Andueli

Arbër Hajdari i kërkon mendim Donaldit: ‘Jemi në fazën e propozimit për martesë’

Wake Up – Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” u dha si sfidë banorëve që të improvizonin në shtëpi disa nga programet që transmetohen në Top Channel. Yjet ndanë rolet dhe emisionet dhe pasi u përgatitën i shfaqën ata për njëri-tjetrin dhe publikun.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, teksa Isli Islami ishte live me emisionin “Wake Up” bëri një lidhje të drejtpërdrejtë me shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Moderatori i njohur u la drejtimin e programit dy banorëve, Einxhel dhe Donald.

Këta të fundit ishin drejtpërdrejtë me “Wake Up” për gjysmë orë dhe e gjeni dot se kë intervistuan? Opinionistin e “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, të cilit i bënë pyetje nga jeta private deri tek ajo profesionale.

Një pjesë e shkurtër e intervistës:

Donaldi: Unë doja të dija në fakt për të tashmen. Arbër si është jeta jote dashurore?

Arbëri: Është shumë mirë Donald. Jemi në një fazë shumë interesante

Donaldi: Çfarë faze është kjo Arbër?

Arbëri: Kjo është faza që po mendoj se si ti propozoj për martesë

Einxhel: E di e fejuara juaj se ti po e mendon këtë?

Arbëri: E kam lënë në gjumë

Donaldi: Domethënë ka një bashkëjetesë në mes. Të sugjeroj që të mos vonosh shumë, se fakti e ka dëgjuar do të thotë…

Arbëri: Shiko Donald nëse ke ndonjë ide mund të më ndihmosh

Donaldi: Nuk besoj se duhet të ta them këtu se do e marrin vesh të gjithë. Prit edhe… nuk e di sa, se ndoshta dal edhe me këtë nominim, nuk i dihet

Arbëri: Tani sido që të shkojë puna, dije se ne propozim e martesa para se të mbarojë BB VIP nuk bëjmë. Nuk ka as dasma, as lajme, ka vetëm “Big Brother”

Arbër Hajdari i kërkon mendim Donaldit: ‘Jemi në fazën e propozimit për martesë’ Read More »

A është Edi Rama ndjekës i Big Brother VIP? Ja përgjigja e Kryeministrit

“Big Brother VIP” është pa diskutim ‘reality show’ më i suksesshëm i momentit në Shqipëri.
Të gjithë sytë janë drejt shtëpisë së “VIP-ave”, kështu që në komunikimin e kryeministrit Edi Rama me qytetarë, përmes “Facebook-ut”, nuk mund të mungonte një pyetje për “BBV”.

Kryeministri tha se nuk e ndjek dhe më pas foli për problemet serioze që ka vendi, duke i kushtuar më shumë rëndësi pyetjeve rreth pensioneve, rritjes së pagës minimale, që këtë vit bëhet 32.000 lekë dhe Projektin e Rindërtimit, nga i cili deri më tani kanë hyrë në banesat e reja qindra qytetarë, që tërmeti i 26 nëntorit 2019 i la pa shtëpi.

A është Edi Rama ndjekës i Big Brother VIP? Ja përgjigja e Kryeministrit Read More »

Arbana Osmani jep lajmin ekskluziv për të gjithë teleshikuesit, ja çfarë do të ndodhë

Arbana Osmani tregoi për Open ngjarjet që kanë lënë gjurmë në karrierën e saj profesionale për vitin që lamë pas.
E para është mbyllja e programit “Dua të të bëj të lumtur” pas 5 vitesh dhe e dyta eksperienca me Big Brother VIP.

“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, tha ajo.

Por a priste Arbana që Big Brother të kishte këtë sukses?

Arbana: Arsyeja kryesore pse unë pranova ta prezantoj menjëherë këtë spektakël, ka qenë përfshirja e Lori Hoxhës si producente, dhe kjo ka qenë një garanci për mua, që Top Channel do të bënte maksimumin, që ky program do të shkëlqente në çdo pikëpamje. Kështu që po, e prisja, i gjithë stafi ka qenë shumë i motivuar që nga fillimi.

Po cilin nga personazhet e larguar do të donte Arbana, ta shihte ende brenda shtëpisë?

Arbana: Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP.

Arbana ka dhe një lajm ekskluziv për teleshikuesit: Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë!

Arbana Osmani jep lajmin ekskluziv për të gjithë teleshikuesit, ja çfarë do të ndodhë Read More »

Gëzuar Shqipëri!

Gëzuar Shqipëri! Përtej të gjitha sfidave të jetës, vështirësive dhe pandemisë, shqiptarët kanë festuar bukur natën e ndërrimit të viteve.

Qielli i kryeqytetit dhe i qyteteve në mbarë vendin, është ndezuar nga fishekzjarret.

Këtë vit nuk ka pasur kufizime për shkak të pandemisë. Festimet kanë vijuar në lokale dhe bare nën tingujt e muzikës./noa

Gëzuar Shqipëri! Read More »

Beatrix iku me makinë luksi, xhelozon Donaldi: Kush është shoferi ta shikoj një herë!

Beatrix është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother Vip, për të marrë një surprizë tepër të veçantë drejt një tjetër destinacioni!
Ajo që Beatrix nuk di ende është se, ajo është nisur drejt Pallatit të Kongreseve ku edhe do të performojë live vëllai i saj, Alban Ramosaj.

Beatrix do të udhëtojë me një makinë tepër luksoze për të shijuar performancën e gjysmës së saj, ndërsa nuk kanë munguar as komentet e xhelozisë nga ana e Donaldit!

Pjesë nga biseda:

Monika: Mos shkon të takojë mamanë tënde!

Donald: Më lër të flas, mendoj se do ketë lidhje me të ëmën e vet, se Albanian e ka takuar!

Donald: A mund ta shikojmë? Kush është shoferi. Ta shikoj një herë

Arbana: Je xheloz Donald!

Donald: Po jo more!

Beatrix iku me makinë luksi, xhelozon Donaldi: Kush është shoferi ta shikoj një herë! Read More »

Taulant Balla bën njoftimin e rëndësishëm në rrjetet sociale

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialite, Taulant Balla, është një nga politikanët më të ndjekur në rrjetet sociale.

Balla ka bërë sot një reagim në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimim aika zgjedhur të saktësojë se të gjitha postimet dhe materialet që shpërndahen në adresën e tij në “Facebook” janë qëndrime të tij personale mbi ato çështje.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë deputetin e Partisëe Socialiste të mbajë një qëndrim të tillë.

Ja çfarë shkruan ai:

“Përshëndetje,

Duke ju falenderuar që keni vendosur të ndiqni faqen time zyrtare në komunitetin e madh social online, më të madhin në fakt, Facebook, dëshiroj t’ju informoj se çdo postim përfaqëson vlerësimin ose qëndrimin tim personal mbi atë çështje.

Faleminderit”,- shkruan Balla.

Taulant Balla bën njoftimin e rëndësishëm në rrjetet sociale Read More »

A rrestohet 65 -vjeçari, futi telefonin në tenxheren që po i dërgonte djalit në b urg (emri)

Një 65 -vjeçar është arre stuar nga po licia e Beratit, pasi u ka p duke futur një telefon në çantën e ushqimeve që kishte përgatitur për djalin e tij 30 vjeç Erjon Çala, i cili v uan dë nimin në bu rgun e Beratit.

Bëhet fjalë për Musteak Çalën, i cili kishte futur telefoni brenda një tenxhereje. Tashmë ai është shoqëruar në parabu rgim, ku do të merret në pyetje, ndërsa I është seku estruar celulari.

A rrestohet 65 -vjeçari, futi telefonin në tenxheren që po i dërgonte djalit në b urg (emri) Read More »

Vjen dorëheqja e parë nga sk andali i publikimit të pagave

Drejtori i Sistemit Informatik në Drejtorinë e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen.
Vendimi vjen pas skandalit të publikimit të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, të dhëna që po qarkullojnë në duart e kujtdo në internet.

Burime nga Tatimet thanë për panorama.al se drejtori i Sistemit Informatik është vendosur në dispozicion të he timeve që ka nisur Pro kuroria e Tiranës.

Ndërkohë që të premten, 24 dhjetor, skandali është thelluar pas publikimit të një tjetër databaze, me targat e makinave të shqiptarëve.

Pro kuroria nisi verifikimet me iniciativë, por edhe nisur nga ankesat e disa qytetarëve, ndërsa dje u regjistrua pro cedimi për 3 vepra pe nale.
“Panorama” mëson se Pr okuroria ka dërguar 3 ofi cerë të grupit he timor në institucionet e AKSHI-t, ISSH-së dhe në Drejtorinë e Tatimeve.

P rokuroria po kryen he time për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.

Burimet thanë se, nga të dhënat e deritanishme, dyshohet të jenë kryer rreth 640 mijë veprime për afro 3 muaj, përmes dokumentit të listës së pagave.

Vjen dorëheqja e parë nga sk andali i publikimit të pagave Read More »