Andueli

Ish-kryeministri Fatos Nano: Duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten…

Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë sot në ekran, për herë të parë pas 10 vitesh dhe ndër të tjera ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i komunizmit, ndërsa Shqipëria është ende në tranzicion.

I ftuar në Opinion, këtë periudhë, Nano e krahason me periudhën e adoleshencës, dhe thotë se tashmë është momenti që Shqipëria ta kalojë këtë adoleshencë të kapitalizmit.

Pjesë nga intervista:

Kur e sheh nga distanca e sotme, si ju duket ky 30-vjeçar?

Fatos Nano: Po të flasim nga logjika e një brezi, ju studentët dhe ne pedagogët, besoj se mund ta quajmë se kemi kaluar periudhën e adoleshencës së kapitalizmit. Domethënë me gjithçka që karakterizon adoleshencën, me vrullet, me frenimet, me arritjet, me dështimet, me ëndrrat, me zhgënjimet, me rrëzimet, me ringritjet dhe jemi në prag të të sjellurit shpresoj si adult. Pra duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten, shoqërinë, sistemin, institucionet dhe padyshim ekonominë.

Pra ju mendoni që ka ardhur momenti të dalim nga adoleshenca 30-vjeçare e kapitalizmit dhe të futemi në një rrjedhë normale apo jo?

Fatos Nano: Është ajo që të gjithë presin, që të marri fund ky tr anzicion.

Ish-kryeministri Fatos Nano: Duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten… Read More »

Nano: Ja cili ministër de zertoi duke br aktisur punën kur shp ërtheu bu rgu në Tiranë

Neritan Ceka, në pozicionin e ministrit të Brendshëm ka dez ertuar duke bra ktisur punën kur shp ërtheu bu rgu në Tiranë, sipas den oncimit që ish-Kryeministri Fatos Nano bëri në një intervistë të regjistruar që po transmetohet në TV Klan.

Z.Nano tha se në mara 1998 kur ishte kryeministër, u përball me një përpjekje për të shpë rthyer b urgun e Tiranës.

Shpë rthimi që ndodhi në bur gun e Tiranës në Mars ‘98, ishte një situatë që Nano tha se mbeti i vetëm.

“Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e bu rgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.

Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonatat me Ndrekën, Ndreqë Legisi më thotë: Neritani iku, ministri, iku. Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti.

Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio “Kohës”, bëmë një fushatë div ersioni pozitive në mes të të reb eluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthyen FNSH nga Shkodra.”

Teksa bëri këtë rrëfim Nano bëri një tjetër de maskim të Cekës: “Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit, më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën”, citoi Nano duke theksuar se ky ishte një rast tipik kur ai mbeti vetëm në krye të ek zekutivit.

Nano: Ja cili ministër de zertoi duke br aktisur punën kur shp ërtheu bu rgu në Tiranë Read More »

Nano tregon si e përjashtuan nga shkolla, ja arsyeja…

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se kur ishte në vitin e dytë të gjimnazit, është përjashtuar nga shkolla së bashku me një shok tjetër.

Ndonëse për një arsye krejt banale, ai është dërguar për punë detyruese në uzinën “Partizani”, duke pohuar se veprime të tilla krijonin pakënaqësitë e para ndaj sistemit.

Pjesë nga intervista në “Opinion”

Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë.

Fevziu: Çfarë bëre?

Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e pe rsekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës. Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e ëvrtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.

Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para dhe fillova të mësoj rondelet…

Nano tregon si e përjashtuan nga shkolla, ja arsyeja… Read More »

Meta thirrje të rinjve të marrin pjesë në votime: Askush nuk do ta prekë votën

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë të rinjvë shqiptare që të marrin pjesë në atë që ai e quan ‘referendum historik i 25 prillit’.

Thirrja e kreut të shtetit është bërë me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, ku presidenti shkruan se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari dhe sidomos të rinjve.

Në fund të statusit të tij në mediat sociale, presidenti Meta nënvizon se do tu garantojë shqiptarëve se është i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd që të prekë votën.
“I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!”- shkruan presidenti Meta.

Meta thirrje të rinjve të marrin pjesë në votime: Askush nuk do ta prekë votën Read More »

Rama: Të rinjtë do fitojnë mijëra euro vetëm nga interneti

“Pi ramida u kthye si një lloj simboli i tokës së xanum nga bashkëpunimi i aktorëve të shtetit me aktorët sipërmarrës dhe hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend i shkr etë.
Më pas lindi ideja për ta kthyer në territor të parlamentit të ri, gjë që në mënyrë të papritur krijoi një acarim te brezi më i ri që ishte pak ose aspak i lidhur me botën e dikurshme që sapo kishte nisur të hynte në botën digitale dhe rrjetet sociale nisën të përdoren për të thirrur njerëzit për pr otestë.
Pr otestuesit ishin më të rinjtë që nuk kishin asnjë lidhje me Enver Hoxhën që donin të ruanin një shenjë të një kujtese që ishte kujtesë kolektive e kësaj bashkësie që ruhet nga brezi në brez përmes ndërhyrjeve për ta sjellë në godinë të kohëve të tjera. Që godina të jetë shprehje e një ambicie që mishëron të ardhmen përtej përkatësive. Duke qenë se e kam pasur gjithmonë që kur u bëra kryetar i bashkisë së Tiranës, në mendje për ta kthyer në godinë karakteristike. Hapësirat e saj nuk janë të përdoreshme për çfarëdoqoftë. Sfida më e madhe është programi.

Uroj që koha në kërkim të programit të kësaj godine nuk ka qenë kohë e humbur por na ka dhënë mundësinë që ideja që sot e bën projekt ambicioz, të merrte formë bashkë me zhvillimet e shpejta që na ka sjellë koha digitale. Kjo godinë është në një kohë edhe foleja e gatshme për të pritur ekstremin e hapësirës së lirisë përmes krijimit të kushteve për më të rinjtë që të hyjnë në botën e universit digital. Sot projekti i plotëson të gjitha kushtet për t’i qëndruar kohës dhe për t’i ndihmuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë. Kjo godinë është gati t’i shërbejë ek stremit të kundërt të asaj që donte Enver Hoxha. Dua ta mbyll duke u kthyer në atë që është edhe arsyeja më kuptimplotë. Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1000 deri në 7000 euro në muaj që janë në botën e tyre.
Nuk shkojnë të punojnë as në shtet as në privat por kanë gjetur punën në internet. Bëjnë shërbime në internet për të tretë. Sot në këtë moment që flasin janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të këtij lloji. Ajo që ne jemi duke përgatirur për të çuar në fazë të re revolucionin është shtrirja në çdo qytet e rrjetit të një programi për të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre në rrjetet digitale shumë më tepër se do fitonin po të shkonin në Gjermani. Ne po përgatisim një nga pikat e platformës sonë të Shqipërisë së vitit 2030, krijimin e hapësirës së re për aftësimin sa më cilësor të të rinjve të sotëm për të qenë nesër pjesë e këtij tregu të madh që vetëm mund të zgjerohet dhe jo të ngushtohet. Ekperienca e nisur me zonën e parë të aftësimit të të rinjve po tregon atë që ne e dinim por sidoqoftë, por është konfirmim sa ambicie ka në këtë vend për këtë fushë. Nëse ne vendosim objektiv për të rritur numrin e koduesve dhe për të bërë që të rinjtë të jenë kodues, dhe po marr vetëm një aspekt të aftësive, ne do kemi një bazë krejtësisht tjetër për Shqipërinë e mesme.

Që muzeu i Enver Hoxhës të shërbejë për këtë është realizimi i një ambicie që sot merr rrugën e jetësimit dhe rikthimin e këtij objekti që për 30 vite ka bërë hije këtu duke nga sfiduar të gjithëve që nuk më përdorni dot në një simbol të madh të Shqipërisë që duam nesër dhe në arsye për të thënë se sot gjeografia është shumë pak e rëndësishme për të kapërcyer kufijtë. Dija digitale e shoqëruar me dijet e tjera që janë të nevojshme është e mjaftueshme për ta bërë këdo për të fluturuar përtej kufijve. Një vajzë që sot është në Korçë kishte një portofol pune të imagjinueshëm që nga shërbimi për instagramin e një boksieri, një website në Londër. Një portofol që lidhen me atë vajzë dhe që sot merr mijëra euro në muaj. Si ajo të paktën vetëm në Korçë janë 100 të tjerë”, tha Rama.

Rama: Të rinjtë do fitojnë mijëra euro vetëm nga interneti Read More »

Histori e pazakontë/ Rrëfimi 42-vjeçarit: ‘E gjeta gruan në sh trat me tjetrin, ja cfarë bëra…’

Një histori e pazakontë është rrëfyer nga një 42-vjeçar nga Tirana në emisionin “Jeta pa filtër” në News24. Përballë psikologes Ervisa Lula, e cila është njëkohësisht dhe autore e programit babai i 2 fëmijëve tregon si e zb uloi të vërtetën se e shoqja kishte një tjetër lidhje:

“Vija re që telefonin e mbante pas vetes, nuk ja jepte më djalit, filloi ta mbante me dridhje, në periudhën e pandemisë ra shumë në sy, më çoi drejt bindjes se ishte dikush tjetër midis nesh.

I pë rlotur ai përshkruan dhe momentin më të vështirë atë të pë rballjes me të vërtetën në derën e një apartamenti me qira, aty zb uloi edhe se bashkëshortja e tra dhtonte me një person të cilin e njihte:

“Ngriva për momentin, më nxorën shumë shpejt që andej, gjithçka në krevat ishte filmuar, më nxorën shumë shpejt që të shmangnin ko nfliktin”.

Fajin thotë se e ka vetë pasi punonte shumë dhë nuk arrinte dot t’i qëndronte afër asaj.

Tani jetojnë sërish bashkë, e fali dhe arsyeja janë fëmijët.

42-vjeçari pohon gjithashtu se pa fëmijët s’mund të jetonte kurrë dhe nëse do të di vorcohej atëherë gjykata do ia jepte kujdestarinë nënës.

Psikologia Arjana Muçaj në një intervistë për “Jeta pa filtër” ka bërë një analizë lidhur me këtë fenomen.

Ajo shprehet se: “Në ditët që po jetojmë tra dhtia po kthehet në normale, duke dashur të pr ekin modernen çiftet e reja harrojnë se nëse ndodh një tr adhti kjo tregon se do të hu mbasë besimi dhe h umbja e besimit ndaj partnerit do të thotë se herë pas here ti të jesh në dyshim në lidhje me marrëdhënien që ke me të. Ndërsa avokati Jordan Daci sjelle në vemendje raste kur prindërit për shkak të egoizmit të tyre kanë shkuar deri atje sa kanë bërë fëmijët dëshmitarë okularë të raporteve intime të prindit tr adhtar duke shkaktuar kështu një tr aumë shumë të rëndë.

Ai thotë se: “Çështja e tr adhtisë mund të ndërlikohet vetëm kur përfshin fëmijët. nëse fëmijët përdoren nga një prind kundrejt prindit tjetër duke i bërë dëshmitarë, ky është një krim që bëhet ndaj fëmijëve. Për mua ai prind që e përdor fëmijën dhe e vendos në rrethana tejet të rënda emocionale, ai nuk mund ta ushtrojë kujdestarinë në të tilla raste”.

Sipas tij tradhtia bashkëshortore nuk ka asnjë ndryshim nga arsyet e tjera për sa i përket divo rcit. Ajo nuk ndryshon asgjë as në ndarjen e pasurisë./BW/

Histori e pazakontë/ Rrëfimi 42-vjeçarit: ‘E gjeta gruan në sh trat me tjetrin, ja cfarë bëra…’ Read More »

Premtimi i Bashës: Kurse falas deri në 35 vjeç për 5 gjuhë të huaja! Çdo familje do ketë laptop

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar gjatë prezantimit të programit të PD për arsimin se brenda 4 viteve të qeverisjes demokrate çdo familje do të ketë të paktën një tabletë, laptop ose kompjuter në shtëpi. Basha shtoi se kjo është e ardhmja dhe ajo nuk duhet lënë në duart e atyre që janë shkëputur nga hallet e përditshme.

Kreu i PD theksoi se çdo fëmijë do të arsimohet pavarësisht statusit social, ekonomik apo aftësive të kufizuara.

“Unë angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, leptop ose kompjuter në shtëpi.
Kjo është e ardhmja jonë dhe ne të ardhmen tonë s’mund ta lëmë në duart e atyre që janë shkëputur krejtësisht nga hallet e përditshme dhe hallet e njerëzve.

Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore apo diskriminohet. Do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara. E përsëris, nuk do të ketë bir dhe bijë shqiptari që të mbetet pa arsim për shkak të pamundësive ekonomike të prindërve të tyre”, u shpreh Basha.

Një tjetër pikë e programit të PD për arsimin, tha Basha, është kurse falas deri në 35-vjeç, për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht!

“Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Wducation World Wide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime”, tha Basha.

Premtimi i Bashës: Kurse falas deri në 35 vjeç për 5 gjuhë të huaja! Çdo familje do ketë laptop Read More »

Al arm/ Gjenden zogj të ng ordhur nëpër rrugët e këtij qyteti të Shqipërisë

Çdo ditë qytetarët e Elbasanit dhe të rrethinave të këtij qyteti gjejnë në rrugë dhe trotuare zogj të ngo rdhur.

Fenomeni i çuditshëm ende nuk ka një shpjegim. Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe imazhet e zogjve të ng ordhur.

Alarmi në radhët e qytetarëve është shtuar edhe prej fri kës së pandemisë.

Autoritetet lokale kanë verifikuar rastet dhe kanë shpjeguar atë që po ndodh.

Sipas tyre, kjo është një sëmundje që ka pre kur zogjtë, por nuk kalon te njeriu dhe as te kafshët që ushqehen me këta zogj.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje që qytetarëve që të mos i pr ekin zogjtë e ngordhur, por të lajmërojnë çdo rast shqetësues, me qëllim që të shmanget ndonjë rre zik i mundshëm infeksioni./NOA.al

Al arm/ Gjenden zogj të ng ordhur nëpër rrugët e këtij qyteti të Shqipërisë Read More »