Edhe pse je në mënyrë të drejtpërdrejtë, Presidenti Meta ka dhënë edhe mesazhe politike pas vizitës në Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektazhizmit.
Për gazetarët ai tha se pranvera është e pandalshme, pavarësisht dëborës, dhe se qytetarët e kanë kuptuar tanimë se janë vetë ata fuqia e ndryshimit.
“Pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë. Shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë dhe kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”, tha Meta.
Kreu i shtetit u pyet edhe për sasinë e vaksinave ruse që kanë mbërritur sot në Shqipëri.
“Apeloj për të forcuar masat, për të rritur shëndetin, për të garantuar sigurinë e trajtimit shëndetësor, për të gjithë qytetarët”, shtoi Presidenti Meta. /noa.al/
Mjekët sugjerojnë fuqishëm që dieta ditore e një njeriu të rritur të mos jetë më shumë se 2 mijë kalori. Por kaloritë duhet të merren duke ngrënë shumëllojshmëri ushqimesh.
Christiana Abatzi, dietologe nga Lesvos në Greqi, ka përgatitur këtë dietë të posaçme që jua sjell të plotë noa.al më poshtë. Kjo dietë është një program që përmirëson shumë sistemin tonë kardiovaskular.
Disa produkte që përdoren rrallë
Dita e parë
Mëngjes 08:00 – 09:00: 2 feta bukë integrale, me 1 lugë çaji gjalpë arre ose tahini, 1 lugë çaji reçel pa sheqer ose mjaltë, 1 gotë qumësht soje ose bajame ose kokosi.
Paradrekë 11: 00-12: 00: 1 frut sipas zgjedhjes suaj dhe 10 arra të pakripura dhe të papërpunuara.
Dreka 14: 00-15: 00: 150 gramë sepje të gatuara me 120 gramë oriz të zier, 1 tas të vogëk sallatë sipas zgjedhjes suaj me 1 lugë gjelle vaj ulliri.
Pasdite 17: 00-18: 00: 1 kos me bajame me 1 lugë çaji mjaltë dhe 10 arra.
Darka 21:00 – 22:00: 1 tortilë e plotë me perime të pjekura në skarë si në foto dhe 60 gramë djathë të butë ose tofu.
Paradite 11: 00-12: 00: 50 gramë pastel i zgjedhur nga ju (i gjeni në furra buke)
Dreka, ora 14:00: 180 gramë spageti të ziera me 150 gramë karkaleca me salcë, 1 tas të vogël sallatë sipas zgjedhjes suaj me 1 lugë gjelle vaj ulliri.
Pasdite 17:00 – 18:00: 2 vaferë orizi me çokollatë të zezë, 1 frut sipas zgjedhjes suaj.
Darka 20:00 – 21:00: 1 tas të vogël sallatë sipas zgjedhjes suaj me 1 lugë gjelle vaj ulliri, 100 gramë karkaleca të zier ose të pjekur në skarë, 60 gramë arrë të plotë ose kus kus ose quinoa të gatuar.
Dita e tretë
Mëngjes 08:00 – 09:00: 2 feta bukë integrale, avokado e mirë, mundësisht bio, 100 gramë tofu ose djathë pa kripë ose mocarell, 1 gotë lëng i freskët frutash.
Paradite 11:00 – 12:00: 50 gramë hallvë të zgjedhur nga ju.
Dreka 14:00 – 15:00: 250 gramë bishtajore të zgjedhura me oriz të zier, 1 tas të vogël sallatë me 1 lugë vaj ulliri.
Pasdite 17: 00-18: 00: 1 frut sipas zgjedhjes suaj me 10 arra të papërpunuara.
Darka 21:00 -22: 00: 150 gramë bishtaja pak të ziera dhe të servirura të ftohta me 100 gram quinoa, 1 tas të vogël sallatë perimesh me 1 lugë gjelle vaj ulliri.
Dita e katërt
Mëngjesi 08: 00-09: 00: 2 feta bukë të thekur me 1 lugë çaji reçel pa sheqer dhe 1 lugë çaji margarinë të kulluar, 1 gotë qumësht bajamesh.
Paradite 11: 00-12: 00: 40 gramë shirit drithërash si në foto, 1 frut i zgjedhjes suaj.
Dreka 14:00 – 15:00: 150 gram qofte perimesh ose bishtajore të pjekura me 100 gram tërshërë, 50 gram tofu ose djathë të kulluar
Pasdite 17:00 – 18:00: 50 gramë hallvasi të zgjedhur nga ju, shembull në foto.
Darka pas ushtrimit 20:00 – 21:00: 1 kos bajame me 1 lugë çaji mjaltë, 60 gram tërshërë dhe 1 lugë çaji gjalpë arre.
Plani i dietës për ata që e zbatojnë është një model tregues që ka nevojë për personalizim dhe nuk zëvendëson këshillat personale të dietologut tuaj. Ju mund ta konsultoni këtë dietë të detajuar, me mjekun nutricionist./noa.al
Dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mula dhe Vladimir Prifti, kanë ngritur shqe tësimin për vëmendjen thuajse zero të qeverisë karshi tyre.
Ata shq etësimin e ngritën gjatë një takimi me drejtuesin e Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë Alfred Rushaj.
Mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët, ishin disa nga shqetësimet e tyre.
Osman Mula rrëfeu edhe përvojën e vet personale. Ai tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.
“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional”, – u shpreh Osman Mula.
/NOA.al
Shefja e reanimacionit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani ka postuar një video emocionuese, pas lindjes së një 19-vjeçare të infektuar me Covid.
Ajo lindi në ambientet e spitalit. E reja ka kryer me sukses lindjen e djalit të saj, të cilin ka zgjedhur që ta quajë Noel.
Në video shihen emocionet e papërshkrueshme jo vetëm të saj, por edhe të stafit mjekësor që e ndihmoi në lindjen e suksesshme të djalit.
Mjekja Cani shpreson që çdo ditë të ketë lajme të tilla pozitive. Ajo thotë se jeta do të triumfojë, pavarësisht sfi dave që ka kaluar njerëzimi, apo edhe vë shtirësive të mëdha, siç është edhe koha aktuale që po kalojmë prej Covid.
Kujtojmë se gjatë muajve të fundit janë kryer disa lindje në ambientet e spitaleve Covid në vend. Fatk eqësisht janë shënuar dy raste fatalitetetesh, te nënat e reja. Lindjet kryhen nën monitorimin jo vetëm të stafeve të spitaleve Covid, por edhe mjekëve të materniteteve.
Postimi i plotë i mjekes Cani:
Mireseerdhe Noel në jete! Lindja jote na jep force! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19.
Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.
Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite! Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes! /NOA.al
Ersiada nga Durrësi 20 vjeç u shfaq sot në ekran, për t’i bërë një surprizë të bukur prindërve të saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhi mbshme, ku gjithë fëmijërinë i është dashur ta kalonte mes va rfërisë ekstreme, por është përballur edhe me ta llje nga moshatarët. Dhe ajo ka dashur sot të falënderojë prindërit për sakrificat që kanë bërë duke e rritur përmes va rfërisë ekstreme.
“Unë nuk kam kaluar një fëmijëri si të gjithë të tjerët. Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me shumë gëzim e dashuri, por njëkohësisht edhe me shumë vua jtje. Shkaku kryesor i vu ajtjeve tona ka qenë var fëria. Të lindësh i varfër, nuk është e thjeshtë, kur je fëmijë dhe i pafajshëm dhe njëkohësisht duhet të mbash mbi shpatulla shumë vu ajtje që në moshë shumë të vogël. Ne jetonim në një shtëpi të vjetër, ku tjegullat ishin shumë të shk atërruara”, tha ajo, e ftuar te rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare”.
Ersiada tregoi se sa keq ndihej, kur e tallnin dhe e bu llizonin vetëm pse nuk kishte mundësi si të tjerët.
“Gjatë dimrit uji hynte në shtëpinë tonë dhe shpesh herë edhe librat kur i harronim duke fjetur, lageshin dhe kjo u bë një arsye që ne ndoshta të mos ndiqnim dhe mësimin. Ishte shumë e dhim bshme që shpesh herë duhet ta largonim ujin me lecka”.
“Shpesh herë ndodhte që të shkëputeshin dhe dritat dhe ne duhet të studionim me qiri. Shpesh herë kam vu ajtur bu llizimin dhe nga bashkëmoshatarët e mi. Më thoshin shpesh herë se lahesha me ujë shiu sepse unë nuk kisha dush në shtëpinë time. Më thoshin që t’i nuk ke ushqim të ushqehesh, ti nuk i ndërron rrobat çdo ditë si bashkëmoshatarët”, tregoi ajo.
“Unë shpesh herë pre kesha por personat që kam ftuar, kanë qenë ata që më jepnin forcën, mamin dhe babin. Tavani ishte i shk atërruar dhe ndodhte që të binin dhe copa gurësh në fytyrë gjatë natës kur flija. Duket si një histori e pabesueshme dhe unë në një moshë tjetër ndoshta nuk do e tregoja, do më vinte turp, por unë sot e shoh atë si pikën time më të fortë edhe jam shumë krenare ta tregoj që historia ime t’i japë forcë dikujt që është sot në gjendjen time. Do jepja një mesazh bashkëmoshatarëve të mi që mos bullizoni sepse nuk e dini se çfarë po kalon dikush tjetër”, ka rrëfyer Ersiada historinë e saj të tr ishtë.
Kryeministri Edi Rama ka folur për incidentin e ndodhur në Elbasan ditën e verës, duke theksuar se qeveria e ka të vështirë që të nisë vaksinimin intesivisht, kur të tjerët tallen duke mos repsektuar rregullat e vendosura për të parandaluar Covid-19.
Gjatë fjalës së tij, Rama dha se kryedemokrati po vë në rr ezik jetën e qytetarëve.
“Ne po bëjmë detyrën tonë për të respektuar rregullat duke respektuar njerzit, duke respektuar të drejtën themelore të secilit për jetën dhe për shëndetin.
Të tjerët po shfaqin një nga tiparet e tyre më të këqija, ky që po shfaqin është një tipar i politikës së rrugës dem babadem me gjoja grumbullime spontane tek vetura e Boratit i cili del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharalk me dy gishta e flamuj pa marrë aspak parasysh që kështu rr ezikohet shëndeti i tyre e i familjarëve të tyre. Lu fta me ar mikun e padukshëm është sfida e sfidave.
Zmbrapsja e virusit është sfida e sfidave. Nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë dhe të tallemi nga ana tjetër.
Është ab uzive këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike që ofrohet si alternativë qeverisëse, ky sk uthllëk është tipar i karakterit të tyre politik dembabadem. Në do të gjemën mënyra për të angazhuar njerëzit me komunikimet tona por asnjëherë nuk do të biem pre e tu rmave”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, është shprehur se partia e tij do të respektojnë rregullat anti-Covid gjatë fushatës, duke i cilësuar si papërgjeshmëri atë që ndodh në krahun tjetër politik.
Rama ka kritikuar sërish grumbullimet në takimet elektorale të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Kryeministri Edi Rama në takimin me anëtarët e PS në Elbasan, tha se në këtë situatë të vështirë pandemie qeveria mbetet e angazhuar për ta fituar lu ftën me ar mikun e padukshëm, Covid-19.
Rama gjithashtu ironizoi kundërshtarët e tij, ndërsa theksoi se nuk kanë më çfarë t’i ofrojnë këtij vendi dhe se kërkojnë vetëm të përfitojnë nga pushteti: “Çfarë propozuan ata: Agron Duka ka firmosur për të qenë përsëri Ministër i Bujqësisë, kthehet në një sektor ku tani është në një tjetër nivel. Mediu kërkon të rikthehet në qeveri…o karrigen o s’ka…Shpëtim Idrizi me Vangjel Dulen duan të kthehen në qeveri. Edhe Nard Ndoka që në fund të fundit e meriton më shumë se të gjithë se na bën të qeshim…”, tha Rama.
“Del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharë me dy gishta, pa marrë parasysh se kështu rrezikohet shëndeti i tyre dhe familjeve të tyre. L ufta me ar mikun e padukshëm është sfida e sfidave. Largimi i virusit nga jetët tona është sfida e sfidave. Ne jemi të super angazhuar si qeveri për të garantuar rritjen e përditshme të numrit të vaksinimeve”, tha Rama.
Gjithashtu, kreu i qeverisë ka reaguar për përleshjen fizike mes kandidatit të PD, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Rama e ka cilësuar Boçin si grushtues, ndërsa Lucën i referohet si punë-krijues i madh. Kryeministri u shpreh se në rast se “grushtuesi i sipërmarrësit të madh do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.
“E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur gru shtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi të madh, të kishte qenë cilido prej nesh prej djemve dhe burrave që janë këtu në tavolinë, ,grabitësi i telefonit të tij të ishte Tualanti, apo Luani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë”.
“Sa email-e dhe telefonata, e lumenj lumi do kishin derdhur nëpër Evropë dhe sa do të kishin vënë kujën. Ne e kemi të qartë se janë të dëshpëruar se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër”, tha Rama.
Kryeministri gjatë fjalës së tij ndërsa u ndal tek lideri i Partisë Demokratike tha se përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
“I kanë hu mbur shanset për ta drejtuar këtë vend, ndërsa sot janë të gjithë bashkë ndërkohë që në zgjedhje futen medemek veç e veç. Demokratëve ju thuhet votoni PD, por për çfarë për të marrë Monika Kryemadhin, apo të tjerët që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë shqiptarëve. I kanë pasur të gjitha shanset që t’i tregojnë shqiptarëve se çfarë janë në gjendje të bëjnë.
“Ne këtu nuk vijmë duke rrahur gjoksin për të thënë se çfarë kemi bërë, por për t’ju thënë se jemi në përpjekje për të bërë më të mirën, duke reflektuar në skuadrat tona atë që është kërkesa bazë e shoqërisë”.
“Një pasqyrë ku gratë dhe vajzat janë një forcë e madhe jo sepse e kërkon ligji…Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë, një koalicion ku Iliri dhe Saliu vënë në thundrën e tyre drejtësinë, një koalicion ku Saliu, Ilir dhe Monika… “sepse Luli është një kukull për t’i dhënë buzëqeshje pamjes”, i bëjnë karshillëk dynjasë”, u shpreh kryeministri Rama. /NOA.al
Luf ta e Kosovës ka qenë një ndër l uftërat më të përgja kshme në të cilën me qindra dhe mijëra ushtarë e civilë të pafajshëm të Kosovës hu mbën jetën për të fituar pavarësinë e tyre nga Serbia.
Në këtë lu ftë, Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës u janë bashkuar dhe njerëz të thjeshtë nga trevat e Shqipërisë që nuk kanë pasur formim ushtarak, vetëm me qëllimin që të ndalojnë vuajtjet e të pafajshmëve e dhunën e ushtruar nga Serbia. Shumë prej tyre hu mbën jetën, shumë h umbën familjarët e të dashurit, shumë shpëtuan me dë mtimte të parikuperueshme dhe historia e gjithsecilit mbeti e harruar nën rrë noja, për tu mos u treguar kurrë.
Për herë të parë pas 21 vitesh në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme doli në sipërfaqe një nga mijëra historitë rrë nqethëse, historia e Bashkim Shkodrës, ushtarit nga Shkodra i cili iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në studio kishte ardhur një nga veteranët e UÇK, komandanti Sheremet Jashari, i njohur si Kom andant “Klina”, i cili rrëfeu historinë e ushtarit Bashkim Shkodra, por jo vetëm. Komandant “Klina” shumë vite më parë kishte hu mbur prindërit e tij, pasi ushtria serbe ia kishte vr arë. Gjithashtu komandanti rrëfeu momentet kur ishte njohur për herë të parë me ushtar Shkodrën dhe tregoi se si ushtarët e po licia serbe u kishin ngritur pritë. “Të nesërmen duke shkuar në fshatin Kushtovë, shumë shokë të mi dhe Bashkimi, ranë në pritë të ushtrisë serbe. Akoma nuk e besoj që Bashkimi është i gjallë edhe tani nuk e besoj që jam këtu, këto 21 vite kam ditur vetëm që ai ka vde kur në atë pritë.”,- u shpreh Komandant “Klina”.
Ushtari Shkodra ishte pla gosur rëndë dhe kishte marrë dy plu mba, një prej të cilit e ka akoma në trup pasi nxjerrja e tij do t’a pa ralizonte. Bashkimi e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe u befasua tejmase kur zbuloi se në anën tjetër të ekranit ndodhej komandanti i tij. Ai i përl otur tha: Nuk u besoj syve, juve po më gënjeni se nuk ka mundësi. E kam ditur të vde kur komandantin deri më tani! Ky për mua ka qenë baba e shkuar babait.
Pasi ishte pla gosur, Bashkimin e kishin sjellë në Shqipëri shokët e tij të lu ftës, që të shërohej, e të rikuperohej. Ai gjatë këtyre 21 viteve kishte pasur një jetë tepër të vës htirë, pasi për shkak të pla gës nuk mund të punonte dhe pro blemet ekonomike ishin përke qësuar.