Andueli

Nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë, zbulohet kush fshihet pas vendimit maqedonas

Mungesa e një shqiptari në jurinë profesionale të maqedonisë për festivalin më të madh evropian, “Eurovision”, ka shkaktuar reagime shumë të mëdha brenda kufijve.

Redaktori i Televizionit Publik në gjuhën Shqipe, Avni Qaili në një prononcim ekskluziv për News33 fajsoj politikën për të gjitha ngjarjet e mbrëmshme. Ai tha se punojnjësit shqiptar të servisit në gjuhën shqipe anashkalohen gjithmonë në kësi lloj organizimesh dhe se zgjedhjet bëhen direkt nga politika.

“Kjo nuk është hera e parë që mani pulojnë. Këtë vit ndodhi për shkak të Darko Dimitrovit, kompozitorit maqedonas i cili kompozoi këngën serbe”, tha fillimiht Qaili për News33. Ai akuzoi Dimitrovin për kontroll të plotë mbi jurinë profesionale. “Në cilësinë e kompozitorit, nëpërmes ndikimit të drejtorit të servisit publik, i cili është politik, e kanë kontrolluar jurinë.”deklaroi Qaili.

Sipas tij, shqiptarët nuk janë marrë asnjëher parasysh dhe nuk u është lejuar që ta prezantojnë maqedoninë në kësi lloj eventesh edhe kur maqedonasit nuk kanë pasur përfaqësues të denjë, po edhe për këtë ai, fajësoj politikën, rrespektivisht Qeverinë. “Është mani puluar edhe televotingu, si lejon Evropa që një shtet “Maqedonia”, të votojë për këngë të kompozuar pikërisht nga një maqedonas” përfundoi Qaili.

Nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë, zbulohet kush fshihet pas vendimit maqedonas Read More »

‘Vendosa të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore’

Agron Shehaj
Vendosa të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore.
Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë hu mbjen e 25 prillit, si një gjë të zakonshme, si një gjë normale, pa reflektuar dhe pa ndryshuar asgjë.
Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post, por fillimi i një projekti ndryshimi të Partisë Demokratike sot, për ta ndryshuar Shqipërinë nesër.
Më 13 qershor anëtarët e Partisë Demokratike nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse duan të fitojnë apo të hu mbasin prapë edhe në zgjedhjet e 2025-ës.
Mosndryshimi i udhëheqjes së tanishme të Partisë Demokratike është rruga e sigurtë për të hum bur përsëri.
Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë e duhur për ta çuar Partinë Demokratike në rrugën e fitores.
Edi Rama është politikan i korr uptuar dhe antidemokratik. Për ta mundur re gjimin e tij, Partia Demokratike dhe Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës krejt ndryshe nga ai: të pakorr uptuar, të pakorr uptueshëm, me kurajë dhe gjithëpërfshirës.
Me këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetarëve te Partia Demokratike dhe ta çojmë atë drejt fitores.
Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë e të menjëhershme, në mënyrë që ajo të jetë moderne, demokratike, meritokratike.
Të qënurit kryetar i Partisë Demokratike nuk duhet të jetë vetëm privilegj, por duhet të jetë edhe përgjegjësi.
Prandaj propozoj se në Statut të sanksionohet se kryetari i Partisë Demokratike duhet të ketë vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet parlamentare duke mos kandiduar më, pa asnjë justifikim, pa asnjë përjashtim.
Partia Demokratike duhet të bëhet partia e konkurrencës dhe e mundësive për të gjithë.
Për këtë propozoj se në Statutin e Partisë Demokratike të sanksionohet parimi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia me parimin “një anëtar, një votë”.
Kështu do të fuqizojmë anëtarët dhe do të sjellim në drejtim njerëzit më të zotë.
Vetëm në këtë mënyrë ne do tërheqim më shumë njerëz të zotë dhe të ndershëm, që duan të japin kontributin e tyre në politikë.

‘Vendosa të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore’ Read More »

Besnik Mustafa: Gara në PD jo demokratike

Një nga eksponentët e PD, ish ministri i jashtëm në qeverinë “Berisha 2”, Besnik Mustafai vlerëson si jo domokratike garën për drejtimin e selisë blu.

Nga Korça ai ka deklaruar se koha e shkurtër nuk do t’i lejojë kandidatët të shpalosin alternativat e tyre.

Mustafaj nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Berishës për tu përballur në Gjykatë me sekretarin e shtetit.

Po kështu ka refuzuar të shprehet nëse Basha do të duhet të jepte dorëheqjen. /noa.al

Besnik Mustafa: Gara në PD jo demokratike Read More »

Historia e familjes Durazzo, shqiptarëve që arritën si sk llevër dhe që drejtuan Genova-n për 3 shekuj

Qyteti i marinarëve, Genova në saj të tregtisë detare arrit të bëhej një qendër multi-etnike dhe multi-fetare. Në historinë gjenoveze, shembuj të integrimit multi-etnik janë të shumta, por më i famshmi ka të bëjë me atë të familjes Durazzo.

Familja mbërritën në brigjet italiane në fund të shekullit të 14-të nga Shqipëria për shkak të pushtimit osman. Giorgio Durazzo dhe familja e tij u blenë si skllevër nga Genoese Manuele De Valente në Messina në 1387. Pasi u transportuan në Genova, ata u liruan nga skl lavëria dhe filluan ngritjen e tyre shoqërore. Në mesin e shekullit të 15-të, puna si lëkurëpunues ose tregtarë lejoi familjen Durazzo të bëhet një nga familjet më të rëndësishme gjenoveze. Në vitin 1528, në regjistrin e fisnikërisë Liguriane, ata paraqiten me titullin e “fisnikë të rinj”, domethënë ato familje që kanë arritur gradën e të zakonshmeve. Në shekullin e 16 familja do të bëhet një nga më të pasurat në kryeqytetin Ligurian.
Giovanni Durazzo dhe Margherita Monsa, i pari nga gjashtë fëmijët e Giovanni Grimaldi Durazzo mbajti disa poste të rëndësishme politike në Genova. Familja e tij, tashmë pjesë e fisnikërisë gjenoveze, ishte angazhuar në disa raste në jetën publike të Republikës. Në 1533 ai u emërua si ambasador i Shtetit Papnor, ai ishte senator midis viteve 1556 dhe 1570 dhe në 1573 ai zë pozicionin e krye bashkiakut suprem. Gjithashtu në 1573 ai u zgjodh nga Senati i Republikës si krye i senatit të Genova-s. Dy vjet më vonë, në fund të mandatit të tij dhe pas një lu fte civile Giacomo Grimaldi Durazzo u zëvendësua nga Prospero Centurione Fattinanti.

Familja Durazzo nuk e përfundoi karrierën e saj në politikën gjenoveze me vetëm me zgjedhjen e Giacomo Grimaldi Durazzo. Nga kjo familje ka pasur më shumë se tridhjetë senatorë, dy kardinalë, pesë peshkopë, gjashtëmbëdhjetë ambasadorë dhe mbi të gjitha tetë kryetar senati të tjerë – Pietro Durazzo nga 1619 deri në 1621, Giovanni Battista Durazzo nga 1639 deri në 1641, Cesare Durazzo nga 1665 deri në 1667, Pietro Durazzo nga 1685 deri në 1687, Vincenzo Durazzo nga 1709 deri në 1711, Stefano Durazzo nga 1734 në 1736, Marcello Durazzo nga 1767 deri në 1769 dhe Girolamo Luigi Durazzo, i zgjedhur nën protektoratin e Napoleon Bonapartit nga 1802 në 1805 dhe i nderuar nga Napoleoni pas vd ekjes së tij me ruajtjen e zemrës së tij në Panteonin në Paris.

Pronarët të vilës madhështore të Durazzo-Pallavicini në Pegli, në perëndim të qytetit, familja Durazzo për rreth tre shekuj ka qenë e përfshirë në politikën gjenoveze , duke zënë pozicionet më të lartë të Republikës dhe duke kontribuar në shkëlqimin e Genova-s. Nga një familje emigrante, të cilën sot do ta quanim refugjat, te një fisnik.

Portofino – famous Italian village in province of Genoa (Liguria, Italy).

Historia e familjes Durazzo, shqiptarëve që arritën si sk llevër dhe që drejtuan Genova-n për 3 shekuj Read More »

Gruaja pr oteston e zh veshur në sheshin ‘Skenderbej’ (foto)

Dh una se ksuale ndaj grave dhe vajzave po de nohet ash per nga shoqeria shqiptare.

Diten e sotme eshte mbajtur edhe nje pr oteste ne sheshin Skenderbej ne Tirane per keto raste.

Aktivistë e qytetarë të shumtë marshuan sot në shenjë pr otestë kundër ab uzimit ndaj fëmijëve.

Pr otesta e nxitur nga shoqëria civile pak ditë pas ab uzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga 5 persona në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.
Përmes këtij marshimi që nisi nga Sheshi Skënderbej dhe vijoi në disa rrugë të kryeqytetit ku mbanin në duar pankarta ku dënonin abu zimin me fëmijët.

“Mos ma v ri fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.
Me daulle e thirrje marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dh unës.

Gruaja pr oteston e zh veshur në sheshin ‘Skenderbej’ (foto) Read More »

Drama e një familjeje, 6 vëllezër i lënë nënën motrës: Ty të ra për pjesë, ç’ti bëjmë tani?

Gjashtë vëllezër dhe një motër janë shumë për të patur kon flikte se kush do ta mbajë nënën e moshuar.
Por për këtë familje që doli sot në TV Klan dhe deb atuan për çështjen e tyre, çdo gjë është shumë e thjeshtë, nëna i ra për hise motrës që ta mbajë, paçka se janë dhe 6 vëllezër.

Një prej tyre, Gëzimi dhe motra e vetme, Zana, u përballën në emisionin e të dielës.

Zana tha se është më e madhja e shtatë fëmijëve, vajzë e vetme dhe motër e gjashtë vëllezërve, por pavarësisht kësaj, ajo jeton me nënën e sëmurë dhe vajzën e saj invalide.

Në 2004-n, pas vdekjes së babait dhe mbetjes vetëm të nënës së saj, Zana tregoi se asnjë prej vëllezërve nuk qëndroi me të. Djali i Zanës u kujdes disa vite për gjyshen derisa krijoi jetën e tij, më pas kujdesi i kaloi Zanës.

Ajo çfarë Zana i kërkon vëllezërve janë detyrimet ndaj saj për kujdesin që ajo ka treguar ndaj nënës së tyre të sëmurë, i cili ka ardhur edhe me koston e shkëputjes së Zanës nga familja e saj. Gëzimi thotë se nuk ka asnjë detyrim përderisa Zana ndryshe nga vëllezërit, ndodhej në Shqipëri dhe ishte e caktuar për të të kujdesej për nënën.

Zana kërkon një mënyrë që vëllezërit t’ia shpërblejnë sakrificat dhe sadopak dashuri ndaj saj, ndërsa i vëllai sugjeron zgjidhjen e një azili për nënën 84-vjeçare.

Tashmë, pro blemi ndodhet tek shtëpia e prindërve të tyre, për shkak se shtëpia ka një sipërfaqe të vogël dhe gjashtë pronarë, Zana kërkon që të paktën vëllezërit t’i lenë pjesën e tyre.

Për shkak se babai nuk ka lënë një akt trashëgimie, pjesa e tij i kalon të shtatë fëmijëve, ndërsa nëna që është gjallë, mund t’ia falë pjesën e saj atyre. Shtëpia në vitin 1992 ka patur 6 pronarë që janë prindërit dhe katër fëmijët e tjerë, përveç Zanës dhe Gëzimit.

Këtyre të fundit iu ka kaluar pjesa që ka patur babai i tyre për arsye të mungesës së aktit të trashëgimisë.

Gëzimi: Ty të ra për pjesë, ç’ti bëjmë tani?

Zana: Çfarë the more? Më ka rënë mua për pjesë?

Gëzimi: Ty të ra, ti qëllove këtu.

Zana: Nëna nuk më bëri vetëm mua, të ka bërë ty e ka bërë edhe të tjerët. Ju keni ikur të gjithë një nga një dhe s’jua ka ndierë fare për nënën. Çfarë keni bërë për të, për një “Alo?” Një herë në muaj në telefon? Apo keni dhënë 100 euro në vit?

Drama e një familjeje, 6 vëllezër i lënë nënën motrës: Ty të ra për pjesë, ç’ti bëjmë tani? Read More »

Rama dhe Meta, në shesh me ambasadoren Kim

Tek Sheshi “Nënë Tereza” është duke u zhvilluar Dita e hapur e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane, “Defender Europe 21”.

Në këtë aktivitet janë të pranishëm presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Po ashtu ndodhet aty ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, raporton noa.al.

Meta tha se operacionet tona ka qenë të suksesshme dhe shtoi se kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë.

“Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë.

NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta.

Ndërsa Rama i tha përfaqësueses së qeverisë së SHBA-ve në Shqipëri, ambasadores Yuri Kim se ajo, “me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetjen e kërkesave dhe të nevojave të vendit tonë qoftë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, qoftë të kapaciteteve tona të drejtësisë”.

Rama theksoi se besimi që SHBA-të kanë treguar në vijim tek ky partneritet dhe tek kjo aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë”.

Zonja Kim tha edhe një herë se Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-ve, pasi shpjegoi se kjo stërvitje e përbashkët bëhet për të forcuar gatishmërinë e trupave ushtarake.

“Gjëja që më bën të lumtur ësstë që shqiptarë dhe amerikanët që po njihen me njëri tjetrin. Ato do të faorcjnë lidhjat tona në të ardhmen. Ato ndihen njësoj siç ndihemi ne diplomatët të veshur me kostume, ato vlersojnë mikpritjen popullit shqiptar dhe janë krenar që SHBA e quan Shqipërinë si mik dhe aleat.

Ne vijmë nga ato përvoja që Amerika kanë një mike të vërtet dhe të guximshme, një aleate si Shiqipëria, Defender 21 hap një rrugë të vërtetë për bashkëpunimin tonë strategjik. Unë besoj se suksesi i Defender 21, pasqyron angazhimin e popullit të Shqipërisë. Të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ju jeni të bashkuar në marrëdhënien tone.

Ne qëndrojmë me ju sot në mbështetje të fortë për një Shqipëri demokratike, të pavarur dhe të fortë ne do të vazhdojmë të qendorjmë me ju”, – tha Kim.

Rama dhe Meta, në shesh me ambasadoren Kim Read More »

Shqipëria një destinacion turistik pa rr ezik, pavarësisht Covid-19

Shumica e destinacioneve globale të pushimeve konsiderohen ende si zona me rr ezik për COVID-19 dhe shumë vende që do të ishin të sigurta si destinacione udhëtimi nuk i lejojnë turistët të hyjnë në vend.

Por jo kur bëhet fjalë për Shqipërinë. “Shqipëria nuk konsiderohet një destinacion klasik pushimesh për gjermanët, por ka shumë për të ofruar”, sipas faqes së njohur online të shoqatës më të madhe automobilistike të Europës, ADAC.

”Shqipëria ka një mjedis malor madhështor dhe shpesh ende të virgjër, qytete piktoreske që dëshmojnë për një të kaluar të pasur, historike, si edhe një bregdet mesdhetar plot mundësi për të pushuar”, shton ADAC.

Pasi numri i infeksioneve të reja të COVID-19 ka rënë ndjeshëm javët e fundit, vendi nuk është më një zonë rreziku.

Gjithashtu, edhe paralajmërimi për udhëtimet nga Ministria e Jashtme gjermane është hequr.

”Pushuesit nga Gjermania mund të hyjnë lirisht në Shqipëri. Nuk kërkohet një test negativ COVID-19 dhe nuk ka karantinë në vend”, shkruan ADAC.

”Hyrja është e mundur nga të gjithë kufijtë, tokësorë ose ajrorë. Madje ekziston një linjë fluturimi e drejtpërdrejt me kryeqytetin, Tiranën, nga Frankfurti. Hotelet, vendet për kamping dhe restorantet janë të hapura me kërkesat e higjienës”, përfundon shkrimin e saj shoqata më e madhe automobilistike e Europës, ADAC.

Shqipëria një destinacion turistik pa rr ezik, pavarësisht Covid-19 Read More »