[sgmb id=”1″]
Një anije shqiptare në Orikum ka arritur të evidentojë rreth 50 persona që po udhëtonin me gomone në ujërat greko-turke.
Sipas informacioneve paraprake, nga anija “Frontex” janë pikasur 3 gomone me njerëz mes të cilëve 16 fëmijë 13 gra dhe 24 burra.
Personat janë shpëtuar të gjithë duke u marrë në bordin e anijes dhe raportohet se janë më shtetësi irakene, iraniane dhe afgane.
Refugjatët i janë dorëzuar autoriteteve përkatëse.