Andueli

Çfarë të bëri PD ty, që ti prap e do?/ Qytetari i përgjigjet Ramës: Më de gjeneroi fare!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomares në Sarandë.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, si dhe nga disa deputetë të PS-së, Rama tha se këtë sezon turistik Saranda do t’i mikpresë pushuesit e shumtë me një transformim të madh e me një plazh të risistemuar, përgjatë një shëtitoreje plot hapësirë në një vijë 1.1km.

Kryetari i bashkisë tha se Sarandës i ka munguar një investim i tillë, dhe se tashmë kjo do të kthehet në një atraksion turistik.

‘Sarandës i ka munguar një investim i tillë. Qytetarët që e vizitojnë çdo ditë kanë impresione shumë të mira. Do të bëhet një plazh i bukur. Ky është një atraksion tashmë.’- tha Gurma.

Po ashtu Rama u ndesh edhe më një qytetar i cili ishte me Partinë Demokratike dhe po lundronte me kanoe në ujërat e detit Jon.

Rama: Si je? Ndalo të bëjmë një fotografi bashkë!
Qytetari: Kryetarin e bashkisë, deputetin e zonës dhe ministrin e Turizmit i kemi shumë të mirë.

Rama: Hë çfarë të bëri PD ty?

Qytetari: Më de gjeneroi fare!

Rama: Dhe ti prap e do!

Qytetari: Edhe gabime të bëjë, e dua.

Rama: Ti prap me PD-në je. Po duhet të vinim ne që ju të zbuloni detin se ato nuk dinë as not.

Çfarë të bëri PD ty, që ti prap e do?/ Qytetari i përgjigjet Ramës: Më de gjeneroi fare! Read More »

Taulant Dedja: ‘Në rrëfimin e Nanos asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit’

Nga Taulant Dedja

Sot e kam kuptuar më në fund, falë Fevziut, pse Fatos Nano nuk u kërkoi kurrë falje as socialistëve dhe as shqiptarëve që ua la në derë Edi Ramën, të cilin e solli me thonj të paprerë nga Parisi me shumë lutje.

-Nuk thonë kot, më mirë vonë se kurrë apo sa do rrosh, do mësosh!

-Në rrëfimin e Nanos, alias Robert Çamçakizit, asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit.

-As te historia e urinës te oborri i shkollës nuk u tregua i sinqertë.

-Jo për gjë, por ia kam kujtuar një herë punën e urinimit në një mbledhje te Grupi Parlamentar, pas të cilës e talla me “shakatë plot kripë të Duçes” dhe i kujtova që ia kish puthur dorën Rada Trajkoviçit.

-Dy komplekse inferioriteti ka ende Fatosi, atë ndaj Berishës dhe atë ndaj Metës, të cilëve u druhet gjithmonë.

-Harroi të thotë Fatosi me sa vota diferencë fitoi në Kongresin e vitit 1999 dhe nuk u tregua i sinqertë pse pas atij Kongresi ishte i detyruar ta pranonte Metën Kryeministër.

-Harroi të tregojë Fatosi, si dhe pse bëri kompromis me Berishën për zgjedhjen e Topit President më 2007.

-Pra, Fatos, mos gënje kur flet për Berishën e Metën, se u je drejtuar atyre sa herë ke qenë në hall!

-I vetmi moment sinqeriteti tek ti Fatos, ishte kur pranove se me kalkulime, e përdore brezin tonë të eurosocialistëve në funksion të interesave të tua.

-Hallall ta kemi bëre Fatos, gjithsesi!

-Harram na qoftë Fatos, që nuk të larguam dot qysh më 1999!

-Por mos harro Fatos, që edhe pse kishim kandidat Pandin, me të cilin ti tallesh gjithmonë, na munde me vetëm 17 vota diferencë dhe ti e di mirë kush ta dha një dorë në minutat e fundit, kur ende votohej në Kongres dhe ti, falë aleancave të tua okulte, arrite të blesh votat e delegatëve të një rrethi verior, që e përmbysën rezultatin në favorin tënd…

-Jemi pë rplasur shumë herë bashkë Fatos, por paqen, je ti që e ke kërkuar gjithmonë, jo unë, se ti e ke njohur mirë karakterin tim dhe e dije mirë që unë nuk i servilosesha kujt!

-Më në fund Ramës, i cili e ka poshtëruar rregullisht, sipas meje, Fatosi i shërben në mënyrë lëpirëse dhe të pë shtirë tani, si pjesë e detyrimit ndaj Nexhmijes dhe Ramizit që e promovuan mbi bazën e një skeme, detyrim që monitorohet nga Ruçi!

-Blloku ende në fuqi, sepse edhe Fatosi është shërbëtor i Bllokut!

Fatosi nuk e fshehu origjinën siç u përpoq 30 vjet. Fatosi u kthye në origjinë!

-Blloku duhet shka tërruar përfundimisht më 25 Prill!

-Është mision historik për ta shpëtuar përfundimisht Shqipërinë nga mbetjet ko muniste!

*Ish-deputet i Partisë Socialiste

Në foto: Ish-kryeministri Nano dhe Taulant Dedja

Taulant Dedja: ‘Në rrëfimin e Nanos asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit’ Read More »

Koha me diell, qytetarët shpërfillin shifrat alarmante me Covid,shkelin masivisht rregullat kundër virusit

Infektimet dhe numri i vd ekjeve Covid është rritur ditët e fundit, por kjo nuk i ka penguar kryeqytetasit që t’i shkelin masivisht rregullat kundër virusit.

Ditën e sotme, duke shfrytëzuar edhe ditën me diell të ngrohtë, banorët e Tiranës janë dyndur te Liqeni Artificial.

Fotoja e marrë nga Ora News tregon se qindra qytetarë pa respektuar distancën dhe një pjesë edhe pa maska janë dyndur nga Kodrat e Liqenit për pak relaks.

Në një kohë kur gjobat ndaj qytetarëve janë të përditshme për mbajtjen e maskës, duket pamje të tilla tregojnë një neglizhencë nga qytetarët dhe një mungesë kontrolli nga ana e institucioneve shtetërore.

Ditën e djeshme janë regjistruar 1089 raste të reja, ndërsa 15 qytetarë kanë h umbur jetën.

Në 4 spitalet COVID, sipas shifrave zyrtare po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Këto të dhëna duket se nuk janë marrë parasysh nga qindra qytetarë të kryeqytetit /NOA.al

Koha me diell, qytetarët shpërfillin shifrat alarmante me Covid,shkelin masivisht rregullat kundër virusit Read More »

Medalje nderi italianit, që h umbi jetën në bur gjet e Shqipërisë gjatë lu ftës

“Faleminderit Alessandro që na mësove kuptimin e sakrificës në emër të drejtësisë, lirisë dhe paqes”.

Bashkia e Galbiate në Itali ka nderuar me medaljen e nderit bashkëqytetarin Alessandro Riva, i lindur në 1914, i thirrur ush tar më janar 1941, i kapur nga gjermanët pas ar mëpushimit të 8 shtatorit 1943 dhe vdi q në Shqipëri, si i bu rgosur më 9 janar 1944.

Në një p ërkujtimore sot për familjen, Prefektja Castrese De Rosa dorëzoi medaljen e nderit të afërmve të tij, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Komisionerja Laura Maria Motolese dhe Mario Nasatti, Presidenti i Institutit “Nastro Azzurro” ishin pjesë e ceremoninë, pasi kanë kryer kërkimet e nevojshme për të dokumentuar të Rë nët gjatë l uftës.

Fëmijë të shkollës së mesme gjithashtu ishin të ftuar.

Ceremonia përfundoi me dorëzimin e flamurit të Komunës së Galbiate dhe dy vëllimet e prof. Panzeri.

“Sot ne mbajmë pishtarin e dëshmisë që do t’i kalojmë pasardhësve në mënyrë që ata të dinë se e tashmja jonë gjithashtu i ka rrënjët në një të kaluar mizorish që nuk mund t’a harrojmë”.

“Sot u drejtohemi me mirënjohje atyre që hu mbën jetën në emër të drejtësisë dhe paqes. Sot ne i bëjmë ho mazhe Alessandro Riva i cili na bën krenarë që jemi bashkëqytetarë të tij”.

“Faleminderit Alessandro që na mësove kuptimin e sakrificës në emër të drejtësisë, lirisë dhe paqes”, thuhej në deklaratë.

/NOA.al

Medalje nderi italianit, që h umbi jetën në bur gjet e Shqipërisë gjatë lu ftës Read More »

Sazan Guri: Kur gratë shkojnë mbi 45 vjece burrat i tr adhtojnë me sekretare

Nga ndryshojnë burrat nga gratë apo gratë nga burrat dhe cilat janë këto ndryshime.

Të gjitha këto janë diskutuar nga paneli i përbërë nga Sazan Guri, Zhaklina Lekatari, Flavio Qarri dhe blogeria e udhëtimeve Teuta Borova.

Ata ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku folën rreth “dallimit mes gjinive”, ndryshimet mes grave dhe burrave. Ne gjithmonë themi se jemi të barabartë, por asnjëherë të njëjtë.

Gjatë bisedës është folur edhe për jetëgjatësinë sek suale mes burrit dhe gruas. Sazan Guri shprehet se merita e vetme që kanë burrat është se jeta e tyre se ksuale nuk përfundon kurrë, ndërsa tek gratë rreth moshës 45-50 vjeç i bien hormonet dhe burrat detyrohen të tra dhtojnë.

“Një meritë e burrave është tek jetëgjatësia e sek sualitetit, ndërsa tek gratë fatkeqësisht bie pas moshës 45-50 vjeç. Në fakt ajo stimulohet me mendje”, tha Sazan Guri.

Zhaklina Lekatari e pyeti se “bie dhe niveli i hormoneve”.

“ Bëje, ca ke ti bëje, shtiru, 45-50, bëj sikur o vëlla sepse ligji i fizikës nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë. Prandaj ligji i fizikës nuk njeh boshllëk, prandaj gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë, por të jetë edhe amvisë e kësaj qeverisje”, tha ambjentalisti.

Kur Rudina Magjistari e pyeti se “çfarë bën burri në këtë rast”, Sazan Guri tha: E kupton vetë se çfarë bën një burrë, nuk ka faj. Punon me një sekretare atje që ndan ndonjë hall, shqetësim.

“Bie libido. Jo çdo burrë tradhton, por nga ana biologjike bie sistemi i hormoneve”, u shpreh Zhaklina Lekatari. /NOA.al

Sazan Guri: Kur gratë shkojnë mbi 45 vjece burrat i tr adhtojnë me sekretare Read More »

Familja e ish-komisarit të po licisë, Artan Cuku kërkon 1 milion euro dë mshpërblim

Familja e ish-komisarit të po licisë, Artan Cuku kërkon 1 milion euro dë mshpërblim. Anëtarët e familjes së ish-drejtuesit të pol icisë, kanë dorëzuar pa dinë në gjykatë disa muaj më parë, ndërkohë që sot kanë përcaktuar edhe shumën e dëm shpërblimit që kërkojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Pol icisë dhe Ministria e Ekonomisë.

Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit, ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dë mshpërblim nga Drejtoria e Po licisë dhe Ministria e Brendshme.

Sipas familjes, Cuku është vr arë për shkak të detyrës dhe për shkak të neglizhencës që ka treguar shteti ndaj tij.

Komisari Artan Cuku u vr a në 8 prill 2017, duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë. Ai u qëllua me 5 pl umba, katër në gjoks dhe një në kokë.

Sipas Poli cisë së Tiranës dyshohet se Bledar Jambelli ka porositur vra sjen e Artan Cukut për hak marrje, për arr estimin e tij në vitin 2012, kur Cuku mbante detyrën e ish-drejtorit të Policisë së Vl orës.

Sipas të dhënave, Blendar Jambelli ka kontaktuar fillimisht me Kristaq Lecin për të kryer ekze kutimin kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh dhe më pas ky i fundit është lidhur me Mikel Shallarin.

Ekz ekutori Mikel Shallari, është dënuar me 10 vite bu rg, pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke ndihmuar në zbardhjen e motivit të kri mit, duke treguar porositësin dhe ndërmjetësin.

Ndërkohë, në shtator 2020, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Greqisë ekst radimin e Bledar Jambellit, i akuz uar si porositësi i vr asjes së Cukut, si dhe Kristaq Lecin, si personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vr asësit të komisarit.

Në dhjetor 2019, autoritetet greke informuan për refuzimin e ek stradimit për arsye politike. Ndërkohë, ata kanë përfituar statusin e azilantit politik, me pretendimin se u rre zikohet jeta. /noa.al/

Familja e ish-komisarit të po licisë, Artan Cuku kërkon 1 milion euro dë mshpërblim Read More »

Ish-kryeministri Fatos Nano tregon historinë e tris htë të mostrës së tij të madhe: ‘U dashurua me një djalë, e pe rsekutuan 15 vite në…’

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar historinë e tris htë të mostrës së tij të madhe, e cila ishte një nga studentete më të mira, por u dërgua si mësuese fizike në Laç.

Sipas tij, kjo ndodhi për shkak se ajo u dashurura dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të persekutuarish, ndaj qëndroi në Laç për 15 vite.
“Motra ime ra në dashuri dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të per sekutuarish. Sa mbaroi shkollën e çuan në Laç si mësuese fizike. Ishte më e mira, por vetëm se bëri atë martesë, qëndroi për 15 vite në Laç. Nuk njihej merita dhe ndershmëria. E bisedoja dhe me babain”, tregoi Nano.

Ish-kryeministri Fatos Nano tregon historinë e tris htë të mostrës së tij të madhe: ‘U dashurua me një djalë, e pe rsekutuan 15 vite në…’ Read More »

Farmacistët e Shqipërisë të pakënaqur me shtetin: Po ne a nuk jemi bluza të bardha

Farmacistët e Shqipërisë i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që të futen në listën e grupeve prioritare, me risk për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Ata akuzojnë shtetin për përçmim dhe diskriminim, pasi u vendosën si prioritet i vaksinimit vetëm mjekët dhe infermierët.

Urdhri i Farmacistëve përmes një deklarate i bën thirrje ministres, Ogerta Manastirliu që të reagojë, pasi farmacistët janë në vijën e parë të rrezikut.

“E nderuar Znj. Ministre, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në referim të udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkon nga qeveria përfshirjen e farmacistëve në planin e vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë. Është e pashpjegueshme që në një situatë të tillë pandemie farmacistët mos t’i shohësh si kontigjent me risk të lartë karshi infeksionit COVID-19, krahas kolegëve të tjerë punonjës të shëndetësisë mjek e infermierë. Farmacistët ishin e vazhdojnë të mbeten në vijën e parë të përballjes me infeksionin COVID-19”.

“Farmacistët, deri me sot, janë përgjigjur vetë për të tëra masat mbrojtëse që u janë dashur, pavarësisht se profesioni i tyre siguronte kujdes shëndetësor për gjithë shoqërinë shqiptare. Për 12 muaj përballje me këtë armik mbarë botëror, farmacistët shqiptar, për asnjë moment të vetëm nuk e patën efektin suport të shtetit, i cili nuk gjeti asnjëherë asnjë mundësi apo hapësirë ti drejtohej e ta trajtonte këtë kontigjent profesionistësh ashtu sikundër bluzat e bardha e meritojnë”.

“Farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie”.

“Të shumtë janë farmacistët e infektuar në frontin e punës, mes tyre pati edhe farmacistë të cilët e humbën betejën me këtë infeksion. Të riskuar ishin edhe janë edhe familjarët e farmacistëve, të cilët jetojnë së bashku me riskun e profesionit të familjarit të tyre, e prapë, këto bluza të bardha nuk vlerësohen se i plotësojnë kriteret për tu vaksinuar krahas kolegëve të tyre mjek. Nuk dimë se cili është grupi i ekspertëve që ka hartuar listën e profesionistëve me risk më të madh e që duhen vaksinuar më me prioritet, por bindja na thotë se vetëm njohës të mjekësisë ata nuk janë. Po të ishte ndryshe, nuk do të shpjegohej ky përjashtim i farmacistëve nga skema e vaksinimit. Ky përjashtim është veç një formë tjetër e shprehjes së vazhdueshme të përçmimit deri në mohim për këtë ekip të bluzave të bardha”.

“I drejtohemi dhe i kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, si institucioni përgjegjës i shtetit Shqiptar, që ka për detyrë hartimin e politikave në mbrojtje të bluzave të bardha në situata të tilla pandemie, të përfshijë farmacistët në skemën e vaksinimit, njëkohësisht me kolegët e tyre mjek”.

“Qytetarët dhe qeveritë e mbarë botës i vlerësojnë dhe i respektojnë farmacistët si heronj, sepse këta profesionistë e meritojnë”.

/NOA.al

Farmacistët e Shqipërisë të pakënaqur me shtetin: Po ne a nuk jemi bluza të bardha Read More »