Andueli

Arbër Hajdari e thotë hapur: Beniada konkurrentja më e fortë e Big Brother

Teksa disa nga banorët po debatonin spektalin e sotëm të “Big Brother”, Arbër Hajdari e hodhi fokusin tek një tjetër banore, atë që pothuajse nuk përfshihet fare në sherre, Beniadën.

Arbri e quajti Beniadën si një ndër konkurrentet më të forta pasi është pozitive dhe përcjell paqe, gjë për të cilën ka nevojë publiku.

“Janë bërë 2-3 protagonistë dhe mendojnë që gjithë loja sillet rreth tyre. Unë mendoj që një nga konkurrentet më të forta aty është Beniada. Është gjithmonë e urtë, në paqe dhe dua që loja të luhet me të gjithë banorët. Beniada përcjell paqe, mirësi dhe ky popull për këto ka nevojë”, tha Arbri.

Beniada pasi dëgjoi fjalet e opinionistit e falenderoi dhe bëri duart në formë zemre për të shprehur dashamirësinë.

Arbër Hajdari e thotë hapur: Beniada konkurrentja më e fortë e Big Brother Read More »

Fifi dhe Graniti bëhen bashkë, publikojnë edhe foto/ Çfarë po ndodh mes tyre?

Dyshja Fifi dhe Granit, dikur më të komentuarit gjatë kohës sa qëndruan në Big Brother Vip, duket se janë bërë bashkë.

Kjo pasi Top Channel po feston 20-vjetorin e aty janë mbledhur edhe ish-banorë të tjerë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E Fifi dhe Graniti nuk kanë humbur shansin të kalojnë kohë së bashku. Nga kjo ndenjë ata kanë postuar edhe një fotografi së bashku në Instagram.

Kjo ndenjë po mbahet në një club në Tiranë.
Kujtojmë se dyshja gjatë kohës sa ishin në BB VIP, kanë pasur një lidhje shumë të ndërlikuar. Por si duket, të dy i kanë sqaruar gjërat.

Fifi dhe Graniti bëhen bashkë, publikojnë edhe foto/ Çfarë po ndodh mes tyre? Read More »

Oni Pustina i nxjerr ‘të palarat’ Ilirit Shaqirit: ‘Ka gjithë jetën që xhelozon…’

Ilir Shaqiri nga 5 tetori ka nisur aventurën e tij në Big Brother VIP Albania

Balerini i njohur shqiptar, la gjithçka në Itali për të realizuar këtë eksperience 100 ditore në Shqipëri, çmimi i së cilës është plot 100 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Publiku tanimë janë rreshtuar në dy grupe, atë të Iliri dhe Donaldit, duke i parë kështu të dy finalistë.

Oni Pustina, është një tjetër personazh shqiptar i cili ka vite që është pjesë i emisioneve italiane, e që ka qenë për krah edhe të moderatores së famshme, Maria De Filippi.

Në një postim të bërë në Instagram, Oni ka shkruar se Iliri ka tërë jetën që jeton nën hijen e mikut të tij, balerinit Kledi Kadiu e ka po tërë jetën që xhelozon arritjet e shqiptarëve atje.
Pustina ia uron me shpirt që ai ta fitojë këtë edicion, pasi sipas tij ai më në fund mund të ndjehet i realizuar.

“Ka nje jete qe jeton nen hijen e Kledi Kadiut,”mikut” te tij me te ngushte!Ka nje jete qe xhelozon per cdo shqiptar te realizuar ne shtetin fqinj,Leoni,Tare,Klajsi e te tjere.Ka nje jete qe perpiqet me cdo menyre dhe intrige qe te jete sado pak ne nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u perpjekur madje edhe tju zer vendin me menyren e tij ortodokse.Prandaj une vertet shpresoj qe Shaqiri ta fitoj BBV,qe me ne fund edhe ai te ndjehet i realizuar e te mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve te tij ne Itali,e mbi te gjitha mos te mos sillet me si burre me gjak gruaje!forca Shaqir!”, ka shkruar Oni Pustina./Reporteri.net/

Oni Pustina i nxjerr ‘të palarat’ Ilirit Shaqirit: ‘Ka gjithë jetën që xhelozon…’ Read More »

P Ias sh erri në emision, Ylli Rakipi bën ‘shpë rthimin’ e fortë kundër Mark Markut: ‘Cështë ky reagim, cpate? Unë nuk të bë rtita’

Gazetari Ylli Rakipi ka bërë një shpë rthim të pabesueshëm kundër ish-deputetit Mark Markut.

I ftuar në opinion, Marku ndërpret fjalën e Rakipit i cili reagon me këmbë dhe duar duke i thënë që ta dëgjojë mendimin e tij.

De bati:
Ylli Rakipi: Nëse një kryetar opozite i një vendi kërkon ambasadorët e rëndësishëm është gjëja më normale që ata të shkojnë sepse ata nuk janë rru gacë.

Mark Marku i ndërpret fjalën: Po t’i thërrasë Sali Berisha, a do të shkojnë?

Ylli Rakipi: A do më lesh të flas apo si e ke hallin…. (Reagon ashpër me duar), pse ndërhyn? A të thashë mos më ndërprit…

Mark Marku: Cështë ky reagim, cpate? Unë nuk të bë rtita

Ylli Rakipi: Sali Berisha e ka montuar këtë njeri në krye të PD pa asnjë kriter, pa asnjë garë pa logjikë, dhe tani Basha është në hall se “babai” politik kërkon ta heqë. Pra Berisha prodhoi “mon strën” e vet dhe tani kërkon ta heqë.

P Ias sh erri në emision, Ylli Rakipi bën ‘shpë rthimin’ e fortë kundër Mark Markut: ‘Cështë ky reagim, cpate? Unë nuk të bë rtita’ Read More »

Beatrix ndihet keq brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Në të njëjtën kohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit kanë mësyrë në selinë blu, për një mbledhje lidhur me vendimet e fundit, në një hapësirë tjetër të godinës, edhe kryedemokrati Luzlim Basha është duke zhvilluar një takim.

Në mbledhjen e kryedemokratit, janë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana. Nuk dihet se cila ende fokusi i takimit të tyre, por “News 24”, me kamerat e saja ndodhet në seli dhe pritet të mësohen detaje të tjera në minutat në vijim.

Beatrix ndihet keq brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ Read More »

Dalin pamjet, Donaldi i dhuron një unazë Beatrixit

Aktori, Donald Veshaj dhe këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj janë çifti më i përfolur për momentin, e që të dy ndodhen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pas hyrjes së vëllai binajk të Donaldit, Romeos, ndjekësit dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e Donaldit, por siç duket ai ka ndryshuar përseri duke u afruar prapë bashkë si më parë.

Në rrjete sociale është bërë virale një video ku Donaldi i dhuron një unazë Beatrixës.

Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën dhe një puthje.

Kujtojmë që e përfshirë në gjithë këtë histori është edhe moderatorja, Bora Zemani, e cila ishte duke e pritur Donaldin që të dilte nga programi.
Në emisionin e fundit të cilin e udhëheq vetë Bora, komentoi përballjen e treshes Mikela-Erjon-Ritvana, duke dhënë mendimin e saj, i cili u morr si një mesazh për Donaldin.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën”, iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e konkurrentëve.

Dalin pamjet, Donaldi i dhuron një unazë Beatrixit Read More »

Miratohet statuti i ri i Partisë Demokratike

Miratohet nen për nen statusi i ri i Partisë Demokratike. Në këtë Kuvend të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, delegatët kanë votuar 67 nenet e statutit të ri Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e organizuar në stadiumin ‘Air Albania’, Bellind Këlliçi u shpreh se transparenca është në fokus të këtij takimi dhe se askush nuk i trembet transparencës.

Me propozimin e një grupi anëtarësh dhe mbështetjen e të paktën 15 % të delegatëve, Kuvendi vendosi:

-Miratimin në parim të statutit të PD-së -Miratimin nen për nen të statutit të PD-së. -Vula e PD-së dhe simboli i saj rikthehet tek vula origjinale kur u themelua PD. -Miratohet neni për primarët, Referendumi -Miratohet neni për fraksionet në PD . Neni Basha, kryetari shkarkohet pas humbjes Delegatët kanë votuar 67 nenet e statutit të ri.

“Kuvendi vendosi ngritjen e Komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike me përbërje, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Bujar Nishani, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho. Ervin Minarolli, Flamur Noka, Genc Memaj, Genc Pollo. Gent Strazimiri, Keltis Kruja, Ledina Mandija, Mimoza Hajadrmamataj, Oerd Bylykbashi dhe Sali Berisha”, tha Këlliçi.

Miratohet statuti i ri i Partisë Demokratike Read More »

PD ‘divorcohet’ në ditën e lindjes

Sot është data 11 Dhjetor. Ditë e shënuar për Partinë Demokratike. 31 vite nga Lëvizja Studentore që kulmoi me themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo datë partinë më të madhe në opozitë e gjen më ndarë se kurrë dhe që sot mund të vulosë përçarjen më të madhe në këto vite.

9 shtatori shënoi kthesën e madhe. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi i PD-së pasi SHBA e shpalli “non grata” dhe “lufta” filloi. “Foltoret” i lanë vendin njëra tjetrës nga qyteti në qytet dhe sot lideri historik i PD-së në orën 10:00 ka thirrur Kuvendin me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës.

Selia blu nuk e njeh këtë Kuvend dhe firmat që ish-kryeministri thotë se janë mbi 4200 duke e cilësuar thjeshtë një miting. Për të kujtuar këtë ditë, që Sali Berisha shprehet se do të rithemelojë Partinë Demokratike në Kuvendin që nis nga ora 10:00 në “Arenën Kombëtare”, Lulzim Basha nga krahu tjetër në orën 12:00 ka ftuar demokratët për të festuar 31 Dhjetorin e krijimit të forcës së parë opozitare. Kjo do të jetë ditëlindja e parë pa Sali Berishën, njërin nga njerëzit që e themeloi PD-në.

Pas ultimatumit të SHBA-së, mes të shkuarës dhe të ardhmes Lulzim Basha vendosi që të shikonte përpara, por çfarë do të ndodhë nesër? Dy gjëra duket se janë të sigurta, “lufta” për vulën e partisë që nga “Foltoret” mund të përfundojë në dyert e gjykatave dhe së dyti vuloset fati i Sali Berishës, që një javë më pas në Kuvendin e thirrur nga PD, Lulzim Basha sipas të gjitha gjasave do ta përjashtojë 31 vite pas themelimit.

PD ‘divorcohet’ në ditën e lindjes Read More »