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor’ Read More »

‘Shqipëria është (sërish) vendi më i suksesshëm në Ballkan për sa i takon vdekshmërisë’/ Nga Erion Dasho

Nga Erion Dasho

Prej javësh, qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë të përpjekjeve të ethshme të qeveritarëve që rreken t’u mbushin mendjen se përgjigja shqiptare ndaj COVID shkëlqen.

Në fillim ishte studimi i revistës prestigjioze “The Lancet” që e nxirrte Shqipërinë vendin me shëndetësinë më të mirë në Ballkan. Duke harruar se Ballkani nuk ka vetëm Bosnjë e Mal të Zi, por edhe Kroaci, Rumani e Turqi, klasifikimi i “The Lancet” u propagandua si arritja më mbresëlënëse e shëndetësisë rilindase.

Dyshimet e para lindën kur Shqipëria ishte klasifikuar më mirë jo vetëm se Turqia, por edhe se Belgjika dhe Australia. Petët e lakrorit u zbuluan kur vetë autorët sqaruan se këto klasifikime ishin bërë mbi bazën e informacioneve (lexo: “gënjeshtrave”) të dhëna nga marifetçinjtë shqiptarë të shifrave.

Më pas ishte vizita e Drejtorit Rajonal të OBSH-së që u shit si konfirmim i sukseseve të qeverisë në përpjekje për kontrollin e COVID-it. Dr Kluge takoi qeveritarë e mjekë, vizitoi spitale dhe laboratorë dhe bëri atë që ka për mision e detyrë organizata e vet – inkurajimin e përpjekjeve të çdo qeverie nëpërmjet diplomacisë shëndetësore.

Në fund të vizitës së Dr Kluge doli qartë se i vetmi vlerësim pozitiv i ekipit të tij ishte marrja në kohë e masave të karantinës në muajin mars, një masë për të cilën edhe sot ka konsensus të gjërë se ishte e saktë, por që nisi të bëjë efektin e kundërt kur u teprua në muajt në vijim për t’i lënë vendin dështimit të madh që nisi në maj e qershor.

Së fundmi, java që kaloi paraqiti para qytetarëve një ansambël të orkestruar politiko-teknik që nga pothuajse çdo studio televizive, u mundua çdo natë të helmonte mendjen e qytetarëve.

Paturpësia arriti në momentet kur u tentua të shpëlahej truri i shikuesve me deklarata që flisnin për luksin në spitale, shtretërit e shumtë që mezi presin të trajtojnë qytetarët, personelin e bollshëm mjekësor, faktin që gjithçka ofrohet falas, faktin që Shqipëria është (sërish) vendi më i suksesshëm në Ballkan për sa i takon vdekshmërisë, etj.

A thua se nuk janë shqiptarët që po paguajnë 15 milionë euro çdo muaj vetëm për testimin, qindra e mijëra euro për çdo pacient të trajtuar në shtëpi me skemat mashtruese të trajtimit, dhjetëra mijëra euro për çdo pacient që dërgohet në Turqi (shpesh për të vdekur atje) në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur shpëtim nga “parajsa shëndetësore” që ka krijuar në Shqipëri, rilindja.

Ajo që nxori zbuluar propagandën kësaj here ishin vetë shifrat e qeverisë, kur INSTAT publikoi raportin tremujor të vdekshmërisë. Në periudhën kur ministria raporton 300 vdekje nga COVID, INSTAT raporton 1,300 vdekje më tepër në raport me vitet e shkuara. Edhe sikur gjysma e tyre të jenë nga COVID, mjafton për ta kthyer Shqipërinë në 15-20 vendet me v dekshmërinë më të lartë në botë!

Në kushtet kur as testojnë, as gjurmojnë dhe as trajtojnë, pra nuk zbatojnë asnjë nga rekomandimet e OBSH-së të cilën përfaqëson Dr Kluge, përgjigja shqiptare ndaj COVID paraqitet e dështuar në çdo element.

Masat e vetme të marra gjatë javëve të fundit – gjoba për mosmbajtje maske në rrugë dhe ndalim-qarkullimi pas orës 22.00 janë qesharake dhe, siç po tregon situata epidemiologjike, pa asnjë efekt për të kufizuar përhapjen e epidemisë.

Ndërkohë është arritur në pikën ku bombolat e oksigjenit po shiten në tregun e zi për një mijë euro dhe furnizimi i pacientit me ajrin e përditshëm kalon 100 euro!

Kjo qeverie e nisi me premtimin për shendetësi falas për të arritur në pikën kur edhe ajrin, pacientët po e blejnë me pare!!!

Demagogjia dhe alibitë nuk ndihmojnë për të kontrolluar virusin! Shkenca, evidencat, përvojat e mira të botës dhe transparenca po!

Qeveritarëve të sotëm, ndoshta alibitë mund t’u hyjnë në punë më vonë! Për momentin ka nevojë për veprim të vendosur dhe masa të shpejta! Përndryshe rrezikohet të shkojmë drejt një dimri me të vërtetë të vështirë!/a.m/NOA.al

‘Shqipëria është (sërish) vendi më i suksesshëm në Ballkan për sa i takon vdekshmërisë’/ Nga Erion Dasho Read More »