Andueli

Berisha: ‘Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator’

Ish-kryeministri Sali Berisha shpalli sonte se ka vendosur të rikthehet aktivisht në jetën politike shqiptare.

Në një intervistë në TV Klan, z.Berisha njoftoi se jo vetëm që nuk ka ndërmend të braktisë mandatin e deputetit që sapo ka rifituar, por do të jetë shumë më aktiv.

Berisha theksoi se tani e tutje do të jetë shumë më i pranishëm në jetën politike shqiptare, por nuk dha hollësi të mëtejshme për strategjinë e tij të re.

Lëvizjet e fundit të Berishës vijnë një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se e ka futur familjarisht në listën e zezë duke ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në intervistën e drejtpërdrejtë që noa.al po monitoron, Berisha tha se Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA. “Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator. Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA, se nuk e pranojnë Shtetet e Bashkuara edhe sikur të duan shqiptarët”.

Berisha: ‘Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator’ Read More »

A do ta lërë mandatin? Sali Berisha jep përgjigjen e prerë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pyet nëse është i gatshëm që të lërë mandatin e deputetit.
Nëse Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Por, jo prova të montuara në Tiranë, në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin provat nëse kanë. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin provat para gjykatësit”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, “për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, ka pasur përpjekje që qëndrimi im të kualifikohej si konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-së”.

Autoritetet gjeten mbetjet e disa grave te zhdukura ne shtepine e Mendoza

A do ta lërë mandatin? Sali Berisha jep përgjigjen e prerë Read More »

Njihuni me Refijen, p olicen që ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës

Refije Muca, që prej dy vitesh është punonjëse e po licisë së qarkullimit rrugor në ko misariatin e Fierit.

Brenda një kohe të shkurtër ajo ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës.

Ka shërbyer për 3 vite në ko misariatin e po licisë në Lushnjë dhe prej më shumë se dy vitesh është bërë pjesë e po licisë rrugore në Fier.
Puna me koleget meshkuj nuk e ka penguar aspak në karrierën e saj.
Megjithëse ka hasur vështirësi me drejtuesit e mjeteve gjatë kryerjes së detyrës, Refija është e lumtur që bën pjesë në po licinë e shtetit, ka qenë ëndrra e saj që në fëmijëri.

Njihuni me Refijen, p olicen që ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës Read More »

Fakulteti i Shkencave Sociale vendos kryen provimet e studentëve për sistemin bachelor dhe master

Fakulteti i Shkencave Sociale bëri të ditur se ka vendosur që të zhvillojë online provimet e studentëve për sistemin bachelor dhe master.

Megjithatë ky fakultet ka lënë të hapur mundësinë që në rastet kur pedagogët gjykojnë se lëndë të caktuara nuk mund të zhvillohen në distancë, provimet të kryhen në auditore, por duke respektuar rregullat anti-Covid.

“FSHS, bazuar në kërkesat e ardhura nga grupet e ndryshme të studentëve të programeve bachelor dhe master, vendosi që provimet të zhvillohen online me të njëjtën procedurë që u realizuan edhe provimet e semestrit të parë të vitit shkollore 2020-2021.

Për disa lëndë, të cilat kërkojnë kushte specifike në procesin e realizimit dhe vlerësimit të provimit, të realizohen nga pedagogët në marrëveshje me studentët në auditor, duke zbatuar me rigorozitet protokollin anti Covid dhe ruajtjen e distancimit social, ashtu si u realzuan këto provime me specifika të vecanta dhe në semestër të parë”, thuhet në njoftimin publik të FSHS.

Studentëve që nuk kanë akses në internet, apo për arsye të tjera e kanë të pamundur të kryejnë provimet online u ofrohet mundësia që të zhvillojnë këto provime në shtator, kur do të caktohet një periudhë njëjavore për këtë kategori.

Fakulteti i Shkencave Sociale thotë se përgjatë dy javëve të fundit të përfundimit të çdo program do të realizohen dy seanca konsultimi në auditor, në kushtet e distancimit social për secilën lëndë, ku të gjithë studentët që nuk kanë pasur mundësi për ndjekje të rregullt të mësimit online, mund të konsultohen sipas grafikut një grafiku të përcaktuar nga secili department.

Fakulteti i Shkencave Sociale vendos kryen provimet e studentëve për sistemin bachelor dhe master Read More »

Vlorë/ Situata e furnizimit me ujë do të stabilizohet në qytet në orët e pasdites

Nga Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlore

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Shkëlqim Leskaj dhe specialistët tanë vijojnë të ndjekin ecurinë e punës përmbyllëse dhe monitorimin e situatës pas eleminimit të avarisë së rëndë te Akademia e Marinës.
Situata e furnizimit me ujë do të stabilizohet në qytet në orët e pasdites së sotme.

Vlorë/ Situata e furnizimit me ujë do të stabilizohet në qytet në orët e pasdites Read More »

‘Zile alarmi’/ ‘Të mbrojmë Shpellën e Haxhi Aliut nga dy-këmborët jo njerëzorë!Ndaloni hyrjen e mjeteve motorike lundruese në Shpellë’

Ilir Metaj
Meqë sezoni turistik ka nisur tashmë, po rikujtoj një “zile alarmi”, që shpresoj të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse.
Ndaloni hyrjen e mjeteve motorike lundruese në Shpellën e Haxhi Aliut!
Kjo Shpellë përvecse një bukuri turistike, është edhe një monument natyror i një rëndësie të veçantë,për shkak të vlerave arkeologjike e gjeologjike.
Prej shumë vitesh tashmë, ky monument natyror, po rrënohet e masakrohet nga papërgjegjshmëria qe i ka kthyer ujrat e kristalta në përzierje vajrash e karburanti te derdhura nga mjetet motorike qe depertojnë brenda Shpellës, apo te schiuma party që organizohen aty brenda nga krijesa me ngjashmëri formash humane, por brendësi jo njerëzore.
Nëpër muret e brendshme mbushur me stalaktike fantastike te krijuara prej shekujsh, thyen shishe birre e varen kanaçe pijesh.
Ndaloni hyrjen e mjeteve motorike lundruese!
Të mbrojmë Shpellën nga dy-këmborët jo njerëzorë!
Të zbatohet statusi i Monumentit Natyror!

‘Zile alarmi’/ ‘Të mbrojmë Shpellën e Haxhi Aliut nga dy-këmborët jo njerëzorë!Ndaloni hyrjen e mjeteve motorike lundruese në Shpellë’ Read More »

Sazani një destinacion perfekt gjatë këtij sezoni turistik, i gjithi për t’u mos u humbur!

I përmendur që në kohërat e lashta falë pozicionit strategjik ideal që ofron si një çelës në ngushticën e Otrantos, ishulli i Sazanit mahnit edhe sot me pamjen ekzotike e njëherësh, i rrethuar me mistere e të pathëna! 🏝️
Turistë të panumërt vizitojnë çdo sezon veror ⛴️⛵ ishullin që nuk ofron vetëm bregun e pashkelur me ujin e kristaltë, por dhe ato copëza historie të gdhendura në ato godina banimi e kazerma ushtarake që kanë mbetur të paprekura që nga koha kur ky ishull banohej!
Një destinacion perfekt gjatë këtij sezoni turistik, i gjithi për t’u mos u humbur! ☀️
#unërrinëshqipëri #pushoshqip #smilealbania😊🇦🇱/ Vullnet Sinaj

Sazani një destinacion perfekt gjatë këtij sezoni turistik, i gjithi për t’u mos u humbur! Read More »

Arian Çani: ‘Shqipëria drejtohet nga Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla’

Vendimi i DASH që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, duhet që të shqetësojë më shumë kryeministrin Edi Rama sesa Berishën, mendon analisti Arian Çani.

Siç u shpreh Çani në MCN TV askush nga ata që merren me politikë nuk mund të jenë të gëzuar dhe “duhet të reflektojë thellë që kjo situatë të marrë fund”.

Ai gjithashtu tha se vendi ynë drejtohet nga amerikanët dhe se aktorët politikë shqiptarë nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre.

“Nuk është ndonjë lajm për tu gëzuar vendimi i DASH, por sigurisht sot mendoj unë, njeriu i parë që duhet të mërzitet më shumë nuk është Berisha, por Rama.

Sot askush nga këta që merren me politikë nuk mund të jetë i gëzuar, aq më tepër Rama. Duhet të reflektojë thellë mendoj unë që kjo situatë të marrë fund një ditë.

Të gjithë ata që konsumojnë politikë me siguri duhet të qeshin sot shumë dhe duhet të thonë që sot nuk jemi gjë tjetër veçse shteti 52-të i Amerikës.

Ky është një vend që drejtohet nga guvernator, që aktualisht është Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre. Edhe Rama do të jetë pas njëfarë kohe non grata nga SHBA, dikush mund të thotë është i amnistuar, por hajt e merre vesh”, tha Çani.

Arian Çani: ‘Shqipëria drejtohet nga Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla’ Read More »