Andueli

Histori dashurie si nëpër filma/ Ridashurohen sërish pas 11 vitesh në dasmën e shokut, politikani shqiptar: Mu prenë gjunjët dhe…

Në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë i ftuar kandidati për deputet i PD-së Ivi Kaso së bashku me bashkëshorten e tij Sonila .
Çifti si rrallë herë ka rrëfyer historinë e tyre të dashurisë si nëpër filma.
Ata u dashuruan dhe u lidhën në gjimnaz, më pas filluan universitetin Sonila në Itali dhe Ivi në Greqi.
Mbajtën 1 vit lidhje në distancë, më pas Ivi shkoi tek e dashuria në Itali.
Por pas një viti qëndrim aty, ata u ndanë dhe nuk u panë për 11 vite me radhë. Fati deshi që ata të ritakoheshin në dasmën e mikut të tyre të ngushtë, ku u ridashurian sërish.

Histori dashurie si nëpër filma/ Ridashurohen sërish pas 11 vitesh në dasmën e shokut, politikani shqiptar: Mu prenë gjunjët dhe… Read More »

Yuri Kim: E gjithë bota duhet të mësojë nga harmonia fetare në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një fotografi ku ndodhet së bashku me liderë të ndryshëm religjiozë, ku si urim për Pashkët ka evidentuar harmoninë fetare në vend, një standard që sipas saj duhet të ndjekë e gjithë bota.

“Çfarë kënaqësie të takosh aq shumë miq gjatë vizitës të komunitetit evangjelik këto Pashkë. Një nga gjërat që dashuroj dhe admiroj aq shumë për Shqipërinë është tradita e harmonisë (që nuk është vetëm tolerancë) midis grupeve religjioze”, thekson Kim.

Sipas saj, kjo është “diçka që bota duhet të mësojë nga Shqipëria. Aktet e juaja të respektit dhe mirësisë për grupet e ndryshme i jep secilit shpresë, që është mesazhi i vërtetë i kësaj kohe”.

Yuri Kim: E gjithë bota duhet të mësojë nga harmonia fetare në Shqipëri Read More »

Me apo pa fëmijë?/ Kush janë ciftet më të lumtura?Ja cfarë thotë studimi

Çiftet që i rezistojnë “presioneve” familjare dhe që vendosin të jetojnë pa fëmijë për një kohë të gjatë, po shtohen gjithnjë e më shumë.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, këto çifte duket se janë më të lumtur se ata që nuk kanë vonuar të bëhen me fëmijë.

Studimi britanik, gjatë të cilit janë intervistuar pesë mijë persona, mbështet idenë se fëmijët nuk e bëjnë më shumë të lumtur një çift.

Ndërkaq shkencëtarët deklarojnë se koha e lirë për t’u argëtuar është shkaku kryesor i lumturisë së tyre!

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk mund të jesh i lumtur nëse ke fëmijë. Ndoshta i jep kohë vetes për të shijuar dhe ca më shumë rininë.

Me apo pa fëmijë?/ Kush janë ciftet më të lumtura?Ja cfarë thotë studimi Read More »

Ilir Meta fushatë në Vlorë, mbledh në kafe Bujar Leskajn e PD dhe ish-deputetin e LSI

Presidenti Ilir Meta është përfshirë totalisht në fushatën elektorale, ku këtë të diel në qytetin e Vlorës është takuar në kafe me kandidatin e PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj, dhe ish-deputetin e LSI në këtë qark, Flamur Çelaj.
Ata janë fotografuar duke pirë një kafe në Lungomare. Presidenti Meta nuk është shoqëruar nga truprojat e tij, por ai është në prani të zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

Ilir Meta fushatë në Vlorë, mbledh në kafe Bujar Leskajn e PD dhe ish-deputetin e LSI Read More »

Ndërron jetë nëna e deputetit të Partisë Socialiste: Lamtumire nëna ime e dashur,më e mira në kete bote!

Ndërron jetë nëna e deputetit të Partisë Socialiste, Anastas Angjeli.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti përmes një mesazhi në Facebook.

Angjeli shkruan se përcjellja për në banesën e fundit bëhet ditën e martë, 6 Prill 2021, ora 10.30 në va rrezat e qytetit të Sarandës

“Sot u nda nga jeta nëna ime e dashur, Kaliopi. Ajo ishte njeriu me i shtrenjtë dhe më e veçantë për mua dhe të gjithe familjen tonë.

Një jetë e gjatë, 92 vjet, plot dashuri, punë,përpjekje, përkushtim, kujdes,përkëdhelje,qortime e këshilla,forcë guxim,urtësi,mencuri dhe edukim. Lumturi pafund na dhuroi të gjithëve ne,mua,vellait dhe motrave të mija, nipërve dhe stërnipërve,mbesave dhe stërmbesave,të afermve dhe miqve, që ishim gezimi dhe kenaqësia me e madhe e saj. Dh imbje dhe tr ishtim i thellë për të gjithe ne. Lamtumire nëna ime e dashur,më e mira në kete bote!

U prefsh në paqe! Përcjellja për në banesën e fundit bëhet ditën e martë, 6 Prill 2021, ora 10.30 në va rrezat e qytetit të Sarandës”, shkruan Angjeli.

Ndërron jetë nëna e deputetit të Partisë Socialiste: Lamtumire nëna ime e dashur,më e mira në kete bote! Read More »

Një tortë e veçantë për sot pas dreke

Një tortë e veçantë që nuk bën uau në pamje, por në shije, jua propozojmë sot si ëmbëlsirë pas dreke.

Për ta përgatitur atë, merrni vezët dhe nxirrni të verdhat veç. Tundni të bardhat e vezëve me sheqer dhe shtoni bajamet, sheqerin e vaniljes dhe miellin.

Në një tepsi të lyer me gjalpë piqni disa feta me këtë lëndë që përftuat pavarësisht madhësisë së tyre.

Nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen.

Ndërkohë zieni në avull të verdhat e vezëve dhe sheqerin duke shtuar çokollatë të shkrirë më parë, si dhe vanilje.

Pasi të bëhet një masë e njëtrajtshme hiqeni nga zjarri që të ftohet. Më pas shtoni gjalpin e tundur më parë dhe këtë masë që përftohet do ta hidhni në copat e pjekura në furrë. Më pas hidhni edhe arrat e grira dhe, gati!

Përbërësit:

10 vezë

sheqer

2 lugë miell

ca bajame të bluara

1 sheqer vaniljeje

50 gr çokollatë

250 gr gjalpë

250 gr arra.

Një tortë e veçantë për sot pas dreke Read More »

Djersitja e duarve, shenjë paralajmëruese për disa sëmundje

Djersitja e tepërt e gjymtyrëve, këmbëve dhe duarve, është një gjendje shëndetësore që njihet si hyperhidrosis dhe zakonisht përkeqësohet nëse dikush është në ankth, në stres ose ka fr ikë.

Disa medikamente të caktuara si ato antidepresive shkaktojnë djersitje të tepërt. Nëse djersitja vjen me simptoma të tjera (rrahje të shpejta të zemrës, rritja e oreksit) kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së tiroides, kancerit (limfoma mund të shkaktojë humbje peshe) ose menopauzë të femrat (periudha të parregullta menstrual).

Krahas trajtimeve mjekësore, ekzistojnë dhe disa metoda natyrale që mbajnë nën kontroll prodhimin e djersës.

Soda e bukës

Vendosni këmbët dhe duart në një tas të madh me ujë me dy lugë sode, çdo ditë për 30 minuta.

Lëng domatesh

Përzieni dy gota ujë më lëng domate në një litër ujë. Mbajini këmbët apo duart për 30 minuta.

Pudra

Spërkatni duart apo këmbët me pudër dhe ato do të rrinë të thata për disa orë.

Jodi

Djersitja e tepërt është shenjë e mungesës së jodit në trup dhe kjo gjë mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve të tiroides. Sigurohuni që dieta juaj të ketë mjaftueshëm jod.

Ndër burimet më të mira të jodit janë peshku, veza, kripa, etj.

Djersitja e duarve, shenjë paralajmëruese për disa sëmundje Read More »