Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se Bashkimi Europian po përballet me provën e tij më të madhe që nga themelimi, me pandeminë e koronavirusit të ri.
“Përgjigjja për këtë krizë mund të jetë vetëm më shumë Europë, një Europë më e fortë dhe një Europë që funksionon mirë”, theksoi liderja konservatore, gjatë një konference për shtyp në Berlin.
“Ne po përballemi me një sfidë të madhe për shëndetin e popullatës sonë. Kjo është arsyeja pse është në interes të të gjithëve dhe, gjithashtu, në interesin e Gjermanisë, që Europa të dalë e fortë nga kjo sprovë” theksoi Merkel.
Këto vërejtje vijnë në prag të një takimi të rëndësishëm të ministrave evropianë të financave, kushtuar mjeteve ekonomikë dhe financiarë që do të zbatohen për të mbështetur ekonomitë e goditura nga pandemia, e cila është duke u pezulluar pothuajse të gjithë kontinentin./atsh