Andueli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep mandatin e mbetur bosh pas nda rjes nga jeta të Bashkim Finos, ja kush e merr

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandatin e mbetur bosh pas nda rjes nga jeta të Bashkim Finos, për qarkun e Fierit, ia dha kandidates për deputete, Gentiana Cakrani.

Në listat fituese të PS-së, sipas vendimit të KQZ, vendin e Finos do ta zërë Cakrani.

Gentiana Cakrani renditej e 11-ta në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit.

I dhjeti në listë, Gramoz Ruçi fitoi direkt edhe me votat individuale.

Nga vakanca e krijuar për shkak të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, KQZ vendosi sot në seancë publike që mandatin ta marrë kandidatja Cakrani.

Deputeti socialist Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 mars 2021, gjatë muajit të fushatës, pas betejës me Covid1-9.

Fino ishte pjesë e listës fituese nga PS, ndërsa Kryeministri Edi Rama e shpalli atë datë, ditë zie kombëtare.

/NOA.al

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep mandatin e mbetur bosh pas nda rjes nga jeta të Bashkim Finos, ja kush e merr Read More »

Këto janë 9 ushqimet e bukurisë, nga limoni te panxhari

Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta.

Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju mund të pësoni një ndryshim rrënjësor në lëkurë, duke e perfeksionuar në vetëm një javë duke konsumuar këta përbërës kryesorë natyralë, të cilët sigurojnë një çehre më të shëndetshme. Mbi të gjitha, ju jeni ajo që hani.

1. Limonët – Snyder sugjeron që çdo klient të fillojë ditën e tij me pak ujë të nxehtë dhe limon. Ajo detoksifikon trupin duke ndihmuar sistemin tuaj të tretjes dhe mëlçinë të eleminojnë shpejt mbeturinat.

2. Patate e ëmbël – Shtimi i këtyre niseshteve të pasura me beta-karotinë në dietën tuaj të përditshme në të vërtetë mund të luftojë çehren pa shkëlqim. Kjo është për shkak të kombinimit magjik për shkëlqimin e lëkurës të Vitaminës A dhe Vitaminës C.

3. Bajame – Ndërsa me siguri tashmë e dini që bajamet janë një meze e lehtë për shëndetin, ato janë gjithashtu një ushqim bukurie, pasi janë të mbushura me Vitaminë E.

4. Farërat Chia – Këto fara për luftimin e radikalëve të lirë janë të mbushura me minerale dhe fibra dhe ekuilibrin perfekt të acideve yndyrore thelbësore.

5. Ananasi – Ananasi përmirëson tretjen, duke zvogëluar inflamacionin dhe duke hequr toksinat nga trupi. Për më tepër, ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit.

6. Panxhar – Antioksidantët e fuqishëm në panxhar ndihmojnë në luftimin e shenjave të plakjes për ta mbajtur lëkurën të fortë dhe rinore. Kombinimi i tyre i mineraleve dhe vitaminave (folat, Vitaminë A, kalium dhe magnez) stimulon prodhimin dhe riparimin e qelizave, duke mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme dhe rrudhat.

Këto janë 9 ushqimet e bukurisë, nga limoni te panxhari Read More »

Manastirliu jep lajmin e mire: Ja kur do ketë lehtësim të masave kufizuese

Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë pavijonet Covid në spitalet Rajonale.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin e Elbasanit, ku ishte e shoqëruar nga Taulant Balla.

Sipas Manastirliut prej 2 javësh situata në vend është e qëndrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor post-covid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet, sipas ministres do të dërgohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet.

Më tej ajo është shprehur se ulja e rasteve të reja me Covid-19 do të sjellë lehtësim të masave kufizuese. Manastirliu tha se së shpejti masat e reja do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Manastirliu jep lajmin e mire: Ja kur do ketë lehtësim të masave kufizuese Read More »

Kandidat për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli: ‘Më 13 qershor fitoj unë. Askush prej kandidatëve të tjerë nuk ka asgjë të re’

Kandidat për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, u shpreh sot se ai do të jetë kryetari i rii Partisë Demokratike më 13 qershor. Sipas tij asnjë prej kandidatëve të tjerë nuk ka asgjë të re.
“Më 13 qershor fitoj unë. Askush prej kandidatëve të tjerë nuk ka asgjë të re. Jemi brenda të njëjtës k ënetë”, tha Kadilli.

Kandidat për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli: ‘Më 13 qershor fitoj unë. Askush prej kandidatëve të tjerë nuk ka asgjë të re’ Read More »

Këngëtarja e njohur shqiptare në z i, jep lajmin e tr ishtë të h umbjes së njeriut të shtrenjtë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një lajm të h idhur. Vjehrri i saj është ndarë nga jeta dhe ajo i ka dedikuar fjalët më të nd jera.

Argjentina ka publikuar një foto pranë tij në Instastory, krahas së cilës ka shkruar se ai ka qenë për të si një baba.

“Dje hu mbëm njeriun shumë të dashur, unë vjehrrin, që e doja dhe respektoja si prindin tim, sepse ashtu më ka dasht, si vajzën e tij. Noah hu mbi gjyshin, me të cilin kaloj shumë kohë, për të cilin ndinte shumë dashuri, kujdes.. Vështir ishte sot të ndahemi nga ti Meke, na th eve zemrat. U pr ehsh në paqe Engjell, do të duam e kujtojmë përjetësisht”, ka njoftuar këngëtarja.

Këngëtarja e njohur shqiptare në z i, jep lajmin e tr ishtë të h umbjes së njeriut të shtrenjtë Read More »

‘Doli në pr otestë l akuriq, flet për herëtv parë vajza që u bë virale në rrjet’

Në pr otestën e një dite më parë, kundër abu zimit seks ual, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një vajzë e cila doli la kuriq në mes të Sheshit “Skënderbej”.

Sot ajo ka sqaruar atë që ndodhi dhe thotë se nuk ishte pjesë e pro testës, por kaloi rastësisht aty.

Vajza tregon se nuk pro teston pasi nuk ka kujt të pro testojë, teksa shton se secili prej nesh është përgjegjës për çdo përdhu nim që ndodh.

“Unë nuk isha në pr otestë. Unë isha te “Sheshi Skënderbej” në të njëjtin orar, po unë nuk pro testoj. Kujt t’i pro testoj? Kujt t’i kërkoj të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, kur filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’. Ç’a thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë.

Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhu nim që ndodh, për çdo nga cmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.

Ajo tregon se edhe vetë ka rënë pre e ngacmimeve seksuale kur ishte në moshë të re.

“Doni edhe listën e njerëzve që më kanë nga cmuar mua seks ualisht?! Kam pasur zhvillim të hershëm që 12 vjeç. Kur isha 15 më ndiqnin një rrjet tra fikantësh. I doni me emra mbiemra, t’i vr isni edhe ata. Ligji i ka rmës thotë që nëse ne një gjë na përsëritet disa herë do të thotë që ne nuk e kemi marrë mësimin.

Kuptoni forcën tuaj! Meshkujt janë fëmijët tanë, nëse janë ashtu siç janë, do të thotë që ne nuk i kemi edukuar. Sot ne mbajmë përgjegjësi për çdo fëmijë që përdhu nohet. Po shi sni shpirtin vetëm që mos ta dëgjojnë komshinjtë, për llafet e botës”, vijoi ajo. /noa.al/

‘Doli në pr otestë l akuriq, flet për herëtv parë vajza që u bë virale në rrjet’ Read More »

Lorenc Vangjeli: ‘Lista e sekretarit Blinken është shtylla e turpit në cilën ka vend e gozhdë për të gjithë’

OPINION NGA Lorenc Vangjeli

Kyçja e Sali Berishës në listën Non Grata të SHBA-së është lajm shumë i ke q për Shqipërinë. Të majtët që i bien daulleve të gazit për rënien e ar mikut të tyre, tregohen naivë në rastin më të mirë. Të yshtur nga ideja sipërfaqësore se e keqja e Doktorit është e mira e tyre, ata nuk kuptojnë se këmbanat po i paralajmërojnë të gjithë. Nuk dallojnë se dë shpërimi nuk ka ngjyrë partiake. Se lista e sekretarit Blinken është shtylla e tu rpit në cilën ka vend e gozhdë për të gjithë.

Të djathtët që zunë vajin me saze dhe nisën t’i këndojnë trimërisë me çifteli, me shpresë se Amerika mund të paguajë në Paris si frëngu pulën e gabuar, janë skaji tjetër i segmentit, edhe qesharak, edhe dr amatik i megalomanisë së padurueshme që na e ka gd hendur raca në AND. Fakti që ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar është një individ i papërshtatshëm për Shtetet e Bashkuara është shumë më shumë se raporti personal i një individi me aleatin str ategjik. Ai është dëshmia ulë ritëse e marrëdhënies së de formuar që vetë shoqëria shqiptare ka me liderët e saj. Departamenti Amerikan i Shtetit na dha mundësinë tr allisëse për të kuptuar garderobën bosh të mbretërve tanë, fodullë e arrogantë në botën e vogël shqiptare dhe lepurushë të padukshëm dhe inekzistentë në botën reale.

Ky akt shënjoi paaftësinë proverbiale të shoqërisë shqiptare për të zgjedhur liderit ndër disa alternativa, për të lëvizur drejt pensionit ata që ju është moshuar mendja dhe zvogëluar shpirti, për t’i qortuar kur bëjnë keq, për të firmosur përkohshmërinë e tyre normale apo edhe për të patur sistemin e duhur që i ndëshkon në rastin që gabojnë. Kush vjen në pushtet, pavarësisht rrethanave që e kanë sjellë, mund të ikë vetëm nëse e vendos vetë, sepse shoqëria nuk mund ta detyrojë të bëjë ndryshe. Nuk ka mjete në dispozicion, pavarësisht votës formale njëherë në katër vjet. Nuk ka mundësi për të menduar me kokën e saj sepse e detyron nevoja e stomakut dhe e garderobës së vanitetit që kërkon të mbushet majë më majë. Shoqëria shqiptare ende nuk ka kuptuar se magjia e demokracisë është përkohshmëria dhe se të gjithë ata njerëz që kanë kaluar në drejtimin e këtij vendi kanë pasur ëndërr të përjetshme që te zbresin Skenderbeun nga kali dhe pastaj t’i hipin vetë Gjergjit në shpatulla për të ngjarë më të rëndësishëm edhe se vetë miti.Sali Berisha është gjithashtu mit.

Një amerikan i thjeshtë do të lebetitej nëse do të mësonte se ish-komunisti shqiptar që nga koha e tan keve sovjetike në ish-Cekosllovaki, ka përcjellë presidencën e Bushit të vjetër, pastaj Klintonin në dy mandate dhe ka pritur të mbarojë dy mandate edhe Bushi i ri. Më pas ka parë sesi është larguar i tr ishtuar Obama mbas dy mandateve presidencialë kur i la vendin në Zyrën Ovale Trumpit dhe arriti me dë shpërim të shohë edhe zgjedhjen e Bidenit.

Sipas parametrave shqiptarë, ai mund të shijonte edhe ceremoninë e inagurimit presidencial të nipit të Trumpit, nëse kjo do të ndodhte një ditë. Pikërisht ky është gabimi thelbësor i tij, por dhe i gjithë politikanëve orientalë si ai: etja për të qenë sa më gjatë në pushtet. Ideja për ta pasur pushtetin si qëllim në vetvete dhe jo si një mjet për të arritur qëllime të mbara. Për të mbërritur pashmangshmërisht më pas, në përdorimin e pushtetit për mburojë vetjake, qoftë nga mëkatet që i numëron publiku, qoftë nga zgjimi i dhunshëm i skeleteve që flenë në dollap.Berisha i mbijetoi kaq gjatë politikës sa të shohë rrëzimin e pandalshëm të vetes, duke marrë poshtë edhe krenarinë e lënduar të çdo shqiptari normal që sheh në gjunjë njeriun më të fortë të tranzicionit, por duke ngritur edhe njëherë lart, për paradoks, shpresën e çdo shqiptari se mbi agallarët e sertë vendas, janë të tjerë që përdorin kamzhikun për të zbrazur tempullin e përdhosur. I mallkuar nga fati si banor i një vendi të vogël e të varfër, shqiptari është i bekuar nga interesi i mirë dhe i vijueshëm i një superfuqie ndaj tij.

Ndaj sot, të besosh në modelin amerikan është kusht i panegociueshëm për të qenë shqiptar i mirë dhe patriot.Berisha vazhdon të jetë luftëtar. Një luftëtar race dhe i paepur. Edhe kur i drejtohet absurdit me gjykatën e Parisit, edhe kur tenton të gjuajë me krrabë bariu avionin që i lëshoi bombën mbi kokë, ai është një figurë tragjike që më shumë se historisë së politikës si protagonist, do t’i shërbejë letërsisë si personazh. Duke nisur me 60 vjet më parë, kur me valixhen jeshile prej druri dhe me dryn “tutius”, ai ckyci ëndrrën për Tiranën.

I sëkë lldisur nga malli për shtëpinë, i hedhur në një botë të re që e kishte ndryshe edhe të folurën, edhe të qeshurën, edhe të ngrënin, i tu rpëruar për pantallonat që i rrinin keq dhe trikon që ishte shumë ndryshe nga ato të moshatarëve të tij, bij të fitimtarëve krenarë e gjysmë analfabetë të lu ftës për Shqipërinë, ai de rdhi hormonet e adoleshencës në bibliotekë duke pritur të martohet me fat dhe shpalli sf idën e madhe pa kuptuar se do të shkonte si shumëpakkush tjetër në majë për të rënë më pas si shumëpakkush në honin më të thellë. Sali Berisha tani është një luan i pla gosur, i sht rirë në tokë nga dhjetëra pl agë që ka marrë në tre dekada në rrugëtimin e tij fantastik njerëzor drejt suksesit individual që ka qenë shumë shpesh mallkimi i të tjerëve.

I përpëlitur nga kujtesa e qindra e mijëra plagëve që ju ka dhënë kundërshtarëve, mes bë mave dhe gjëmave, të li gave dhe shpresave që ka sjellë për këtë vend, pa kuptuar se një jetë njerëzore është gjithmonë e mjaftë për të provuar sk ajet: lavdinë dhe tu rpin, Sali Berisha sot është fytyra e dë shtimit të parademokracisë shqiptare. Është m ëkat ta go dasësh në këto momente me shk elma sepse kësaj here shpresa që na erdhi edhe njëherë si përherë nga Amerika, ka marrë me shkelma vetë paaftësinë e shoqërisë shqiptare për t’u shërbyer nga demokracia. Ar miku i tij Edi Rama nuk e bëri. Kryeministri që flet për gjithçka, kësaj here vetëm heshti. Dhe heshtja shpesh është dinjitet që fsheh dhe
mbjen.

Lorenc Vangjeli: ‘Lista e sekretarit Blinken është shtylla e turpit në cilën ka vend e gozhdë për të gjithë’ Read More »

‘Të punoje me Edi Ramën ishte e fr ikshme, ja pse…’/ Manushi flet për kohën kur bashkëpunonte me kryeministrin

Edi Manushi në një intervistë ka treguar për ma rrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe sesi është të punosh me të.

I ftuar në “dilema sociale”, moderatori ka thënë që të punosh me Ramën është e fr ikshme pasi të shkruan mesazhe në mes të natës.
Ai ka treguar se ritmi i Ramës nuk përshtatej me mënyrën e jetesës së tij dhe ndaj rrugët e tyre u ndanë dhe nuk kanë punuar më bashkë.

“Të punoje me Edi Ramën ishte e fr ikshme. Atëherë sa kishin dalë celularët dhe ishte i f rikshëm më mesazhe. Shkruante në 3 të natës, një lloj ritmi që nuk përshtatet me mënyrën time të jetesës. Unë i ktheja përgjigje në mëngjes. Aty më tha rrugët tona nuk bashkohen dhe nuk punuam më bashkë”, u shpreh Manushi.

‘Të punoje me Edi Ramën ishte e fr ikshme, ja pse…’/ Manushi flet për kohën kur bashkëpunonte me kryeministrin Read More »