Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se Bashkimi Europian (BE) po përballet me sfidën e saj më të madhe që nga themelimi për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, pas takimit të saj të “kabinetit të krizave”, Merkel kërkoi bashkëpunim edhe më të ngushtë mes vendeve anëtare të BE-së për të luftuar pasojat politike dhe ekonomike të koronavirusit, por shprehu jogadishmëri për të mbështetur propozimin e Spanjës dhe Italisë për borxhin e përbashkët.
“Kur ne jemi përballur me kriza në të kaluarën, gjithmonë kam theksuar dhe vijoj të theksoj se Gjermania do të bëj vetëm të mirën në planin afatgjatë nëse Europa e bën të mirën. Kjo kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se sot”, theksoi Merkel, duke hedhur poshtë kritikat se Gjermania nuk ka treguar solidaritet me vendet e tjera anëtare të BE-së të prekura rëndë nga kriza e koronavirusit.
“Përgjigja mund të jetë vetëm një Europë më shumë, një Europë e fuqishme, një Europë me funksionim të mirë, me të gjitha pjesët e saj, të gjitha vendet anëtare”, theksoi ajo.
Gjermania heziton për lidhje të përbashkët të krizës.
Të dielën, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez u bëri thirrje drejtuesve të BE-së që të hartojnë një plan të ri Marshall për Evropën, të krijojnë një mekanizëm të ri të borxhit të përbashkët për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe rindërtimin në vendet e prekura nga pandemia e koronavirusit.
Kancelarja Merkel, e cila ka kundërshtuar bashkimin e borxhit, nuk komentoi propozimin për “lidhjen e krizës së koronavisurit”, por sugjeroi përdorimin e Mekanizmit të Stabilitetit Europian, tashmë ekzistues, për të mbështetur me linja krediti vendet si Spanja dhe Italia.
Ajo po ashtu mbështeti iniciativën e fundit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për të mbështetur financiarisht kompanitë në vendet e prekura si Italia dhe Spanja./atsh