Ish atleti i garave të shpejtësisë, Tomi Stefanllari, është shu ar nga jeta. Ky ishte trajneri që zbuloi në qytetin e Korçës kampionë. Tomi Stefanllari është historia e atletikës shqiptare, ishte një prej atletëve më të mirë në të gjithë historinë e garave 100 dhe 200 metër. Stefanllari ka qënë kampion në këto dy disiplina, në një periudhë kur Shqipëria kishte mjaft atletë të njohur. Në kohën kur ai ishte trajner zbuloi talente të cilët më pas u bënë kampionë si Kristaq Lipe, Kastriot Sulçe dhe Alma Thano.
Atletët në fjalë i dhuruan shumë trofe Skënderbeut. Në periudhën kur Stefanllari ishte inspektor e kryetrajner i atletikës së bashku me shumë figura të njohura të kohës, solli disa metoda të reja stërvitore në vendin tonë të cilat nuk ishin praktikuar më parë.
Vitet e fundit ai së bashku me familjen kishin jetuar në SHBA.
Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha ka shprehur falënderime për të gjithë ata që iu gjendën pranë për hu mbjen e babait të saj Xhafer Isufi, i cili u nda nga jeta më 20 janar.
Aurela Basha ndan dhe një mesazh për frymën me të cilën është edukuar dhe rritur nga babai i saj, duke shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe respektin që ka lënë pas.
“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas nd arjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hi dhura.
Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.
Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt. ”, shkruan Aurela Basha.
Ka ndë rruar sot jetë në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit Arben Shaka.
Lajmin e hi dhur e kanë bërë me dije familjarët e aktorit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Lamtumirë mik i vyer Arben Shaka. U rrita qysh fëmijë me humorin tënd të bukur dhe të shëndetshëm aty, në Cirkun e Tiranës. Si komshi, kaluam bashkë plotë vite miqësie duke parë tek ty jo vetëm shpirtin e mirë të një artisti të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha pashë tek ty, një Njeri me zemër të madhe, bujare dhe fisnike. E hidhur kjo ikja jote e beftë dhe e heshtur në një moshë relativisht ende të re. Do të mbaj mend gjithmonë Benin shakator, plot humor e ngazëllyes, i pafjalë dhe me pafajësinë e një fëmije, që edhe gjërat serioze i kaloje me shumë humor e sportivitet. Sa do më mungosh Mik! Të qoftë dheu i lehtë Artist i mirë….. R.I.P“, shkruan Ilir Çumani në mesazhin e tij në rrjetet sociale.
Kush ishte Arben Shaka
Pikënisja e karrierës artistike të Arben Shakës daton në vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” për të vijuar me një karrierë gati 30-vjeçare. Ne moshën 17-vjeçare, në vitin 1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.
Fillimisht Shaka ishte i fokusuar vetëm në skenën e Estradës, por këmbëngulja e Artistit të Popullit dhe njëherazi krijuesi i cirkut shqiptar, Telat Agolli, në atë kohë ishte udhëheqës artistik i cirkut, e shtyhu atë që përfshihej edhe në botën e cirkut.
Ka pasur fatin që të luaj në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, një aktore e shkëlqyer karakteri. Në cirk, partneri i tij kryesor ishte Met Selimi, mjeshtër i klounatës akrobatike dhe aktoreske, ku për shumë vjet me radhë kane qenë pranë njëri-tjetrit.
Në Cirk, duke pasur pozicionin e kllounit aktor dhe bazament në elementet akrobatike, me një vokal të këndshëm, kishte krijuar një sukses të përhershëm. Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë.
Per here te parë merr pjese ne nje film ne vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Me pas vazdhon perseri ne filmin e dyte ne vitin 1972 tek “Odiseja e tifozeve”. Ai sot shprehet se më shumë dëshirë do të pranonte të luante në ndonjë rol në film televiziv ose televizion, apo ndonjë spot televiziv.
Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë edhe ai largohet së bashku me familjen për të emigruar në Greqi.
Beatrix Ramosaj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo u bë e ditur nga moderatorja e emisionit “Fan Club Big Brother VIP”, Dojna Mema. Ditën e sotme, e ftuar, përveç Dj Dagz dhe Xheisarës supozohet të ishte e larguara e fundit e shtëpisë, këngëtarja, Beatrix Ramosaj. Megjithatë, Dojna lajmëroi se Trixa nuk do të jetë pjesë e programit.
Ajo theksoi se Beatrix nuk është në gjendje të mirë emocionale dhe është shumë e ngarkuar, por do të vijë sapo të ndihet më mirë.
“Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati.”
Aktori i humorit Donald Veshaj duket është prekur shumë pas el iminimet të këngëtares Beatrix Ramosajt nga BBV.
Ai ka qëndruar përgjatë mbrëmjes i mërzitur në oborr dhe gjatë një bisede me Egzona Rafunën, e cila i qëndroi pranë për ta ngushëlluar, ai tha se “ndihej shumë çuditshëm pa praninë e Beatrixës brenda në shtëpi”.
Gjithashtu theksoi se ishte i shqetësuar për me përballjen e të dashurës së tij me publikun jashtë.
“Sa e çuditshme po më duket që nuk është Trixa. E vetmja fr ikë që kam është pjesa jashtë, vetëm aty më rri mendja”.
Ndërsa Egzona po përpiqej ta qetësonte duke i thënë: “Shyqyr nuk ka mbetur shumë kohë dhe kur të dilni do të jeni bashkë”.
Lidhja e Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn bëri bujë dhe romanca e tyre bëri një zhurmë të madhe në “Big Brother VIP”.
Kjo pasi vetëm pak ditë para se çifti të lidheshin, aktori u puth në BBV me ish të dashurën Bora Zemanin dhe i premtoi asaj se do dilte single nga shtëpia e famshme.
Ndërsa këngëtarja duartrokiti dashurinë e tyre dhe komentoi në një postim në Bora Zemanit: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër”.
Por pas hyrjes në BBV, ajo i mori partnerin moderatores dhe krijoi lidhje dashurie me të, veprim që u duk si tradhti e dyshes nga Bora Zemanit.
Komentet e njerëzve për raportin e tyre kanë qenë gjithnjë shqetësim për çiftin brenda shtëpisë së BBV, ndërsa Beatix Ramosaj është shfaqur vazhdimisht e mërzitur dhe frikësohej se di do pritej pas daljes nga shtëpia.
doshta edhe keni dëgjuar. Por gjithsesi mbetet një rast tepër i rrallë. Mjekët në Kosovë nuk u besuan syve kur gjetën dy or gane, një femëror dhe një mashkullor te një 67 vjeçar. Mjekët që operuan hernmien e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se fryrja nga e cila ankohej ai në të vërtetë përmbante një organ gjenital mashkullor dhe organ gjenital femëror.
Për këtë rast ka raportuar edhe “Daily Mail”.
Sipas kësaj media, 67-vjeçari kërkoi trajtim në një spital në Kosovë për ënjte në ije, nga e cila ankohej prej 10 vitesh. Pas kontrollit nga kirurgët, ata zbuluan se i moshuari kishte mitër, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren. Ai po ashtu kishte edhe testikuj të brendshëm.
Tek ai mjekët diagnostikuan sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë. Ajo ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit gjenital mashkullor.
E raste si ky, sipas Daily Mail janë raportuar vetëm 200 në literaturën mjekësore.
Simptomat e gjendjes përfshijnë testikujt e pazbritur dhe herniet në ijë, por organet femërore zakonisht nuk zbulohen nëse nuk kryhet operacioni për të trajtuar masën.
Ky rast është publikuar në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.
Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese të pacientit pasi ai ka tre fëmijë.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka lënë sonte shtëpinë e Big Brother Vip. Gjatë kësaj jave, Beatrix ishte në nominim me të dashurin e saj aktorin Donald Veshaj si dhe me prezantuesen Einxhel Shkira. Ajo u përcoll mes lo tësh nga banorët dhe partneri i saj Donald Veshaj, me të cilin e kishte shumë të vështirë të ndahej. Donaldi teksa e përqafonte Beatrix i përl otur i tha se nëse do kishte ndonjë shqetësim të telefononte Romeon.
“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shq etësim, për çdo gjë”, i tha Donaldi Trixës teksa po e përcillte tek dera.
Emocionet duket se kapën dhe Arbanën e cila u pa e përlotur nga dalja e Beatrix. Ndërsa ish-banorët në studio treguan arsyen sipas tyre se pse doli Beatrix.
Kledi: Mendoj që Einxhel ka dhënë më shumë se Beatrix. Loja do jetë më ‘fair’ se nuk ka çifte.
Sabiani: Kanë votuar që Donaldi të vazhdojë lojën i vetem.
Paloma: Tani fillon BB i vërtetë. Ishte me dy lojtar të fortë.
Dagz: Unë që Triksa u largua për të njëjtë arsye si unë. Nuk ka qenë e interesuar për lojën. Tani është koha të shohim lojë.
Beatrix e përjetoi keq nominimin. Ajo madje u ndje keq emocionalisht dhe nga fjalët e Arbrit, i cili i tha se sfida e vërtetë fillon jashtë. Kjo u konsiderua si informacion.Arbri tha se nuk e ka pasur për jashtë, por me çfarë ka parë brenda, sepse Einxhel dhe Donaldi i duken më debatues e më të përfshirë.Kështu, “Vëllai i Madh”, dënoi Arbrin, duke i hequr imunitetin që fitoi nga Kutia e Pandorës dhe duke i hequr të drejtën për të nominuar sonte.
Arbana Osmani është shtatzënë dhe ky nuk eshte me thjeshte nje thashethem. Ishte portali n’Zoom në Kosove që e dha i pari si lajm,
por duket se nuk ka me dyshime ne lidhje me dicka te tille.
Arbana ashtu dhe si te premtet e te martet e tjera drejtori nje Big Brother me emocione te forta.
Beatrixa la shtepine e Big Brother mbremjen e djeshme ne eliminimin e saj koke me koke me Einxhel dhe Donaldi e moderatorja u prek shume nga dalja e kengetares.
Ne fakt fakti qe eshte shtatzene u kuptua dhe nga sjellja e Arbanes gjate drejtimit te spektaklit.
Moderatorja e njohur qe eshte ne nje marredhenie me regjisorin Eduard Grishaj
Gjate gjithe kohes mbulonte barkun me skalete, pasi fustani i kuq qe kishte zgjedhur ishte shume i ngushte dhe ja nxirrte ne pah rrumbullakesine e barkut.
Arbana eshte mamaja e dy femijeve. Diellin e ka me Eduart Grishajn, ndersa djalin e pare e ka me ish-bashkeshortin e saj. Epo shtatzani te mbare!