[sgmb id=”1″]
Amerikanët prej pak minutash e deri në orën 20:48 (me orën e vendit tonë) do të kenë mundësi të shohin për herë të parë eklipsin e rrallë diellor.
Por një paralajmërim i shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej se NASA kishte dhënë alarmin për shmangien e përdorimin dhe mbajtjen afër të çdo pajisjeje elektronike, krijoi paqartësi dhe panik tek të gjithë.
Menjëherë filluan statuset dhe pyetjet rreth asaj ç’ka rrezikonin, por duket se e gjitha ka qenë një farsë dhe jo paralajmërim nga NASA, pasi përdorimi i telefonave apo pajisjeve të tjera nuk shkakton asnjë efekt negativ.