Loading...

Moti vjen me supriza në fund të muajit…

[sgmb id=”1″]

Muaji Gusht duket se do të mbyllet pa ndryshime të theksuara meteorologjike, ndonëse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë. Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit, reshje shiu do të ketë në disa zona të vendit, ndërkohë që në zonat malore mund të ketë edhe shkarkime atmosferike.

Sipas raportit të bërë publik, pas reshjeve të dendura të shiut që shoqëruan vendin, natën mes të dielës e së hënës, nga e marta deri në të dielën nuk priten reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar, kjo më e mundshme në terrenet kodrinore-malore. Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe, shkruan Ora News.

Sa i përket temperaturave, të martën dhe të mërkurën parashikohet rënie e lehtë, ndërsa nga data 24 deri më 27 parashikohen rritje të lehta. Ndërsa era, do të fryjë më e fortë gjatë pasdites dhe më e ndjeshme pritet të jetë në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 40km/orë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com