Andueli

Urimi i veçantë i deputetit për Lefter Çipën: ‘I dashuri i isopolifonisë nuk mund të lindte ditë tjetër, veç 14 shkurtit’

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni kujton kontributin që artisti ka dhënë në folklorin shqiptar.

Hyseni e quan Çipën “prici i polifonisë shqiptare”. I dashuri i përjetshëm i isopolifonisë s’mund të lindte ditë tjetër, veç 14 Shkurtit. Lefter Çipa, me portret të sertë tipik lab e karakter të paepur bregas, por me ëmbëlsi vargu e delikatesë shpirti, buronjën e malit e ktheu në lot emocioni, dallgët e detit i ngacmoi e luajti me to si një “Don Zhuan” valësh, shkrepat e thepisur të maleve i mbylli mes strofash, aromën e trëndelinës shpërtheu mes vargjeve. Ky mbrojtës i pashoq i traditës sonë të rrallë dhe patrioti i madh i shqiptarisë, është simbol i gjallë i atdhedashurisë, burim frymëzimi e krenarie për ne, një model i pavdekshëm për brezat e rinj”, shkruan ai në një postim ne “Facebook”.
“Në panteonin e polifonisë dhe folklorit shqiptar është skalitur froni i nderit prej kohësh, e po ashtu ka fituar pavdekësinë mes këngësh e vargjesh, ndaj i uroj nga zemra në këtë ditëlindje, mos vdeksh kurrë o Lefter Çipa, rrofsh sa polifonia jonë, sa malet e Akrokerauneve, këngët t’u bëfshin mal e malet u kthefshin në këngë!”, e mbyll shkrimin deputeti.

Lefter Çipa është një nga poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1997-2008. Autori i 18 librave të botuar me poezi. Ndër ta, më të lexuarit janë:

“Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”.
Autori i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet polifonike. Ka qenë pjesëmarrës në gjashtë festivale folklorike kombëtare, në Gjirokastër, Berat, Lezhë. Mban urdhrin “Naim Frashëri”.

Urimi i veçantë i deputetit për Lefter Çipën: ‘I dashuri i isopolifonisë nuk mund të lindte ditë tjetër, veç 14 shkurtit’ Read More »

Historiku i ‘Ditës së Dashurisë’ Shën Valentini

Një buqetë me lule, ndoshta me lule të kuqe, e shoqëruar me një dhuratë të këndshme. Prej disa vitesh, kjo është mënyra më e natyrshme, me të cilën shumë njerëz përpiqen të festojnë ditën e Shën Valentinit.

Tek romakët e lashtë, që para 17 shekujsh, dita e dashurisë konsiderohej si festa më madhështore, e cila nënkuptonte dashurinë që romakët paganë kishin për Zotin e tyre. Legjendat rreth kësaj feste, janë të shumta, por më e spikatura është ajo që vetë romakët e besonin si të vërtetë.

Thuhet se themeluesi i Romës së lashtë, Romulus, një ditë prej ditësh, kur ishte ende foshnjë, piu nga gjiri i një ulkonje, qumështi i së cilës i dhuroi trupit të tij forcë e energji. Duke marrë shkas nga kjo, romakët e lashtë e paganë, e përkujtonin atë çdo vit, në mes të muajit shkurt, duke ther ur atë ditë një qen e një dhi dhe me gjakun e tyre dy djem të rinj lyenin trupin.

Më pas, dy të rinjtë të ndjekur nga qindra njerëz, vërtiteshin nëpër rrugët e qytetit. Ata mbanin në duar dy copa lëkure kafshe dhe me to fërkonin çdo njeri që takohej me ta, ndërsa femrat romake besonin se një rit i tillë i mundësonte atyre mbetjen shtatzënë.

Nga “Dashuri hyjnore”, në “Mart irizim dashurie”

Tregohet se Shën Valentini vd iq në Romën e lashtë, në vitin 296 e.s. i ekze kutuar barb arisht nga prijësi i ushtrisë romake, Klaudios. Në shenjë përkujtimi për të, banorët e këtij qyteti, në vitin 350 e.s. ngritën një kishë, pikërisht në vendin ku ai u ekz ekutua.

Ndërkohë, edhe pse romakët e përqafuan fenë e krishterë, ata vazhduan ta festonin këtë ditë “të shenjtë”, mirëpo i ndryshuan kuptimin pagan nga “Dashuri hyjnore”, në “Mart irizim dashurie”, për të cilën, siç thuhet Shën Valentini kishte dhënë jetën, pasi qe i pari nismëtar që thirri për paqe dhe dashuri. Më vonë, kjo festë, u quajt “Festa e të dashuruarve”.

Në një legjendë tjetër, thuhet se kur perandori romak Klaudios i II-të, ishte në pushtet (shek. III-të e.s.), dha urdhër që askush nga ushtarët e tij të mos martohej, pasi martesa i pengonte ata të merrnin pjesë nëpër be teja. Por këtë vendim, e shkeli prifti Valentin, i cili në fshehtësinë më të madhe, nisi të nënshkruajë akte martesash, të cilat i sollën edhe ekzek utimin nga perandori. /noa.al/

Couple behind heart shaped balloon

Historiku i ‘Ditës së Dashurisë’ Shën Valentini Read More »

Dëbora e rrallë, festohet edhe kështu në Tiranë!

Dëbora e rrallë, festohet edhe kështu në Tiranë!

Është edhe kjo mënyrë festimi.

Për më tepër kur vendi po i afrohet muajit të fushatës elektorale.

Në Tiranë ka qytetarë që dëborën e rrallë po e përjetojnë me mënyra nga më të ndryshmet.

Në një makinë të mbuluar nga bora është shkruar emri i kryeministrit, Edi Rama.

Festohet edhe kështu, në Tiranë. /NOA.al

Dëbora e rrallë, festohet edhe kështu në Tiranë! Read More »

Elvis Naçi lutet në mes të dëborës: ‘O Zot i Gjithësisë bora është shumë e bukur, por Ti që e krijove je më i bukuri, pastroji zemrat tona siç është bardhësia e saj! Amin’

Tirana është zbardhur nga dëbora gjatë natës.

Nëse në shumë zona të Shqipërisë, bora dhe acari kanë krijuar probleme, në kryeqytet ajo është pritur me entuziazëm nga qytetarët.

Edhe Elvis Naçi, teologu dhe imami i njohur, ka ndarë një mesazh në Facebook, i frymëzuar nga dëbora.,

“O Zot i Gjithësisë bora është shumë e bukur, por Ti që e krijove je më i bukuri, pastroji zemrat tona siç është bardhësia e saj! Amin”, ka shkruar ai teksa shihet duke u lutur gjatë momentit që Tirana nisë të zbardhet nga dëbora./NOA.l

Elvis Naçi lutet në mes të dëborës: ‘O Zot i Gjithësisë bora është shumë e bukur, por Ti që e krijove je më i bukuri, pastroji zemrat tona siç është bardhësia e saj! Amin’ Read More »

Rama për gjygjtaren e arrestuar: Një ‘monstër’, mjekut ju gjetën paratë e dynjasë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arre stimeve të bujshme të disa zyrtarëve në Gjykatën e Krujës nga ana e SPAK-ut, me akuzën e korru psionit dhe shpër dorimit të detyrës.

Shefi i qeverisë, është ndalur tek rasti i gjyqtares Enkeleida Hoxha, duke u shprehur se përdori forcën e abu zimit të saj, duke liruar njerëz që ishin dënuar me b urgim të përjetshëm.

Për arrestimin e saj, Rama u shpreh se ky është shembulli që tregon se si sistemi duhet të funksionojë.

“Fakti, që një gjykatëse, një monstër, e cila e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë disa kohë më parë dhe u habit gjitha dynjaja me vendimet e saj, për të liruar njerëz me dënim të përjetshëm, është sot në burg, përbën shembullin se si sistemi do të funksionojë, – u shpreh Rama gjatë një aktiviteti ‘online’ me të rinjtë në Tiranë. – Kërkon shumë durim ngritja institucioneve të reja, janë një proces i vështirë. Sigurisht, ne premtuam drejtësi, por si do ta bëjmë drejtësinë? Ne do të bëjmë atë që nuk u bë që nga viti ’91, sepse po të ishin bërë sot, do të ishim më para, sepse bebja do të ishte bërë 10 vjeç. Por ne, na është dashur që gjërat t’i bëjmë nga e para. Por nuk ka formula magjike që gjërat të bëhen pa forcë lidershipi”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek mjeku i njohur në QSUT, Edvin Prifti, i akuzuar nga SPAK për korrupsion (por jo në lidhje direkte me rastet e arrestimeve në Krujë), të cilit iu gjetën në banesë dhe në zyrë thuajse 500 milionë lekë.

Për rastin e kardiologut, ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij, me akuzën e pastrimit të parave, kryeministri zbuloi se kishte denoncim edhe nga drejtori i spitalit.

“Kjo është shenjë që sistemi ka nisur të funksionojë. Bashkë me gjykatësen, u arr estua një mjek, shef pavioni që iu gjetën paret e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, pasi kjo do të rrisë besimin e njerëzve që do të de noncojnë. Në rastin e mjekut, ka pasur një denoncim që e ka përcjellë drejtori i spitalit e kështu gjërat vijnë bashkë”.

He timet ndaj tij, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, të cilat kishin filluar për lirimin e disa të dënuarve, por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme, edhe korr upsionin në shëndetësi.

Mjeku Edvin Prifti dhe gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha kanë dalë sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e cila nuk është dhënë ende.

Kujtojmë që pak ditë më parë, SPAK urdhëroi disa arr estime në Gjykatën e Krujës, mes të cilëve ishte edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, të cilët dyshoheshin se po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dë nuari për vrasje. /noa.al/

Rama për gjygjtaren e arrestuar: Një ‘monstër’, mjekut ju gjetën paratë e dynjasë Read More »

Gjyqtarja e Krujës lihet në b urg, Avokati: Eshtë nënë e dy fëmijeve

GJKKO nuk e ka ndryshuar masën e sig urisë për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, duke e lënë në “arre st me burg”.

Po ashtu, përveç vendimit për gjyqtaren 41-vjeçare, trupa gjykuese, ka lënë në bu rg edhe avokatin Aldo Tabaku dhe të arre stuarit e tjerë, me aku zën e korr upsionit dhe shp ërdorimit të detyrës.

Masa e sigurisë “arr est me bu rg”, është dhënë për shtetasit; Manulea Mallkuçi, Shkëlqim Korbi, Saimir Petani, Bledar Petani, Altin Skenderaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.

Ata u ar restuan në datën 11 shkurt 2021, pasi sipas SPAK, kishin organizuar “një skemë të mirëfilltë kr iminale”, sipas së cilës, persona të dënuar që vuanin d ënimin në bu rgun e Fushë Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parr egullt“.

Ndërkohë, avokati i gjyqtares Hoxha, Ardian Visha, e quajti të padrejtë vendimin e masës së sigurisë.

“I duhet të kujdeset për fëmijët dhe babanë e sëmurë. Edhe pse është etiketuar si ‘a rmike e popullit’, është është një nënë e vetme që rrit fëmijët”, – tha ai.

Në fakt, gjyqtarja Hoxha, ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu, ka firmosur edhe daljen nga qelia të Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari, si dhe të Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Në dyert e Gjykatës së Posaçme Kundër Kr imit dhe Korr upsionit në Tiranë, procesin e ka ndjekur edhe babai i saj, i cili ka deklaruar se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë disa vendime. Sipas Belul Hoxhës, gjyqtarja ka kërkuar prej 19 vjetësh transferim pikërisht për këtë arsye.

“Vajza ime Enkeleida bëri 19 vjet atje. Kush gjyqtar ka mbetur në detyrë 19 vjet”.

I ati u shpreh se sasia e parave të gjetura në shtëpinë e gjykatësë është e justifikuar përmes dokumentave.

“Ajo nuk ka dorë. 19 mijë dollarë janë të firmës së ndërtimit dhe të mbarojë hallet e babait të saj me parkinson”. Ai shtoi se gjyqtarja ka edhe një djalë, i cili vuan nga aut izmi dhe ka nevojë për kujdes.

Këtë të shtunë para ambienteve të GJKKO-së, ndodhej edhe vajza e mitur e Enkelejdës, e cila deklaroi se mamaja e saj ka qenë e detyruar për të liruar të dë nuarit. /noa.al/

Gjyqtarja e Krujës lihet në b urg, Avokati: Eshtë nënë e dy fëmijeve Read More »

A rrestohet ë sallën e gjyqit, cfarë tha para vendimit, mjeku për kryeministrin Rama

Pak para se të arr estohej në sallën e gjyqit, mjeku i njohur kardiolog i QSUT, Edvin Prifti, në një intervistë për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti lajm të mirë faktin që SPAK ka sekuestruar shumën e madhe të parave në shtëpi dhe zyrën e mjekut.

Sipas mjekut, deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku, ndërsa shtoi se ato mund të kenë qenë lapsus.

“Sapo erdha nga një lokal pranë gjykatës, ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit që më thoshte se jam arre stuar dy orë më përpara. Pyetjet duhet t’ia drejtoni atij, sepse unë tashmë jam arr estuar”, tha Prifti, duke iu referuar reagimit të kryeministrit Rama pak orë më përpara, ku e quante lajm të mirë arre stimin e tij.

Prifti këmbëngul se është i pafajshëm.

“Jam totalisht i pafajshëm. Të gjitha provat ia kam dhënë gjykatës. Besoj se do ketë drejtësi. Pikëpamjet e mia nuk janë të djathta, por thellësisht demokratike, liberale në funksion të asaj që duam të ndërtojmë. Mendimet e mija janë të dokumentuara. Nëse shkojnë ndesh me personalitete të caktuara kjo është çështje tjetër”.

GJKKO, vendosi masën e sigurisë “arr est me bu rg” për mjekun, pasi më herët, prokuroria ngriti ak uzën e pastrimit të parave dhe kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, ‘pe zullim detyre’.

Hetimet ndaj Edvin Priftit, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, në lidhje me dyshimet e forta të lirimit në mënyrë të paligjshme të disa të dënuarve nga burgu, por që kanë zb uluar për Prokurorinë e Posaçme, edhe korrupsionin në shëndetësi/noa.al/

A rrestohet ë sallën e gjyqit, cfarë tha para vendimit, mjeku për kryeministrin Rama Read More »