Loading...

Rama mban premtimin, Rilind Partinë Demokratike.

[sgmb id=”1″]

Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri i premtimeve të mëdha, që shumë pak prej tyre ka realizuar. Më 23 maj të vitit 2013, ai do të hapte fushatën elektorale kundër kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha, dhe Partisë Demokratike që ishte në pushtet. Që ditën e parë, dhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore të katër viteve më parë, Edi Rama bëri një lumë me premtime para qytetarëve shqiptarë, mes të cilave spikati edhe ai për rilindjen e Partisë Demokratike, i vetmi që duket të jetë mbajtur.

Rama iu premtoi qytetarëve shëndetësi falas, por sot pas katër vitesh s’kemi veçse koncesione pafund, të cilët kanë “pushtuar” sektorin e shëndetësisë. Premtoi vende pune, por në këto katër vite Shqipëria pothuajse u boshatis, teksa qytetarët të mbetur në udhëkryq, iu drejtuan vendeve të Evropës për të gjetur shpëtim. Premtoi ulje taksash, por iu “mori” shpirtin qytetarëve me taksa pafund. Këto dhe shumë e shumë premtime të tjera bëri Edi Rama në vitin 2013, por sapo erdhi në pushtet i harroi të gjitha dhe sot pas katër vitesh, teksa ka marrë sërish timonin drejtues, ai del para shqiptarëve me premtimet e tij të pambajtura.

E megjithatë, Edi Rama e ka mbajtur një premtim, i cili mund të konsiderohet dhe i vetmi në lumin e pafundmë të premtimeve të pambajtura. Ai mund të cilësohet si kryeministri i njëmijë e një premtimeve, ku vetëm njërit prej të cilëve i dha zgjidhje.

Edi Rama rilindi Partinë Demokratike. Sot pas katër vitesh, pas një opozite të paaftë dhe të mefshtë të Lulzim Bashës, i cili fillon një kauzë dhe e lë përgjysmë, hyn në çadër dhe del kur do vetë duke braktisur demokratët, bën pazar me Edi Ramën, akzuohet se ka marrë miliona euro, manipulon dhe falsifikon garën në PD duke mbajtur sërish karrigen, mund të themi me të drejtë se ky është një premtim i mbajtur i kryeministrit Rama. Edhe pse kemi shumë premtime të pambajtura të Ramës, ama kemi një PD të rilindur, ashtu siç thoshte në vitin 2013, dhe këtë nuk mund t’ia mohojmë.

“Nuk ka si Tirona dhe nuk ka si Partia Socialiste e Shqipërisë! Fitore! Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria! Rrofshi ju të gjithë! Rrofshin socialistët, progresistët dhe demokratët e zakonshëm, që më 23 qershor duhet të votojnë “Aleancën për Shqipërinë Europiane” që të rilindë edhe PD. Fitore!”, tha Rama në hapje të fushatës elektorale të 2013-s.

Sot në Partinë Demokratike nuk ka më elitë, në krye të saj janë disa palaço, janë rikthyer PDR e Genc Pollos, në shtator do të ulen në karriget e parlamentit disa të rinj pa asnjë kontribut politik dhe të panjohur për shqiptarët.

Të gjitha këto janë padyshim “meritë” e Edi Ramës, i cili ia doli të rilindë partinë më të madhe opozitare në vend dhe ta fusë atë nën kontroll, teksa kryetari i kësaj të fundit tradhtoi vlerat, parimet dhe mbi të gjitha demokratët, duke “u ulur” në prehrin e kryeministrit dhe duke pranuar “rilindjen” bashkë me partinë e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com