Andueli

Olti Curri nxjerr foton e Monikës dhe Arjolës që po ‘thyen’ rrjetin

Për më shumë se një javë, publiku ka votuar se kë dëshiron të largojë nga Big Brother VIP mes Arbrit dhe Monikës.
Kjo rezultoi të ishte një përballje e fortë për aq kohë sa po i afrohemi gjithnjë e më shumë finales.

Fatkeqësisht Arbri ishte ai i cili ndërpreu përfundimisht rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme.

Siç pritej reagimet për daljen e Arbrit kanë qenë të shumta. Blogeri Olti Curri ka zgjedhur të reagojë për largimin e Arbrit duke publikuar një foto të montuar të Arjolës dhe Monikës.

“Sa keq iku ky Arbri mi”, shkruhet në foton që ka shkaktuar të qeshura në rrjet.

Olti Curri nxjerr foton e Monikës dhe Arjolës që po ‘thyen’ rrjetin Read More »

Vjen reagimi i parë i Donald Veshaj për Beatrix: ‘Qëndro e fortë dashuria ime’

Beatrix Ramosaj, këngëtarja e njohur la shtëpinë e Big Brother VIP në spektaklin e ditës së premte. Pas përfundimit të spektaklit, nuk pati asnjë reagim në rrjete sociale ndërsa nuk u paraqit as në Fan Club pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Ditën e sotme, në llogarinë zyrtare të Donald Veshaj në Instagram është publikuar një fotografi me një dedikim për Beatrix. “Që të shohesh ylberin duhet të presësh shiun”, shkruhet në fotografinë ku duken të dy pranë njëri tjetrit ndërsa shtohet “Qëndro e fortë dashuria ime”.

Këtë dedikim mendohet ta ketë bërë vëllai i Donaldit, i cili menaxhon rrjetet e tij sociale që kur u bë pjesë e Big Brother VIP. Kujtojmë se historia e dashurisë e Donaldit me Beatrix nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Vjen reagimi i parë i Donald Veshaj për Beatrix: ‘Qëndro e fortë dashuria ime’ Read More »

Monika surprizohet nga Fifi në Big Brother: Këto emocione nuk i kam ndjerë as me vajzën time

Monika është surprizuar nga këngëtarja e njohur Fifi, me të cilën ka krijuar miqësi të fortë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.

Fifi këshilloi Monikën që të jetë më pozitive siç kanë qenë më parë. Ndërsa Monika u përlot dhe i tha se këto emocione nuk i ka ndjerë as me vajzën e saj ndërsa Fifin e konsideroi si vajzën e dytë.

Monika: Unë i dua njerëzit, i dua shumë dhe ndoshta kurrë nuk e kam marrë atë që kam dhënë. Me Fifin më ka ndodhur ndryshe. Fifin e kam pëlqyer gjithmonë si artiste, tekstet janë me mesazhe, janë të plota dhe i toja që me këtë moshë që ke, të kesh këtë lloj vullkani në shpirt dhe pastaj pjesa tjetër që u lidha me Fifin është që kemi dicka të përbashkët, që jemi pak të cmendura. Kemi dëshira dhe luftojmë shumë për të mos na vënë kufi.

Jam shumë mirë por sot po vdes nga emocion. Nuk e kam ndjerë këtë emocion, ndjesë Tea por nuk e kam ndjerë as për Tean këtë. Shumë herë kam kërkuar të sjellin Fifin të këndojë.

Fifi: Ti je njeriu më pozitiv që kam takuar ndonjëherë në jetë. Po hyja tani dhe po thoja, ooo prap këtu, dua të rri. Unë këndova Diellin për një arsye, sepse atje jashtë na pret Dielli dhe ti duhet të punosh, të luftosh, të qeshësh, të kënaqesh, të shijosh e të mos rrish shtrirë aty si majmun, por të cohesh e të qeshësh se je super pozitive.

Monika: Unë kam fituar një vajzë të dytë. Nuk diskutohet dhe nuk do të rri një ditë, por një javë tek shtëpia jote. Mos prit që të lash pjata.

Monika surprizohet nga Fifi në Big Brother: Këto emocione nuk i kam ndjerë as me vajzën time Read More »

Vlorë/ Gjendet në banesë pa shenja j ete një person

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 25.01.2022, rreth orës 17:30, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë është gjetur pa shenja je te, në banesën e tij shtetasi R. P., 72 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja d hune, paraprakisht dys hohet v dekje natyrale. Grupi he timor po punon për zbardhjen e plotë të ng jarjes.

Vlorë/ Gjendet në banesë pa shenja j ete një person Read More »

Konkurrentët e ‘BBV’ rrëfejn sekretet e jetës: ‘Kur isha 23 vjeç u li dha me një 47-vjeçare’

Banorët e Big Brother VIP kanë rrëfyer shpeshherë detaje nga jeta personale.
Mirëpo, së fundmi, Vëllai i Madh iu ka kërkuar që të tregojnë një sekret që të tjerët nuk e dinë.

Ata kanë rrëfyer në dhomën e rrëfimit sekretet që kanë dhe më pas iu është dhënë 24 orë që të zbulojnë se kujt i përket secili sekret që kanë thënë.

Ata duhet të flasin më njeri-tjetrin, të bëjnë pyetje, të provokojnë apo ngacmojnë për të zbuluar sa më shumë informacion. Nëse një banor mendon se e ka gjetur se kujt i përket një sekret, duhet të tregojë në dhomën e rrëfimit se për kë bëhet fjalë. Banorët nuk duhet të thonë më shumë se një emër për një sekret.

Lista e sekreteve përmban:
1. Kam patur një piercing në një vend sekret dhe kanë patur fatin ta shohin vetëm disa njerëz.

2. Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë.

3. Një ditë kam parë në ëndërr gjyshin i cili nuk jeton më dhe më tha se duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë dhe të bëhem misionare.

4. Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe.

5. Kam ndjekur kurset e dance sportiv sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të li dhesha me të.

6. Në një periudhë shumë të vështirë nga ana ekonomike për familjen time kam shkuar kam pastruar shtëpi bashkë me mamin.

7. Kur kam qenë në Dubai për ditëlindjen e një miku kam hipur në deve por nga fr ika kam rënë dhe kam th yer këmbën.

8. Në pasaportë emri im është ndryshe.

9. Kur kam qenë në një situatë të vështirë më ka ndihmuar shumë një grua por pas një farë kohe u dashurua me mua.

Konkurrentët e ‘BBV’ rrëfejn sekretet e jetës: ‘Kur isha 23 vjeç u li dha me një 47-vjeçare’ Read More »

Vlonjati sfidon temperaturat nën 0°C dhe lahet në det

Arben Abazaj, një 49 vjeçar nga Vlora ka sfiduar sot temperaturat e ulta disa gradë nën 0.

Ai është larë në det paraditen e kësaj të marte dhe ka thënë se këtë ritual e bën prej 30 vitesh, si nëj sfidë ndaj vetes.

“Deti ishte vërtet i ftohtë. Është adrenalinë dhe i bën jashtëzakonisht mirë trupit nëse do të dish të futesh dhe të dalësh, të dish kohën që përballon organizimi yt në të.

Kam mbi 30 vite që lahem në dimër, e kam sfidë ndaj vetes”, ka thënë vlonjati.

Vlonjati sfidon temperaturat nën 0°C dhe lahet në det Read More »

Kërkon të dalë nga shtëpia, Donaldi thirret urgjentisht në dhomën e rrëfimit

Në spektaklin e së premtes, Beatrix Ramosaj ishte banorja që la shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania”.

Kjo situatë duket se ka mërzitur dhe Donaldin, i cili ende se ka marrë veten dhe është ndjerë këto dy ditë keq dhe “i vetmuar”, pavarësisht përpjekjeve të Egzonës për t’i qëndruar pranë.

Si duket, Donaldi po kalon një situatë të ngarkuar emocionale dhe sot ka bërë një deklaratë të papritur, ku Donaldi i tha Monikës së dëshiron të lërë shtëpinë e BBV.

Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe pas kësaj, Veshaj është thirrur në shtëpinë dhomën e rrëfimit.

Nuk dihet nëse arsyeja që ai kërkon të dalë është Trixa apo gjendja shëndetësore, pasi këto ditë ai nuk është ndjerë mirë as nga ana shëndetësore.

Kërkon të dalë nga shtëpia, Donaldi thirret urgjentisht në dhomën e rrëfimit Read More »

Nga puthja me Edi Ramën tek momenti më i bukur/ Sonila Meço kujton fillimet e saj në ekran

Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” ku kujtoi fillimet e saj në ekran duke nisur nga edicioni i lajmeve tek prezantimi i programeve sportive dhe takimi me Edi Ramën.

Teksa transmetohej puthja me Ramën, Meco tha: “Atë puthje nuk e mbaja mend”.

Ndërsa raportimin për ngjarjen e 9 janarit e cilëson si moment të bukur, pavarësisht se ishte ngjarje e trishtë pasi disa shqiptarë humbën jetën në ujërat e detit Jon teksa udhëtonin me gomone.

“Topi në atë kohë ishte institucion i jashtëzakonshëm. Ne ishim njerëzit e Topit. Më kujtohen posterat tanë Alban ishin mbi Akademinë e Arteve. Ne e bënim bashkë ringun elektoral dhe Dritan Hoxha, gjithmonë novator në ide, pra posterat në Akademinë e Arteve.

Unë do të them ditën që mbaj mend, 9 janarin, që ka qenë ngjarja e trishtë. Atëherë për herë kuptova që i përkas këtij profesioni. Natyrisht është ngjarje shumë e trishtë, por profesionalisht do e cilësoja moment të bukur”, tha Meço.

Nga puthja me Edi Ramën tek momenti më i bukur/ Sonila Meço kujton fillimet e saj në ekran Read More »