Andueli

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu liston arsyet pse duhet të votojmë PS

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ka nisur mëngjesin e sotëm në një intervistë televizive ku ka folur për fushatën e vaksinimit si fillim.

“Ne do të vijojmë me vaksinimin e +60 dhe me vaksinimin e grupmoshave të rriskuara. Këto ditë përmbyllim vaksinimin e policëve. Gjithashtu mësuesit, që tashmë po finalizohen. Kemi përfunduar mjekët, infermierët e punonjësit e sistemit shëndetësor. Do të vijojmë vaksinimin e gazetarëve dhe operatorëve. Do të vijojmë, ndërkohë, brenda fundjavës, edhe me vaksinimin e të gjithë atyre që shërbejnë në hoteleri, pra operatorët turistikë”, tha Manastirliu, ndërsa theksoi se vaksinimi nuk po përdoret si strategji për zgjedhjet.
Gjatë fjalës së saj, ajo foli edhe për fushatën elektorale, ku bëri apel që të gjithë të votojnë për PS. Ajo tha se partia e saj ka respektuar masat e pandemisë, duke bërë fushatë në rregullat e caktuara. Ndërsa vijoi të flasë për arritjet që qeveria Rama ka bërë gjatë dy mandateve.

“Radhiten reforma të rëndësishme, duke nisur nga transformimi i sistemit shëndetësor, reforma në arsim, reforma në drejtësi, por edhe gjithë infrastruktura e përmirësuar. PS vjen me një program të qartë, me një agjendë të konsoliduar të Shqipërisë 2020-2030. Vjen me një plan të qartë, i cili konsolidon bazat për të gjitha reformat e nisura. Ne do të vijojmë me programin e vaksinimit masiv të popullatës. Do vijojmë të transformojmë sistemin shëndetësor, të finalizojmë programin e rindërtimit për të shëruar të gjitha plagët e tërmetit, të krijojmë më shumë mirëqenie për qytetarët”, tha ajo.

Ajo e mbyll intervistën e saj me një mesazh për popullin. “Dita 25 prill nuk është thjesht një ditë për të zgjedhur një qeveri, por është dita për t’i dhënë besimin një ekipi, që do të çojë përpara punët e Shqipërisë, projektet dhe reformat, dhe vetëm ekipi i PS, skuadra e saj, kryeministri Rama, mund të ndërtojë të ardhmen e fëmijëve tanë, mund të ndërtojë Shqipërinë që ne duam”, përfundoi ajo.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu liston arsyet pse duhet të votojmë PS Read More »

Reagon këngëtari shqiptari pas deklaratës së hoxhës: ‘Gruaja e ka vendin në kuzhinë, ndërsa burrat…’

Hoxhë Shefqet Krasniqi para disa ditësh ka thënë se gruaja e ka vendin në kuzhinë, ndërsa burrat të ulur në dhomë. Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga shumë qytetarë në Kosovë, por jo vetëm.
Gjithashtu, janë parë reagime nga ambasadorja e SHBA në Kosovë, dhe së fundmi nga Blero.
Përmes një InstaStory, këngëtari shkruan se është habitur nga kjo deklaratë e Hoxhës dhe sipas tij, kjo është e gabuar.

“Gruaja e ka vendin në kuzhinë, ndërsa

“S’po mundem të besoj që ka njerëz që mendojnë se vendi i gruas është vetëm në kuzhinë. Vendi i gruas është në: oda, kuzhinë, familje, edukatë, kujdes, kulturë, pasuri, dashuri, mbijetesë, përgjegjësi dhe në plot kuptimin e fjalës është vet arsyeja që ne gëzojmë jetë”, ka shkruar Blero.

Reagon këngëtari shqiptari pas deklaratës së hoxhës: ‘Gruaja e ka vendin në kuzhinë, ndërsa burrat…’ Read More »

‘Shko në 25 prill voto sipas midesë tënde.Mbi të gjitha mos e ço votën kot!’

OPINION Nga Artan Fuga

Është e çuditshme si infantilizohet njeriu i rritur, bëhet si fëmijë nën presionin e propagandës, të imitimit, stresit, apo nga që ka narcizimin e vet!

Ankohen disa: Po më telefonojnë nga PS, nga PD, nga RSP, nga MCB, nga RTSH dhe më pyesin për kë do të votoj?

Je shq etësuar me telefonatat? Normale!

Mos hap këto dhjetë ditë telefonat me numra që nuk i njeh.

Ndonjë telefonatë që ke hapur dhe është nga këto, bëje “block” atë numër që të mos të të çajë kokën më.

Poqese e hap, thuaji : Ik or idiot, pse ty do të them unë se për kë votoj!

Poqese nuk ke punë dhe do të bësh gallatë, mbaje me muhabet dhe thuaji brroçkulla të mërzitet!

Përndryshe ngacmohesh vetë!

Dhe shko në 25 prill voto sipas midesë tënde: Po qe se je i kënaqur voto qeverinë, hallal!, poqese mendon se je i fl akur si qen në rrugë, voto opozitën e vërtetë, jo çdo zagar që thotë jam opozitar!

Mbi të gjitha mos e ço votën kot!

Kaq e thjeshtë është!

Ata që marrin në telefon nga kushdo qoftë janë analfabetë në marketingun politik, në sondazhe, me një fjalë në profesion janë idiotë!

Mërzisin miletin dhe nuk fitojnë asgjë, kurse informacionin për tendencat elektorale nuk e marrin dot kurrë, po kurrë, po kurrë, kështu!

Unë për vete kam një zakon, po më bëre presion për diçka, dije se të vihem kundër, jo ime është “Njet”, “Nein”! përgjithmonë, dikush që nuk respekton privatësinë, qetësinë, rehatinë e të tjerëve, jo votë që nuk i jap, por as dua ta shoh me sy!

/NOA.al

‘Shko në 25 prill voto sipas midesë tënde.Mbi të gjitha mos e ço votën kot!’ Read More »

‘Mos u merr me emrin tim’/ Shkëlqim Selami, Ilir Metës: ‘Të premtoj pas 25 prillit do të vijmë me komposto kumbullash vlonjate dhe liko që të mund të qerasësh ata që tani po i përdor si vegla’

Shkelqim Selami
Sot jam zgjuar po sa i habitur edhe i shokuar nga kandidati me i ri i LSI-se “metà ilir” por dhe me ka ardhur keq te them te drejten. Kandidati i lsi qe ka 6 vjet qe fle dhe zgjohet me emrin tim, me paska permendur prape 🤦🏼. Ka nje te mire marrezia e tij , duke qendruar ne Vlore eshte afer spitalit dhe te pakten kemi mundesi pas 25 prillit ti bejme derman. Pa sa pa hije ne kafazin e tij, I pushkatoi me pushke druri njerezit e zgjedhur nga vete ai dhe tani ka filluar shikon pertej kafazit. Zoti kandidat, mua nuk me ben dot pis dhe te me permendesh bl erje votash se kur me thoje sa vota arrin te blesh te thoja qe mandatin nuk e dua po sma dhane vlonjatet me vullnetin e tyre te lire dhe per kete jam krenar se e bera mandatin vetem me votat e vlonjateve dhe me asnje vote nga Saranda dhe ti kete e di mire . Ke qene etaloni I blerjes se v otave dhe i habitur athere me thoje paske te drejte vella , keta dashkan vetem buke uje dhe histori, tani e ke rritur piacen u jep dekorata duke i perdorur ne vend te verdhushkave. Pu shkatimi i Luanit tregon qe po shikon hije dhe ske me besim as tek vetja . E kalon pu shken sa ne doren tende dhe ne doren e atyre qe te sherbejne si vegel . Ketu je ne Vlore z. kandidat, dhe ate qe une e bej si qytetar i thjeshte ti nuk e ben dot as si president. Te premtoj pas 25 prillit do te vijme me komposto kumbullash vlonjate dhe liko qe te mund te qerasesh ata qe tani po i perdor si vegla. Mos u merr me me emrin tim , shiko pertej, bej paqe me veten , une jam qytetar i thjeshte vlonjat qe do bej cdo dite per qytetin tim , ketu zgjodha te jetoj dhe te rris femijet e mi . Do jap kontributim tim atje ku kam pare dhe prekur ndryshimin, skam nevoje per mandat une per te bere per Vloren , sme beri as pozita as karrigia dhe as mandati ky qe jam . Une si qytetar i thjeshte bej shume me shume se ty i veshur nen petkun e presidentit me puplat e nje kandidati dhe me duart e mbushura me dekorata. Me qetesi dhe dashuri drejt 25 prillit dhe pas 25 Prillit per nje dreke ne Kuzum Baba te festosh me ne fitoren tone !

‘Mos u merr me emrin tim’/ Shkëlqim Selami, Ilir Metës: ‘Të premtoj pas 25 prillit do të vijmë me komposto kumbullash vlonjate dhe liko që të mund të qerasësh ata që tani po i përdor si vegla’ Read More »

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me të rinjtë: ‘Ne jemi mësuar që ta trajtojmë politikën si një të keqe, në fakt, politika është e vetmja ar më që kanë njerëzit që kanë vendosur të jetojnë së bashku…’

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Burrel ku foli për procesin e vaksinimit masiv në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se pa politikën, nuk do të ishte sot e mundur kryerja e vaksinimit masiv por duhet të vazhdojmë të kujdesemi deri në fund për shëndetin tonë dhe për të ardhmen. Sipas kreut të qeverisë, pa politikën gratë ato nuk do të kishin të drejta të barabarta me burrat.

Pjesë nga fjalimi

Faleminderit për mikpritjen dhe e mirëkuptoj gjithë nervozizmin e Gonit, sepse donte që të kishim një takim më të madh, ta kishim jashtë, por nuk janë numrat në takime që tregojnë forcën, por janë numrat në votime që tregojnë forcën.

Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar si shqiptarë, siç kemi qenë qysh në ditën e parë kur u detyruam të mbyllemi, për t’ia dalë deri në fund kësaj lufte ku çdo ditë po fitojmë terren ndaj armikut të padukshëm dhe ku më shpejt se shumë të tjerë po e shohim dritën që zmadhohet në fund të tunelit. Të bashkuar të besojmë fort tek fakti që krahas vaksinimit masiv duhet të jemi të kujdesshëm me distancimin.

Është shumë e rëndësishme që vaksinimi masiv të ketë sukses të plotë, një orë e më parë dhe Shqipëria e tëra të buzëqeshë përsëri, siç buzëqeshin sot, çdo ditë, mijëra e mijëra gjyshe e gjyshër, nëna e baballarë që pas një sfilitjeje shpirtërore, psikologjike, por edhe një vështirësie më të madhe ekonomike për shkak të pandemisë, të vaksinohen dhe ndjehen të çliruar.

Është një moment në jetën time ku vërtet ndjej një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ku është një mundësi reale shumë e prekshme për të kuptuar sa e rëndësishme është që politika të bjeri në duart e duhura. Ne jemi mësuar që ta trajtojmë politikën si një të keqe. Ne jemi mësuar që, kur flasim për politikën, të kemi parasysh politikanët, të kemi parasysh gjithçka, për fat të keq, jo të mirë që politikanët bëjnë. Të kemi parasysh edhe hendekun e madh që politikanët janë të aftë të krijojnë me njerëzit. Rëndom, sidomos mes të rinjve, ju dëgjoni shprehjen “varja se është e kotë. Politika është e p isët. S’dua t’ia di fare për politikën, nuk dua t’ia di se kush fiton e kush hu mbet, nuk dua t’ia di fare për votën”.

Në fakt, politika është e vetmja ar më që kanë njerëzit që kanë vendosur të jetojnë së bashku, qysh se kanë dalë nga pyjet dhe kanë ndërtuar komunitet e pastaj kanë menduar se si të organizohen në një shtet, për të bërë gjërat që të vetëm nuk i bëjnë dot. Për të organizuar mbrojtjen e tyre, për të organizuar sigurinë e brendshme të komunitetit, për t’u organizuar përmes kontributeve të tyre që të ndërtojnë infrastrukturën, spitalet, çerdhet, kopshtet, shkollat, që të garantojnë se ata që janë më të pamundur të ndihmohen. Të gjitha këto i bën politika./NOA.al

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me të rinjtë: ‘Ne jemi mësuar që ta trajtojmë politikën si një të keqe, në fakt, politika është e vetmja ar më që kanë njerëzit që kanë vendosur të jetojnë së bashku…’ Read More »

Sërish në Gjykatë nën masa të rrepta si gurie/ Cfarë kërkon këtë herë Zani Caushi?

Mbërrin nën masa të rrepta sig urie në Gjykatën e Korçës Zani Caushi. Ai rikthehet për të 3-ën herë lidhur me kërkesën për ndryshimin e nivelit te si gurisë së b urgut.

Caushi kërkon të kalojë në siguri të zakonshme, pasi aktualisht vuan dë nimin me bu rgim të përjetshëm në bu rgun e Drenovës në sig uri të lartë.

Në seancën e kaluar është paraqitur një raport i rre zikshmërisë së tij ndërkohë që palët kanë kërkuar kohë për tu njohur me raportin ndërsa seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Më 9 prill në një tjetër seancë, Gjykata e Korçës ka rrë zuar kërkesën e tij për të përfituar lir imin me kusht./NOA.al

Sërish në Gjykatë nën masa të rrepta si gurie/ Cfarë kërkon këtë herë Zani Caushi? Read More »

Befason presidenti Meta: Para Shqipërisë, le të shuhen edhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit

Presidenti Ilir Meta sot nga Vlora ka folur për të nd jerin Arjan Sala i cili humbi jetën në një nga magazinat e Casa Italia pas rënies së zja rrit, ku tha se duhet të ngrinte zërin presidenti që të gjendej tr upi i tij.

Sipas Metës nuk po bëhej asnjë përpjekje për të gjetur trupin e tij, pasi nuk kishin mjete.

Ndërkohë krahas kësaj, Meta bëri edhe një deklaratë të fortë ku tha se “para Shqipërisë le të sh uhen dhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit”.

Meta: Arjan Sala e la jetim fëmijën 4 vjeç që të mos linte jetim nja 20 të tjerë. Pse duhet të dilte presidenti të ulë riste sepse nuk po bëhej asnjë përpjekje që trupi i tij të gjendej. Dalin dhe thonë që nuk kemi mjete, por si e keni bërë ju Tiranën, nuk keni si të keni mjete. Pse nuk më morën në telefon dhe të njoftoja të sillnin mjete nga Italia.

Pyetje: Ju politikanët bëheni gjithmonë bashkë ndonjëherë?

Meta: Ilir Meta nuk është bashkë me askënd, as me Monika Kryemadhin. Para Shqipërisë le të sh uhen dhe fëmijët e Metës si ata të Adem Jasharit. Ilir Meta ka një model, nuk është si Rama.

Befason presidenti Meta: Para Shqipërisë, le të shuhen edhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit Read More »

Basha thirrje shqiptarëve: Ndryshimi në dorën tuaj, votoni masivisht më 25 prill

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë masivisht numrin 9 më 25 prill, që sipas tij, të vijë ndryshimi në Shqipëri.

Në një video-mesazh nga makina, rrugës për në takimin e radhës elektoral, Basha theksoi se ai ka një plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, ndërsa tha se do nxjerr të ardhurat nga xhepi i oligarkëve për t’i çuar te xhepat e shqiptarëve.

“Ky është një muaj sprove i dyfishtë, për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për sakrificën e agjërimit. Ekonomia është tema kryesore që më ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre ditëve e javëve. Ne kemi një plan konkret, i cili do të zbatohet dhe do të bëjë të mundur që ekonomia shqiptare të fillojë të lëvizë përsëri, ta marrë veten. Ju e dini që plani ynë godet gabimet dhe dështimet e keqmenaxhimit të këtyre 8 viteve.

Devijimi i të ardhurave nga xhepat e oligarkëve, te xhepat e njerëzve, duke nisur nga rritja e pagave, pensioneve. Pensionistët shqiptarë sot janë më të mjeruarit në Ballkan. Po kështu edhe hapa të tjerë që do të përmirësojnë ndjeshëm cilësitë e jetës, mirëqenien, sipërmarrjen e vogël, biznesin prodhues, të gjithë që do ta gjejnë veten te paketa jonë fiskale, që është vetëm hapi i parë drejt rritjes ekonomike. Ju e dini që kundërshtari politik nuk përgjigjet nëse i ka mbajtur premtimet, pasi në të vërtetë ai nuk ka bërë asgjë. Ne kemi punuar për të ardhur te ju me një program realist. I njohim, i prekim, i ndjejmë problemet tuaja. Prandaj në këtë fushatë nuk kemi ardhur me premtime, por me zotime.

Ndryshimin që të gjithë kërkoni e keni në dorë ju, vetëm ju mund ta bëni atë realitet. Unë e di që ju jeni të etur për ndryshim, pasi gjendja ekonomike është shumë e keqe, pavarësisht ku jetoni, në qytet, apo në fshat. Ju them se tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshim, pra secili të marrë përgjegjësinë me votë për të ndryshuar fatin e vet dhe të familjes së vet. 25 prilli nuk bëhet për mua, as për Ramën, por për ju qytetarë. A do të kemi edhe 4 vite të tjera të ngecur, ku fëmijët tuaj të mbeten pa shkollim.

Duhet një qeveri që është në krahun tuaj, një politikë me fytyrë njerëzore. Për këtë, duhet të përgjigjeni ju me votë më 25 prill. Vetëm ju keni mundësinë të ndryshoni Shqipërinë dhe fatin e saj. Ndaj ju kërkoj ta shndërroni në një votë masive 25 prillin, duke votuar numrin 9, në mënyrë pas 26 prillit të përveshim mëngët dhe t’i futemi punës për ta bërë Shqipërinë evropiane”, tha Basha./NOA.al

Basha thirrje shqiptarëve: Ndryshimi në dorën tuaj, votoni masivisht më 25 prill Read More »