Andueli

‘Berisha g oditja më cilësore e SHBA për shpëtimin e Shqipërisë’

Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën botërisht korr upsionin dhe kr imin e Sali Berishës dhe të gjithë familjes së tij, të përfshirë në korr upsion shtetëror. Kuptohet se ky është vetëm kapitulli i parë. Në fund të tij, kuptohet gjithashtu se është shkruar: vijon.

l. Shqipëria po hyn tani me vrull historik në epokën e vërtetë të historisë së saj perëndimore dhe, njëherësh, edhe të zhvillimit të saj, deri më tani i penguar nga korru psioni shtetëror antishqiptar.

Gjithçka e shëmtuar, madje vetë shëmtimi shqiptar, sot mori go ditjen e parë cilësore drejt shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një kr im që ka drobitur shqiptarët; që ka vonuar çlirimin e Kosovës në më tepër se dhjetë vjet; dhe, që ka bllokuar zhvillimin e Shqipërisë me shka tërrim të organizuar.

Me këtë sinjal të parë antikorrupsion, i cili sigurisht që do të vijojë deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve; na duhet të theksojmë se në Shqipëri filloi ndihma konkrete e politikës amerikane për shpëtimin e Shqipërisë nga kri mi i gjatë shtetëror njëqindvjeçar, dhe, të shqiptarëve të sotëm, nga vuajtja e gjatë tridhjetëvjeçare, me një varfëri ekstreme e imponuar.

ll. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, i tha mbrëmë të gjitha, madje edhe këtë që ndodhi sot. Po kujt ua tha? Injorantëve, që janë edhe ha jdutë njëherësh; të cilët, retorikën e saj diplomatike e brilante, e quajtën “një përrallë të radhës”. Kurse sot, nuk i dihet ku janë. (!) Ata që kanë dashur deri më sot shka tërrimin e Shqipërisë me destabilizim dhe përça rje të brendshme të saj, tani duhet të heshtin se kuptohet që ky proces do të jetë drastik kundër të gjithë korr upsionit të lartë shtetëror dhe kr imit të organizuar, si refleks i tij. Koha erdhi… dhe për të mundurit tani mjafton maksima e madhe latine si varg i famshëm i Virgjilit: “E vetmja shpresë e të mundurit, është që të mos ketë më asnjë shpresë” (Una salus victis, nullam sperare salutem – Virgilio, Eneide, II, 354) E kam thënë edhe një herë tjeter këtë maksimë latine në versionin qezarian, por, e përsërita për t’i thënë kohës së shë mtuar se, revolucioni alaosman i Saliut, ishte një kanë uji e zbrazur, pasi ishin tharë sakaq dhe të gjithë burimet rrotull saj. Se po i kërkojnë prova Uashingtonit. Po politika amerikane që ka marrë përsipër reformën antikorrupsion në Shqipëri, a do t’ia paraqesë provat e korrupsionit Berisha, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme? Sigurisht që do t’ia paraqesë SPAK- ut . Prisni dhe shikoni…

‘Berisha g oditja më cilësore e SHBA për shpëtimin e Shqipërisë’ Read More »

Sali Berisha ‘non grata’/Xhafaj: Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot!

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, nëpërmjet një postimi në twitter, ka reaguar pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-ministri i Brendshëm përshëndet vendimin e DASH dhe shton se ky ishte një mesazh i qartë i aleatit strategjik të SHBA-ve, në mbështetje sipas tij të drejtësisë së re.

Në reagimin e tij Xhafaj shprehet se “ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot”.

“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH, që është një sinjal i qartë e konsenguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ky ishte një mesazh i qartë i aleatit tonë str ategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

Koha për të bërë drejtësi.

Lu ftë fr ontale ndaj pandëshkueshmërisë të të kor ruptuarve dhe kr imit të organizuar. Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot!”, shkruan Xhafaj./noa.al/

Sali Berisha ‘non grata’/Xhafaj: Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot! Read More »

Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘non grata’ për të hyrë në…

Departamenti Amerikan i Shtetit, njoftoi sot se e ka shpallur ish kryeministrin dhe ish presidentin shqiptar Sali Berisha si person ‘non grata’ për të hyrë në SHBA. Po ashtu ndalohet edhe e gjithë familja e tij.

Vendimin e njoftoi sekretari amerikan I Shtetit, Antony Blinken: “Sali Berisha shpallet i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA”, njoftoi ai.

“Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri.

Unë jam duke shpallur publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Ne mbetemi #BashkimiKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në deklaratë. /noa.al

Deklarata e plotë e z.Blinken

“Sot, unë jam duke shpallur publikisht të Sali Berishës, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, si person non grata për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij duke shpë rdoruar besimin e publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë.

Ky emërim është bërë në bazë të Seksionit 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve të Ndarjes Akti, 2021. Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e SHBA për të mbështetur reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”.

Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘non grata’ për të hyrë në… Read More »

Pozitive situata e Covid në Shqipëri, ja sa raste janë rregjistruar në 24 orët e fundit

Vijon të jetë pozitive situata e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm 39 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, edhe pse numri i testimeve ishte i lartë.

Në total janë bërë 3 mijë e 169 testime për të dyshuar me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Një 72-vjeçar nga Fieri nuk e ka fituar dot betejën me infeksionin, dhe ka humbur jetën në spital.

Ashtu si edhe një ditë më parë, as sot nuk ka pasur asnjë rast intubimi. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. /noa.al/

Pozitive situata e Covid në Shqipëri, ja sa raste janë rregjistruar në 24 orët e fundit Read More »

Roli që ka qepa për flokët tuaj, duhet ta përdorni më shumë

Qepa, dhe sidomos ajo e kuqe, është vërtetuar se ka një rol mjaft të rëndësishëm për flokët.

Ky produkt përmban sasi të konsiderueshme squfuri, dhe po ashtu ka veti kundër baktereve, dhe forcon flokët.

Një tjetër element pozitiv është se kontribuon në rritjen e flokëve, dhe po ashtu pengon rënien e tyre në masë.

Po ashtu, është vërtetuar se përmirëson strukturën e flokëve dhe shton shkëlqimin e tyre.

Ju mund ta konsumoni atë në sallatrat e ndryshme, por ideale për flokët është lëngu që ato kanë, me të cilin mund të lyeni flokët. /noa.al/

Roli që ka qepa për flokët tuaj, duhet ta përdorni më shumë Read More »

Përballja e parë pas 25 prillit/ Gjykata Kushtetuese bashkon sot kryeministrin Rama dhe presidentin Ilir Meta

Gjykata Kushtetuese ka caktuar ditën e sotme përballjen e parë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Çështja e ditës sot është mosmarrëveshja e kompetencave për dekretimin e ministrave.
Kujtojmë se seanca ishte planifikuar të mbahej dy muaj më parë, por për shkak të infektimit me Covid të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese u shty.
Rama pritet të kërkojë interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kujtojmë se Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama. Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Përballja e parë pas 25 prillit/ Gjykata Kushtetuese bashkon sot kryeministrin Rama dhe presidentin Ilir Meta Read More »

Pëllumb Pipero zbulon punën e parë, çfarë bënte para se të bëhej mjek

Është bërë një prej personazheve më të dashur të këtij viti, hero i ditëve më të trishta tonat, por edhe njeriu më shpresëdhënës.
Megjithatë, Pëllumb Pipero ka kaluar jo pak sfida gjatë këtij rrugëtimi më shumë se 1-vjeçar të luftës me Covid-19.
I gjendur sa në spital, sa në ekrane për t’u ardhur në ndihmë të gjithëve, mjeku i njohur infeksionist u kthye në personazhin më të dashur e në ilaçin më të mirë kundër virusit.
Por jeta e Piperos nuk ka qenë edhe kaq e thjeshtë.
Siç ka rrëfyer edhe më herët, ai mjekësinë e ka zgjedhur me shumë pasion, ndonëse mes vështirësive ekonomike në një familje me shumë fëmijë e me vështirësi të mëdha ekonomike.

Siç rrëfeu sonte nga “Kurthi i Piter Panit”, si fëmija i madh në një familje me 7 fëmijë, mungesa e nënës, e cila u nda shpejt nga jeta, bëri që për shumë vite, bashkë me të atin, Pipero të punonte në një fabrikë tullash:
“Në rininë e hershme, kam qenë i detyruar të punoj bashkë me tim atë. Kemi punuar në fabrikën e tullave, madje edhe në vitin e parë të fakultetit. Ishim një familje e madhe, me 7 fëmijë. Nëna na kishte lënë herët, isha i detyruar ta ndihmoja familjen, si fëmija i parë” – tha Pipero mes të tjerave.

Pëllumb Pipero zbulon punën e parë, çfarë bënte para se të bëhej mjek Read More »

Demokrati: ‘PD mund të ngelet një partiçkë, rr ezikohet ekzistenca e saj’

Ish-nënkryetari i forumit rinor të PD-së, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar, Lisander Hoxha deklaroi se në mbledhjen dhe vendimet e marra një ditë më parë nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, nuk ndodhi ajo që prisnin.

I ftuar këtë të hënë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Hoxha e cilëson të nxituar dhe të parakoshëm garën brenda PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Jo nuk ndodhi ajo që prisnim. Në fillim duhej të hapej një debat politik, demokratët diskutonin për gjëra që janë bërë gabim, të bëhej një analizë e brendshme, dhe në fund të arrihej te procesi politik.

Nuk kishim asnjë ngut të shkonim në një garë 17 ditore, ku një kandidat duhet të bredhë në vende. Më duket i nxituar. Ngut i panevojshëm në kushtet ku ndodhet sot PD. Ishte e parakohshme.
Gara për 17 ditë është e paracaktuar, e mbyllur, nuk ka më garë…Unë do të mbështesë çdo të ri që do t’i ofrojë PD çdo zgjidhje. Kemi 8 vite që gjejmë ha jdutin në çdo palë zgjedhje, br aktisëm mandatet dhe tani aku zojmë se na vo dhën prapë. Do shkojmë tek vje dhja e radhës apo do krijojmë një proces të ri dhe t’i japim garanci shqiptarëve se ne mund t’i fitojmë zgjedhjet.”

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë një proces jo i drejtë, sikundër pretendon edhe grupimi “për PD”, Hoxha pohoi se mund të rre zikohet shuarja e PD.

“Është një skizëm brenda PD-së që rre zikon ekzistencën e PD. Mund të ngelet partiçkë. Nëse duan të tallen me demokratët, PD shkon dhe zvogëlohet. Unë uroj që të bashkohemi mbi platformat, të zgidhim problemet dhe të shkojmë në fitore…Ne i humbëm zgjedhjet, Rama nuk i ka fituar. Duhet të ishte Lulzim Basha në atë karrige, nuk e meriton Rama.”

Demokrati: ‘PD mund të ngelet një partiçkë, rr ezikohet ekzistenca e saj’ Read More »