Andueli

Zbulohet vendimi që ka marrë Beatrix për Donaldin

Heshtja e Beatrix Ramosajt pas eleminimit nga “Big Brother VIP” ka shkaktuar bujë të madhe në publik, për faktin se brenda la djalin, me të cilin u dashurua gjatë lojës, ndërkohë që shanset për t’u përballur me ish-in e tij, Bora Zemanin, janë vërtet të mëdha.

Kjo, për faktin se Bora Zemani punon në “Top Channel” dhe takimi në korridoret e televizionet është i mundshëm, për të mos thënë se ndoshta Bora mund të jetë ajo që do t’i kërkojë një sqarim “për tradhtinë” mes mikeshash që i bëri.

Kujtojmë që Beatrix-i ishte një nga shoqet e Borës që komentoi me nota pozitive dhe mbështetjeje puthjen e saj në buzë me Donaldin, para se ajo vetë të bëhej pjesë e lojës. Kur hyri në shtëpi, situata mori tjetër rrjedhë dhe Beatrix u dashurua me Donaldin, një histori që u shigjetua pa fund nga publiku, duke e shndërruar trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix si më të komentuarin dhe çiftin Donald-Beatrix, më të urryerin.

Lidhja e tyre brenda shtëpisë pati mjaft turbulencë, aq sa Donald u lodh nga ankesat e saj për ta pasur Beatrixin në qendër të vëmendjes, duke i kërkuar të bëhet më e fortë dhe të bëjë lojën e saj, pasi “unë kam vetë nevojë për psikolog pasi s’jam robot”, ishte një nga shprehjet e tij.
E sikur të mos mjaftonte kjo ftohje, Beatrixi u eliminua nga loja, që më pas nga banorët e tjerë si Ilir Shaqiri, u komentua si mungesë e lojës nga ana e saj, duke u shndërruar në një mbështetëse të Donaldit. Ndërkohë që kur doli nga loja, gjatë natës së spektaklit, opinionisti Arbër Hajdari i kërkoi të qëndrojë me kokën lart dhe jo si pulë e lagur, pasi ajo s’ka bërë asgjë të keqe, përveçse ka dashuruar.

Ndërkohë, të gjithë menduan se pas daljes së saj nga shtëpia VIP, Donaldi do të shkëputej prej saj, por nga “Instagram” i tij që menaxhohet nga vëllai binjak, Romeo, erdhi sinjali se ai do të vazhdojë me Beatrix. Ky sinjal erdhi pas dobësisë së shfaqur nga vetë Donaldi në shtëpi ku shprehu merakun e tij për Beatrixin jashtë, pasi në takimin e daljes së saj nga shtëpia, ai e këshilloi të telefonojë Romeon nëse do të kishte ndonjë problem apo kërcënim për shkak të lidhjes së tyre.

E pas përfundimit të spektaklit, nuk pati asnjë reagim nga vetë Beatrix në rrjetet sociale pasi nuk u paraqit as në Fan Club dhe në spektaklin prime të së martës, pasi u tha se ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Nuk vonoi dhe në llogarinë zyrtare të Donald Veshajt në “Instagram”, u publikua një fotografi me një dedikim për Beatrix.

“Që të shohësh ylberin, duhet të presësh shiun”, shkruhej në fotografinë ku duken të dy pranë njëri-tjetrit, ndërsa shtohej “Qëndro e fortë dashuria ime!”. Këtë dedikim mendohet ta ketë bërë vëllai i Donaldit, i cili menaxhon rrjetet e tij sociale që kur u bë pjesë e “Big Brother VIP”.

Ndërkohë, miq të afërt të saj si stilisti Niko Komani apo këngëtari Sabiani kanë treguar detaje rreth gjendjes së saj të rënduar psikologjike dhe se këngëtarja tashmë është drejt rehabilitimit.

Ndërkohë që nuk kanë mbetur pa reaguar nëna e saj Antigona dhe vëllai Alban Ramosaj. Nëna ka reaguar nëpërmjet publikimit të letrës së ish-lojtares së “Big Brother”, Neda Ballukut, me anë të së cilës i kërkonte Beatrixit të bëhej e fortë, sepse vetëm kështu do të sfidonte me kokën lart realitetin paragjykues.

Ndërkohë, burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se Beatrix-i dhe nëna e saj kanë ideuar një plan sekret që gjithçka të shkojë si duhet në lidhjen e saj me Donaldin. Ato po mendojmë për të gjetur një shtëpi, ku çifti të nisë bashkëjetesën në Tiranë pas finales së Big-ut dhe ku të kenë mundësi të sqarohen, të njihen e të qetësohen me njëri-tjetrin pas gjithë kësaj trysnie. Duket se për këtë vendimin kanë marrë mbështetjen e familjes së Donaldit, vëllait Romeos dhe prindërve të tij, të cilët që në fillim kanë qenë pro lidhjes së tij me Beatrixin.

Zbulohet vendimi që ka marrë Beatrix për Donaldin Read More »

Iliri habit rrjetin me deklaratën befasuese për Monikën

Iliri dhe Monika janë shndërruar në dy protagonistët më të përfolur të BBV.
Pas një kr ize bukur të gjatë në raportet e tyre tanimë banorët e BBV janë rikthyer sërish në miqë të afërt, shkruan lajmi.net.

Jo rrallëherë pla sin edhe batutat mes njëri-tjetrit duke u ngacmuar me fjalë e veprime të ndryshme.

Së fundmi derisa rrinë në oborr Iliri i thotë Monikës se s’ka mbetur më gjë tjetër për këto 120 ditë vetëm të dashurohemi me Monikën.

Kjo u prit me shumë shaka nga ana e aktores e cila tanimë është mësuar me ngacmimet dhe batutat e Ilirit.
Theksojmë se në nominimin me zingjir mbrëmë gjatë transmetimit live Monika zgjodhi Ilirin./Lajmi.net/

Iliri habit rrjetin me deklaratën befasuese për Monikën Read More »

Ak sident i rëndë në Vlorë, detaje

Një aks ident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Po licia bën me dije se rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një k arburanti automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. Xh., ka hu mbur kontrollin dhe është përpl asur me pompën e benzinatos së karburantit, ku si pasojë e përpla sjes është dëm tuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrez ikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Me datë 29.01.2022, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një karburanti automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. Xh., ka hu mbur kontrollin dhe është përpl asur me pompën e benzinatos së karburantit, ku si pasojë e përpl asjes është dë mtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rre zikut për jetën.

Grupi he timor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ak sidentit.

Ak sident i rëndë në Vlorë, detaje Read More »

Donaldi e thotë troç: Nuk jam dakord të shkoj në finale me njerëzit që s’e meritojnë!

Donald Veshaj dhe Beniada Nishani janë dy nga banorët që janë bërë pjesë e Big Brother prej më shumë se 100 ditësh. Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, ata janë parë shpesh me njëri-tjetrin duke bërë biseda shoqërore dhe gjithashtu duke krijuar situata komike. Teksa po bisedonin në li dhje me finalistët e BBV, aktori shprehu se “nuk do ta dëshironte një finale me njerëz që nuk e meritojnë”.
Biseda nisi nga aktori i cili po kritikonte zgjedhjen e moderatores Einxhel Shkira për 4 finalistët e mundshëm. Ai tha se moderatorja nuk është koherente në gjërat që thotë, madje ai vuri në dyshim deklaratën e dhënë nga ajo në lidhje me një finale vetëm me femra.

Shkira tha në natën e spektaklit se “nëse do ta fitonte BBV një femër, do të jetë edhe ajo fituese”. Nga ana tjetër modelja Beniada Nishani u përpoq t’i shpjegonte aktorit arsyet e mundshme se pse nuk ka thënë emrin e tij për në finale.

Biseda:

Donald: E dije që pse ajo donte një finale të fortë?

Beniada: Donte një finale të fortë.

Donald: Me kë me Monikën?

Beniada: Do një finale të fortë, por ndoshta ka menduar njerëzit që donte.

Donald: Në atë moment zëre se produksioni do të të plotësojë një dëshirë…

Beniada: Kur ka menduar, ka zgjedhur tre njerëz që ka afër dhe dëshiron të kalojë ditën me to. Ndoshta dhe për situatën… si kanë shkuar gjërat me ty.

Donald: Ajo s’futi as Dagzin në finale.

Beniada: S’e futi në finale.

Donald: Jo se e meritonte më shume Iliri. Si njerëzit që donte me zemër? Ça do më thuash? Do më kthesh ndonjë përgjige?

Beniada: Jo, nuk ta kthej.

Donald: Atëherë çfarë i bie? Qëndro koherent! Nuk jam dakord që të shkoj në finale me njerëz që nuk e meritojnë, që kanë luftuar. Ti ke luftuar.

Beniada: Po çfarë të thoshte “Ilirin dhe Donaldin?”

Donald: A e ke thënë? Mbaje fjalën o vëlla!

Beniada: Kë do të linte jashtë? Monikën… Ndoshta ka ndryshuar mendim.

Donald: Normale që ka ndryshuar mendim. Por të mos i bëjë gjërat për fasadë dhe mos i thuaj gjërat kot, “Dua finale për femra”.

Beniada: Ka thënë edhe Monika që do një finale me femra.

Donald: Ajo ka thënë që po të fitojë një femër unë do jem e fituar. Vërtet ashtu mendon ti?

Beniada: Pse të mos jetë e vërtetë. Pse të mos e fitojë një femër ajo nuk do jetë e lumtur?

Donald: Do jetë por zëre se e ka fituar ajo është gjë shumë e madhe për t’u thënë.

Donaldi e thotë troç: Nuk jam dakord të shkoj në finale me njerëzit që s’e meritojnë! Read More »

Kush janë dy banorët VIP që rre zikojnë të eliminohen sonte nga ‘Big Brother’

Mbrëmj en e sotme, gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, një nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të hu mbasë shansin për çmimin e madh.
Të nominuarit e natës së sotme janë Egzona dhe Dritani të cilët janë futur në “BBV” vetëm dy javë më parë dhe sonte njëri prej tyre duhet të largohet përfundimisht.

Kush janë dy banorët VIP që rre zikojnë të eliminohen sonte nga ‘Big Brother’ Read More »

Njoftim i rëndësishëm nga Ujësjellës Kanalizime Vlorë

NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Të nderuar klientë! Nisur nga vështirësitë që kanë hasur në terren faturistet dhe grupet tona, ku në disa raste janë përballur me kasetat e ujit të mbyllura me çelës, tërheqim vëmendjen tuaj: I lini të hapura kasetat pasi faturistet duhet të lexojnë matësat e ujit! Nëse pas këtij njoftimi nuk do të ketë reagim, do të bëhet hapja e detyruar e kasetave nga ana jonë, si dhe do të merren masa shtr ënguese! Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj! Faleminderit!

Njoftim i rëndësishëm nga Ujësjellës Kanalizime Vlorë Read More »

Monika për Ilirin: Ai ka vetëm një qëllim, të fitojë ‘Big Brother’

Në një bisedë me Donaldin dhe Egzonën, Monika ka folur për Ilirin.

Ajo është shprehur se për Ilirin kjo lojë nuk është asgjë dhe se ai është gati ti shkeli të gjithë me këmbë.

“Atij i është dashur të bëj një jetë e vështirë që kjo lojë që po bën këtu brenda të mos i duket asgjë, është gati ti shkel të gjithë me këmbë.

Ai ka vetëm një qëllim, të fitojë “Big Brother”,tha aktorja.

Monika për Ilirin: Ai ka vetëm një qëllim, të fitojë ‘Big Brother’ Read More »

Lajmi fundit/ She rr mes të rinjve, përfundon në spital 19-vjeçari

Një 19-vjeçar i id entifikuar me inicialet E.T., është paraqitur në spitalin Rajonal të Korçës.

Pas një kon flikti për moti ve të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dë mtuar me mjet pr erës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rre zikut për jetën.

Po punohet për ka pjen e autorit të dys huar dhe sqarimin e rrethanave të ngj arjes.

Lajmi fundit/ She rr mes të rinjve, përfundon në spital 19-vjeçari Read More »